Tag: arritur

  • Përfundon numërimi në Vlorë, PS fiton 58% të votave, PD fut në parlament vetëm kandidatët e listës së mbyllur

    Përfundon numërimi në Vlorë, PS fiton 58% të votave, PD fut në parlament vetëm kandidatët e listës së mbyllur

    Ka përfundur numërimi në qarkun e Vlorës. PS ka fituar me 58.72 % të votave (53235), ndjekur nga PD e cila ka arritur që të fitojë 26.62 % të votave (24134 vota).
    Në vend të tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 5.41 % të votave (4905 vota) dhe në vend të katërt Partia Mundësia me 5.01 % të votave (4539 vota).
    REZULTATE LIVE 

    Përkthyer në mandate, PS ka arritur të marrë 8 mandate, ndërsa PD 4. PD ka arritur të futë në parlament vetëm deputetët e listës së sigurt.
    Edhe në vitin 2021 ndarja e mandateeve ishte e njëjtë.

  • Përfundon numërimi në Bashkinë e Kolonjës, ja si u ndanë votat për subjektet politike

    Përfundon numërimi në Bashkinë e Kolonjës, ja si u ndanë votat për subjektet politike

    Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-në e Bashkisë së Kolonjës, ku nuk ka patur surpriza, si një bastion i majtë, Partia Socialiste ka fitues me 64.38 %, ku ka arritur të marrë 3 733 vota në total.
    Partia Demokratike, si vend i dytë, ka dalë me 28.70 %, ku ka arritur të marrë 1 664 vota. Nga partitë e tjera, vetëm Nisma Shqipëria Bëhet ka arritur të marrë më shumë se 100 vota.
    REZULTATI
    Partia Socialiste – 64.38 % – 3 733 vota
    Partia Demokratike – 28.70 % – 1 664 vota
    Nisma Shqipëria Bëhet – 2.14 % – 124 vota
    Partia Mundësia – 1.48 % – 86 vota
    Partia Social-Demokrate – 1.43 % – 83 vota
    Lëvizja Bashkë – 1.00 % – 58 vota
    Koalicioni Euroatlantik – 0.38 % – 22 vota
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 0.14 % – 8 vota
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 0.12 % – 7 vota
    Partia Aleanca Demokracia e Re – 0.12 % – 7 vota
    Lëvizja Atdheu – 0.10 % – 6 vota

  • Luis Enrique: “Ja pse PSG meriton ta fitojë Champions League”

    Luis Enrique: “Ja pse PSG meriton ta fitojë Champions League”

    Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, këmbëngul se ata e meritojnë të fitojnë Champions League këtë sezon.
    Me finalen e 31 majit, kampionët e Ligue 1 mund ta përfundojnë sezonin me tripletën, pasi janë në finalen e Kupës së Francës 24 majin e ardhshëm.
    “Jemi shumë krenarë për atë që kemi arritur”, tha Enrique të premten përpara përballjes me Montpellier.
    “Luajtëm shumë mirë gjatë gjithë vitit dhe treguam forcë mendore. I respektojmë kundërshtarët tanë, por ka ardhur momenti t’u japim hapësirë ​​edhe lojtarëve më të rinj.
    “Kemi përcaktuar një plan bazuar në minutat e luajtura dhe udhëtimet, kështu që duhet të balancojmë gjithçka për të arritur në dy finalet në formën më të mirë të mundshme.
    “Çdo lojtar ka orarin e tij të personalizuar, pasi duam t’i arrijmë këto ndeshje me këmbë dhe mendje të freskëta.”
    Për përballjen me Interin në Mynih, Enrique u kërkoi tifozëve të argëtohen.
    Ai tha gjithashtu: “Do të jetë finalja e parë që tifozët e PSG-së mund të ndjekin. Ne e meritojmë ta fitojmë këtë finale, sepse pritëm kaq gjatë.
    “E di që klubi u themelua vetëm në vitin 1970, që është edhe viti kur linda unë, por shpresojmë që kjo lidhje me tifozët të na ndihmojë të fitojmë Champions League.
    “Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm, pasi Interi është mësuar të luajë finale dhe ishte në të vetëm dy vjet më parë”.

