Tag: arritjet

  • Ikën Holta Zaçaj! Gjyqtarja “jep lamtumirën”, betohet sot anëtari i ri Kushtetueses, Asim Vokshi

    Ikën Holta Zaçaj! Gjyqtarja “jep lamtumirën”, betohet sot anëtari i ri Kushtetueses, Asim Vokshi

    Holta Zaçaj dhe Asim Vokshi

    TIRANË-Gjyqtarja Holta Zaçaj, e cila do të zëvendësohet nga Asim Vokshi në Gjykatën Kushtetuese, ka dhënë një deklaratë për mediat. Zaçaj, në përfundim të mandatit të saj si gjyqtare dhe drejtuesje e institucionit, publikoi sot një njoftim me reflektime mbi punën dhe arritjet gjatë periudhës 2023–2025.
    Në deklaratën e saj, Zaçaj shprehet se gjatë tre vjeçarit në krye të Gjykatës Kushtetuese, trupa gjykuese ka punuar me përkushtim, duke përballuar një numër rekord çështjesh, të cilat në tre vitet e fundit janë shtuar me 35-40%, duke arritur edhe deri në rreth 400 çështje të shqyrtuara në vit. Teksa e mbyll me një falenderim për të gjithë aktorët institucionalë dhe ndërkombëtarë që ka bashkëpunuar, ajo thekson se arritjet e saj do të shërbejnë si bazë për vijimësinë.
    Ndërkohë Gjykata e Lartë shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami. Ajo pretendoi në Gjykatë Administrative dhe më pas në Gjykatë Kushtetuese, që një votë e shpallur e pavlefshme, i takonte asaj, e rrjedhimisht e bënte atë gjyqtare kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë kërkesë. Vokshi bën sot betimin si gjyqtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, duke zëvendësuar Zaçajn. Ceremonia do të zhvillohet në orën 10:00 në Presidencë.
    DEKLARATA E HOLTA ZAÇAJT:
    Në përfundim të mandatit tim si gjyqtare dhe njëkohësisht edhe si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, dëshiroj të ndaj me publikun disa reflektime mbi punën dhe arritjet e kësaj Gjykate përgjatë tre viteve në të cilat pata privilegjin, përgjegjësinë dhe kënaqësinë të ushtroj këtë funksion kushtetues. Kjo periudhë jo vetëm përputhet me pritshmëritë e mia për këtë mandat, por më lejoi edhe që të realizoj vizionin tim për administrimin dhe drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.
    Viti 2025 u mbyll me një prej sfidave më të rëndësishme për institucionin: çështjen e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues. Sa kohë mandati i gjyqtarit kushtetues është i lidhur ngushtë me pavarësinë e vetë atij sikundër edhe të kësaj Gjykate, paqartësitë në këtë drejtim ndikojnë në funksionimin sistemik të institucionit, por edhe në aspektin personal të gjyqtarëve. Në këtë drejtim mendoj se dhashë një kontribut që shkon përtej kahjes personale, pavarësisht ndonjë interpretimi të ndryshëm.
    Përgjatë periudhës 2023–2025 Gjykata Kushtetuese është përballur me vendimmarrje me rëndësi të veçantë, të cilat kanë dëshmuar edhe një herë rolin e saj të pazëvendësueshëm si garante e Kushtetutës. Trupa e gjyqtarëve ka punuar me përkushtim, duke përballuar një numër rekord çështjesh, të cilat në tre vitet e fundit janë shtuar me 35-40%, duke arritur edhe deri në rreth 400 çështje të shqyrtuara në vit, nga të cilat një numër i konsiderueshëm, 85-90 çështje, janë mbyllur me vendime përfundimtare. Gjykata ka vazhduar të shqyrtojë çështjet e kaluara në seancë plenare brenda një periudhe 8-mujore dhe çështjet e tjera brenda afatit ligjor 3-mujor, duke vazhduar të mos ketë çështje të prapambetura.
    Me kënaqësi vërej se këto tre vite intensive kanë kontribuar në ridimensionimin e rolit dhe profilit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
    I. Arritjet ndërkombëtare
    Kjo periudhë ka shënuar disa zhvillime të rëndësishme në planin ndërkombëtar, si:
