Tag: arsim

  • Dita e rinisë, pa të rinj! Në 13 vite tkurren me 45% nga emigracioni i lartë

    Dita e rinisë, pa të rinj! Në 13 vite tkurren me 45% nga emigracioni i lartë

    Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë gjenden në të 30-tat e tyre pa asnjë zanat, arsim profesional apo të lartë të përfunduar dhe për më tepër nuk janë në asnjë lloj pune.
    Ky trend, që ka mbetur kokëfortë në dy dekadat e fundit, është pasqyra më e qartë se qeveritë dhe shoqëria nuk kanë arritur të edukojnë dhe formojnë të rinjtë së paku për të qenë të zotët e vetes.

    Të gjendur në këtë situatë, shumica e të rinjve shqiptarë në grupmoshën 15–29 vjeç shohin emigrimin si zgjidhjen kryesore për jetën e tyre.

    Megjithë përpjekjet, sistemi arsimor në vend nuk po mund të lidhet me nevojat e tregut të punës dhe cilësia e të nxënit ka pësuar ulje. Luhatjet në arsim dhe punësim e kanë çorientuar rininë, e cila, në vend që të reagojë dhe të kërkojë llogari, po zgjedh largimin.

    Në 13 vite të rinjtë tkurren me 45%
    Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024 në të gjithë vendin kishte vetëm 405 mijë të rinj të moshës 15–29 vjeç, ose 45 për qind më pak se në censin e vitit 2011.
    Rënia e popullsisë së re në moshë më shumë sesa me lindjet më pak lidhet me emigracionin e lartë, që ka marrë përmasat e pandemisë në këtë grup-moshë. Numri i të rinjve ndërmjet dy censeve 2011–2023 ka rënë tre herë më shumë se popullsia e përgjithshme.
    Në arsim, të dhënat e vitit 2024–2025 tregojnë se numri i nxënësve dhe studentëve po vazhdon të tkurret. Regjistrimet në sistemin parauniversitar kanë rënë, veçanërisht në arsimin 9-vjeçar, ndërsa edhe universitetet po përballen me më pak aplikime dhe më shumë braktisje.
    Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020–2025, totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%. Ndërsa gjatë dekadës nga viti 2015 deri më 1 janar 2025, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar ra me mbi 31%, ose 112 mijë më pak.
    Kjo tkurrje demografike po bën që vendi të ketë gjithnjë e më pak të rinj që hyjnë në sistemin arsimor, më pak studentë që diplomohen dhe më pak fuqi punëtore të kualifikuar për të ardhmen.
    Papunësi e lartë
    Megjithatë, edhe ata që diplomohen ndeshen me sfida të mëdha në tregun e punës. Punësimi i të rinjve mbetet problematik, me nivele papunësie që luhaten rreth 22% për moshat 15–29 vjeç. Një tjetër fenomen shqetësues është papunësia mes të diplomuarve në universitet.
    Pavarësisht viteve të studimit dhe investimeve të familjeve, rreth 15% e të rinjve me arsim të lartë rezultojnë të papunë. Kjo ndodh sepse universitetet prodhojnë më shumë specialistë në fusha si drejtësia, ekonomia dhe menaxhimi, ndërkohë që tregu kërkon profile teknike, inxhinierike, profesione të zanatit, turizëm dhe teknologji. Kjo mospërputhje shton nën-punësimin dhe detyron të rinjtë ose të punojnë jashtë profilit, ose të kërkojnë mundësi jashtë vendit.
    Emigrimi si zgjidhje
    Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendeve me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë në vitin 2023. Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22.1 ishin emigrantë në 38 vendet e OECD-së, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë përpara vendeve të tjera si Rumania (12.7 emigrantë për 1000 banorë), Bullgaria (11.9) apo Kuba (10.6).
    Ky nivel i lartë emigrimi nënkupton se gati një në çdo 4 shqiptarë ka emigruar jashtë vendit, duke reflektuar përmasat e jashtëzakonshme të lëvizjes demografike që ka prekur vendin tonë gjatë dekadës së fundit. Shumica e këtyre emigrantëve, mbi 80%, janë të rinj. Niveli i lartë i emigrimit është ndoshta pasqyra e pakënaqësisë sociale dhe ekonomike të brezit të ri.
    Shqipëria ka hyrë në periudhën e fortë të emigrimit që prej viteve ’90, fenomen që në vend që të zbutet vetëm forcohet. Çdo vit largohet një numër i madh i të rinjve, kryesisht të kualifikuar, duke krijuar një humbje të madhe të kapitalit njerëzor.
    Sipas raportimeve dhe vlerësimeve të fundit, Shqipëria është ndër vendet e Europës me normën më të lartë të largimeve të të rinjve në raport me popullsinë. Popullsia e të rinjve 0–29 vjeç është përgjysmuar brenda më pak se dy dekadave, një rënie dramatike me ndikim të thellë në ekonominë dhe strukturën sociale të vendit. Shkaku kryesor mbetet mungesa e perspektivës, pagat e ulëta, mundësi të pakta zhvillimi profesional, mosbesimi tek institucionet dhe tek e ardhmja.