  • Nuk ka surpriza, tym i zi pas mbledhjes së dytë, Vatikani ende pa një Papë

    Nuk ka surpriza, tym i zi pas mbledhjes së dytë, Vatikani ende pa një Papë

    Tym i zi doli nga oxhaku i Kapelës Sistine të mërkurën në mbrëmje, duke sinjalizuar se kardinalët kishin votuar, por ende nuk kishin arritur shumicën prej dy të tretash të nevojshme për të zgjedhur një papë të ri.

    Ata do të takohen përsëri pasdite ku pritet sërish të shihet nëse do të ketë tym të zi apo të bardhë, që pritet ose në orën 17:30 ose në orën 19:00.
    Por kjo ishte e pritshme. Askush nuk priste realisht një “tym të bardhë” mbrëmë. Kjo sepse votimi i parë ka të bëjë me përcaktimin e mbështetjes brenda kardinalëve.
    Nëse ka tym të bardhë në fillim të konklavës, kjo do të tregonte se njëri nga kandidatët kryesorë mund të ketë arritur konsensusin.
    Kardinali Pietro Parolin dhe kardinali Luis Antonio Tagle shihen si të preferuar sepse shumë prej kardinalëve e dinë se kush janë ata.
    Ky është një grup kardinalësh të mbledhur nga e gjithë bota, të cilët nuk e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Por Parolin dhe Tagle kanë role në Vatikan, që do të thotë se janë takuar me shumë nga kardinalët. Ata janë të njohur – kjo është ajo që i bën ata favoritë.
    Kardinali Parolin, i cili po kryeson konklavën papnore, padyshim që gëzon mbështetje brenda Vatikanit. Pati një përqafim nga Kardinali Giovanni Battista Re gjatë Meshës së djeshme, me Kardinalin Re që tha “urime të dyfishta”.
    Tani, kjo mund të nënkuptojë fat të mirë në rolin tuaj si mbikëqyrës i konklavit, por mund të shihet edhe në mënyra të tjera, por mbetet një gjest mjaft interesant.

    Top Channel

  • “Kush është te VAR-i?”! Gazetari zbulon se çfarë pyeti Ilir Daja te stafi pas penalltisë së dytë: E ndaloi djali nga përleshja me arbitrin

    “Kush është te VAR-i?”! Gazetari zbulon se çfarë pyeti Ilir Daja te stafi pas penalltisë së dytë: E ndaloi djali nga përleshja me arbitrin

    Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Dinamos në shifrat 2-1. Shkodranët kanë arritur në finalen e Final Four, ndërsa tani do të presin çiftin Egnatia-Partizani, për të parë se më kë do të ndeshen në fund. Në emisionin “Max Sport”, është diskutuar në lidhje me këtë temë. Gazetari Fatjon Baze ka treguar edhe një prapaskenë me vazhdimin e ndeshjes. 
    “Në fund të ndeshjes kishte një debat nga Ilir Daja me gjyqtarët e ndeshjes, tentoi të përleshej verbalisht me ta. U ndal nga djali i tij që është edhe zëvendës trajneri i Dinamos. Kur shkoi në dhomat e zhveshjes duartrokiti me ironi tifozët e Vllaznisë. Daja ka konstatuar ose ishte i pakënaqur me arbitrimin. Gjatë momentin kur gjyqtari kryesor dha penallti, në penalltinë e dytë, Daja pyeti menjëherë se kush ishte në VAR. Për mua ishin vendimet e sakta të arbitrit”, tha Baze. /Sport Ekspres/ 

  • 14 orë në det të hapur! Sfidë limitesh, 17-vjeçarja u reziston pickimeve të mijëra kandilëve

    14 orë në det të hapur! Sfidë limitesh, 17-vjeçarja u reziston pickimeve të mijëra kandilëve

