Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte në Pogradec, ku prezantoi kandidatët për deputetë për në zgjedhjet e 11 majit.
Në fjalën e tij, Berisha u ndal tek programi i PD, që sic thotë ai bazohet tek kthimi i parave tek qytetari.
Sali Berisha premtoi se brenda 100 ditëve të para do të ulë çmimin e naftës me 40 %, ndërsa tha se do të dyfishohet buxheti për arsimin, shëndetësinë dhe bujqësinë.
“Vendosim që në 100 ditët e parë të mos shitet litri i naftës më shumë sesa çmimi në Maqedoni apo në Kosovë. Pra një naftë 40% më lirë. Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon. I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht. Ata do të marrin për cdo fidan të mbjellë, për cdo kokë bagëti, 5 fishin e asaj që marrin sot për subvencion. Do marrin aq sa marrin fermerët në Mal të Zi dhe Serbi. Do kenë linja krediti të butë. Do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore. Do dyfishohet buxheti për bujqësinë, për shëndetësinë, për arsimin. Do vendosim minimumin jetik 200 euro dhe pensionin 500 euro. Po ku do dalin këto para? Këto janë taksat tuaja, nuk do bëjmë asgjë tjetër veçse do ju kthejmë paratë. Pra programi ynë bazohet tek rikthimi i parave tuaja”, tha kreu i PD.
Tag: arsimin
-

“Në 100 ditët e para, çmimi i naftës do jetë 40% më i lirë”, Berisha ‘hap thesin’ e premtimeve në Pogradec: Do dyfishojmë buxhetin për arsimin e shëndetësinë!
-

Berisha me studentët e mjekësisë: Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin! Do të hapim një fakultet tjetër mjekësie
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me studentë të Mjekësisë.
Berisha, gjatë fjalës së tij tha se “shëndetësia në Shqipëri ka degraduar në shumë aspekte”.
Berisha: Sot ne kemi mjekë 4 herë më pak se mesatarja e BE. Në vitin 2013 ne kishim një mjek për 600 banorë, sot kemi një mjek për 1100 banorë. BE ka një mjek për 300-350 banorë. Por po të ndalemi në aspekte të tjera, spitali i Kukësit, i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, spitali i ri 3 milionë euro, pa mjek. Për t’u operuar për apandesit ka një mjek humanist që ka lënë numrin e tij, një kirurg që vjen dhe operon në spitalin e Kukësit përkundrejt një pagese sigurisht. Kurse, spitalet e tjera janë me mungesa të jashtëzakonshme specialistësh.Sipas Berishës, shëndetësia ka marrë goditjen më të madhe përgjatë 4 viteve të fundit.
Berisha: Eksodi i mjekëve u bë masiv. Projekti ynë i Shqipërisë Madhështore parashikon një transformim tërësor të arsimit dhe të shëndetësisë. Së pari, nuk ka udhëtim drejt Europës me standardet më të ulëta, me standarde të 65 viteve më parë, të numrit të mjekëve për popullatën.
Berisha premtoi dyfishim të buxhetit për shëndetësinë dhe arsimin.
Berisha: Ne do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë, do dyfishojmë buxhetin për arsimin. Nuk do ketë mjek apo infermier në spitale në qoftë se nuk i paguan ata shumë, shumë mirë. Kështu që ne zotohemi të dyfishojmë rrogat për mjekët dhe infermierët. Do vendosim një rrogë minimale 1500 euro për mësuesit me qëllimin që ata të ndjehen në funksion të misionit të madh që kanë.
Në fund të fjalës së tij, Berisha se nëse PD vjen në pushtet më 11 maj, do të hapin një fakultet të dytë mjekësor dhe do përpiqen që të rrisin pranimet në këto dy universitete “në mënyrë që t’i japin përgjigje vakumit me pasoja të rënda për shëndetin e shoqërisë”./vizionplus.tv -

Berisha: Do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin! Rroga e mësuesit do të jetë 1500 euro!
Berisha: Do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin! Rroga e mësuesit do të jetë 1500 euro!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka premtuar dyfishim të buxhetit për shëndetësinë dhe arsimin. Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PD-ASHM në Qarkun e Dibrës, lideri demokrat tha se paga e mësuesit do jetë 1500 euro, ndërsa për studentë premtoi heqje të tarifave për studimet dhe mesataren.