    Marrja e kryesimit të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (CECC) gjatë Kongresit të 19-të të saj në muajin maj të vitit 2024, ku 35 gjykata anëtare votuan për herë të parë Shqipërinë si kryesuese për periudhën 2024–2027.Organizimi në Tiranë i Mbledhjes së Rrethit të Kryetarëve me pjesëmarrjen e 34 gjykatave kushtetuese evropiane.Anëtarësimi me të drejta të plota i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane pas një aplikimi të nisur prej vitit 2011.Zgjedhja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë si anëtare e Byrosë së Shoqatave Frankofone (ACCF).
    II.  Nisma të rëndësishme institucionale
    Gjatë këtyre tre viteve janë ndërmarrë nisma që mungonin prej vitesh dhe që sot përbëjnë praktika të konsoliduara, me ndikim afatgjatë.
    Duke e parë drejtësinë si një shërbim publik, rritja e transparencës dhe e aksesit ishte ndër prioritetet kryesore, ndaj realizimi i nismave të mëposhtme merr një rëndësi të veçantë:
    Udhërrëfyesit e Jurisprudencës – Udhërrëfyesit ishin instrumente të munguara dhe për herë të parë u përpunua dhe u botua e gjithë jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese. Në vitin 2024 u publikua Udhërrëfyesi për ankimin kushtetues individual, ndërsa në vitin 2025 Udhërrëfyesi për parimet, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.Buletini dymujor i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, i shpërndarë gjerësisht në formë elektronike në shqip dhe anglisht, me përmbledhje të qarta dhe të qasshme për profesionistët e drejtësisë dhe jo vetëm.“Kushtetuta ime”, doracaku i parë shpjegues për fëmijët e shkollave, me një gjuhë të thjeshtë dhe edukative.
    III. Komunikimi me publikun dhe median
    Për forcimin e transparencës dhe informimit të publikut, që prej vitit 2023 Gjykata Kushtetuese aplikoi praktika të reja të hapjes dhe komunikimit publik përmes këtyre instrumenteve:
    Konferencat për shtyp të Kryetarit të Gjykatës në të njëjtën ditë me vendimmarrjet në çështje me interes të lartë publik, shoqëruar me njoftime për shtyp që përfshinin edhe arsyetimet kryesore të vendimeve.Raportet vjetore të veprimtarisë gjyqësore dhe administrative të Gjykatës.Transmetimi live i seancave plenare publike.Publikimi i të dhënave të çështjeve pas shortimit, përveçse i vendimmarrjeve të Kolegjeve dhe të Mbledhjes së Gjyqtarëve në faqen zyrtare të Gjykatës.
    Rritja e pranisë në rrjetet sociale përmes publikimit të informacionit të verifikuar dhe të kuptueshëm për publikun.Faqja e re zyrtare e Gjykatës, e konceptuar me dizajn modern dhe strukturë më të organizuar.Sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve, i cili është zhvilluar përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe pritet të finalizohet së shpejti, duke futur Gjykatën në epokën digjitale. IV. Aktet e rëndësishme rregullatore
    Gjatë kësaj periudhe, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka miratuar një sërë aktesh të rëndësishme të brendshme, si:
    Rregullorja për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës së Gjykatës Kushtetuese.Rregullorja për Komunikimin me Median.Kodi Etik i Administratës së Gjykatës Kushtetuese.
    Sa më sipër nuk do të ishte e mundur pa kontributin e kolegëve gjyqtarë, ndaj i falënderoj ata për mbështetjen e vizionit tim dhe për punën e palodhur në realizimin e objektivave të vendosura.
    Po kështu, shpreh vlerësimin maksimal për mbështetjen profesionale të këshilltarëve ligjorë dhe të administratës së Gjykatës Kushtetuese, sikundër për mbështetjen e të gjithë aktorëve institucionalë dhe ndërkombëtarë që kanë bashkëpunuar me këtë Gjykatë përgjatë kësaj periudhe.
    Në përfundim, shpreh bindjen se arritjet e nënvizuara më sipër do të vijojnë të shërbejnë si bazë e fortë për zhvillimin e mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe për forcimin e rolit të saj si institucioni më i lartë garantues i Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë. 

