Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me paraqitjen në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme të drejtorit të ARRSH-së Gentian Gjyli.
Reagimi i Gazment Bardhit:
Janë të gjithë për burg drejtorët e Belindës, me në krye vetë atë! Është vetëm çështje kohe! Mandatin e deputetit nuk e duan për qytetarët! Nuk e duan që tu shërbejnë njerëzve. E duan thjesht për t’u mbrojtur nga drejtësia! Do dështojnë!
Tag: arrsh
-

Zëvendësoi shefin e arrestuar në krye të ARRSH, drejtori shkodran Gentian Gjyli paraqitet në SPAK…
Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, i cili është edhe vartësi i ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Gjyli është paraqitur edhe më herët ku eshte pyetur nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve.
Gentian Gjyli, i cili morin postin më 28 Mars duke zëvendësuar Evis Berberin, ka qenë në qendër të raportimeve mediatike lidhur me procedura tenderuese të dyshimta të lidhura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Kujtojmë që ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i ministres Belinda Balluku, përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Nga hetimet ka rezultuar se Evis Berberi është i përfshirë në 6 tendera që SPAK pretendon se janë dhënë në mënyrë abuzive, 3 në kohën që ishte Drejtor i Eficencës së Energjisë dhe 3 si drejtor i ARRSH.
Totali i tenderave kap një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro. Përveç Berberit, në pranga janë vënë edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami, administratorë të kompanisë DAAM, që dyshohet se kanë përfituar tenderat në mënyrë abuzivë.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

Paraqitet në SPAK kreu i ARRSH, Gentian Gjyli
Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Kujtojmë se Gjyli është paraqitur në SPAK edhe në janar, ku dha shpjegime për rreth 2 orë.
Gentian Gjyli, mori postin më 28 Mars duke zëvendësuar Evis Berberin, i cili u arrestuar me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave. -

Paraqitet në SPAK për herë të dytë brenda katër muajve, kreu i ARRSH Gentian Gjyli
Është paraqitur për herë të dytë në SPAK, kreu i ARRSH, Gentian Gjyli.
Kjo është hera e dytë që ai paraqitet në ambientet e SPAK brenda katër muajve, pasi në janar dha shpjegime për rreth 2 orë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Gjyli zëvendësoi Evis Berberin në krye të ARRSH-së, i cili përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave.Top Channel
-

‘Besniku’ i Belinda Ballukut paraqitet në SPAK, kreu i ARRSH do të merret në pyetje për…
Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, i cili është edhe vartësi i ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Gjyli pyetet nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve.
Gentian Gjyli, i cili morin postin më 28 Mars duke zëvendësuar Evis Berberin, ka qenë në qendër të raportimeve mediatike lidhur me procedura tenderuese të dyshimta të lidhura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Kujtojmë që ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i ministres Belinda Balluku, përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Nga hetimet ka rezultuar se Evis Berberi është i përfshirë në 6 tendera që SPAK pretendon se janë dhënë në mënyrë abuzive, 3 në kohën që ishte Drejtor i Eficencës së Energjisë dhe 3 si drejtor i ARRSH. Totali i tenderave kap një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro. Përveç Berberit, në pranga janë vënë edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami, administratorë të kompanisë DAAM, që dyshohet se kanë përfituar tenderat në mënyrë abuzivë. -

Kreu i ARRSH Gentian Gjyli paraqitet në SPAK
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur të premten në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk dihet akoma se për çfarë është thirrur Gjyli në SAPK, por duket se ka të bëjë me hetimet lidhur me ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi.Kujtojmë se Gjyli është thirrur edhe në janar të vitit 2024 në SPAK për këtë çështje ku ka qëndruar aty për rreth dy orë.
Ai dëshmoi mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH-së, më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit nga SPAK të ish-drejtorit, Evis Berberi njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku.
Gjyli ishte një emërim i brendshëm në radhët e ARRSH. Më parë ai ka mbajtur postin e shefit të sektorit të projekteve dhe së fundmi atë të zv drejtorit të përgjithshëm të ARRSH.
Evis Berberi, u arrestua me 14 mars 2024 me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. SPAK zbuloi skemën si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së kishte dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.
