Tag: arritur

  • Letra “profetike” e të mbijetuarit të Titanic-ut, është shitur në një ankand në Londër për 300,000 paund

    Letra “profetike” e të mbijetuarit të Titanic-ut, është shitur në një ankand në Londër për 300,000 paund

    BBC përmes një publikimi bën me dije se Një letër e shkruar nga një pasagjer i Titanic-ut disa ditë para se anija të mbytet ka arritur një shifër rekord prej £300,000 (rreth $400,000) në një ankand në Britani. Letra e kolonelit Archibald Gracie u ble nga një i interesuar anonim në shtëpinë e ankandeve Henry Aldridge and Son në Wiltshire, duke arritur një shumë pesë herë më të madhe sesa parashikimi prej £60,000 që ishte vlerësuar për të.
    Letra, e cila ka marrë epitetin “profetike”, përshkruan një moment të rëndësishëm për kolonelin Gracie, i cili i shkruan një të njohuri se ai do të “presë fundin e udhëtimit tim” përpara se të jepte një gjykim mbi “anijen e shkëlqyer”. Kjo letër është datuar më 10 prill 1912, ditën kur Gracie hipi në Titanic në Southampton, dhe vetëm pesë ditë përpara tragjedisë, kur anija u përplas me një ajsberg në Atlantikun e

    Koloneli Gracie ishte njëri prej rreth 2,200 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit që ishin në bord të Titanic-ut, i cili ishte në udhëtim drejt New York-ut. Tragedia mori mbi 1,500 jetë, duke e bërë atë një nga katastrofat më të mëdha të shekullit XX.
    Gracie ishte një pasagjer i klasës së parë dhe e shkroi letrën nga kabina C51. Ajo u postua në momentin kur anija ndaloi në Queenstown (sot Cork) në Irlandë më 11 prill 1912, dhe gjithashtu ka një shenjë postare nga Londra më 12 prill. Ankandi që mundësoi shitjen e kësaj letre theksoi se ajo kishte arritur çmimin më të lartë të çdo korrespondence që ishte shkruar në bord të Titanic-ut.
    Letra ishte një element i rëndësishëm i kujtimeve të kolonelit Gracie për ngjarjen tragjike. Ai u bë një nga shkrimtarët më të njohur të Titanic-ut, duke shkruar librin The Truth About The Titanic, ku përshkruante eksperiencën e tij në anijen e mbytur. Ai rrëfente se si mbijetoi duke u ngjitur mbi një barkë shpëtimi të kthyer përmbys në ujërat e akullt, dhe si shumë prej burrave që kishin arritur të ngjiteshin mbi të vdiqën nga lodhja dhe të ftohtit.
    Pavarësisht se Gracie e shpëtoi jetën, shëndeti i tij u dëmshua rëndë nga hipotermia dhe dëmtimet fizike që pësoi gjatë katastrofës. Ai ra në koma më 2 dhjetor 1912 dhe vdiq nga pasojat e diabetit dy ditë më vonë.
    Letra e kolonelit Gracie është një dëshmi e rëndësishme historike e ngjarjes tragjike dhe tregon një këndvështrim personal të një prej mbijetuesve më të njohur të Titanic-ut. Me çmimin rekord që arriti në ankand, ajo nuk është vetëm një objekt koleksionistik, por një thesar i kujtimit të një prej tragjedive më të mëdha të historisë detare, që vazhdon të tronditë imagjinatën kolektive të botës edhe sot.
    Përgatiti: Albert Vataj

  • “Vlora ka arritur majat”/ Socialistja kalon në delir: Mos kërkoni gjë! Hënën s’ua japim dot (VIDEO)

    “Vlora ka arritur majat”/ Socialistja kalon në delir: Mos kërkoni gjë! Hënën s’ua japim dot (VIDEO)

    Teksa vendi është prej dy javësh në fushatë elektorale, për zgjedhjet e 11 majit, duket se në Partinë Socialiste janë jashtë realitetit që hasen shqiptarët e thjeshtë.
    I tillë është edhe rasti i socialistes, e cila e sheh Vlorën në maja dhe banorët e qytetit bregdetar nuk mund të kërkojnë ndryshime.
    Ndërsa më tej ajo vazhdon me një qasje arrogante teksa iu thotë pjesëmarrësve se hënën nuk mund të ua sjellin në tokë dhe se ata të bëhen shkencëtar si Anjshtani.
    “Dëgjoni, më vjen keq, por nuk mund të kërkoni ndryshime në Vlorë dhe Vlora do bëhet më mirë! Sepse hapni sytë o çuna, o goca, o vlla o motra, hapni sytë! Vlora ka arritur majat! Hënën nuk mund të ua japin se nuk e marrim dot hënën dhe ta sjellim në tokë. Si mund ta sjellim? Bëhu Anjshtanji! Ik bëhu shkencar (shkencëtar), bëhu shkencëtar që mund të na çosh në hënë.
    Në këto 4 mandate që PS ka dhënë, bërë dhe është në Vlorë, ka bërë ndryshime”, tha kandidatja e PS.