  • Dumani pritet nga drejtuesit e lartë të BE/ Vizita dëshmon arritjet e SPAK

    Dumani pritet nga drejtuesit e lartë të BE/ Vizita dëshmon arritjet e SPAK

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi një vizitë dyditore shumë të rëndësishme në Bruksel, ku u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian nga DG NEAR, OLAF, DG JUST dhe kabinetet e komisionerëve për Zgjerimin dhe Punët e Brendshme.
    Gjatë takimeve, u vlerësuan arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e BE-së dhe partnerët ndërkombëtarë.
    Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi mbështetjen e fortë të BE-së për SPAK-un dhe rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të tij edhe në vitet e ardhshme, veçanërisht pas vitit 2026. Ai nënvizoi se përparimi drejt anëtarësimit në BE varet edhe nga puna e institucioneve të tjera shqiptare, jo vetëm e SPAK-ut.
    Postimi:
    Vizitë shumë e mirë dyditore në Bruksel e Kryeprokurorit të Posaçëm të Shqipërisë, Altin Dumani, i cili u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Winterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.
    Vizita dëshmon për arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e SPAK-ut, si dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me agjencitë e BE-së, vendet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
    Ambasadori Silvio Gonzato: “BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre.”

  • ‘Ishte një nga arritjet e mia më të mëdha’- Kofsha, i riu që i sjell Shqipërisë dy medalje

    ‘Ishte një nga arritjet e mia më të mëdha’- Kofsha, i riu që i sjell Shqipërisë dy medalje

    Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha fitoi medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rinj dhe U-23 për peshën deri në 94 kg.
    20-vjeçari, në provën e parë në shkëputje, ngriti 158 kg. Në vazhdim ia doli të ngrinte 162 kg, duke thyer rekordin personal, e më pas, në tentativën e tretë me 167 kg, dështoi.
    Ndërsa në stilin e shtytjes ngriti me sukses 191 kg. Në provën e dytë ishte i suksesshëm me 194 kg, por në fund nuk ia doli me 198 kg.
    Por edhe në dygarësh ai u ngjit në podium. Peshëngritësi shqiptar tregoi emocionet për këto medalje të fituara.
    “Ishte një nga arritjet e mia më të mëdha“, tha Kofsha.
    Kampionati Europian i Peshëngritjes Junior dhe për U-23 po zhvillohet në Durrës dhe do të vazhdojë deri më 5 nëntor.

  • Dumani raporton në Bruksel/ Zyrtarja e BE-së në Tiranë: Do tregojë arritjet e mandatit të tij

    Dumani raporton në Bruksel/ Zyrtarja e BE-së në Tiranë: Do tregojë arritjet e mandatit të tij

    Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Drejtoresha për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Valentina Superti, zhvilloi një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani, ku vlerësoi punën e deritanishme të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta.
    Superti theksoi se kjo luftë përbën një element kyç në përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
    “Kjo punë thelbësore duhet të vijojë me të njëjtën vendosmëri dhe forcë edhe nën Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, përzgjedhjen dhe emërimin e të cilit do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër.”
    Vetëm një ditë pasi Dumani raportoi në komisionin e Ligjeve në Kuvend, përfaqësuesja e BE-së konfirmoi se kreu i SPAK pritet të raportojë në Bruksel për arritjet e mandatit të tij.
    “Së shpejti presim të mirëpresim z. Dumani në Bruksel, ku ai do të paraqesë arritjet e SPAK gjatë mandatit të tij, një kontribut i madh në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, si edhe në përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit në BE.”
    Teksa mandati i Dumanit shkon drejt përfundimit, BE shpreh interesim të vazhdueshëm për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Posaçëm.
    Në deklaratën e saj, Superti theksoi rëndësinë që puna e nisur nga SPAK të vijojë me të njëjtin intensitet dhe integritet edhe në krye të drejtësisë së re.

