Tag: arsenal

  • Arsenal shpërblen xhevahirin e skuadrës, rritje të ndjeshme të pagës dhe kontratë të re për 18-vjeçarin

    Arsenal shpërblen xhevahirin e skuadrës, rritje të ndjeshme të pagës dhe kontratë të re për 18-vjeçarin

    11 Prill 2025

    9:48

    Telesport

    Arsenali do të shpërblejë zhvillimin dhe talentin e mesfushorit Ethan Nwaneri me një rritje të konsiderueshme të pagës. Kjo do të jetë pjesë e një marrëveshjeje të re afatgjatë me yllin e që ka ardhur nga Akademia e klubit londinez.
    Nwaneri, 18 vjeç, në 31 ndeshje ku është aktivizuar këtë sezon ka shënuar 8 gola, tri prej të cilave në Premier League. Duke reflektuar performancat e tij në fushë ai pritet të marrë një rritje të konsiderueshme të rrogës.
    Trajneri Mikel Arteta ka mbetur i kënaqur nga talenti, që është përgjigjur vazhdimisht me lojëra të mira kur është aktivizuar. Edhe drejtori sportiv i “topçinjve” Andrea Berta ka shprehur vendosmërinë për të mbajtur adoleshentin.
    Rritja e pagës shihet edhe si një lëvizje strategjike për të shmangur interesin nga klubet rivale. Arsenal i beson shumë xhevahirit të tij dhe kjo kontratë e re është një shenjë e qartë e besimit të vendosur tek ai.

  • Modric paralajmëron Arsenal: Nëse ka një ekip që mund të përmbysë 3 gola ai është Real Madrid

    Modric paralajmëron Arsenal: Nëse ka një ekip që mund të përmbysë 3 gola ai është Real Madrid

    Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric, ishte titullar dje në humbjen e thellë 0-3 që “los blancos” pësuan ndaj Arsenal në çerekfinalen e parë të Champions League. Gjithsesi, ai beson te përmbysja dhe këtë gjë e konfirmoi sot për “CBS Sport Golazo”.
    “Ishte një ndeshje e vështirë për të luajtur. Në pjesën e parë nuk luajtëm keq. Ne bëmë mirë, u mbrojtëm mirë. Arsenal pati disa raste, por ne ishim të organizuar mirë. Ne e ndaluam lojën e tyre midis rreshtave, pasi e dinim se atyre u pëlqen të gjenin Odegaard dhe Rice”, tha Modric.
    “Ne u mbrojtëm mirë dhe patëm mundësi të mira për të shënuar në kundërsulm. Por siç ju thashë, nuk ishte e lehtë. Në pjesën e dytë, goli i parë i Arsenal ishte i mrekullueshëm dhe i vështirë për ne. Nuk e prisnim… Goditja e dytë e lirë ishte e pabesueshme“, shtoi më tej mesfushori kroat.
    Duke folur për rënien e papritur të Real Madrid, ai tha: “Ata dy gola na vranë. Ne humbëm ekuilibrin, nuk ishim kompakt si në pjesën e parë. Arsenal ishte më i mirë. Është e thjeshtë. Nëse merr dy gola nga loja mund ta pranosh, por dy gola nga goditjet e lira…”
    “Ky është futbolli. Është e vështirë të pranohet, por kaq. Duhet të përgatitemi për një ndeshje të rëndësishme në kampionat. Duhet të përpiqemi të fitojmë vetëbesim sepse vijmë nga humbje të njëpasnjëshme, diçka me të cilën nuk jemi mësuar”, shtoi Modric.
    Megjithatë, ai nuk dorëzohet dhe beson në një rikthim në ndeshjen e kthimit: “Ne duhet të rikuperojmë mirë, të luajmë një ndeshje të mirë kundër Alavés, të fitojmë dhe të fitojmë besim. Nëse ka një ekip që mund ta bëjë përmbysjen ai është Real Madrid. Nuk do të jetë e lehtë“.

  • Mundi 3-0 Real Madrid, reagon Arteta: Një nga ndeshjet më të mira të karrierës time

    Mundi 3-0 Real Madrid, reagon Arteta: Një nga ndeshjet më të mira të karrierës time