  • Merr fund drama, policia shpëton gruan dhe djalin e futbollistit ekuadorian

    Merr fund drama, policia shpëton gruan dhe djalin e futbollistit ekuadorian

    Policia e Ekuadorit ka arritur të lirojë gruan dhe djalin 5-vjeçar të futbollistit Emelek Xhekson Rodriguez, të cilët u morën peng dy ditë më parë.
    Banesa e tij u sulmua ditën e mërkurë nga persona të maskuar,. Vetë futbollisti arriti të shpëtonte duke u fshehur nën shtrat, ndërsa rrëmvbyesit morën gruan dhe djalin e tij 5-vjeçar.

    🚨🇪🇨👮🏻‍♂️ | Gracias al impecable trabajo investigativo y operativo de la Policía Ecuador, familiares de Jackson Rodríguez, fueron liberados en El Fortín, Guayaquil, tras ser secuestrados en Mucho Lote 2.
    Los captores exigían una alta suma de dinero, pero ahora las víctimas están a… pic.twitter.com/ANMh7m4VtR

    — NTF (@NTFxSF) April 25, 2025
    Ngjarja bëri shumë bujë dhe në mediat ndërkombëtare dhe policia në Ekuador u mobilizua, duke arritur të gjente vendin ku mbaheshin peng ata.
    Në një video në rrjetet sociale është shfaqur momenti kur policia hyn në dhomë dhe gjen gruan duke përqafuar e trembur djalin e saj.

    🙏🚨 El reencuentro de Jackson Rodríguez con su esposa e hijo tras ser liberados.
    🎥 @RonaldPin_pic.twitter.com/9HadiPEJDp
    — StudioFútbol ⚽ (@StudioFutbol) April 25, 2025

    Më pas, janë publikuar edhe video të takimit të tyre me futbollistin që i përqafonte i përlotur.
     

  • Rama nga Elbasani: Sot Shqipëria dhe PS kanë ndryshuar falë grave dhe vajzave, në 11 maj kemi takim me historinë

    Rama nga Elbasani: Sot Shqipëria dhe PS kanë ndryshuar falë grave dhe vajzave, në 11 maj kemi takim me historinë

    Kryesocialisti Edi Rama gjatë vizitës së tij në Qarkun e Elbasanit zhvilloi mbrëmjen e kësaj të enjteje një takim elektoral me gratë dhe vajzat ku bëri dhe prezantimin e kandidatateve.
    Në fjalën e tij Rama tha se sot PS dhe Shqipëria kanë ndryshuar falë kontributin shumë të madh të grave dhe vajzave.
    “Çfarë ne kemi arritur në gjithë këto vite pavarësisht se të tjerët përpiqen të trgojnë të kundërtën, nuk do ishte arritur dot, nëse ne nuk do kishim arritur të bënim fuqizimin e grave dhe vajzave. Nëse ne nuk do kishim arritur që atë që bëmë për vete dhe PS ta impononim përmes parlamentit edhe për të tjerët. Duke bërë që sot të kemi një qeveri që për të disatin vitn rresht është në pesëshen e parë të OKB për vendin që ju ka dhënë vajzave dhe grave. Sot kemi 30% të sipërmarrjeve që drejtohen nga gra. Një pjesë e madhe e tyre drejtohen nga gra dhe janë bashkë me burrat në sipërmarrje, rëndësi ka që e kanë kuptuar dhe burrat që me gratë duhet të ndajnë misionin, sfidat dhe gjykimet për të dnarë sfidat e duhura. Ne sot udhëheqim pasi kemi bashkëdrejtim të organizatave. Në 90% të oragnizatave kemi një kryetar burrë ose djalë dhe një kryetare gura ose vajzë. Kur unë e bëra shokët e mi talleshin dhe kujtonin që nuk funksionin, por ja që funksionon më së miri. Unë besoj se do të kemi edhe partinë më tëmrië në oragnizim. Ne udhëheqim në forcën e shembullit. Më e bukura është se 52% të listës së mbyllur ne e kemi me gra dhe vajza”, u shpreh Rama.