    Maya Merhige është adoleshentja e cila ka arritur të përshkojë ngushticën Kuk që ndan Ishujt Veriorë dhe Jugorë të Zelandës së Re. Muajin e kaluar ajo shënoi një hap të ri drejt synimit për t’u bërë më e reja që ka përshkuar Shtatëshen e Oqeaneve, një bashkësi hapësirash ujore në glob.
    Gjatë 27 miljeve not, ajo ndaloi së numëruari pickimet e kandilave të detit që i digjnin lëkurën duke u bërë imune ndaj pullave që i mbulonin trupin. Kur përfundoi, edhe fytyra, hunda, veshët dhe buzët ishin prekur prej gjallesave xhelatinoze.
    “Vazhdimisht, rreth 25 herë në minutë, gjithë kohës”, shprehet 17-vjeçarja kaliforniane. “Edhe kur po hyja në ujë, thosha kam shumë frikë. S’dua të shoh kandilë deti. Kështu që gjithë kohën po luftoja mendërisht me veten që ta kapërceja frikën”.
    Përballja me frikën është diçka që Merhige e ka bërë shpesh gjatë përshkimit me not të ujërave të trazuara. Ajo ka arritur të kalojë kanalin Moloka’i në Hauai, kanalin Catalina dhe Kanalin Anglez përpara se të diplomohet në gjimnaz. Në listën e saj janë Kanali Verior, ngushtica e Gjibraltarit dhe ngushtica Tsugaru.

    “Uroj të jem më e reja, çka do të thotë se më duhet t’i përfundoj deri në janar të vitit 2028. Po shpresoj t’i përfundoj të gjitha. Jam shumë e emocionuar për ata që më kanë mbetur”.
    Sipas politikavee të Federatës së Notarëve Maratonë, ata që notojnë vetëm në ujëra të hapura mund të përdorin vetëm kostume banje, jo zhytjeje.
    Merhige udhëhiqet nga një varkë dhe ndalon çdo gjysmë ore për t’u ushqyer. Kalimi me not i ngushticës Kuk thotë ajo, ishte më e vështira deri më tani sepse ditën tjetër mezi arrinte të ngrinte krahët.
    Lodhja fizike dhe sulmet e kandilëve për më shumë se gjysmë dite u shkrinë me detin e trazuar dhe rrymat e forta duke bërë që ajo të notonte 27 milje në vend të 13.7 dhe të qëndronte mbi 14 orë në ujë.
    Ajo tregon se vështirësia më e madhe është rezistenca mendore, sidomos kur duket se nuk i afrohesh bregut. Asaj i pëlqen që t’i realizojë maratonat natën për të mos parë edhe sa i ka mbetur apo çfarë krijesash gjenden nën ujë.

    Gjithashtu ajo mundi të shihte yjet që binin dhe të shmangte diellin e ashpër. Kjo do të shmangte edhe djegien prej tij që të mos shkojë me kapele në festën e diplomimit.
    Deri më tani Merhige ka përfunduar 10 maratona noti. Përmes organizatës jo fitimprurëse Swim Across America, ajo ka mbledhur mbi 130.000 dollarë për kërkimet e kancerit te fëmijët, një kauzë e frymëzuar  nga miq të afërt të familjes që janë prekur prej sëmundjes.

  • Ditë me diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

    Ditë me diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotme në vendin tonë, vijon qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës, duke sjellë në të gjithë territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites.
    Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim, do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë zonën malore të Shqipërisë, më theksuara në skajin verior dhe verilindor të vendit, megjithatë nuk priten reshje.

    Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë, duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës, deri në 6°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe Qëndrore, duke arritur një maksimum prej 30°C.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

  • Kvaratskhelia zbulon pse zgjodhi PSG, mes shumë ofertave: Më donin vërtet, këtu mund të fitoj gjithçka

    Kvaratskhelia zbulon pse zgjodhi PSG, mes shumë ofertave: Më donin vërtet, këtu mund të fitoj gjithçka

