Drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli janë dy ish-vartësit e Belinda Ballukut, ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ndërkohë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, GJKKO ka vendosur pezullim nga detyra, si edhe i është ndaluar largimi jashtë vendit.
Balluku, njeriu më i fortë i qeverisë shqiptare pas kryeministrit Edi Rama, akuzohet zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 180 milionë euro.
Kjo është hera e parë që një funksionare e lartë, në rastin konkret, numri i dy i qeverisë të pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.
Tag: arrsh
-

Pas masës ndaj Ballukut, GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ drejtorin e KESH dhe kreun e ARRSH-së
-

Lezha, qarku më i prekur nga reshjet. ARRSH dhe OSHEE me grupe në terren për të normalizuar situatën
Përmbytje të tokave bujqësore, prezencë uji në banesa dhe biznese është situata e raportuar kryesisht në qarkun e Lezhës, bashkia Kurbin si pasojë e reshjeve te shiut me itensitet te dendur. Rreth 80 familje në fshatin Shpërdhet mbeten të izoluara, pasi prurjet e mëdha të lumit Droje kanë shembur rrugën hyrëse në një gjatësi prej rreth 100 metrash.
Vështirësi të mëdha raportohen edhe në rrugën që lidh fshatin Gallatë me Vinjollin në Kurbin, e cila vijon të jetë e bllokuar si pasojë e vërshimit të ujërave malorë që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën. Situata janë shënuar edhe në Tropojë, Kukës , në aksin Skurraj–Burrel, me rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës.Edhe në akset Ersekë – Leskovik – 3 Urat, Elbasan–Rrogozhinë-Qafë Thanë Ka pasur rënie inertesh. Grupet e punës së ARRSH janë në terren , sakaq edhe punonjës të policisë rrugore . Për sa i përket furnizimit me energji elektrike, OSSH ka vënë në dispozicion rreth 1500 punonjës.
Aktualisht janë jashtë pune 26 fidera të rrjetit të tensionit të mesëm. Rrjeti që furnizon hidrovorët është funksional dhe pa defekte, ndërsa po m,bahet nën monitorim situata në Fierzë ku parashikohen reshjesh deri në 80 mm dhe në Koman–Vau i Dejës ku parashikohen rreth130 mm reshje në basen. Furnizimi me ujë është normal në të gjithë vendin.. Në porte probleme me ankorimin pati vetëm në Vlorë, ku trageti që vinte nga Brindizi priti 4 orë në radë, ndërkohë në aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk raporton probleme apo ndërprerje të operimeve. -

MOTI I KEQ/ Rrëshqitje dherash dhe gurësh, ARRSH njofton shoferët për akset e rrezikshme!
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa akse, kryesisht në jug të vendit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
ARRSH thotë se për pasojë ka patur rënie gurësh dhe rëshqitje dherash në disa akse, duke i bërë apel shoferëve për kujdes. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Disa prej akseve rrugore ku janë raportuar problematika janë në Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
NJOFTIMI I ARRSH:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Apel për drejtuesit e mjeteve
Në qarkun e Gjirokastrës kanë filluar reshje shiu me intensitet të lartë, ku është raportuar edhe rënie gurësh, në disa akse rrugore si: Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë.
Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë për të garantuar që qarkullimi të vijojë normalisht.
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve:
Ulni shpejtësinë
Mbani distancën e sigurisë
Shmangni frenimet e papritura
Udhëtoni me kujdes!
-

Tuneli i Llogarasë/ SPAK i njofton akuzat ish-kreut të ARRSH dhe drejtuesit të KESH
Prokuroria e Posaçme pritet t’i komunikojë akuza ndaj ish-kreu të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, drejtuesit të KESH, Erald Elezit, si dhe dy shtetasve të tjerë. Të katërt janë të përfshirë si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave në procedura tenderimi në lidhje me Tunelin e Llogarasë.
SPAK njofton se hetimet ndaj tyre kanë të bëjnë me verifikimin e procesit të tenderimit dhe respektimin e ligjit në dhënien e kontratave publike. Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli u paraqit sot në SPAK në orën 09:00 i shoqëruar nga avokati i tij Andi Skënderi. Mësohet se i është komunikuar akuza e ‘shkeljes së barazisë’ për tenderin e Tunelit të Llogarasë. -