    Më tej Rama bëri sërish thirrje që në 11 maj të gjithë të votojnë me zemër dhe mendjen në BE. Ai ritheksoi për të disatën herë se 11 maji është ditë historike, ku Shqipëria ka mundësinë të takohet me Europën dhe të ulet përballë çdo europiani si i barabartë.
    “Unë besoj se sot Shqipëria është në një moment historik që nuk duhet ta humbasë. Ne duhet të votojmë patjetër në 11 maj për të gjitha ato që ka nevojë Qarku i Elbasanit, por ama aty ku duhet në mënyrë të posaçme gjykimi dhe këmbëngulja e të gjitha nënave në çdo shtëpi do të votojmë për një mundësi që fati e desh të na vinte ne në dorë, për të mbyllur negociatat me BE brenda vitit 2027-të, dhe për t’i dhënë pasaportën Europiane të gjithë fëmijëve të Shqiëprisë”, vijoi më tej kryesocialisti.

  • Sulmi më vdekjeprurës i Rusisë mbi Kiev që nga korriku/ Blloqet e apartamenteve u rrafshuan…

    Sulmi më vdekjeprurës i Rusisë mbi Kiev që nga korriku/ Blloqet e apartamenteve u rrafshuan…

    Nga Jon Donnison, BBC

    Gjendem jo shumë larg qendrës së Kievit në një lagje të madhe banimi.

    Mbrëmë, rreth orës 01:30 me orën lokale, u zgjova nga zhurma e shpërthimeve të forta.

    Pati shumë zjarr kundërajror, ndërsa ukrainasit u përpoqën të rrëzonin disa nga dronët dhe raketat.

    Sirenat ranë dhe njerëzit vrapuan drejt strehimoreve.

    Përpara meje tani shoh një bllok apartamentesh që është rrafshuar plotësisht. Të gjitha ndërtesave përreth u janë thyer xhamat dhe u janë shembur ballkonet. Ka shumë dëme.

    Këtu janë vrarë nëntë persona.

    Ka shumë shërbime emergjente që po kërkojnë ende nëpër rrënoja ku ata mendojnë se njerëzit janë të groposur.

    Fola me një grua, banesa e së cilës ishte dëmtuar rëndë. Ajo ka ikur dy herë nga vendlindja e saj në lindje të Ukrainës, një zonë që tani është e pushtuar nga Rusia.

    E pyeta nëse ajo mendon se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të heqë dorë nga ato territore për të arritur një marrëveshje paqeje. Ajo ishte mjaft e prerë dhe tha, ‘jo, kjo është kundër Kushtetutës sonë’.

    Sulmi i mbrëmshëm duket se mund të jetë më vdekjeprurësi në kryeqytet që nga korriku i kaluar dhe vjen ndërsa përpjekjet diplomatike po vazhdojnë për të arritur një lloj marrëveshjeje për armëpushim.

  • “Unë nuk luaj në fushë, Partizani ka arritur deri këtu”! Skënder Gega flet para ndeshjes me Egnatian: Luhet për Europën dhe imazhin e klubit

    “Unë nuk luaj në fushë, Partizani ka arritur deri këtu”! Skënder Gega flet para ndeshjes me Egnatian: Luhet për Europën dhe imazhin e klubit

