Tag: arsenal

  • Arsenal perfekt në Champions, Madueke likuidon edhe Brugge, Arteta i sinqertë: Nuk e prisja një ecuri të tillë

    Arsenal perfekt në Champions, Madueke likuidon edhe Brugge, Arteta i sinqertë: Nuk e prisja një ecuri të tillë

    Arsenal është thjesht perfekt në Champions, me djemtë e Artetas që nuk njohin rival në këtë edicion, ekipi i vetëm me pikë të plota, 6 ndeshje 18 pikë, 17 gola të shënuar vetëm 1 i pësuar. “Topçinjtë” kalojnë pa shumë probleme Club Bruges, triumfuan me rezultatin e pastër 0-3 ku Madueke bëri heroin, me sulmuesin anglez qe shënoi një “dopietë” golash.
    Në minutën e 25-të, Madueke realizoi një super gol, ku me një aksion personal të nisur nga mesi i fushës dërgoi topin në trekëndësh. Arsenal nuk e vendosi ndeshjen për asnjë moment në dyshim, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Madueke e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, i shërbyer në mënyrë perfektë pak mbi vijën fatale. Për të mbyllur llogaritë me belgët mendoi Martinelli, me sulmuesin brazilian që realizoi një gol fantastik në minutën e 56-të.

    Pas këtij goli, Arsenal thjesht menaxhoi pjesën e mbetur të ndeshjes, me Artetën që shijon këtë sukses, edhe pse tregohet i sinqertë teksa theksoi se nuk e priste një ecuri të tillë në Champions: “Jo, nuk e prisja kaq mirë, për më tepër duke parë edhe mungesat e shumta që kemi pasur. Kjo tregon se ekipi mund të përshtatet. Na jep besim për të ardhmen”, u shpreh Arteta.

  • Arsenal i pandalshëm në Champions. Juventus nuk fal në shtëpi, “digjet” Zhegrova. Mourinho “leksione” Conte-s (video)

    Arsenal i pandalshëm në Champions. Juventus nuk fal në shtëpi, “digjet” Zhegrova. Mourinho “leksione” Conte-s (video)

    Arsenal ka marrë fitoren e gjashtë rresht këtë sezon në Champions League. Sonte, “Topçinjtë” fituan në transfertë 0-3 ndaj Club Brugge, ku protagonisti kryesor ishte Noni Madueke, me dy gola. Goli i parë erdhi në minutën e 25-të, pasi mori një top pak më tutje se mesi i fushës, dribloi dy nga kundërshtarët dhe me një goditje nga distanca, “shkundi” rrjetën.
    Në fillim të pjesës së dytë, Madueke shënoi golin e dytë, këtë herë me kokë, pas krosimit të Martin Zubimendit. Në minutën e 56-të, ishte radha e Gabriel Martinelli për të shënuar me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Gabriel Martinelli është lojtari i parë i Arsenalit që shënon në pesë ndeshje radhazi në Champions League.
    Jose Mourinho mposht Antonio Conte-n. Në “Estadio da Luz”, Benfica fitoi 2-0 ndaj Napolit, duke i lënë italianët në një pozitë tejet të vështirë, në vendin e 24-të, që rrezikon shumë të mos shkojë dot as në play-off. Golat për portugezët u shënuan nga Richardo Rios në minutën e 20-të dhe Leandro Barreiro në minutën e 49-të, pas asistit të Rios.
    Juventus vuan shumë ndaj Pafos. Bardhezinjtë kanë fituar në “Allianz Stadium” 2-0 ndaj qipriotëve, falë golave në pjesën e dytë. Weston McKennie zhbllokoi shifrat në minutën e 67-të. Në minutën e 73-të, Jonathan David dyfishoi shiftat për bardhezinjtë. Edon Zhegrova e nisi si titullar këtë takim, por luajti vetëm 45 minutat e para dhe në fillim të pjesës së dytë u zëvendësua direkt nga Luciano Spalletti.
    SHIKOGOLAT

  • Carlo Ancelotti është i sigurt, zbulon ekipin që do të fitojë Premier League këtë sezon

    Carlo Ancelotti është i sigurt, zbulon ekipin që do të fitojë Premier League këtë sezon

    9 Dhjetor 2025

    18:01

    Telesport

    Në një intervistë të dhënë së fundmi, Carlo Ancelotti ka zbuluar se është një ndjekës i madh i Premier League dhe është i bindur që Arsenal do të fitojë titullin këtë sezon.
    “Cili ekip do ta fitojë Premier League? Arsenal. Unë jam një tifoz i Premier League dhe mendoj se “Topçinjtë” e kanë filluar sezonin shumë mirë. Arsenal ka një ekip të fortë dhe i qëndrueshëm”, tha Ancelotti.
    Trajneri italian gjithashtu nuk e fsheh simpatinë e tij për klubet që kanë në gjirin e tyre lojtarë brazilianë. “Sigurisht, unë mbështes Arsenalin sepse Gabriel luan atje. Por unë gjithashtu mbështes Tottenhamin për shkak të Richarlison. Unë jam përkrah lojtarëve brazilianë”, shtoi Ancelotti.