    9 Prill 2025

    8:19

    Telesport

    Arsenal arriti një fitore të madhe 3-0 ndaj Real Madrid në “Emirates”, në çerekfinalen e parë të Champions League. Një rezultat që askush nuk e kishte menduar para fillimit të ndeshjes.
    Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duke komentuar këtë rezultat u shpreh i kënaqur: “Një nga netët më të mira të karrierës sime. Ne kurrë nuk e kemi bërë atë hap shtesë në këtë kompeticion. Kjo ndeshje ishte e pabesueshme.”
    Protagonist ishte Declan Rice me dy gola. “Ky është futbolli. Ne nuk kemi shënuar gol nga një goditje dënimi që nga viti 2021 me Odegaard. Madje edhe Rice nuk kishte shënuar kurrë ashtu”.
    “Ndaj Real luajtëm në një nivel të jashtëzakonshëm dhe kjo është arsyeja pse e fituam ndeshjen. E merituam plotësisht”, tha Mikel Arteta.
    Duke folur për sfidën pas një javë në “Bernabeu”, ai shtoi: “Fituam por jemi në gjysmë të rrugës. Ka ende një ndeshje tjetër dhe duhet të përgatitemi për të në të njëjtën mënyrë. Do të shkojmë atje për ta fituar, duke e ditur se ata janë shumë të fortë“.

  • Rrëzimi i rëndë i Realit në Londër, Inter fiton në Mynih

    Rrëzimi i rëndë i Realit në Londër, Inter fiton në Mynih

    Arsenal shkatërron Real Madrid në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së kampionëve. me Dy gola të Deklan Rajs dhe një të tretë shënuar nga Mikel Merino, skuadra e Artetës bën një hap galopant drejt raundit gjysmëfinal.

    Bajern -Inter një tjetër rezultat që favorizon Interin. Në Mynih ishte Lautaro Martinez (38′) ai që kaloi prëpara zikaltërit ndërsa në pjesëne dytë Tomas Myler barazoi në të 85′. Pa u mbyllur ndeshja Fratezi për zikaltërit gjën dhe golin e dytë në të 88 për 1-2 final.

    Champions, çerekfinale vajtje:

    Arsenal- Real Madrid 3-0

    Bajern -Inter 1-2

    Vazhdo leximin

  • Reali viziton Londrën, Inter duel i vështirë me Bajern në Mynih

    Reali viziton Londrën, Inter duel i vështirë me Bajern në Mynih

    Arsenal- Real Madrid dhe Bajern -Inter janë dy supersfidat e mbrëmjes së sotme për turin çerekfinal në Ligën e Kampionëve.

    Në Londër Arsenal i cili ka ‘çeduar’ shpesh për të mbërritur deri këtu, përballet me kampionët në fuqi të Real Madrid (15 trofe).

    Situatë më ndryshe te përballja e Mynihut teksa Bajern takohet me Inter. bavarezët por dhe Inter janë parë thuajse çdo edicion të jenë prezent në nivelet e larta të kompeticionit kryesor për klube në Europë.

    Champions, çerekfinale vajtje:

    21:00

    Arsenal- Real Madrid

    Bajern -Inter

    Vazhdo leximin

  • Courtois rikthehet titullar, jep alarmin para sfidës me Arsenal: Çështje kohe që ata të fitojnë një trofe

    Courtois rikthehet titullar, jep alarmin para sfidës me Arsenal: Çështje kohe që ata të fitojnë një trofe

    8 Prill 2025

    8:40

    Telesport

    Sot në mbrëmje luhet çerekfinalja e parë e Champions League mes Arsenal dhe Real Madrid. Në portë për skuadrën “los blancos” do të rikthehet portieri Thiebaut Courtois. Një portier me përvojë që di t’i përballojë emocionet e këtyre ndeshjeve.
    Belgu garanton se më e keqja tani ka kaluar: “Jam mirë. Kam pasur dy lëndime në fillim të sezonit. Më pas isha mirë dhe ky ishte një problem i vogël. Për të mos rrezikuar para ndeshjeve të rëndësishme, preferova të prisja të kthehesha”.
    “U stërvita dhe tani jam mirë. Humbja ndaj Valencia? Skuadra është e njëjtë. Duhet të vazhdojmë dhe të ndryshojmë mentalitetin pas një humbjeje“, u shpreh Thiebaut Courtois.
    Për ndeshjen e sotme ndaj Arsenal ai komentoi: “Ne kemi punuar për këtë sfidë. E dimë se si duhet të përpiqemi të mbrohemi kundër tyre. Ne përpiqemi të mos japim shumë goditje nga këndi”.
    “Jemi gati të mbrohemi dhe shpresojmë që ajo që kemi përgatitur do të shkojë mirë. Ne kemi shumë respekt për Arsenal. Unë kam shumë miq që janë tifozë të Arsenal dhe e di që po bëjnë shumë mirë”, deklaroi portieri i Real Madrid.
    “Ata janë një ekip i ri, por me lojtarë me përvojë. Ata janë të fortë, ndaj është shumë e vështirë të luash kundër tyre. Shpresoj se ne mund t’i mundim, por do të jetë një ndeshje e madhe. Është vetëm çështje kohe para se të fitojnë një trofe”, tha Courtois.