    Skënder Gega ka folur para ndeshjes gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë. Partizani do të përballet kundër Egnatias, ndërsa në ndeshjen e parë të kuqtë arritën të fitonin në shifrat 0-1. Skënder Gega ka folur para këtij takimi duke i thënë qartë lojtarëve se janë ata që kanë arritur deri në këtë fazë të rëndësishme.
    “Ky rezultat do të thotë që jemi në garë. Kemi arritur një rezultat 1 – 0 po si është një javë nuk është javën tjetër. Egnatia është një ekip i mirë, një ekip me kualitete jemi të vetëdijshëm. Ne vijmë pas një ndeshje me një rezultat jo të mirë dhe gjithsesi nuk mund të punosh me entuziazëm. Jam munduar këto 2 -3 ditë edhe pse koha e ngjeshur të korrigjojmë, analizojmë dhe përmirësojmë gabimet që kemi bërë.
    Unë mendoj se për një klub si Partizani çdo ndeshje duhet të ishte finale kupe. E vetmja mënyrë është ti marrësh ndeshjet një nga një, por tani është fundi dhe nuk ka asnjë lloj shansi apo hapësire. Unë besoj se kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme.
    Luhet për Europën, për imazhin e klubit, për interesat çdo gjë është bashkë. Eshtë një garë për tu vlerësuar, në futboll çdo gjë sot është bërë ekonomi tregu çdo klub pa pikësynimet e veta. Nesër do japim maksimumin kjo është shumë e rëndësishme. Jemi gati për çdo lloj situate.
    Ne punojmë gjithë javën dhe kur nuk arrin rezultat pozitiv fillon dhe analizon gjërat. Unë edhe para ndeshjes me Bylis kam qenë shumë shumë i kënaqur nga qasja, përshtatja. Ndeshjet janë detaje që ndoshta e prishin çdo gjë që ti e ndërton gjatë javës. Ne në Ballsh i patëm mundësitë tona për tia dalë. Kështu që llogaritë i bëjmë nesër për Egnatian dhe mbas kësaj do të mendojmë për Elbasanin. Kemi ardhur vetë deri në gjysëmfinale dhe besoj se secili ka mënyrën e vet për të luajtur. E rëndësishme është që me këtë grup lojtarësh që ke të ndërtosh një filozofi për 90 minuta dhe ti marrësh më të mirën.
    Jo unë është klubi ai që duhet t’ia dali sepse kanë arritur deri këtu. Unë nuk luaj, unë mundohem të drejtoj ndeshjen. Patjetër që ne kemi mangësitë tona ndryshe nuk do ishim në këtë situatë jo të gjysëmfinales por të kampionatit. Por kemi të gjjthë mundësitë, luajmë në fushën tonë, kemi mbështetjen tonë dhe do bëjmë maksimumin. Mbas humbjes së derbit ne reaguam shumë mirë ndaj ekipit kampion dhe besoj se bëmë çdo gjë që ne kishim planifikuar. Për nesër kemi mungesa. Buxhelaj ka pësuar një lëndim shpresoj ta kaloj sa më shpejt. Rikthehet Keko por edhe Domgjoni. Kemi edhe ne problemet tona por nuk duhet ti nxjerrim si shkak për justifikim. Ai që do të jetë pjesë e 11- es duhet të japi 100%”, tha Gega. /Sport Ekspres/

  • Gega: Dimë forcën e Egnatias, Partizani do finalen

    Gega: Dimë forcën e Egnatias, Partizani do finalen

    Partizani luan nesër në orën 19:00 takimin e kthimit të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë me Egnatian. E vajtjes, u fitua nga të kuqtë 0-1 ndërsa nesër, vendoset bileta e finales. Para takimit ka folur për mediat trajneri Skënder Gega.

    Rezultati arritur në ndeshjen e parë në kupë ?

    Gega: Ky rezultat do të thotë që jemi në garë. Kemi arritur një rezultat 1 – 0 po si është një javë nuk është javën tjetër. Egnatia është një ekip i mirë, një ekip me kualitete jemi të vetëdijshëm. Ne vijmë pas një ndeshje me një rezultat jo të mirë dhe gjithsesi nuk mund të punosh me entuziazëm. Jam munduar këto 2 -3 ditë edhe pse koha e ngjeshur të korrigjojmë, analizojmë dhe përmirësojmë gabimet që kemi bërë.

    Eshtë e rëndësishme kupa ?

    Gega: Unë mendoj se për një klub si Partizani çdo ndeshje duhet të ishte finale kupe. E vetmja mënyrë është ti marrësh ndeshjet një nga një, por tani është fundi dhe nuk ka asnjë lloj shansi apo hapësire. Unë besoj se kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme.

    E konsideroni kupën si një dritare për Europën ?

    Gega: Pikërisht për këtë luhet. Luhet për Europën, për imazhin e klubit, për interesat çdo gjë është bashkë. Eshtë një garë për tu vlerësuar, në futboll çdo gjë sot është bërë ekonomi tregu çdo klub pa pikësynimet e veta. Nesër do japim maksimumin kjo është shumë e rëndësishme. Jemi gati për çdo lloj situate.

    Në dy ndeshjet në vijim vendoset sezoni. Mund të bëni llogari përsa i përket formacionit ?