  • Sërish telashe me dëmtimet tek Arsenal, mbrojtësi mund të mungojë të paktën gjashtë javë

    Sërish telashe me dëmtimet tek Arsenal, mbrojtësi mund të mungojë të paktën gjashtë javë

    8 Dhjetor 2025

    12:50

    Telesport

    Mbrojtësi i Arsenal, Cristhian Mosquera, mund të mungojë të paktën gjashtë javë pas dëmtimit të pësuar pak ditë më parë. Lajmi është konfirmuar sot nga “BBC Sport”.
    Raporti mjekësor i klubit thotë se lojtari mund të mungojë deri në tetë javë pas një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi në fitoren 2-0 në shtëpi të mërkurën ndaj Brentford.
    Lëndimi i spanjollit i shtohet një liste të gjatë lëndimesh mbrojtëse, me qendërmbrojtësit titullarë Gabriel Magalhaes dhe William Saliba që janë gjithashtu jashtë për “gunners”.
    “Dëmtimi i Mosquera (lëndim në kyçin e këmbës) është më i komplikuar”, konfirmoi trajneri i Arsenal, Mikel Arteta. 21-vjeçari mund të mungojë deri në fund të janarit.

  • Chelsea, Arsenal dhe PSG nisin garën për mesfushorin që “çmendi” madrilenët

    Chelsea, Arsenal dhe PSG nisin garën për mesfushorin që “çmendi” madrilenët

    7 Dhjetor 2025

    0:30

    Telesport

    Chelsea dhe Arsenal janë në garë për të blerë mesfushorin e ri të Lille, Ayyoub Bouaddi. Para tyre, interes ka shfaqur Paris Saint-Germain.
    Ky djalosh i talentuar ka rritur ndjeshëm reputacionin e tij pas paraqitjeve të forta në Ligue 1, ndërsa Arsenal raportohet të jetë më agresiv në negociata. Mos të harrojmë se edhe Chelsea po e monitoron nga afër për të përforcuar mesfushën.
    Lille, nga ana tjetër, synon të zgjasë kontratën e adoleshentit dhe ta shesë për 50 milionë euro. Francezët kanë treguar se dinë të shesin shtrenjtë.
    Bouaddi ka shkëlqyer sidomos me performancën e tij në fitoren e Lille ndaj Real Madridit në Champions League, kur ishte vetëm 17 vjeç (ditëlindja).

  • Arsenal zyrtarizon dy transferime… për vitin 2027

    Arsenal zyrtarizon dy transferime… për vitin 2027

    4 Dhjetor 2025

    17:46

    Telesport

    Përveç vëmendjes te gara për titullin kampion dhe suksesi në Champions League, Arsenal vazhdon me strategjinë për të siguruar talente për të ardhmen.
    Sot, klubi londinez ka zyrtarizuar nënshkrimin me dy binjakët ekuadorianë, Edwin dhe Holger Quintero, nga 16 vjeç. Dy binjakët aktualisht luajnë për Independiente Del Valle, por do t’i bashkohen Arsenalit kur të mbushin 18 vjeç në vitin 2027, konkretisht në gusht të atij viti, siç thuhet në njoftimin zyrtar.
    “Dyshja shumë e kërkuar ekuadoriane ka nënshkruar marrëveshje parakontrate për t’u bashkuar me Gunners nga Independiente del Valle në vitin 2027”, thuhet në njfotimin zyrtar të Arsenalit.
    Edwin luan si sulmues në krahun e djathtë, Holger Quintero luan si mesfushor sulmues. Për dy talentet nga Ekuadori ka pasur interes edhe nga Barcelona, por londinezët janë treguar më të zotët në këtë rast.

  • Guardiola: Ky sezon i Premier është i rrëmujshëm dhe i paparashikueshëm, do të luftojmë për titullin

    Guardiola: Ky sezon i Premier është i rrëmujshëm dhe i paparashikueshëm, do të luftojmë për titullin

    Manchester City ndodhet i dyti në renditjen e Premier League, duke qëndruar 5 pikë pas kryesuesve të Arsenal. “Citizens” arritën një fitore rokamboleske javën e fundit ndaj Fulham (5-4).
    Sipas trajnerit Pep Guardiola, kjo që ndodhi në atë ndeshje dhe duke parë rezultatet e shumta surprizë të këtij sezoni, beson se gjithçka do të jetë e hapur deri në fund.
    “Kjo është Premier League, hera-herës e rrëmujshme, nuk mund ta kontrollosh dot atë. Thjesht është Premier League, gjithçka duket e paparashikueshme”, tha trajneri spanjoll i City.
    “Për momentin, Arsenal është kaq i fortë dhe kaq solid. Kështu që unë e di se çfarë duhet të bëjmë. Do të jetë e vështirë, por në të njëjtën kohë, Premier League është kaq e gjatë”, shtoi Guardiola.
    “Kam përvojë të mjaftueshme për të bërë vrapime të gjata, për të provuar të luftoj për të fituar Premier League. Dhe kur kjo të ndodhë, është vetëm çështje mbijetese. Mos më tregoni si, as lojtarët nuk e dinë. Në fund e pranojmë”, tha Guardiola.