    1 në 4 të rinj rri kot
    Të rinjtë në Shqipëri që nuk punojnë, nuk arsimohen dhe nuk trajnohen (NEET) paraqesin sot një nga sfidat më të mëdha sociale të vendit. Në vitin 2024, mbi 22% e të rinjve 15–29 vjeç nuk ishin as në punë, as në shkollë dhe as në arsim.
    Në grupmoshën 15–24 vjeç, norma e NEET arrin në 21.3 për qind. Në grupmoshën 25–29 vjeç, situata përkeqësohet ndjeshëm, norma e NEET ngjitet në 31.1 për qind dhe përqindja e të rinjve që janë tërësisht inaktivë rritet dukshëm, sidomos mes grave.
    Gjysma e të rinjve me arsim të ulët rezultojnë NEET deri në moshën 29 vjeç, dhe shumica e tyre janë inaktivë, jo thjesht të papunë. Rreth një e pesta e të gjithë NEET-ëve me arsim të ulët ende deklarojnë se kërkojnë punë, por pjesa më e madhe, 40 deri në 50 për qind, kanë braktisur çdo lidhje me tregun e punës ose arsimin. Edhe pse norma e braktisjes së hershme të shkollës ka rënë nga 17.4% në vitin 2021 në 13.5% në vitin 2023, furnizimi me të rinj të pashkolluar mbetet i lartë.
    Në Shkodër, niveli i NEET-ëve është 22%, më i ulëti ndër qarqet e krahasuara. Tirana shfaq një nivel më të lartë në rang vendi me rreth 27%.
    Të gjitha rajonet karakterizohen nga një problem i përhapur i papunësisë afatgjatë. Rreth 69 deri në 75 për qind e të rinjve që kërkojnë punë kanë më shumë se gjashtë muaj të papunë, duke treguar një shkëputje të thellë nga tregu i punës dhe një risk të lartë për të kaluar në inaktivitet.
    Universitetet të zhytura në korrupsion
    Qëndresa Qytetare ka analizuar se gjatë viteve 2021–2025, sipas prokurorive, janë akuzuar për korrupsion 50 pedagogë të universiteteve publike. Nga analiza rastet e korrupsionit që përfshijnë personel akademik të universiteteve publike rezultojnë të shpërndara në disa qytete. Në Shkodër, 13 pedagogë (5 me hetime të pushuara, 3 të dërguar për gjykim dhe 5 të tjerë ende nën hetim), në Elbasan u përfshinë 9 pedagogë (1 në gjykim, 1 me vendim mosfillimi dhe 7 nën hetim, çështje e kaluar tek SPAK).
    Në vitin 2025 SPAK përfundoi hetimet ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (pjesë e stafit akademik dhe administrativ).
    Rreth 9 nga 10 studentë (89.98%) pranojnë ekzistencën e korrupsionit në tetë universitetet publike të marra në analizë. Nivele të larta të perceptimit (96%) janë raportuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Mjekësisë dhe Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, ndërsa nivelet më të ulëta, ndonëse përsëri shqetësuese, janë raportuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan (77.5%).
    Përvoja personale është më e përhapur në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë (26.25%) dhe Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (25%).
    Pagesa për nota është perceptuar si më e përhapur në Universitetin Bujqësor të Tiranës (59.62%) dhe Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës (56.15%), ndërsa më e ulët në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (35.33%). Detyrimi për blerje librash dominohet nga Universiteti i Shkodrës (32.34%).
    Pasojat
    Është krijuar një cikël dobësish në vend që po dekurajon të rinjtë. Arsimi nuk po prodhon aftësi që kërkon ekonomia, ekonomia nuk po prodhon vende të mjaftueshme pune me kushte të pranueshme për të rinjtë. Mungesa e perspektivës ekonomike dhe sociale i shtyn të rinjtë drejt emigrimit.
    Largimi i të rinjve rrudh më tej bazën e popullsisë së re, ul numrin e nxënësve dhe studentëve, dobëson tregun e punës dhe ndikon në cilësinë e zhvillimit ekonomik. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, Shqipëria rrezikon të futet në një spirale të gjatë të plakjes së popullsisë, mungesës së fuqisë punëtore dhe pamundësisë për të zhvilluar një ekonomi konkurruese pa rininë.
    Në këtë realitet, pyetja nuk është më “a po ikin të rinjtë?”, por “si të krijohet një klimë që i mban, i punëson dhe i zhvillon ata”. Sfida duket se është strukturore dhe kërkon reformë në arsimin profesional dhe universitar, politika punësimi të lidhura me sektorët prioritarë, si dhe programe konkrete që ndalojnë ose ngadalësojnë emigrimin.
    Nëse këto procese nuk ndryshojnë, Shqipëria do të përballet me një të ardhme ku rinia do të jetë gjithnjë e më pak e pranishme dhe zhvillimi ekonomik do të jetë i paqëndrueshëm./ Monitor

