Tag: arriti

  • Tradhtarët më të mëdhenj në histori

    Tradhtarët më të mëdhenj në histori

    Dhjetë tradhtarët më të urryer dhe më të famshëm të të gjitha kohërave, nga ata të historisë së lashtë e deri te spiunët e Luftës së Ftohtë. Anëtarë me tituj të lartë për komplote kundër atdheut, për refuzimin e komunitetit apo kthim shpine familjes, tradhtarët kanë mbushur gjithmonë faqet e librave të historisë. Më poshtë po citojmë dhjetë prej më të urryerve të të gjitha kohërave, emri i të cilëve është bërë sinonim i tradhtisë.

    Efialte i Trakës (shek. V. p.e.s.). Për Efilate dimë shumë pak, por besohet se ishte një bari me origjinë nga Traka e Greqisë. Faji i tij? Ndihmoi persianët të merrnin krahët e Termopilit në 480 para erës sonë, duke çuar në masakër 300 luftëtarët e famshëm spartanë të Leonidhës I gjatë betejës. Herodoti tregon se Efialte, pas tradhtisë, ia mbathi, duke u vrarë më vonë nga një bashkëqytetar i tiji.

    Ugolino della Gherardeska (rreth 1220-1289). Fisnik pizan gibelin, konti Ugolino kaloi nëfraksionin kundërshtar të Guelfëve, më vonë u akuzua për favorizimin e qyteteve rivale tëPizës. Si rrjedhojë, u burgos dhe u dënua me vdekje. Në “Komedinë Hyjnore”, Dante Aligerie ka vendosur në rrethin djallëzor të Antenorës (rezervuar për tradhtarët e atdheut), dukesugjeruar se gjatë burgimit arriti të hante edhe fëmijët e vet.Malinça (La Malinche) (shek. 16-të). Vajza e një shefi vendas të Meksikës së sotme, Malinçe,pas vdekjes së të atit u shit si skllave, më vonë punoi përkthyese në shërbim të spanjollëve, sidhe dashnorja e udhëheqësit të tyre Hernan Kortes, i cili zbarkoi në Meksikë në 1519.Malinça ndihmoi pushtuesit të nënshtronin qytetërimin aztek, aq sa në Amerikën Latine fjalamalinçista do të thotë “i shitur” tek të huajt.

    Bruti dhe Kasio (shek. I p.e.s.) Edhe pse Jul Cezari i fali që të dy gjatë luftërave civile, MarkoXhiunio Brutus dhe Gajus Kasio Longinus ishin nxitësit kryesorë të komplotit që çoi nëvrasjen e tij në vitin 44 para erës sonë. Më vonë, të mposhtur nga Oktaviani dhe Mark Antoninë betejën e Filipit, që të dy “cezarvrasësit” kryen vetëvrasje në 42 para Krishtit.Judë Iskarioti (shek. I pas erës sonë). Mbase vendas nga Kerioti (qytet i Judesë), pasi ubashkua me dishepujt e zgjedhur nga Jezusi, ai e “shiti” mësuesin në Sinedrin për 30 dinarëargjendi, duke e sinjalizuar identitetin e tij te rojet me puthjen e famshme. I penduar, pak mëvonë, ai u var në një pemë (të llojit Cerci siliquastrum, Pema e Judës, edhe sot vijon të ketëkëtë emër).

    Mir Jafar (1691-1765). Mir Jafar Ali Khan Bahadur, pasi arriti në oborrin e Bengalit (sotBangladesh), kaloi në anën e anglezëve, kurse gjatë betejës së Plaseit, në 1757, ata i dhanëtitullin “nabob” (qeveritar krahine), duke lehtësuar pushtimin e tyre të Indisë. Pas ulje-ngritjeve, ai vdiq nga pleqëria, i urryer nga bashkatdhetarët.Benedikt Arnold (1741-1801). Gjenerali karizmatik gjatë Luftës Amerikane për Pavarësi(1775-1783), qe një nga përgjegjësit kryesorë për fitoren e kolonëve kundër britanikëve nëSaratoga (në 1777), por në vitet në vijim ai veshi “xhaketën e kuqe”, duke i kthyer shpinënkauzës së pavarësisë. I mbrojtur, por i përbuzur nga zotërinjtë e rinj, arriti të shpëtojë duke iambathur në Angli.Sharl Moris dë Talejrand (1754-1838). Aristokrat francez, i cili mori poste drejtuese politikegjatë Revolucionit dhe regjimit napoleonik, duke e tradhtuar vazhdimisht edhe vetëNapolonin. Mbeti në drejtim edhe pas rënies së këtij të fundit, madje u bë protagonist ikongresit të mëpasshëm të Vjenës (1815), duke përfaqësuar monarkinë burbone.Vidkun Kuisling (1887-1945). Pasi u bë emblema e bashkëpunëtorit nazist, Vidkun Kuisling,ish-udhëheqës i një formacioni të ekstremit të djathtë norvegjez, në vitin 1940 mbështetipushtimin gjerman të atdheut dhe u bë kreu i regjimit kukull të vendosur nga Hitleri nëNorvegji. I ndjekur penalisht për tradhti të lartë, ai u dënua me vdekje në vitin 1945.Pesëshja e Kembrixhit (shekulli XX). Akademikë të shkëlqyer të universitetit anglez tëKembrixhit, por tradhtarë të atdheut, duke filluar nga vitet 1930 dhe për pjesën më të madhe të Luftës së Ftohtë, Anthony Blunt, Donald Maclean, Kim Philby, Guy Burgess dhe JohnCairncross, qenë spiunë dhe u dhanë informacione top sekrete sovjetikëve, për çudi të gjithëarritën të dilnin të larë. “Goditjet” e tyre qenë ndër operacionet më të suksesshme tëspiunazhit rus.