Berisha tha se, Partia Demokratike do vendosë minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar, për çdo pensionist që ka pensionin nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo student, për çdo jetim. PD do vendosë rrogën minimale 500 euro.
Berisha: Çfarë ndodhi?
Miq, do më falni. Për ata që kanë përjetuar diktaturën, u rikujtoj këtu se të gjithë gazetarët që vinin në Shqipëri, e kishin një titull në çdo artikull: Shqipëria, vendi i kohës së ndaluar.
Çfarë ndodhi 12 vite me regjimin e Edi Ramës? Rrogat i ngriu, pensionet pothuajse i ngriu.
Kurse çmimet u rritën nga viti në vit.
Paratë nuk iu kthyen shqiptarëve.
Dhe ne, dibranët, shqiptarët, që ishim me rroga, pensione më të larta se popujt përreth, arritëm me çmimet më të larta dhe rrogat më të ulëta.
Bashkëmoshatari i pensionistit shqiptar, që merrte në vitin 2013, 143 mijë lekë dhe në Mal të Zi merrte 138 mijë, sot merr në Mal të Zi 450 mijë. Sot merr në Serbi 405 mijë. Sot merr në Maqedoni 319 mijë.
Pse kjo? Sepse u kthejnë paratë qytetarëve.
Po këta çfarë bënë? Këta kur ndanë buxhetin, u lanë thërrime.
Grabitën 90 përqind të investimeve.
12 miliardë kanë investuar në rrugë, të cilat nuk shkojnë më shumë se 2.3 miliardë. Pra kanë vjedhur 80-90 përqind të të gjitha taksave tuaja.
Kjo merr fund.
Miqtë e mi, PD do vendosë minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar, për çdo pensionist që ka pensionin nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo student, për çdo jetim.
PD do vendosë rrogën minimale 500 euro.
PD dhe koalicioni i ardhshëm në qeveri zotohet para jush për kartën e konsumatorit, me të cilën rrogëulëtit dhe pensionistët do marrin ushqimet 20 përqind më lirë se të tjerët.
Nafta, të cilën Kosova e merr nga Durrësi dhe e shet 40 përqind më lirë, do zbresë në çmimin që e shet Kosova dhe Maqedonia.
Fermerët e Dibrës, këta njerëz të mrekullueshëm, do kenë mbështetje të fuqishme, 5 herë më të madhe se sot.
Do kenë atë mbështetje për çdo fidan të mbjellë, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti.
Fermerët do kenë linjat e kreditimit të butë të tyre. Mbrojtjen e prodhimeve të tyre, mbrojtjen sezonale, mbrojtjen nga faktorë natyrore, mbrojtje nga inputet toksike që sillen sot.
Dibra dhe shqiptarët jetojnë sot një katastrofë në shërbimin shëndetësor.
Miq, tre ditë më parë, INSTAT informoi se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor. Pra, paguajnë për ilaçe dhe kujdesin shëndetësor 410 euro për person.
Ky është çmimi më i lartë që paguan një qytetar në Europë dhe në botë.
Ndërkohë nga taksat tuaja për shëndetësinë jepen 1 miliard euro.
Pse kjo? Sepse vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen.
Sot gjendja e spitaleve është katastrofale.
U garantoj se ka qenë më mirë në vitin 1986 kur unë kam bërë këtu tre muaj praktikë mjekësore. Po, ka qenë më mirë.
Mjekët i kishit këtu, humanistë të vërtetë ata, ditë e natë punonin për qytetarët e Dibrës. Me aftësi dhe zotësi mbulonin shumë mungesa të tjera.
Kurse sot mjekët ikin, infermierët ikin, shëndetësia është shpartalluar.
Kjo është, ndaj dhe ne do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë.
Do dyfishojmë buxhetin për arsimin. Mësuesin, këtë misionar të kombit dhe të dijes, do e vendosim përsëri në piedestal.
Rroga e mësuesit do jetë jo më pak se 1500 euro.
Shkollat do modernizohen.
Tarifat për studimet do hiqen.
Mesatarja do hiqet.