  • Arsenal i përgjigjet Man.City, “thyen” 2-0 Brentford në derbi, Arteta: Nuk ishte e lehtë

    Arsenal i përgjigjet Man.City, “thyen” 2-0 Brentford në derbi, Arteta: Nuk ishte e lehtë

    Arsenal i përgjigjet Man.City, me “topçinjtë” që largojnë frikën, triumfojnë 2-0 në derbi përballë Brentford duke ruajtur diferencën prej 5 pikësh me “qytetarët” e Pep Guardiola-s.
    Në “Emirates”, ekipi i Artetas gjeti golin e avantazhit në minutën e 11-të me një aksion fantastik, të finalizuar me kokë nga Merino. Arsenal kishte kontrollin e lojës, tentuan në çdo formë të gjenin edhe golin e dytë, por në ishin dhe me fat ku portieri Raya vuri në jetë një mrekulli të vërtetë teksa devijoi një goditje të fortë me kokë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi.

    Në fraksionin e dytë, “topçinjtë” bombarduan portën e Brentford, ku Calafiori tentoi në dy raste me goditje nga distanca. Më fund, në shtesë, pas një kundërsulmi të shpejtë, Saka gjeti golin e dytë dhe të qetësisë, një sukses 2-0 kënaq trajnerin Arteta:
    “Ndaj Brenford është gjithnjë e vështirë, atyre i mjafton edhe një rivënie fundore për të sjell kaos. Një gol nuk mjafton kurrë për të qëndruar të qetë, por mendoj se e dominuam këtë derbi, krijuam më shumë raste. Në përgjithësi jam i kënaqur pasi kjo nuk ishte një javë e lehtë”, u shpreh Arteta.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Arteta: Nuk është e lehtë të fitosh kur luan çdo tri ditë, kushdo që aktivizohet po paraqitet mirë

    Arteta: Nuk është e lehtë të fitosh kur luan çdo tri ditë, kushdo që aktivizohet po paraqitet mirë

    4 Dhjetor 2025

    8:47

    Telesport

    Arsenal arriti të fitojë 2-0 ndaj Brentford dhe ruajti epërsinë prej pesë pikësh në krye të tabelës ndaj Manchester City. Fitorja në stadiumin “Emirates” u sigurua falë golave ​​të Mikel Merino dhe Bukayo Saka, që hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.
    “Është gjithmonë e vështirë sepse kundër Brentford, një gjuajtje anësore është e gjitha që duhet dhe bëhet kaos dhe aventurë“, tha trajneri i Arsenal, Mikel Arteta. “Një epërsi 1-0 nuk është kurrë e mjaftueshme kundër tyre”, shtoi spanjolli.
    “Mendoj se dominuam ndeshjen dhe krijuam rastet më të mëdha. Në përgjithësi, jam shumë i kënaqur. Me javën që kemi pasur, ku luajmë çdo tre ditë më, pa kohë rikuperimi. Të fitosh kaq shpesh, jam shumë krenar për lojtarët”, tha Arteta.
    “Jam i kënaqur, veçanërisht duke pasur parasysh numrin e lëndimeve që kemi ende. Na mungojnë Saliba, Gabriel dhe dje humbëm Mosquera. Ka qenë një sfidë. Ben White ishte i shkëlqyer dje. Kushdo që ka një mundësi po performon mirë“, përfundoi Arteta.

  • Pasi e mposhti në Champions, Arsenal kërkon të “rrëmbejë” lojtarin më të mirë të Bayern Munich

    Pasi e mposhti në Champions, Arsenal kërkon të “rrëmbejë” lojtarin më të mirë të Bayern Munich

    2 Dhjetor 2025

    18:40

    Telesport

    Pasi i shkaktoi humbjen e parë për këtë sezon, 3-1 në “Emirates”, sfidë e vlefshme për në Champions League, Arsenal është vënë seriozisht në ndjekje të yllit të madh të Bayern Munich, Michael Olise.
    Sipas “TEAMtalk”, drejtori sportiv i “Topçinjve”, Andrea Berta, ka nisur nga puna për të sjellë në Londër një super yll si Michael Olise, për francezin do të sihte një rikthim në Angli, ku më parë ka veshur fanellën e Crystal Palace dhe të Reading.
    Meqenëse lojtari është nën kontratë deri në vitin 2029 dhe Bayern Munich nuk është i gatshëm ta lërë të shkojë, Arsenali po shqyrton të bëjë një ofertë që është shumë joshëse, që në total bashkë me bonuset shkon 120 milionë euro. Ndërsa për të bindur vetë anësorin francez, klubi londinez është i gatshëm t’i japë një rrogë të majme, rreth 300 mijë euro në javë, që do të thotë një nga futbollistët më të paguar.