  • Altin Dumani raporton në Bruksel/ Zyrtarja e BE-së në Tiranë: Do tregojë arritjet e mandatit të tij

    Altin Dumani raporton në Bruksel/ Zyrtarja e BE-së në Tiranë: Do tregojë arritjet e mandatit të tij

    Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Drejtoresha për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Valentina Superti, zhvilloi një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani, ku vlerësoi punën e deritanishme të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta.
    Superti theksoi se kjo luftë përbën një element kyç në përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
    “Kjo punë thelbësore duhet të vijojë me të njëjtën vendosmëri dhe forcë edhe nën Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, përzgjedhjen dhe emërimin e të cilit do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër.”
    Vetëm një ditë pasi Dumani raportoi në komisionin e Ligjeve në Kuvend, përfaqësuesja e BE-së konfirmoi se kreu i SPAK pritet të raportojë në Bruksel për arritjet e mandatit të tij.
    “Së shpejti presim të mirëpresim z. Dumani në Bruksel, ku ai do të paraqesë arritjet e SPAK gjatë mandatit të tij, një kontribut i madh në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, si edhe në përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit në BE.”
    Teksa mandati i Dumanit shkon drejt përfundimit, BE shpreh interesim të vazhdueshëm për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Posaçëm.
    Në deklaratën e saj, Superti theksoi rëndësinë që puna e nisur nga SPAK të vijojë me të njëjtin intensitet dhe integritet edhe në krye të drejtësisë së re.

  • ‘Arritjet’ e Ramës, mbushja e Evropës me kokainë”/ Vizita e Von der Leyen, reagon Strazimiri: “Keqkuptimi” në komunikim

    ‘Arritjet’ e Ramës, mbushja e Evropës me kokainë”/ Vizita e Von der Leyen, reagon Strazimiri: “Keqkuptimi” në komunikim

    Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka reaguar me një postim në facebook pas vizitës në Tiranë të shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
    Ai me një ironi therëse ka shpjeguar “arritjet” e Edi Ramës të cilat sipas deputeteit janë, vjedhja e zgjedhjeve, kontrolli mbi drejtësinë, mbushja e Evropës me kokainë, shpopullimi, blerja e mediave….
    “Po ç’të them… Sali Berisha e të gjithë ne që punuam me të, kujtonim se duhej të bënim të kundërtën…:, shkruan deputeti demokrat.
    Postimi i plotë:
    Ja ç’bën “keqkuptimi” në komunikim…
    Ta kishim ditur që për të patur “progres të mrekullueshëm me shpejtësi rekord” mjaftonte:
    * të vidhje zgjedhjet…
    * të caktoje vetë gjyqtarët e prokurorët e t’u japësh urdhra “live” kë duhet të arrestojnë e kë jo…
    * të mbushje Evropën me kokainë…
    * të “invadoje” Evropën me refugjatë…
    * t’ua shisje shqiptarëve 20 fish koston e 1km rrugë…
    * të blije mediat e, të mbyllje “të pabindurat”…
    * ta ktheje vendin në parajsë të narko-euros…
    …sot, do festonim të paktën 15 vjetorin e anëtarësimit në BE…
    What the SPAK?

  • ‘Në tryezën e partnerëve ndërkombëtarë’, Rama ndan pamjet: Adresojmë arritjet dhe sfidat

    ‘Në tryezën e partnerëve ndërkombëtarë’, Rama ndan pamjet: Adresojmë arritjet dhe sfidat