-

Siguria në shkolla/ Qeveria merr vendimin: Dy oficerë sigurie në gjimnazet me më shumë se 900 nxënës
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 81, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.600, datë 9.10.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:“1. Miratimin e shërbimit të sigurisë publike në institucionet e arsimit parauniversitar, si më poshtë vijon:
a) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të mesëm të orientuar, që kanë mbi 80 (tetëdhjetë) nxënës, të kenë 1 (një) oficer sigurie;
b) Institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 350 (treqind e pesëdhjetë) nxënës, të kenë 1 (një) oficer sigurie;
c) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, institucionet e arsimit të mesëm të orientuar, institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 900 (nëntëqind) nxënës, të kenë 2 (dy) oficerë sigurie;
ç) Institucionet e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbi 700 (shtatëqind) nxënës, të kenë 2 (dy) oficerë sigurie.
Institucionet e arsimit parauniversitar, që përfitojnë shërbim të sigurisë publike, përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional. Shërbimi i sigurisë publike konsiston në monitorimin nga oficeri i sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar, të përcaktuara në këtë vendim, nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm të nxënësve, personelit mësimor dhe komunitetit.”.
Në pikën 2, pas fjalëve “… institucionet e sistemit arsimor parauniversitar, …” shtohen “… të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, …”.Në fund të pikës 3 shtohen fjalët “… të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.”.Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:“5. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit, konkurrimit dhe shpallja e rezultateve të konkurrimit përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional.”.
Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:“7. Numri i oficerëve të sigurisë dhe shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Për institucionet e arsimit të mesëm profesional, shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional.”.
II. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.Top Channel
-

Berisha: Do dyfishojmë buxhetin për Shëndetësinë dhe Arsimin! Në 100 ditët e para në Shqipëri përjashtohet varfëria ekstreme
Berisha: Do dyfishojmë buxhetin për Shëndetësinë dhe Arsimin! Në 100 ditët e para në Shqipëri përjashtohet varfëria ekstremeKreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në prezantimin e programit për zgjedhjetështë shprehur se një Shqipëri Madhështore nuk mund të ndërtohet pa një sistem shëndetësor dhe arsimor të fortë dhe modern.
Gjatë fjalës së tij, ai premtoi dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë dhe arsimin, si dhe masa të menjëhershme për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët, përfshirë ndihmë për pensionistët dhe shtresat në nevojë.
“Miqtë e mi, Shqipëri Madhështore nuk mund të ketë me shëndetësi të rrënuar.
Qytetarët shqiptarë meritojnë të gjithë kujdesin shëndetësor, të gjitha mjetet më të mira, meritojnë të trajtohen si qytetarë europianë.
Edi Rama tund pasaportën e çjerrë të Europës, por po të ndalemi tek krimet kundër njerëzimit dhe baterdinë që ndodh në Spitalin Onkologjik.
Miq, sa kohë ka që situata dramatike në spital është bërë publike? Të paktën mbi një vit.
Kurse qeveritarët nuk bëjnë gjë tjetër veçse vjedhin paratë e ilaçeve, kurse të sëmurët mbeten në kthetrat e sëmundjes pa mjekime, pa ilaçe, në mëshirë të fatit.
Treguesit e shëndetit, treguesit e sistemit janë në rënie të lirë.
Sot ne kemi mjekë 4 herë më pak për frymë se në vendet e BE.
Sot infermierët dhe mjekët vetëm largohen nga Shqipëria.
Ndaj ne jemi sot këtu për t’u zotuar para shqiptarëve, se shëndetësia moderne, se kujdesi shëndetësor i nivelit më të mirë, se dyfishimi i rrogave për mjekët dhe infermierët, se pajisja me aparaturat më moderne, është zotimi ynë.
Pa shëndetësi nuk ka Shqipëri Madhështore.
Natyrisht Shqipëria Madhështore nuk mund të ndërtohet me një shkollim, në të cilin dijet bien në pikiatë. Pësuan sipas testit të fundit të PISA-s, rënien më të madhe në botë,.
Ne ringritjen e arsimit do e kemi përparësi të të gjitha përparësive.
Do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin.
Mësuesin nga mësues për partinë, do e shndërrojmë në mësues për fëmijët tanë.
Rrogat e mësuesve do jenë më të lartat në rajon. Nuk do ketë rrogë nën 1500 euro.
Teknologjia e informacionit do jetë në çdo shkollë kudo që ndodhet.
Nxënësit dhe studentët shqiptarë do bëhen konkurrues me moshatarët e tyre kudo në botë.
