Gjatë një takimi me të rinjtë në Durrës, Kryeministri Edi Rama komentoi situatën politike në Shqipëri, duke shprehur një qëndrim të ashpër ndaj opozitës. Ai tha se opozita ka arritur maksimumin e mundshëm të votave në zgjedhjet e 2021 dhe se për ta, është e pamundur të marrin më shumë vota “nëse nuk dalin nga ajo kënetë.”
Rama theksoi se Partia Socialiste nuk ka arritur ende potencialin e saj të plotë.
“Maksimumi ynë është i gjithi aty në fushë për t’u arritur,” tha ai, duke theksuar se ky objektiv do të arrihet me më shumë energji dhe forcë.
Në fjalët e tij, kryeministri shprehu se opozita ka humbur terren përpara PS-së, duke shtuar se përpjekjet e saj për të ndikuar janë të paqena. “Ne jemi përpara, ata na gjëmojnë me britma, por ne do ndalojmë të flasim me ta, është pa kuptim,” u shpreh ai.
Rama gjithashtu shprehu bindjen se Shqipëria mund të hyjë në Bashkimin Europian vetëm përmes PS.
Tag: arritur
-

‘Maksimumin e mundshëm të votave e mori në 2021’, Rama: Opozita nuk arrin dot më shumë nëse nuk del nga këneta
-

Arsenali shet 3 lojtarë për të arritur objektivat e merkatos! Duhen 200 mln paundë për 3 yje
9 Prill 2025
16:40
Telesport
Arsenali nuk bën shaka. Fitorja me Real Madrid në Champions League (3-0) gjithashtu nuk ishte rastësi.
Ashtu si Liverpool dhe Manchester City, radhën për t’u afirmuar si klubi numër 1 në Angli e ka pikërisht Arsenali, i cili po rritet dhe po formon skuadrën perfekte.
Trajneri Arteta ka kërkuar tri blerje të mëdha për merkaton e verës: Martin Zubimendi i Real Sociedad, Nico Williams i Athletic Bilbao dhe Viktor Gyokeres i Sportingut të Lisbonës.
Këto blerje kushtojnë mbi 200 mln paundë, kështu që Arsenali ka vendosur edhe se kush do të shitet. Lista nis me Kieran Tierney dhe Oleksandr Zinchenko, për të mbaruar me Leandro Trossard. -

Varferia ka arritur kulmin/ Balliu me qytetarët e njësisë 3: Paketa e dhembshurisë emergjencë kombëtare
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë në Gjermani mes CDU dhe SPD
Partitë CDU (Union Demokristian i Gjermanisë) dhe SPD (Partia Socialdemokrate e Gjermanisë) kanë arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie të përbashkët, pas zgjedhjeve të shkurtit, në një proces që ka përfshirë diskutime të gjata dhe të ndërlikuara.
Marrëveshja është arritur të martën dhe ka pasur një ndikim të rëndësishëm në stabilitetin politik të Gjermanisë, duke hapur rrugën për një administratë të re që do të drejtojë vendin në vitet në vijim.
Pjesë e marrëveshjes është ndarja e pozitave politike dhe ministrive, si dhe një angazhim për politikat e brendshme dhe të jashtme, përfshirë zhvillimin ekonomik, luftën ndaj ndryshimeve klimatike dhe forcimin e pozita e Gjermanisë në Bashkimin Evropian.
Në këtë bashkëpunim, të dyja partitë kanë bërë kompromisa për të mundësuar një qeverisje të qëndrueshme, pas periudhës pas zgjedhjeve.
Ky koalicion përfaqëson një lëvizje të rëndësishme në politikën gjermane, pasi përfshin dy nga partitë më të mëdha të vendit dhe krijon mundësi për realizimin e shumë projekteve të përbashkëta, duke siguruar një balancë midis orientimeve konservatore dhe sociale.
-

Skandal në SPAK? Vidhen dosjet nga komjuterat e 3 prokurorëve, në pranga 2 persona
Një skandal që ka përfshirë SPAK raportohet nga mediat. Dy ish-zyrtarë janë arrestuar nga kjo prokurori, nën akuzën e ndërhyrjes në sistemin e IT të Prokurorisë së Posaçme dhe marrjes prej andej të dosjeve nga kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK.
Sipas të njëjtave burime ngjarja ka ndodhur pak javë më parë ku mësohet se është hakeruar sistemi i SPAK dhe janë marrë dosjet nga kompjuterat e 3 prokurorëve të posacëm.
Në pranga thuhet se kanë rënë Zambak Gjoni, ish-drejtor i paraburgimit Vlorë dhe Arnold Rrokaj, ish-punonjës i IMT si të dyshuar. Skandali pritet të dërgojë prapa hekurave zyrtarë të tjerë.
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për këtë çësjtje në studion e “Opinion” ku tha se ka dyshime të forta për hakerim.
“Është ndërhyrë në kompjuterin e prokurores Enkeleda Millonai, e cila kohët e fundit për arsye shëndetësore ka pasur momente që nuk është paraqitur në punë, në këtë moment është dhënë sinjali. Ka dyshime të forta për hakerim. Është ndërhyrë! Është parë që është ndërhyrë në 3 kompjutera, të Millonait, prokurores Elida Kaçkini dhe prokurorit Behar Dibra”, – tha Lala.
Sipas gazetares, është tentuar të hakerohej edhe kompjuteri i drejtuesit të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion Altin Dumani.
“Është tentuar të hakerohet kompjuteri i kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Nuk është hakeruar dot, është vendosur të fiket gjithë sistemi, që të mos merreshin të dhëna të tjera“, – u shpreh ajo.
Gazetarja shtoi se përmes gjurmimit të celularëve është zbuluar se në kryeqytet ekziston një zyrë hakerimi. Kështu sipas saj është arritur tek dy personat e arrestuar.
“Prokurorët përmes gjurmimit të celularëve kanë arrestuar në Kamzë Zambak Gjonin dhe më pas Arnold Rrokajn. Përmes gjurmimi të celularëve, ata kanë arritur të kuptojnë që hakerimi vinte nga një zyrë që ishtë në një nga kullat kryesore të Tiranës. Zyrë hakerimi!
Ka dyshime që ka pasur edhe bashkëpunëtorë nga brenda. Kanë arritur përmes gjurmimit të celularëve, se kanë ndodhur brenda 24 orëve, kanë arritur të arrestojnë 2 personat. Janë ndaluar në flagrancë, u janë kapur celularët dhe u janë gjetur pajisje që përdoren për përgjim e hakerim. Dy janë sfidat kryesore, së pari kanë dalë të dhënat e një politikani, biznesmeni dhe një gruaje në administratë”, – tha ajo.