    Kryeministri Edi Rama është ulur sot, 30 shtator, në tryezë me partnerët ndërkombëtarë, ku kanë diskutuar arritjet dhe sfidat e bashkëpunimit në rrafshin e mbështetjes financiare për Shqipërinë dhe projekteve zhvillimore. 
    Rama ndau një video nga takimi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe koordinimit me donatorët dhe institucionet ndërkombëtare për të siguruar fonde dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. 
    Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit, identifikimi i mundësive të reja për investime dhe adresimi i sfidave që lidhen me menaxhimin e projekteve dhe financimin e tyre. 
    Kujtojmë se sipas raportit të fundit nga Banka e Shqipërisë, Turqia dhe Italia kryesojnë në investimet e huaja direkte për 6-mujorin e parë të këtij viti në vend. 
    Për gjysmën e parë të vitit, investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 89 milionë eurove. 
    Rritje të ndjeshme këtë vit kanë shënuar edhe investimet e ndërmarrjeve nga Kosova. Për 6-mujorin 2025, ato arritën vlerën e 63 milionë eurove, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

     

  • Enkileda Çarja, kampione bote në peshëngritje/Begaj: Krenar për arritjet e saj

    Enkileda Çarja, kampione bote në peshëngritje/Begaj: Krenar për arritjet e saj

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot peshëngritësen e re shqiptare, Enkileda Çarja, për shpalljen kampione e trefishtë për të reja në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Lima, Peru.
    Kreu i Shtetit përgëzoi edhe trajneren e saj, Eglantina Kalemi, për punën me përkushtim e pasion në përgatitjen e sportistes.
    “Shumë urime për Enkileda Çarjan, e cila u shpall Kampione Bote e trefishtë në Botërorin e Peshëngritjes, theu 3 rekorde evropiane për të reja, si dhe arriti të marrë medalje bronzi për U20!
    Krenarë për arritjet e Enkiledës dhe punën e përkushtuar të trajneres së saj, Eglantina Kalemi!”– shkroi Presidenti i Republikës në rrjetet e tij sociale në Facebook dhe X.

  • Kampione bote në peshëngritje, presidenti Begaj uron Enkileda Çarjan: Krenarë për ty!

    Kampione bote në peshëngritje, presidenti Begaj uron Enkileda Çarjan: Krenarë për ty!

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shpërndarë një mesazh urimi për peshëngritësen e re shqiptare, Enkileda Çarja, pas shpalljes së saj kampione e trefishtë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që u mbajt në Lima, Peru.
    Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Begaj e ka lavdëruar Enkiledën për arritjet e saj të jashtëzakonshme, duke theksuar se ajo theu 3 rekorde evropiane për të reja dhe arriti medalje bronzi për U20.
    Presidenti gjithashtu tha se ishte krenar për arritjet e sportistes dhe ka përgëzuar me shumë dashamirësi trajneren e saj, Eglantina Kalemi, për përkushtimin dhe pasionin e saj në përgatitjen e Enkiledës.

    “Shumë urime për Enkileda Çarjan, e cila u shpall Kampione Bote e trefishtë në Botërorin e Peshëngritjes, theu 3 rekorde evropiane për të reja, si dhe arriti të marrë medalje bronzi për U20! Krenarë për arritjet e Enkiledës dhe punën e përkushtuar të trajneres së saj, Eglantina Kalemi!” – shkruan Presidenti Begaj në postimin e tij në Facebook dhe X.

  • Kampione bote në peshëngritje/ Presidenti Bajram Begaj mesazh urimi: Krenar për arritjet e saj

    Kampione bote në peshëngritje/ Presidenti Bajram Begaj mesazh urimi: Krenar për arritjet e saj

    Enkileda Çarjan, peshëngritësja shqiptare ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj, duke u shpallur Kampione Bote e trefishtë dhe duke thyer tre rekorde evropiane për grupmoshën U20.
    Kjo arritje u komplimentua dhe nga presidenti Bajram Begaj, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Shumë urime për Enkileda Çarjan, e cila u shpall Kampione Bote e trefishtë në Botërorin e Peshëngritjes, theu 3 rekorde evropiane për të reja, si dhe arriti të marrë medalje bronzi për U20!
    Krenarë për arritjet e Enkiledës dhe punën e përkushtuar të trajneres së saj, Eglantina Kalemi!”.