Ne dhamë një provë, e gjetëm në fund, por bëmë ngjitje vertikale.
Dhe prapë do bëjmë ngjitje vertikale.
Asgjë nuk na pengon ne të ndërtojmë në Shqipëri një arsim cilësor.
Miq, po të hedhësh sytë në Shqipëri sot, mund ta krahasosh në disa aspekte me një spital pasi janë qindra mijëra pensionistë, të cilat kanë shkrirë jetën e tyre për ndërtimin e këtij vendi dhe tani trajtohen në mënyrë çnjerëzore, me pensione që nuk u mjaftojnë për kafshatën e gojës. Pa le ilaçet.
Edi Rama sillet ndaj tyre me pashpirtësinë më të madhe. 8 miliardë euro buxheti, 16 milionë la për 760 mijë vetë.
Ne kështu nuk ecim, ne jemi vërtet konservatorë, por jemi konservatorë me zemër të dhimbsur.
Ndaj dhe kemi vendosur 100 ditët e para në Shqipëri përjashtohet varfëria ekstreme.
Asnjë shqiptar nuk mund të jetë më në varfëri ekstreme.
Asnjë shqiptar nuk mund të firmosë më pak se 200 euro në muaj,
Këta janë qindra mijëra. 57 përqind e pensionistëve janë me pension jo të plotë. Studentët, të papunët, njerëz me ndihmë ekonomike, jetimët. Të gjithë këta do kenë 200 euro në muaj.
Të gjithë këta do kenë kartën e konsumatorit.
Të gjithë këta do marrin energjinë me 7 lekë.
Të gjithë këta do kenë listën e Italisë të rimbursuar 100 përqind si ilaçe.
Pra, a nuk bëhemi kështu më të njerëzishëm? A nuk bëhemi ne më të drejtë?
Po se çfarë bëjmë ne në fund të fundit? Ne kthejmë tek ju paratë që marrim nga ju.
Nuk i merr Lubi Balluku për të larë makinën 10 mijë euro në muaj.
Nuk i merr Edi Rama me Erion Veliajn 130 milionë euro për djegësin e Tiranës.
Nuk shpenzohen 21 milionë euro për avion taksi.
Nuk ndërtohen më rrugë me çmim 10 herë më të madh se në vendet përreth.
Po ato para vijnë tek ju. Vijnë rroga, pensione, kujdes shëndetësor, cilësi arsimi.
Nuk bëjmë asgjë tjetër, por këto që duken të veçanta, janë detyrime morale, ligjore për çdo qeveri konservatore”, u shpreh Berisha.
-

LIVE! Rama prezanton strategjinë e punësimit, me objektiv arsimin profesional
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme strategjinë e punësimit në tregun e punës me objektiv zhvillimin e arsimit profesional.
Në ambientet e Tirana Industrial Park, së bashku me biznese dhe punonjës për të diskutuar mbi strategjinë e politikat e punësimit dhe aftësimit të forcës së punës, në një treg gjithmonë e më dinamik, të ndikuar ndjeshëm nga zhvillimi i shpejtë i teknologjisë një bashkëbisedim për të ndërtuar së bashku një treg pune më të fortë, të qëndrueshëm e gjithëpërfshirës, me në qendër arsimin dhe formimin profesional si një rrugë e shpejtë dhe e sigurt drejt punësimit. -

Një vështrim i shkurtër i arsimit të lartë në Shqipëri
Nga Prof. Aleko Miho, Departamenti i Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. e-mail: aleko.miho@fshn.edu.al
Arsimi, veçanërisht arsimi i lartë (AL), është djepi i dijes së një vendi, faktor kyç për ekonominë, mirëqenien e tij. Nga ana tjetër, përpjekjet për fuqizimin e dijes janë përpjekje edhe për fuqizimin, shëndoshjen e demokracisë dhe zhvillimin e saj të qëndrueshëm. Këto dy slogane të përdoruara rëndom në botën e qytetëruar, unë po i risjell në vemendje të mjedisit shqiptar, të politikës dhe vendimmarrjes shqiptare, mbështetur në një vështrim të kritik të arsimit të lartë në Shqipëri.