Pas Ballukut, paraqitet në SPAK kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli, merret i pandehur për tunelin e Llogarasë
belinda balluku dhe gentian gjyli
TIRANË- Pas ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, këtë të hënë është paraqitur në SPAK kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli. Ai ka qenë i shoqëruar me avokat, dhe ka qënduar pak minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku i është komunikuar akuza e shkeljes së barazisë në tendera nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me hetimet e kryera për tenderin e tunelit të Llogarasë.
Gjyli ka qenë dhe gjatë muajit Maj i pranishëm në SPAK, ku asokohe u tha se u mor i pandehur në lidhje me disa procedura tenderash të kryera nga institucioni që ai drejton. Gjyli u zgjodh në krye të ARRSH-së në Mars të vitit 2024, pas arrestimit nga Policia të Evis Beberit. Më herët, Gjyli mbante postin e nëndrejtorit në ARRSH, dhe tashmë prej më shumë se një viti drejton një prej institucioneve më të rëndësishme në varësi të ministres Balluku.
Kjo e fundit u paraqit të premten në SPAK, ku iu komunikua akuza për shkeljen e barazisë në tenderat publikë, në lidhje me procedurën e ndjekur për shpalljen e kompanisë fituese në tunelin e Llogarasë.Pasditen e të premtes, Balluku u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, teksa pak minuta më vonë vetë Prokuroria dha detaje për hetimin dhe njoftoi zyrtarisht akuzat. SPAK sqaroi se deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, ministrja është marrë në hetim për njërën prej procedurave të prokurorimit për Tunelin e Llogarasë, konkretisht për aksin Orikum-Himarë, pjesë e autostradës (Vlorë-Sarandë), ku janë evidentuar shkelje në zhvillimin e procedurës së tenderimit për këtë aks. Sipas SPAK, bëhet fjalë për procedurën e zhvilluar më 11 dhjetor 2020, e cila më pas u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 190 mln euro pa TVSH, një nga më të kushtueshmit sot në vend./ZËRI
-

Kreu i ARRSH në SPAK! Vartësi i Ballukut, Gentian Gjyli merret zyrtarisht i pandehur për tunelin e Llogarasë
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli ëstë paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Ai është parë të hyjë në prokurorinë e Posaçme në orën 09:00.
Gjyli është marrë i pandehur ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).Ai u paraqit në shoqërinë e avokatit mbrojtës, ndërsa iu komunikua akuza zyrtare nga SPAK, fakt i cili u konfirmua nga mbrojtësi i tij ligjor.
Gjyli, i cili doli para pak momentesh nga SPAK, akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur ditën e premte edhe zv/kryeministrja dhe ministra e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Gjyli u zgjodh në krye të ARRSH-së në mars 2024, pas arrestimit të Evis Beberit, dhe më parë mbante postin e nëndrejtorit të këtij institucioni.
Ministrja Belinda Balluku u paraqit në SPAK të premten, ku iu komunikua akuza për shkelje të barazisë në tenderat publikë, lidhur me procedurën për shpalljen e kompanisë fituese në tunelin e Llogarasë. SPAK njoftoi se Balluku është marrë në hetim për procedurën e prokurimit të aksit Orikum-Himarë, pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, ku janë evidentuar shkelje në zhvillimin e tenderimit.
Procedura fillestare e tenderit u zhvillua më 11 dhjetor 2020, por më pas u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 190 milionë euro pa TVSH, duke u renditur si një nga më të kushtueshmit në vend. SPAK thekson se hetimet janë ende në fazë paraprake dhe drejtuesit e institucioneve janë thirrur për të sqaruar përgjegjësitë në këtë proces. -