    Gega: Ne punojmë gjithë javën dhe kur nuk arrin rezultat pozitiv fillon dhe analizon gjërat. Unë edhe para ndeshjes me Bylis kam qenë shumë shumë i kënaqur nga qasja, përshtatja. Ndeshjet janë detaje që ndoshta e prishin çdo gjë që ti e ndërton gjatë javës. Ne në Ballsh i patëm mundësitë tona për tia dalë. Kështu që llogaritë i bëjmë nesër për Egnatian dhe mbas kësaj do të mendojmë për Elbasanin. Kemi ardhur vetë deri në gjysëmfinale dhe besoj se secili ka mënyrën e vet për të luajtur. E rëndësishme është që me këtë grup lojtarësh që ke të ndërtosh një filozofi për 90 minuta dhe ti marrësh më të mirën.

    Ndaj Egnatias keni arritur 2 fitore , prisni një tretë ?

    Gega: Shpresoj. Jo unë është klubi ai që duhet t’ia dali sepse kanë arritur deri këtu. Unë nuk luaj, unë mundohem të drejtoj ndeshjen. Patjetër që ne kemi mangësitë tona ndryshe nuk do ishim në këtë situatë jo të gjysëmfinales por të kampionatit. Por kemi të gjjthë mundësitë, luajmë në fushën tonë, kemi mbështetjen tonë dhe do bëjmë maksimumin. Mbas humbjes së derbit ne reaguam shumë mirë ndaj ekipit kampion dhe besoj se bëmë çdo gjë që ne kishim planifikuar. Për nesër kemi mungesa. Buxhelaj ka pësuar një lëndim shpresoj ta kaloj sa më shpejt. Rikthehet Keko por edhe Domgjoni. Kemi edhe ne problemet tona por nuk duhet ti nxjerrim si shkak për justifikim. Ai që do të jetë pjesë e 11- es duhet të japi 100%.

    Çfarë Egnatia prisni nesër ?

    Gega: Unë nuk mund të flas për Egnatian. Egnatia duhet të luaj ashtu siç luajti herën tjeter. Nuk mund as ti gjykosh dhe as ti kërkosh diçka apo të presësh diçka nga Egnatia. Egnatia ka pikësynimet e veta. Ndryshe mund të luaj me Elbasanin, ndryshe me Partizanin është problemi tyre. Mendoj të fokusohemi te vetja jonë si do të përballemi . Egnatia ka filozofinë e vet, kanë pikësynimet e veta , interesat e veta në kuptimin e aktivizimit të lojtarëve. Deri sa ata kanë ardhur deri në gjysëmfinale kërkojnë të marrin maksimumin dhe ne jemi gati për këtë gjë.

    Vazhdo leximin

  • “Isha kurioz për sondazhistin e Trump”, Rama: Çmenduri se ku ka arritur pazari mediatik në vend…

    “Isha kurioz për sondazhistin e Trump”, Rama: Çmenduri se ku ka arritur pazari mediatik në vend…

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar mengjesin e sotem sondazhin ne Top Channel te nje nate me pare.
    Ne nje bashkebisedim me ndjekesit, Rama u shpreh:
    “Mirëmëngjes me 5, mirëmëngjes nga Gjirokastra, jam këtu sot me skuadrën e Gjirokastrës, për të bërë një sërë takimesh. Dua ta filloj me dikçka që më ka bërë realisht përshtypje, duke qenë se më thanë që kishte dalë sondazhisti i Donald Trump në një nga kanalet televizive, hyra në Youtube, për të parë se kishte dalë ky sondazhisti i Donald Trump dhe isha kurioz se ai është interesant dhe i veçantë, në fushatën amerikane ishte kundër rrymës. 
    Shumica dërrmuese jepnin Kamala Harris fituese. Në fund i dolën parashikimet. Aty kishte inserte, që kishte pjesëza të emisionit. O perëndi e madhe, çfarë më kanë parë sytë e dëgjuart veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh e çfarë dëgjon populli shqiptar në pasqyrat e kënetës mediatike. Një nga konkluzionet që kishte nxjerrë sondazhisti, ne jemi më të mirët në Shqipëri, e dimë shumë mirë se çfarë mendon opinioni publik. 
    Në një pasqyrë të tij, zotëria thoshte, vendi po shkonte në vendin e duhurm 50 perqind mendojnë kështu. O çmë kanë dëgjuar veshët, disa individë aty. Ulen atje edhe fillojnë bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik, social, personazheve politike, sociale dhe po, këta. Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri, njëri më i pabesueshëm se tjetri. 
    Një konkluzion ishte se populli ishte i sëmurë, që mendon se vendi po shkon në drejtimin e duhur. një konkluzion tjetër ishte që Rama ka blerë gjysmën e popullit. Si ka arritur deri këtu pazari mediatik shqiptar? Çfarë të them”, theksoi ai.

