Skënderbeu është ekipi i dytë finalist i play off-it në volejboll për meshkuj. Një kualifikim historik për skuadrën korçare, që për herë të parë do të luajë në nivele të tilla.
Skuadra korçare fitoi 3-1 ndaj Tiranës në gjysmëfinalen e tretë play off zhvilluar në Korçë, duke fituar 2-1 serinë e takimeve. Një kualifikim me përmbysje për Skënderbeun, që edhe pse humbi ndeshjen e parë arriti të fitojë dy të tjerat.
Në ndeshjen e tretë, Skënderbeu arriti një fitore të vështirë ndaj bardhebluve (25-22, 25-22, 23-25, 25-16), një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës.
Sukses që erdhi edhe falë mbështetjes së tifozëve, ndërsa Tirana nuk arriti të bëjë diferencën në fundin e çdo seti, duke u eliminuar nga gara për titull.
Në finale, Skënderbeu do të përballet me Partizanin kampion në fuqi, që këtë sezon i ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat.
Gjysmëfinale-Meshkuj
Nd.1, Skënderbeu – Tirana, 1-3
Nd.1, Partizani – Studenti, 3-0
Nd.2, Tirana – Skënderbeu, 2-3
Nd.2, Studenti – Partizani, 0-3 (0-2)
Nd.3, Skënderbeu – Tirana, 3-1 (2-1)
Tag: arriti
-

Skënderbeu kualifikim historik në finalet play off, eliminon Tiranën në gjysmëfinalen e tretë
-

Big Mama bëhet shpëtimtarja e fakirëve, kalon provën e Agait
Big Mama ishte shpëtimtarja e Fakirëve, pasi në sekondën e fundit arriti të gjejë çelësin të cilën Agai kishte vendosur si kusht që Erandi, Alba, Elianara dhe Big Mama, të dilnin nga dënimi.
Luana lexoi për fermerët urdhrin e Agait i cili ishte i qartë që brenda 60 sekondave katër fermerët duhet të gjenin çelësin e shtëpisë së fakirëve nëse donin që dënimi i tyre të përfundonte, në të kundërt do të shtyhej deri në javën e ardhshme.
Ndërsa sekondat po shkonin drejt zeros, Big Mama arriti që të gjejë çelësin e “shpëtimit” duke marrë edhe përqafimet e bashkëvuajtësve. -

Dollari shënon sot nivelin më të ulët në tre vite
Dollari arriti nivelin më të ulët ndaj euros në më shumë se tre vjet të premten.
Indeksi i dollarit amerikan tani është ulur 1.2% në 99.50, duke shënuar nivelin e tij më të ulët që nga prilli 2022.Më herët, Kina njoftoi tarifa shtesë për produktet amerikane prej 125%, sipas Reuters. Ky është më i lartë se niveli i mëparshëm prej 84%.
Ministria e Financave e Kinës thuhet se deklaroi se nëse SHBA këmbëngul që të vazhdojë të shkelë interesat e Kinës në mënyrë thelbësore, Kina do të marrë kundërmasa vendimtare dhe do të luftojë deri në fund. -

E keni ditur! Ja cili është shteti ku njerëzit jetojnë më gjatë
Eurostat, institucioni i statistikave të Bashkimit Europian, ka publikuar së fundmi të dhënat për jetëgjatësinë. Në Bashkimin Europian, mesatarja e jetëgjatësisë arriti në 80.6 vjet në 2022 me 0.5 vjet më shumë nga viti 2021. Gjatë dy dekadave, që nga viti 2002, vlera më e lartë u regjistrua në vitin 2019 kur jetëgjatësia në lindje arriti në 81.3 vjet. Në vitin 2022, jetëgjatësia në lindje në BE u rrit, por nuk arriti vlerën e vitit 2019.
Gratë jetojnë më gjatë se burrat, mosha mesatare e shqiptarëve arrin në 79.1 vite. Nëse i krahasojmë sipas shteteve më gjatë njerëzit jetojnë në Lihtenshtajn, pasuar më tej nga Zvicra dhe Spanja. Ndërsa nëse ndalemi sipas rajoneve, jetëgjatësinë më të lartë në lindje e regjistron rajoni spanjoll i Comunidad de Madrid (85.2 vjet), i ndjekur nga Provincia Autonoma di Trento në Itali (84.4 vjet), Ile de France në Francë (84.1 vjet), Stokholmi në Suedi ( 84.0 vjeç) dhe Comunidad Foral de Navarra në Spanjë (83.9 vjet).Në Shqipëri, gratë jetojnë më gjatë se burrat. 3.5 vite më shumë është hendeku midis dy gjinive. Pavarësisht një rënie gjatë fillimit të pandemisë Covid-19, jetëgjatësia nisi të rritej sërish në vendin tonë 2 vite më parë. Konkretisht jetëgjatësia mesatare te burrat arriti në 77.4 vjet, ndërsa tek gratë 80.9 vjet pra gratë jetuan mesatarisht 3.5 vite më shumë. Mesatarisht shqiptarët jetojnë 79.1 vite duke arritur kështu përsëri nivelin e 2019. Pas Shqipërisë, vjen Kroacia me 77.7 vjet, Serbia 75.2 vjet, Mali i Zi 73.8 vjet dhe më pak nga të gjithë Maqedonia e Veriut me 73.2 vjet.
Jetëgjatësia dhe pavdekshmëria janë dy nga konceptet me të debatueshme. Shkencëtarët po kërkojnë përgjigje, tek kandili i detit ‘i pavdekshëm’, një krijesë e aftë për t’u kthyer vazhdimisht në gjendje më të re. Studiuesit spanjollë kanë arritur të deshifrojnë gjenomin e kandilit të pavdekshëm “Turritopsis dohrnii” dhe kanë përcaktuar çelësa të ndryshëm gjenomikë që kontribuojnë në zgjatjen e jetëgjatësisë së tij deri në atë pikë sa të shmanget vdekja. -

Verstappen optimist: Për fitoren e parë sezonale na duhet shumë punë, por jemi konkurrues
26 Mars 2025
9:39
Telesport
Max Verstappen nuk arriti dot të ngjitej në podium në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Kinë. Pasi u parakalua nga dy makinat Ferrari gjatë garës, ai arriti të rifitojë pozicionet, por pa mundur dot të shkojë më shumë se vendi i katërt.
Piloti i Red Bull nuk e humbi buzëqeshjen para mikrofonëve pavarësisht një gare që u përmirësua vetëm drejt fundit. “Thjesht mendoj të jap gjithçka kur hipi në makinë dhe kaq. Po e shijoj jetën dhe jam shumë i qetë”, u shpreh 4 herë kampioni i botës.
“Fakti që ishim të shpejtë në fundin e garës më jep pak optimizëm dhe shpresë. Sa më shumë që zgjatej gara aq më kompetitiv ishim në pistë. Gjithsesi, për fitoren do të duhej shumë punë, por ishim konkurrues”, deklaroi max Verstappen.
“Tani kemi 10 ditë pushim deri në garën e radhës në Japoni. Shpresojmë të jemi më konkurrues në atë garë dhe të arrijmë të rikuperojmë disi ndaj McLaren”, u shpreh piloti holandez.