Shkurt mbi sistemin
Sipas ASCAL (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë; https://www.ascal.al/) sistemi aktual në Shqipëri ka 17 institucione publike dhe 53 private që merren me arsimin e lartë (pra rreth 60 IAL: universitete, akademi, kolegje, etj.). Kujtoj se vendi nga sistemi i mëparshëm trashëgoi vetëm 3 Universitete (Universitetin e Tiranës, UT; Universitetin Politeknik, UPT; dhe Universitetin Bujqësor, UBT) dhe disa institute – të gjitha publike (5).
Bindja ime ka qenë dhe mbetet se arsimi i lartë publik lejon shumë më tepër liri akademike që një mision i tillë të kryhet më mirë. Për Shqipërinë, arsimi i lartë publik ka qenë dhe mbetet edhe sot një e mirë për pjesën më të madhe të shoqërisë, për gjithë shtresat e saj, pavarësisht nga gjendja ekonomike. Vite më parë, me rastin e protestës së personelit akademik unë kam shkruar dhe shpërndarë në shumë drejtime disa këshilla ku duhet të mbështetet seriozisht politikëbërja dhe ekzekutivi për një reformë të thellë në AL (https://javanews.al/nje-shikim-ndryshe-per-greven-e-pedagogeve-dhe-ndihmen-ndaj-reformes-ne-arsim/). Shumë nga konstatimet dhe këshillimet mbeten aktuale edhe për sot, për të mos thënë që disa prej tyre janë rënduar edhe më shumë.
Në një vend të vogël dhe të prapambetur, vlera prej 60 IAL është jashtëzakonisht e lartë, jashtë çdo lloj standardi. Me sistemin tonë, për numrin e IAL-ve për 1000 banorë, u bëjmë karshillëk dhe shumë vendeve me tradita në arsim; pa folur për dy sisteme, publik dhe privat me rregulla të pabarabarta që i bëjnë po ashtu karshillëk dhe konkurencë njëri-tjetrit. Pa folur për vlerën e ulët që Shqipëria jep nga Buxheti i shtetit për arsimin e lartë që ai të zhvillohet si duhet, dhe t’i shërbejë si duhet zhvillimit të vendit: vetëm 2.26% e PBB është parashikuar për arsimin për vitin 2025, dhe nga kjo vetëm 0.023% shkon për arsimin e lartë dhe shkencën; shumë qesharake!!! Përpos retorikës plot eufori të ditës, duket se gjendja mbetet larg kërkesave të Kreut 26, për Arsimin dhe Kulturën, që kërkohet të përmbushen për integrimin në BE. Me këtë sistem dhe vizion të munguar, dhe me legjislacionin ekzistues, vështirë se mund të flitet për përparim. Si botë akademike jemi thuajse të rraskapitur në përpjekjet tona për të ndryshuar dhe për t’u dhënë pak shpresë të rinjve tanë. Jetojmë sot në një atmosferë të ndezur politike parazgjedhore, ku forcat politike çfarë nuk thonë e premtojnë, por asnjëra nuk shprehet se si do të dalë vendi nga kjo gjendje ku e ka zhytur politika shqiptare arsimin e lartë.
Pak shifra
Kuptohet që cilësia e mësimdhënies si në sistemet publike ashtu edhe në ato private është larg standardeve dhe kërkesave të kohës për një zhvillim normal të vendit. Në vite kandidatët më të mirë kërkojnë të shpëtojnë nga diplomimi në këtë arsim të çuditshëm shqiptar duke ndjekur rrugën e mërgimit, dhe studimet në universitete jashtë vendit. Për gjithë kandidatët që guxojnë të studiojnë në Shqipëri, ajo që është shumë e dukshme dhe shumë shqetësuese sot është shpërndarja e pabarabartë e regjistrimeve sipas fushave të studimit për të cilat ka nevojë vendi. Në tabelën në vijim jepet numri i studentëve të regjistruar në arsim në 5 vitet e fundit sipas fushave kryesore të studimit (INSTAT, 2025; Tab.3).