  • Dita e rinisë, pa të rinj/ Në 13 vite tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë

    Dita e rinisë, pa të rinj/ Në 13 vite tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë

    largimi i te rinjve

    TIRANË- Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë gjenden në të 30-tat e tyre pa asnjë zanat, arsim profesional apo të lartë të përfunduar dhe për më tepër nuk janë në asnjë lloj pune.

    Nëse këto procese nuk ndryshojnë, Shqipëria do të përballet me një të ardhme ku rinia do të jetë gjithnjë e më pak e pranishme dhe zhvillimi ekonomik do të jetë i paqëndrueshëm. /Monitor 

  • Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë

    Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë

  • Në 13 vite rinia u tkurr me 45%! Emigrimi shihet si zgjidhje, shkak papunësia e lartë

    Në 13 vite rinia u tkurr me 45%! Emigrimi shihet si zgjidhje, shkak papunësia e lartë

    Nëse këto procese nuk ndryshojnë, Shqipëria do të përballet me një të ardhme ku rinia do të jetë gjithnjë e më pak e pranishme dhe zhvillimi ekonomik do të jetë i paqëndrueshëm./Monitor

  • Një stol përkujtimor për Martin Canin vendoset pranë fushës sportive

    Një stol përkujtimor për Martin Canin vendoset pranë fushës sportive

    Në përkujtim të 15-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, sot u vendos një stol pranë një fushe sportive. Në stol është vendosur një pllakë metalike përkujtimore me portretine Martin Canit të realizuar me lazer.

    Grupi Prindërit për Arsim Cilësor bëjnë me dije se janë në pritje të aprovimit nga Bashkia Tiranë dhe Zyra Vendore Arsimore Tiranë për vendosjen e një stoli të tillë edhe në oborrin e e shkollës “Fan Noli”.

    NJOFTIMI I PRINDËRIT PËR ARSIM CILËSOR:

    Sot vendosëm stolin përkujtimor për Martinin pranë familjes së tij, pikërisht më 28 Nëntor.

    Zgjodhëm këtë datë simbolike, sepse atdhedashuria fillon me dashurinë dhe përkushtimin ndaj tjetrit. Ngjarja e Martinit është një kujtesë e dhimbshme, por edhe një thirrje për më shumë siguri, kujdes dhe përgjegjësi ndaj fëmijëve tanë.

    Ne, si grupim qytetarësh dhe Prindërish për Arsim Cilësor, do të vijojmë të ngremë zërin për shkolla më të sigurta dhe për një shoqëri më të ndjeshme ndaj fëmijëve. Falënderimet shkojnë Larashi Shpk dhe Prosafety Shpk që na u bashkuan në këtë nismë për sigurimin e stolit dhe pllakës përkujtimore.

    PS: për stolin ne oborrin e shkollës “Fan Noli” jemi në pritje të përgjigjes së kërkesës tonë zyrtare nga Bashkia e Tiranës dhe ZVA.