  • Botërori 2026, flet Messi: Do të gënjeja po të thoja që nuk e kam në mendje

    Botërori 2026, flet Messi: Do të gënjeja po të thoja që nuk e kam në mendje

    Lionel Messi ka folur hapur për të ardhmen e tij në një intervistë për “Simplemente Fútbol”, duke reflektuar mbi gjithçka ka arritur në karrierë: “Të them se i kam arritur të gjitha në futboll është diçka shumë e çmuar.
    Siç them gjithmonë, kam pasur fatin të fitoj gjithçka me Barcelonën dhe me kombëtaren argjentinase. Diçka që do ta vlerësoj akoma më shumë me kalimin e kohës. I jam shumë mirënjohës Zotit për gjithçka që më ka dhënë”.
    Argjentinasi pranoi se pas triumfit në Kupën e Botës 2022 ëndrra e tij ishte të kthehej te Barcelona: “Pas Botërorit të Katarit nuk e shihja veten të luaja për ndonjë klub tjetër europian përveç Barcelonës. Synimi im ishte të kthehesha në shtëpi, aty ku çdo gjë kishte nisur. Megjithatë, fatkeqësisht nuk qe e mundur”.
    Kjo ishte edhe arsyeja pse nuk e vazhdoi aventurën në Paris, duke zgjedhur të nisë një kapitull të ri në SHBA: “Vendimi për të ardhur këtu ishte plotësisht familjar. E zgjodhëm Miamin për të jetuar një eksperiencë të re”.
    Megjithëse do të mbushë 38 vjeç në qershor, Messi është i palodhur: “Nuk kam dyshim se do të vazhdoj të garoj. Kjo është në natyrën time dhe nuk do të më braktisë kurrë. Jam rritur me dëshirën për të fituar dhe për të konkurruar”.
    Ai ka kontratë deri në fund të vitit 2025, por gjithçka lidhet me Botërorin e ardhshëm: “Ky vit do të jetë vendimtar për të ardhmen time lidhur me Kupën e Botës 2026. Do të gënjeja po të thosha që nuk po e mendoj”.

  • Trump: Shanse shumë të mira për të arritur marrëveshjen Rusi-Ukrainë

    Trump: Shanse shumë të mira për të arritur marrëveshjen Rusi-Ukrainë

    Ka një “shans vërtet të mirë” për të arritur një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës, tha të premten presidenti amerikan Donald Trump.

    “Ne do të shohim nëse mund ta arrijmë atë. Mendoj se kemi një shans shumë të mirë për ta bërë atë, dhe po vjen në krye tani,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

    Trump përsëriti se lufta më shumë se trevjeçare nuk do të kishte ndodhur kurrë, nëse ai do të ishte president.

    “Shumë njerëz po vriten ndërsa ne flasim… Ne nuk do ta arrijmë këtë qëllim… Do të shohim. Mendoj se kemi një shans të mirë për ta zgjidhur problemin,” tha ai.

    I pyetur nëse mendon se Rusia po “luan” me të, Trump tha: “Jo, askush nuk po më luan mua. Unë po përpiqem të ndihmoj”.

    “Ne thjesht do të marrim një kalim”

    “Ne do ta ndalojmë atë, në mënyrë ideale. Tani, nëse për ndonjë arsye njëra nga dy palët e bën shumë të vështirë, ne thjesht do të themi ‘ju jeni budallenj, ju jeni budallenj, jeni njerëz të tmerrshëm dhe ne thjesht do të bëjmë një kalim.’ Por shpresojmë se nuk do të na duhet ta bëjmë këtë”, tha ai.

    Në lidhje me, nëse ai është “i përgatitur të largohet plotësisht” nga këto përpjekje, Trump tha se nuk donte të thoshte se po largohej nga bisedimet, duke shtuar: “Ne duam ta shohim fundin”.

    Shtetet e Bashkuara, që nga inaugurimi i Trump, janë përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, duke u angazhuar në bisedime me Ukrainën dhe Rusinë.

    Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i bashkuar nga të dërguarit Keith Kellogg dhe Steve Witkoff, zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë evropianë dhe ukrainas të enjten në Paris për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund konfliktit.

    Ai ka paralajmëruar se Uashingtoni nuk do të vazhdonte bisedimet me Ukrainën nëse nuk do të kishte një përparim së shpejti./AA.