Tag: arrsh

  • Hetimet për ish-drejtorin e ARRSH Berberi – SPAK po pyet biznesmenin Valter Vegajm tashmë i pandehur

    Hetimet për ish-drejtorin e ARRSH Berberi – SPAK po pyet biznesmenin Valter Vegajm tashmë i pandehur

    Në seancën paraprake për dosjen në ngarkim të ish-drejtorit të ARRSH-së Evis Berberi, SPAK po merr në pyetje biznesmenin Valter Vegaj që është marrë i pandehur.

    Begaj kishte bërë memo me pretendimin se i është mohuar i drejta e dhënies së deklarimeve. Ndërkohë lidhur me këtë dosje që përfshin 23 të pandehur fizikë dhe 2 juridikë, javën e kaluar Evis Berberi kërkoi gjykim të shkuartuar kërkesë për të cilën GJKKO nuk është shprehur ende.

    Ai kërkon gjithashtu kthimin e sendeve të sekuestruara dhe papërdorshmërinë e akteve. SPAK thotë se zyrtarët nën akuzë përmes një skeme të përpunuar bashkëpunimi mes tyre dhe kompanive private synonte kontrollin dhe përfitimin sistematik nga fondet publike në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës.

    Pas përfundimit të parashtrimeve nga palët, togat e zeza do të vendosin nëse e kalojnë në gjykim dosjen, e kthejnë pas për plotësim aktesh apo e pushojnë çështjen.

  • “Llogaraja”, kreu i ARRSH mbërrin në SPAK

    “Llogaraja”, kreu i ARRSH mbërrin në SPAK

    Kreu i ARRSH Gentian Gjyli është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK, teksa ndodhet në arrest shtëpie.
    Gjyli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
    Ai akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe, Belinda Balluku.
    Kjo e fundit është pezulluar nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre me vendim të GJKKO, ndërsa i është hequr edhe pasaporta.

  • “Afera Balluku”/ Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

    “Afera Balluku”/ Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

    Gentian Gjyli, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga vartësit e Belinda Ballukut është paraqitur në SPAK.
    Më herët gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe Drejtori i KESH Erald Elezi.
    Edhe Gjyli, ashti si drejtori i KESH janë me masë “arrest shtëpie”, ndërsa Belinda Balluku eshte pezulluar nga detyra me vendim te GJKKO dhe i është sekuestruar pasaporta.
    Balluku u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, vepra penale të kryera në bashkëpunim me vartësit e saj.
    Belinda Balluku, ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, Gjyli, Elezi e vartës të tjerë të saj, akuzohen se kanë manipuluar dy tenderat për Tunelin e Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me vlerë totale 210 milionë euro, duke favorizuar kompanitë fituese.

    Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Masat e sigurimit ndaj Ballukut, si dhe ndaj vartësve të saj që drejtojnë KESH dhe ARRSH, janë të nevojshme pasi mund të dëmtojnë provat, të ndikojnë tek punonjësit e këtyre institucioneve që janë duke u pyetur si dëshmitarë, mund të vijojnë të abuzojnë me fondet publike, si dhe se mund të arratisen.

  • Në arrest shtëpie, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në SPAK

    Në arrest shtëpie, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në SPAK

    Drejtori i KESH, Erald Elezi është paraqitur këtë të martë në SPAK.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Elezi është i pandehur në dosjen ‘Balluku’ dhe në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
    Ndërsa mësohet Gentian Gjyli, kreu i ARRSH është paraqitur për t’u pyetur.

    Top Channel

  • Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

    Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

    ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës është krijuar çarje e skarpatës.
    “Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.
    Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.
    I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e ARRSH që u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë, të mbajnë distancës e sigurisë dhe të shmangin frenimet e papritura.
     

  • “Reshjet e dendura shkaktuan rënien e gurëve në Qukës-Qafë Plloçë”/ ARRSH: I gjithë aksi është i hapur e pa probleme

    “Reshjet e dendura shkaktuan rënien e gurëve në Qukës-Qafë Plloçë”/ ARRSH: I gjithë aksi është i hapur e pa probleme

    Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me bllokimin e aksit Qukës-Qafë Plloçë nga rrëshqitjet e një masivi gurësh. ARRSH thekson se grupet e punës ndodhen në terren.

    Më tej bëhet me dije se është krijuar një bypass-i i përkohshëm për devijimin e trafikut në këtë segment si dhe për sigurinë e shoferëve. Sipas njoftimit aksi është i hapur ndërsa ARRSH bëri thirrje për zbatimin e rregullave të qarkullimit.

    “Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.

    Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.

    I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm. Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve: Ulni shpejtësinë, mbani distancën e sigurisë, shmangni frenimet e papritura dhe udhëtoni me kujdes”, njofton ARRSH.

  • VIDEO-Shoqërohen nga policia, mbërrijnë në GJKKO kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

    VIDEO-Shoqërohen nga policia, mbërrijnë në GJKKO kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

    Dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Belinda Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, janë thirrur sot në GJKKO, ku do të mbahet seanca për komunikimin e masës së sigurisë.
    Siç shihet nga pamjet dy zyrtarët, që janë në ‘arrest shtëpie’ janë shoqëruar në Gjykatën e Posaçme nga forca policie.
    Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”. 
    Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. 

  • Shoqërohen nga policia, mbërrijnë në GJKKO kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

    Shoqërohen nga policia, mbërrijnë në GJKKO kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

    Dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Belinda Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, janë thirrur sot në GJKKO, ku do të mbahet seanca për komunikimin e masës së sigurisë.
    Siç shihet nga pamjet dy zyrtarët, që janë në ‘arrest shtëpie’ janë shoqëruar në Gjykatën e Posaçme nga forca policie.
    Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”. 
    Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. 

  • Pas masave të sigurisë për Ballukun, GJKKO vendos “arrest në shtëpi” për bashkëpunëtorët e saj të afërt

    Pas masave të sigurisë për Ballukun, GJKKO vendos “arrest në shtëpi” për bashkëpunëtorët e saj të afërt

    Zbulohen emrat e dy vartësve të Ballukut, ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’. Bëhet fjalë për Erald Elezin, drejtor i KESH-it, dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.
    Kujtojmë se Elezit i është komunikuar akuza “shpërdorim detyre dhe “shkelje e barazisë në tendera”.
    “Është fakt publik ish-drejtori i Rrugëve është marrë i pandehur dhe është i dërguar për gjykim në gjyqtarin e seancës paraprake, drejtori aktual është marrë i pandehur. Ish- drejtori i KESH është marrë i pandehur dhe po hetohet”, tha kreu i SPAK Altin Dumani rreth një muaj më parë.
    E njëjta akuzë iu komunikua edhe kreut të ARRSH Gentian Gjyli.
    Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
    SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, 22 individë dhe 3 subjekte private. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë në zhvillim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë.
    Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Evis Berberit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Gjykata vendos masë sigurie “arrest shtëpie” për kreun e ARRSH

    Gjykata vendos masë sigurie “arrest shtëpie” për kreun e ARRSH

    GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Gentian Gjyli, kreu i ARRSH dhe Erald Elezit, aktualisht drejtor i KESH. Ata janë dy nga 5 personat që janë marrë të pandehur për tenderin e Llogarasë.
    Ndërkohë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, GJKKO ka vendosur pezullim nga detyra, si edhe i është ndaluar largimi jashtë vendit.