Numri i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë shqiptar në 5 vitet e fundit (INSTAT, 2025; Tab.3)
Viti shkollor / akademik
2019-20
2020-21
2021-22
2022-23
2023-24Fushat e studimit
Shkenca arsimi
9,062
8,367
8,085
7,317
6,840Arte dhe shkenca humane
12,537
10,972
9,536
7,926
7,302Shkenca sociale, gazetari dhe informacion
11,397
10,277
9,204
9,222
8,260Biznes, administrim dhe ligj
32,732
31,173
32,227
30,713
28,510Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë
5,962
4,924
4,553
4,056
2,297Teknologji e Informacionit dhe komunikimit
8,883
8,341
8,458
9,297
8,964Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim
20,775
20,537
22,555
22,834
23,053Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari
4,158
3,458
2,770
3,108
3,001Shëndet dhe mirëqenie
20,199
21,195
22,130
22,433
24,410Shërbime
4,559
4,553
4,362
4,446
4,357Gjithsej
130,264
123,797
123,880
121,352
116,994
Ka vite që vihet re rënie e dukshme e numrit të studentëve në programet më të rëndësishme të zhvillimit të vendit. Kjo bëhet në kurriz të fryrjes së vetëm disa fushave, të ashtuquajtura të preferuara, të cilat pavarësisht nevojave, kanë rënduar shumë në ecurinë e pjesës tjetër të programeve, duke ulur dukshëm numrin, por edhe cilësinë e të regjistruarve në hyrje. Konkretisht në Universitetin e Tiranës, dhe sidomos në Fakultetin tonë të Shkencave të Natyrës, vihet re rënie drastike e numrit të studentëve të regjistruar në shumë programe studimi. Mendoj se po kjo prirje ndihet dukshëm edhe në institucione të tjera, si në Universitetin e Lartë Bujqësor, dhe gjetkë.
Në histogramin më pas është shpërndarja e studentëve sipas fushave të studimit, mbështetur në të dhënat e tabelës më sipër. Bie dukshëm në sy se pjesa më e madhe e studentëve preferojnë të shkojnë në fushat studimore: Shëndet dhe mirëqenie; Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim; dhe Biznes, administrim dhe ligj (fushat e preferuara të shprehura më lart). Vlerat në këto fusha janë disa herë më të larta se në gjithë fushat e tjera të studimit, deri në 65% të gjithë regjistrimeve për vitin akademik 2023-2024; vetëm 35% e kandidatëve regjistrohen në programet që mbeten; duhet thënë se me pak përjashtime, cilësia e këtyre të fundit është edhe shumë herë më e dobët se e pjesës që shkon në programet e preferuara; kjo ndër të tjera edhe për shkak të formulës aspak të mençur të shpërndarjes nga MASR.
Nuk kam asgjë ndaj këtyre programeve, por të gjithë së bashku, vetë shoqëria jonë, IAL-të, në veçanti politikëbërja, ekzekutivi, dhe sidomos MASR, duhet të mendojnë për një shpërndarje sa më të drejtë të kuotave nëpër programe. Vendi nuk ka nevojë vetëm për të diplomuar cilësorë në disa degë të preferuara, por për ekspertë cilësorë dhe në degë të tjera që ekonomia të mbahet si duhet, të ecë jo çalë-çalë, të jetë sa më e qëndrueshme, dhe të japë siguri më shumë për jetën në vend. Për këtë nuk ka nevojë të ecim ‘alla shqiptarçe’ nëpër rrugë të pashkelura. Mendoj se mund të mësohet edhe nga përvoja e shumë vendeve në rajon dhe gjetkë: Greqi, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, madje dhe Kosovë.
Fushat më të shpërfillura: shkencat e natyrës dhe bujqësia
Në këtë shpërndarje jo shumë vizionare të kuotave, më të shpërfillurat janë fushat studimore: Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë; dhe Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari. Në grafikun më poshtë, vihet re se numri i studentëve në vitet e fundit pëson rënie dukshëm. Vlen të ritheksojmë se, të dya këto fusha ofrojnë programe studimi që formojnë ekspertë të kualifikuar në degë të rëndësishme të zhvillimit të vendit: Në të parën, që është edhe më e cënuara përgatit mësuesit e ardhshëm në vend, në biologji, kimi, fizikë, matematikë, dhe ekspertët përkatës në shkencat e natyrës, të aftë në vlerësimin e cilësisë së mjedisit (ujë, ajër, tokë, biodiversitet), cilësisë së ushqimit, shëndetit të njeriut, ekspertët në biologji mjedisore dhe molekulare, në kimi, në fizikë, në gjeologji etj. Në të dytën, janë degët e bujqësisë, pyjeve, blegtorisë, peshkimit etj., sektorë jetikë ku mbështetet zhvillimi i një vendi, por për hir të së vërtetës sektorë tepër të shpërfillur nga politika në gjithë këto vite.