    Martin Cani u vra me thikë me 18 nëntor një vit më parë pas një sherri mes bashkëmoshatarësh. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për të miturin, i akuzuar si autor i ngjarjes. Megjithatë nëse shpallet fajtor, sipas Kodit Penal për të Miturit, Gjykata nuk mund ta dënojë më shumë se 12 vite.

  • Kandidati i pavarur për Vlorën, Sota: Nuk kam arsim të lartë, Berisha nuk do të jetë në fushatë

    Kandidati i pavarur për Vlorën, Sota: Nuk kam arsim të lartë, Berisha nuk do të jetë në fushatë

    Dionis Sota do të kërkojë votën e qytetarëve të Vlorës më 9 nëntor për drejtimin e bashkisë, por si kandidat i pavarur ai mbështetet nga PD-ja e Sali Berishës dhe parti të tjera opozitare, ku thotë se Sali Berisha nuk është pjesë e fushatës. Një koment e jep edhe për formularin e vetëdeklarimit të tij dorëzuar në KQZ, ku ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është arsim i mesëm, ndërsa figuron edhe me dy emra.
    ”Unë vij nga familje ortokose dhe shumë nga familjarët tanë kanë dy emra, unë emri e kam Ervin që në fëmijëri dhe në atë kohë në gjendje civile, shkruhej me shkrim dore dhe për një gabim që është bërë më është vënë Erion. Unë jam pagëzuar me emrin Dionis dhe nga ai moment zgjodha që në dokumentet e mia të ishin me emrin Dionis. Nuk kam ndërruar emër, unë nuk kamë lëvizur asnjëherë jashtë përveçse takime pune dhe pushime të mia personale. Unë jam rritur në atë kohë kur diplomat bliheshin dhe s’kam pranuar që ti futem asaj valle, e kam nisur shkollën dhe e lashë. Kisha dëshirë që të vijoja juridikun, por prej punës se bëra. Bëj kurse online”.

    Lidhur me financimin e fushatës duke qenë se ai është kandidiat i pavarur, Sota tha se mbështetet nga miq, biznesmenë dhe familjarë. Ai u ndal edhe tek problemet që janë urgjente për t’i dhënë një zgjidhje në qytetin e Vlorës si uji i pijshëm, infrastruktura rrugore e amortizuar në lagjet e qytetit dhe kanalizimet.

    ”Lagjet në Vlorë kanë probleme që nga rrugët, kanalizimet, uji i pijshëm. Përmbytjet në Vlorë dhe mënyra më e shpejtë për të ndërhyrë është zgjerimi i kolektorëve të vjetër. Duhen stacione të pompimit të ujit që të shkarkohet në një mënyrë arificiale uji që akumulohet për të mos krijuar ato dëme që janë krijuar në qytet. Qytetarët janë të zhgënjyer nga qeverisja që kanë pasur në këto vite dhe është prekur autonomia e trye, është rasti i 3 i kryebashkiakëve që largohen”,-tha në ”Report TV”.

  • HABIA/ Kandidati i pavarur në Vlorë me dy emra dhe pa arsim të lartë, nënshkrimi i çuditshëm në KQZ: Studime aktive/ online

    HABIA/ Kandidati i pavarur në Vlorë me dy emra dhe pa arsim të lartë, nënshkrimi i çuditshëm në KQZ: Studime aktive/ online

    Dionis (Erjon) Sota

    VLORE- Në dokumentet zyrtare të dorëzuara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, kandidati i pavarur, Erjon (Dionis Sota), i mbështetur nga opozita dhe Partia Demokratike, ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është “arsim i mesëm”.
    Në të njëjtin formular, në rubrikën për arsimin e lartë, ai ka shënuar: “studim aktiv on-line/libra”, pa përmendur asnjë institucion arsimor apo program konkret studimi, raporton Gazeta Tema. 
    Kjo do të thotë se kandidati i mbështetur nga opozita për drejtimin e një prej bashkive më të rëndësishme të vendit nuk ka një arsim të lartë të përfunduar, dhe aktualisht ndodhet “në studim aktiv”, sipas vetëdeklarimit të tij. Ky fakt bie në kontrast me profilin profesional që pritet nga drejtuesit e institucioneve vendore dhe me standardet që kërkon ligji për administratën publike.