    Khvicha Kvaratskhelia ka “pushtuar” Parisin. Gjeorgjiani u bë pjesë e PSG-së në janar, pas pagimit të rreth 70 milionë eurove për kartonin e tij te Napoli. Në sezonin e tij të parë në Ligue 1, ai ka fituar tashmë titullin kampion dhe pret shijen e lavdisë të mëtejshme në Champions League, me gjysmëfinalen kundër Arsenalit si mundësinë e artë për të arritur në finale.
    Lidhur me përshtatjen e tij të shpejtë në Francë, që i ka mundësuar të realizojë 4 gola dhe po aq asistime midis kampionatit e Europës, talenti gjeorgjian ka folur për kanalet zyrtare të klubit parizien: “Gjëja më e vështirë për një lojtar është transferimi në merkaton e dimrit.
    Kjo lloj lëvizjeje mund të jetë e komplikuar edhe për trajnerin, sepse shkon në një ekip që është në gjysmë të sezonit. Koha për t’u adaptuar është e shkurtër, por mendoj se kam arritur të përshtatem mjaft mirë, falë presidentit, stafit, trajnerit, klubit dhe, natyrisht, lojtarëve që më kanë pritur shumë ngrohtësisht. Të gjithë më bënë të ndihem shumë mirë këtu. Kjo mbështetje më ndihmon të jem më performues në fushë”.
    Mbi vendimin për ta lënë Napolin në mes të sezonit dhe për të firmosur me PSG-në: “Në fillim kishte oferta nga shumë klube për mua, por faktor shumë i rëndësishëm ishte se PSG kishte treguar interes edhe vitin e kaluar.
    Kam biseduar me presidentin (Al Khelaifi), drejtorin sportiv (Luís Campos) dhe trajnerin (Luis Enrique), dëshira e tyre për të më parë të luaja në Paris ishte ndoshta faktori më vendimtar në zgjedhjen time.
    Kuptova që klubi më donte vërtet, kishte besim të madh te vetja, prandaj vendosa të vija këtu. Po ashtu, fakti që ka lojtarë të mëdhenj këtu dhe se me ta mund të fitohet gjithçka, ka luajtur një rol të rëndësishëm”.

  • E KRYER/ Karlo Ançeloti ka arritur marrëveshjen me Brazilin, nga “mbretërit” e Europës te rekordmenët e botës

    E KRYER/ Karlo Ançeloti ka arritur marrëveshjen me Brazilin, nga “mbretërit” e Europës te rekordmenët e botës

    Karlo Ançeloti do të largohet nga Reali i Madridit. Trajneri italian ka zhvilluar një sezon të dobët, teksa deri në këto momente është në garë vetëm për La Ligën. Madrilenët rrezikojnë të mbeten pa trofe, çka e bën të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit me Ançelotin.
    Fabricio Romano ka njoftuar se italiani ka arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e Brazilit. Karlo Ançeloti ka rënë dakort në parim për të drejtuar verdheblutë në Kupën e Botës 2026. Marrëveshja do të jetë e vlefshme duke nisur që në qershor, pa pritur Kupën e Botës e Klubeve. Nga “mbretërit” e Europës, Ançeloti do të ketë mundësinë të drejtojë rekordmenët e Botës. Brazili është ekipi kombëtar me më shumë Kampionate Botërore./Sport Ekspres/

  • Sara braktis gjithçka në Shqipëri, nis jetesën në Kosovë

    Sara braktis gjithçka në Shqipëri, nis jetesën në Kosovë

    Pas një periudhe suksesi dhe shumë komentesh që lidhen me paraqitjen e saj në Big Brother VIP Kosova, Sara Kolami është gati të zhytet në një aventurë të re televizive që do të ngrejë lartë ndjenjat dhe emocionet e publikut.
    Kjo bukuroshja e njohur tashmë ka arritur të fitojë zemrat e shumë njerëzve, jo vetëm për karakterin e saj të fortë dhe personalitetin e veçantë, por edhe për prezencën e saj të jashtëzakonshme në ekran.

    Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother, Sara ka arritur të krijojë një lidhje të fortë me publikun, duke qenë një nga personazhet më të pëlqyer.
    Ndërsa pas mbylljes së dyerve të shtëpisë, media ka spekuluar vazhdimisht për çdo hap të saj, Sara është kthyer në një figurë të rëndësishme dhe të ndjekur në rrugët e Prishtinës, ku është parë shpesh duke shijuar jetën e saj të përditshme.