Një shembull nga sistemi: FShN, UT
Nga ana tjetër, nga sa e njoh unë gjendjen, qoftë për hir të traditës, qoftë edhe për rëndësinë e tyre, programet Bachelor dhe Master, në këto fusha jo të ‘pëlqyera’, bëjnë dallim dukshëm në përmbajtjen e tyre, në cilësinë e lëndëve, por dhe në gjithë veprimtarinë shkencore dhe edukuese, e cila sigurohet nga cilësia e personelit akademik që shpesh i kalon kufijtë kombëtarë, nga infrastrukutura mësimore-shkencore, nga publikimet me karakter mësimor-shkencor, nga niveli i punës shkencore, i projekteve etj.
Mjafton të vë në dukje se në FShN, UT, ku unë punoj prej rreth 40 vitesh, ndjekin mësimin mbi 2500 studentë në të dy ciklet, mbi 1600 studentë në 13 programet e ciklit të parë bachelor, dhe mbi 800 studentë në 23 programet master, dhe të tjerë në programet e doktoratës (PhD). Në ndihmë të këtyre studentëve është një personel prej 280 personash akademikë efektivë (PAE), ndihmësakademikë (PAN) dhe administrativë (PA), ku mbi 60% janë me tituj akademikë (Prof. & Prof.asoc.). Këtyre u shtohen dhe mjediset, dhe gjithë personeli i Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar (IFBZ; https://ifbz.al/), me tri departamentet përbërëse, të cilat historikisht mbajnë lidhje të ngushta në mësim dhe kërkim me Departamentin e Fizikës. Në tabelën që vijon jepet përbërja e personelit akademik (PAE & PAN) në FShN dhe IFBZ pwr vitin 2025 (https://fshn.edu.al/).
Përbërja e stafit akademik dhe ndihmësakademik (PAE &PAN), FShN, UT dhe IFBZ, UT, 2025
Njësia bazë
Personeli akademik efektiv (PAE), sipas titujve dhe gradave përkatëse
PANProf.
Prof.asoc
Dr.
MSc.
GjithsejDepartamenti i Biologjisë
12
6
8
0
26
6Departamenti i Bioteknologjisë
5
3
2
0
10
5Departamenti i Fizikës
4
9
7
0
20
5Departamenti i Informatikës
2
1
14
5
22
5Departamenti i Kimisë
14
8
5
2
29
12Departamenti i Kimisë Industriale
5
8
3
1
17
5Departamenti i Matematikës
3
8
4
0
15
1Departamenti i Matematikës së Aplikuar
1
4
5
3
13
1Qendra Kërkimore Shkencore e Florës dhe Faunës (QKFF)
2
6
4
1
13
6─ Muzeu i Shkencave të Natyrës “Sabiha Kasimati” (MShN)
0
4
2
0
6
2─ Herbari Kombetar (HK)
1
1
1
1
4
2─ Kopshti Botanik i Tiranës (KBT)
1
0
2
0
3
2Gjithsej FShN
48
53
52
12
165
46Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar (IFBZ)
1
5
4
8
18
─ Departamenti i Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Rrjetet e Monitorimit
0
1
1
3
5
─ Departamenti i Radiometrisë dhe Radiokimisë
1
4
1
1
7
─ Departamenti i Metodave Analitike Instrumentale
0
0
2
4
6
Gjithsej FShN+IFBZ
49
58
56
20
183
46
Për gjithë procesin e mësimdhënies dhe kërkimit në FShN është në dispozicion një hapësirë prej rreth 11,000 m2; vlen të përmenden këtu mbi 80 laboratorë të pajisur jo keq për mësimin dhe kërkimin; por këtu bëjnë pjesë edhe Qendra Kërkimore e Florës dhe Faunës (QKFF), e cila bashkon Muzeun e Shkencave të Natyrës “Sabiha Kasimati” (MSHN), Kopshtin Botanik të Tiranës (KBT) dhe Herbarin Kombëtar (HK); paravarësisht shpërfilljes dhe rrudhjes që kanë pësuar në këto vite tranzicioni, të tri këto institucione janë të vetmet në vend për veprimtarinë e tyre kërkimore-edukuese dhe shërbimet e tjera që ofrojnë prej rreth 60 vitesh jo vetëm për UT, por për gjithë vendin (https://sites.google.com/fshn.edu.al/qkff/qkff). Vlen të kujtoj se nga FShN-ja janë formuar profesionalisht dhe edukuar personalitete që kanë lënë gjurmë në zhvillimin e vendit, nga presidentë të vendit, kryetarë dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ministra, kryetarë partish politike, rektorë të UT-së dhe rektorë të IAL-ve të tjera, etj.