    Formulari i dorëzuar në KQZ

    Por ajo që tërheq vëmendjen edhe më shumë është ndryshimi i emrit të kandidatit. Në formularin e vetëdeklarimit për integritetin, të datës 18 tetor 2025, Dionis Anesti Sota ka shënuar se më herët ka mbajtur një tjetër emër: Erjon Sota. Sipas të dhënave të plotësuara, të dyja emrat lidhen me të njëjtin person, i lindur më 19 shkurt 1980 në Vlorë, me prindërit Anesti dhe Vasilika Sota.

    Kjo nënkupton se kandidati ka ndryshuar zyrtarisht emrin nga Erjon në Dionis, por pa bërë publike arsyet e këtij ndryshimi. Ligjërisht, ky fakt nuk përbën pengesë për kandidim, por përbën një element që kërkon transparencë ndaj publikut, sidomos kur bëhet fjalë për persona që synojnë poste të zgjedhura./ZËRI

    640 0 1761482401xsota 1 583

    640 0 1761482428xsota 524

  • Kandidati i Berishës në Vlorë pa arsim të lartë: Pse Dionis Sota figuron me dy emra?

    Kandidati i Berishës në Vlorë pa arsim të lartë: Pse Dionis Sota figuron me dy emra?

    Gazeta ‘TemA’ ka siguruar formularin e vetëdeklarimit dhe jetëshkrimin e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Dionis (Erjon) Sota, në të cilin bien në sy disa pasaktësi dhe elementë të pazakontë.
    Në formularin zyrtar të dorëzuar pranë KQZ-së, kandidati ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është “arsim i mesëm”, ndërkohë që në rubrikën për arsim të lartë ka shënuar “studim aktiv on-line/libra”, pa specifikuar asnjë institucion universitar apo program konkret studimi.

    Kjo do të thotë se kandidati i mbështetur nga Berisha për drejtimin e një prej bashkive më të rëndësishme të vendit nuk ka një arsim të lartë të përfunduar, dhe aktualisht ndodhet “në studim aktiv”, sipas vetëdeklarimit të tij. Një fakt që bie në kontrast me përvojën dhe profilin që kërkon ligji për drejtuesit e institucioneve vendore.
    Por ajo që tërheq vëmendjen edhe më shumë është ndryshimi i emrit të kandidatit.

    Në formularin e vetëdeklarimit për integritetin, të datës 18 tetor 2025, Dionis Anesti Sota ka shënuar se më herët ka mbajtur një tjetër emër: Erjon Sota. Sipas të dhënave të plotësuara, të dyja emrat lidhen me të njëjtin person — i lindur më 19 shkurt 1980 në Vlorë, me prindërit Anesti dhe Vasilika Sota.
    Kjo nënkupton se kandidati ka ndryshuar zyrtarisht emrin nga Erjon në Dionis, por pa bërë publik arsyet e këtij ndryshimi. Ligjërisht, ky fakt nuk përbën pengesë për kandidim, por përbën një element që kërkon transparencë ndaj publikut, sidomos kur bëhet fjalë për kandidatë që synojnë poste të zgjedhura.