  • “Mbrëmja më e rëndësishme e karrierës”, Saka para Real-it: Jemi gati për…

    “Mbrëmja më e rëndësishme e karrierës”, Saka para Real-it: Jemi gati për…

    7 Prill 2025

    15:35

    Telesport

    Ylli i Arsenal-it, Bukayo Saka, ka folur në prag të çerekfinales së Champions League kundër Real Madrid të martën në mbrëmje.
    “Mendoj se do të jetë mbrëmja më e rëndësishme për mua me fanellën e Arsenal-it. Jemi gati dhe kemi dëshirën të japim maksimumin”, ka thënë Saka.
    “Nuk kam dyshim se edhe tifozët janë gati të japin kontributin në mbrëmjen më të bukur që Emirates ka parë ndonjëherë.
    “Rinovimi? Nuk ka nxitim, mungojnë edhe dy vite dhe të gjithë e dinë se çfarë mendoj”.

  • 200 milionë për tre je, zbulohet plani i Berta-s për të forcuar Arsenal-in

    200 milionë për tre je, zbulohet plani i Berta-s për të forcuar Arsenal-in

    7 Prill 2025

    15:21

    Telesport

    Arsenal-i është gati të mbështesë planet e drejtorit të ri sportiv Andrea Berta për të marrë tre yje këtë verë.
    The Sun thotë se Berta-s do t’i dorëzohet një shumë prej 200 milionë sterlinash për të nënshkruar me sulmuesin e Sporting, Viktor Gyokeres, mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi dhe sulmuesin e krahut Athletic Bilbaos, Nico Williams.
    Edhe pse Topçinjve iu duhet një qendërsulmues, sugjerohet se prioriteti në merkaton e verës është Zubimendi, operacion me kosto 50 milionë sterlina.
    Gyokeres mund të nënshkruhet nga Sporting për 55-65 milionë £, ndërsa pretendohet se kontrata e Nico-s me Athletic – e cila u nënshkrua në gusht – mbart një klauzolë blerjeje prej 40 milionë £.
    Berta është në bisedime me bordin e Arsenalit për financimin e të tre marrëveshjeve dhe ka besim se të gjitha palët janë dakord.

  • Arsenal “hedh grepat” për yllin spanjoll të Euro 2024, trajneri Arteta e kontakton personalisht

    Arsenal “hedh grepat” për yllin spanjoll të Euro 2024, trajneri Arteta e kontakton personalisht

    3 Prill 2025

    8:41

    Telesport

    Andrea Berta u emërua drejtor sportiv i Arsenal vetëm tri ditë më parë, por, sipas “Fotto Mercato”, ai nuk ka humbur kohë. Ai ka kohë që është duke kërkuar për një nënshkrim të madh të mundshëm këtë verë.
    Ai është gati të investojë një shumë të madhe parash për të ndihmuar “topçinjtë” të mbyllin hendekun me rivalët e tyre dhe të fitojnë një trofe. Dhe lojtari që ai po ndjek me shumë kujdes është Nico Williams.
    Berta mësohet se ka kontaktuar agjentin e anësorit spanjoll, që aktualisht luan me Athletic Club, klub me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2027. Pas paraqitjes së mirë në Euro 2024, shumë skuadra e kërkuan lojtarin.
    Mes tyre edhe Bayern, Barcelona e PSG, por Athletic Club arriti t’i rezistojë të gjitha përpjekjeve. Megjithatë, vera e ardhshme mund të jetë ajo e duhura që 23-vjeçari të largohet nga baskët dhe t’i bashkohet një klubi të mirë.
    Arsenal ka kohë që e ndjek Nico Williams, që e konsideron të përshtatshëm për lojën e trajnerit Mikel Arteta. Ky i fundit mësohet se ka biseduar edhe vetë me patriotin e tij për ta bindur të vijë në Londër.

  • Arsenal kërkon tri pikë në derbi, në fushë edhe Mançester Junajtid

    Arsenal kërkon tri pikë në derbi, në fushë edhe Mançester Junajtid

    Pas pak nisin tre ndeshje të Premier League të cilat vlejnë për javën e 30-të të kampionatit elitar në Angli.

    Kështu në Londër vjen derbi Arsenal- Fulhem ndërsa në program janë dhe takimet;

    Uolves- Uest Hem dhe Notingham Forest- Mançester Junajtid. Dy takimet e para nisin në 20:45 ndërsa sfida tjetër starton në orën 21:00.

    Java e 30-të në Premier League

    Arsenal- Fulhem

    Uolves- Uest Hem

    Notingham Forest- Mançester Junajtid

    Vazhdo leximin