Të gjitha këto i vë në pah jo për reklamë, por për të treguar potencialin që ka ky institucion për vendin. Edhe pse në vite ne këmbëngulim se kaq sa përmenda nuk mjafton për të përmbushur kërkesat e kohës në mësimdhënie dhe në kërkim. Mbetet sfidë për Institucionet tona, por dhe për vetë Qeverinë Shqiptare, për Ministrinë përgjegjëse për arsimin tërheqja e studentëve në programet tona dhe mbështetja sa duhet me infrastrukturë, fuqizim laboratorësh, vlerësim të paanshëm të programeve dhe profesioneve përkatëse etj.
Ndër të tjera, siç duket dhe nga tabela e INSTAT-it dhe grafikët më sipër vihet re se pjesa më e madhe e studentëve preferojnë të zgjedhin programe që njihen si profesione të rregulluara; disa nga profesionet e rregulluara të mjekësisë, inxhinierisë etj., dhe programet e tyre përkatëse janë ndër më të kërkuarat, dhe ndër më të përhapurat në shumicën e 60 IAL-ve të vendit. Madje aq shumë sa marrin edhe pjesën më të madhe dhe më cilësore të kandidatëve për shkollë të lartë. Konkretisht për masterat tanë biologjikë kemi kërkuar vite më parë, por pa sukses, që dy profesionet: Biolog mjedisor dhe Biolog molekular, të shtohen në listën e profesioneve të rregulluara (Ligji 10171/2009, neni 5). Këtu ka rëndësi që MASR të kuptojë rëndësinë dhe të bashkëpunojë që ky ligj të amendohet. Ligji 10171/2009 është i cunguar dhe jo në përputhje me kërkesat e kohës, për të dy këta profesione, as për shëndetin publik dhe as për çështjet mjedisore. Mendoj se kjo mund të jetë edhe për profesione të tjera në shkencat e natyrës.
Në vend të mbylljes
Me këto komente nuk dua të shkurajoj të rinjtë dhe vendin, por t’i tregoj shoqërisë shqiptare, politikëbërjes se arsimi i lartë ka nevojë për reformë të thellë. Kjo nuk mund t’u kërkohet vetëm ta bëjë secili institucion më vete. As nuk është thjesht punë propagandimi si thuhet rëndom, por nevojitet shumë vision dhe politikëbërje e shëndoshë. Krahas lëvizjes së brendshme në çdo institucion për ndryshim, për progres, duhet vetë politika të ulet seriozisht. Ka shumë rëndësi këtu roli i Ministrisë përgjegjëse për arsimin: në reformën ligjore dhe aktet e tjera; në sistemin publik-privat; në cilësinë joformale të akreditimit të IAL-ve dhe programeve përkatëse; në zbutjen e frymës student-klient; në koston reale të shkollimit në IAL dhe tarifat përkatëse; në rekrutim të paanshëm dhe motivim më të mirë të personelit mësimor-shkencor; në shpërndarjen e drejtë të kuotave sipas programeve në përparësi dhe jo sipas kërkesave joshëse të IAL-ve, në reformën zgjedhore në IAL-të publike etj. -

Muçollari: Do paguajmë 200 euro për çdo student që ndjek arsimin e lartë
“Luftë në PS po në PD” është tema e kësaj të enjte në Quo Vadis, Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakajt.
Rigles Muçollari, kandidati i PD-së në qarkun e Tiranës tha në studio se për çdo student që ndjek arsimin e lartë në nivelin Bachelor do paguajnë 200 euro.
Ai tha se shumë prej studentëve nuk kanë kohë të ndjekin leksionet, sepse punojnë nga gjashtë orë.“Studentët nuk kanë kohë të ndjekin studimet. Punojnë nga gjashtë orë. Partia Demoratike ka marrë përsipër të paguajë minimumin jetik për çdo student. Do paguajmë 200 euro për secilin student që ndjek arsimin në Bachelor”, tha Muçollari.
/vizionplus.tv