  • Nga bujqësia te ndërtimi/ Shumica punojnë pa sigurime, ja kush humbet më shumë

    Nga bujqësia te ndërtimi/ Shumica punojnë pa sigurime, ja kush humbet më shumë

    Punësimi me pagë në vendin tonë është i lidhur ngushtë me nivelin arsimor të të punësuarve.
    Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, vetëm 29.5% e personave me arsim 8-9-vjeçar janë të punësuar me pagë, ndërsa përqindja rritet në 50% për ata me arsim të mesëm dhe arrin në 84.2% për individët me arsim të lartë.
    Të dhënat e punësimit me pagë sipas nivelit arsimor tregojnë se individët me arsim më të ulët janë të përfshirë kryesisht në punë informale, vetëpunësim ose bujqësi familjare, ku nuk sigurohet kontratë pune apo të ardhura të qëndrueshme.
    Punësimi total në vendin tonë është shumë më i lartë se numri i personave që marrin paga dhe paguajnë sigurime.
    Kjo ndodh sepse në statistikat zyrtare konsiderojnë si të punësuar edhe fshatarët që punojnë disa orë në tokën e tyre, edhe pse nuk shesin prodhimin dhe nuk nxjerrin të ardhura.
    Shumica e të punësuarve në bujqësi, gati 80%, nuk marrin paga dhe pjesa më e madhe e tyre ka arsim 9-vjeçar.
    Gjithashtu, një pjesë e madhe e punonjësve në sektorin e ndërtimit janë me arsim bazë dhe kanë më shumë gjasa të punojnë në të zezë, pa sigurime dhe të përjashtuar nga të drejtat që garanton Kodi i Punës.
    Edhe te punonjësit me arsim të mesëm ka një hendek të madh midis punësimit me pagë dhe punësimit total. Vetëm gjysma e punonjësve në këtë nivel arsimor janë të punësuar me pagë dhe paguajnë sigurime.
    Ndërmjet arsimit profesional dhe nevojave të tregut të punës ekziston ende një hendek i madh, që kufizon mundësitë për punësim të qëndrueshëm për të rinjtë.
    Ekspertët theksojnë se, për të rritur përfshirjen e të punësuarve me pagë, qeveria duhet të forcojë arsimin profesional, të nxisë formalizmin e punës dhe të krijojë mekanizma trajnimi të vazhdueshëm për punonjësit me arsim bazë.
    Punësimi me pagë sipas nivelit arsimor tregon se shkolla luan rol të madh në sigurimin e të ardhurave të qëndrueshme.
    Ndërsa personat me arsim të lartë gëzojnë mundësi më të gjera në tregun e punës, ata me arsim të ulët mbeten më të rrezikuar nga punësimi informal ose mungesa e punësimit dhe në të ardhmen mund të jenë një barrë e madhe për skemën publike të pensioneve./ Monitor

  • Vetëm 29.5% e të punësuarve me arsim 8-9-vjeçar marrin pagë

    Vetëm 29.5% e të punësuarve me arsim 8-9-vjeçar marrin pagë

    Punësimi me pagë në vendin tonë është i lidhur ngushtë me nivelin arsimor të të punësuarve.Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, vetëm 29.5% e personave me arsim 8-9-vjeçar janë të punësuar me pagë, ndërsa përqindja rritet në 50% për ata me arsim të mesëm dhe arrin në 84.2% për individët me arsim të lartë.Të dhënat e punësimit me pagë sipas nivelit arsimor tregojnë se individët me arsim më të ulët janë të përfshirë kryesisht në punë informale, vetëpunësim ose bujqësi familjare, ku nuk sigurohet kontratë pune apo të ardhura të qëndrueshme.Punësimi total në vendin tonë është shumë më i lartë se numri i personave që marrin paga dhe paguajnë sigurime.Kjo ndodh sepse në statistikat zyrtare konsiderojnë si të punësuar edhe fshatarët që punojnë disa orë në tokën e tyre, edhe pse nuk shesin prodhimin dhe nuk nxjerrin të ardhura.Shumica e të punësuarve në bujqësi, gati 80%, nuk marrin paga dhe pjesa më e madhe e tyre ka arsim 9-vjeçar.Gjithashtu, një pjesë e madhe e punonjësve në sektorin e ndërtimit janë me arsim bazë dhe kanë më shumë gjasa të punojnë në të zezë, pa sigurime dhe të përjashtuar nga të drejtat që garanton Kodi i Punës.Edhe te punonjësit me arsim të mesëm ka një hendek të madh midis punësimit me pagë dhe punësimit total. Vetëm gjysma e punonjësve në këtë nivel arsimor janë të punësuar me pagë dhe paguajnë sigurime.Ndërmjet arsimit profesional dhe nevojave të tregut të punës ekziston ende një hendek i madh, që kufizon mundësitë për punësim të qëndrueshëm për të rinjtë.Ekspertët theksojnë se, për të rritur përfshirjen e të punësuarve me pagë, qeveria duhet të forcojë arsimin profesional, të nxisë formalizmin e punës dhe të krijojë mekanizma trajnimi të vazhdueshëm për punonjësit me arsim bazë.Punësimi me pagë sipas nivelit arsimor tregon se shkolla luan rol të madh në sigurimin e të ardhurave të qëndrueshme.Ndërsa personat me arsim të lartë gëzojnë mundësi më të gjera në tregun e punës, ata me arsim të ulët mbeten më të rrezikuar nga punësimi informal ose mungesa e punësimit dhe në të ardhmen mund të jenë një barrë e madhe për skemën publike të pensioneve./ B.Hoxha Burimi: INSTAT Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.