Hetimi për tunelin e Llogarasë, kreu i ARRSH paraqitet në SPAK. Avokati: Nuk kemi deklaratë
Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli u paraqit mëngjesin e kësaj të hëne, 3 nëntor, në Prokurorinë e Posaçme, së bashku me avokatin e tij.
Qëndrimi i tij me prokurorët e SPAK zgjati vetëm pak minuta, ndërsa nuk dha asnjë koment për mediat pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Avokati i tij tha shkurt “nuk kemi deklaratë”. Gjyli u paraqit lidhur me hetimet për Tunelin e LLogarasë.
Atij i është komunikuar akuza lidhur me “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” për hetimet që po zhvillohen për Tunelin e Llogarasë.
Më 31 tetor, SPAK i komunikoi akuzën Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është nën hetim për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë në aksin rrugor Orikum-Himarë.
Vetë Balluku pas daljes nga SPAK, u shpreh se “është shpresëplotë që procesi do të jetë i bazuar mbi transparencën”. -

Hetimi për tunelin e Llogarasë/ Pas Ballukut, edhe kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet në SPAK
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK. Ai shoqërohet së bashku me avokatin e tij, ku pritet t’i komunikohet akuza për tenderin e Tunelit të Llogarasë.
E pandehur për këtë çështje është marrë të premten edhe zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Innfrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. -

Njeriu i Ballukut, drejtori i ARRSh-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK me avokat
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli ëstë paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Ai është parë të hyjë në prokurorinë e Posaçme në orën 09:00 i shoqëruar nga një avokat.
Ndërkohë kujtojmë se të premten e kaluar SPAK mori të pandehur zv/kryeministren, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë,Belinda Balluku lidhur me dosjen e korrupsionit në Tuneline Llogarasë.
Kujtojmë se më 13 maj 2025, Gjyli u mor zyrtarisht i pandehur nën akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”.
-

Pas Ballukut, paraqitet në SPAK kreu i ARRSH-së Gjyli, e shoqëron avokati
belinda balluku dhe gentian gjyli
TIRANË- Pas ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, këtë të hënë është paraqitur në SPAK kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli. Ai ka qenë i shoqëruar me avokat, ndërsa pritet t’i komunikohet akuza nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me hetimet e kryera për tenderin e tunelit të Llogarasë. Gjyli ka qenë dhe gjatë muajit Maj i pranishëm në SPAK, ku asokohe u tha se u mor i pandehur në lidhje me disa procedura tenderash të kryera nga institucioni që ai drejton. Gjyli u zgjodh në krye të ARRSH-së në Mars të vitit 2024, pas arrestimit nga Policia të Evis Beberit. Më herët, Gjyli mbante postin e nëndrejtorit në ARRSH, dhe tashmë prej më shumë se një viti drejton një prej institucioneve më të rëndësishme në varësi të ministres Balluku.
Kjo e fundit u paraqit të premten në SPAK, ku iu komunikua akuza për shkeljen e barazisë në tenderat publikë, në lidhje me procedurën e ndjekur për shpalljen e kompanisë fituese në tunelin e Llogarasë.Pasditen e të premtes, Balluku u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, teksa pak minuta më vonë vetë Prokuroria dha detaje për hetimin dhe njoftoi zyrtarisht akuzat. SPAK sqaroi se deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, ministrja është marrë në hetim për njërën prej procedurave të prokurorimit për Tunelin e Llogarasë, konkretisht për aksin Orikum-Himarë, pjesë e autostradës (Vlorë-Sarandë), ku janë evidentuar shkelje në zhvillimin e procedurës së tenderimit për këtë aks. Sipas SPAK, bëhet fjalë për procedurën e zhvilluar më 11 dhjetor 2020, e cila më pas u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 190 mln euro pa TVSH, një nga më të kushtueshmit sot në vend./ZËRI