  • Arriti marrëveshjen me Trump, Bashkimi Evropian pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA

    Arriti marrëveshjen me Trump, Bashkimi Evropian pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA

    Bashkimi Evropian njoftoi më 5 gusht për pezullimin e tarifave hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 93 miliardë eurosh, pasi Brukseli arriti një marrëveshje me Uashingtonin muajin e kaluar.

    “Komisioni Evropian ka miratuar sot procedurat e nevojshme ligjore për të pezulluar zbatimin e kundërmasave tona, të cilat pritej të hynin në fuqi më 7 gusht”, tha zëdhënësi për tregti i BE-së, Olof Gill.
    Komisioni Evropian, i cili është përgjegjës për politikat tregtare të bllokut prej 27 shtetesh, kishte përgatitur një listë me mallra amerikane që do të goditeshin me tarifa nëse bisedimet me Shtetet e Bashkuara nuk do të rezultonin me marrëveshje.
    Kundërmasat e BE-së kishin në shënjestër një sërë eksportesh amerikane, nga soja deri tek aeroplanët, makinat e uiski.
    Por, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, arriti një marrëveshje kornizë me presidentin amerikan, Donald Trump, më 27 korrik, teksa afati i 1 gushtit për vendosjen e tarifave të larta po afrohej.
    Pas arritjes së marrëveshjes, eksportet e BE-së pritet të përballen me tarifa gjithëpërfshirëse prej 15 për qind që nga data 8 gusht – më të larta se taksat doganore para se Trump të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë, por më të ulëta se tarifat prej 30 për qind, që presidenti amerikan kishte kërcënuar se do të vendoste./rel

    Top Channel

  • 80 vite nga bombardimi i Hiroshimës/ Si e zgjoi Japonia “gjigantin e fjetur” dhe nisi Epoka Bërthamore

    80 vite nga bombardimi i Hiroshimës/ Si e zgjoi Japonia “gjigantin e fjetur” dhe nisi Epoka Bërthamore

    Ushtria mori një lajm të ngjashëm nga telegrafi hekurudhor: një shpërthim i raportuar.
    Por radari nuk kishte zbuluar një sulm ajror. Me sa duket, kishte pasur një gabim.
    Tokio u përpoq të kontaktonte Hiroshimën. Heshtje. Një oficer i ri mori urdhër të fluturonte atje dhe të hetonte. Njëqind milje larg destinacionit të tij, ai pa një re tymi.
    Kur ai dhe piloti i tij arritën në Hiroshima, ata panë shkatërrime të papara më parë: ndërtesa të rrafshuara, një qytet në flakë, tym dhe re të çuditshme në qiell.
    Do të duheshin disa orë para se Tokio të zbulonte se çfarë e kishte shkaktuar këtë, por ky ishte kulmi i një historie që kishte filluar katër vjet më parë, sipas The Times.
    7 dhjetor 1941, shënoi fillimin e një prej kapitujve më tragjikë të Luftës së Dytë Botërore në Lindjen e Largët. Japonia, me një seri sulmesh rrufe, sulmoi kolonitë britanike në Malajzi, Hong Kong, Singapor, Borneo dhe Burma, si dhe shtete të tjera si Inditë Lindore Hollandeze, Tajlanda dhe Kina. Pushtimet shoqëroheshin me brutalitet ndaj civilëve dhe robërve të luftës.
    Objektivi i Japonisë ishte të siguronte territore dhe burime natyrore, veçanërisht naftë, por kjo e vuri përballë pranisë amerikane në rajon – sidomos në Filipine.
    Për të neutralizuar Marinën Amerikane, Japonia ndërmori sulmin surprizë mbi bazën detare në Pearl Harbor, në Hawaii. Edhe pse goditja nxori jashtë funksionit disa anije amerikane, aeroplanmbajtëset – asetet më jetike – mbetën të paprekura. Por pasoja më e madhe ishte se Shtetet e Bashkuara hynë zyrtarisht në luftë.
    Në vend që të forconin kontrollin rajonal, Japonia zgjoi gjigantin në gjumë – industria amerikane filloi me ritme të jashtëzakonshme ndërtimin e një flote të re.
    Në qershor 1942, Japonia pësoi një humbje vendimtare në Atollin Midway, territor strategjik amerikan, ku humbi katër aeroplanmbajtëse, mjete të pazëvendësueshme. Nga ai moment, Japonia nisi rrugën e pashmangshme të rënies.
    Gjatë viteve që pasuan, forcat britanike, të Commonwealth-it, kineze dhe veçanërisht amerikane, filluan të përparojnë në Paqësor, në një fushatë të quajtur “island hopping”. Betejat ishin të përgjakshme: Guadalcanal, Saipan, Iwo Jima dhe Okinawa, sollën forcat aleate pranë brigjeve të Japonisë.
    Në korrik 1945, Japonia ishte e shteruar nga burimet, ndërsa Aleatët kishin triumfuar në Europë dhe po dërgonin forca drejt Lindjes. Megjithatë, Japonia refuzonte dorëzimin.
    Aleatët planifikuan një pushtim amfib në Kyushu, më 1 nëntor 1945 – një betejë që pritej të sillte miliona viktima.
    Plani sekret: Fundi i luftës përmes fuqisë bërthamore
    Shkenca bërthamore kishte dëshmuar se energjia e madhe mund të lirohej përmes ndarjes së atomit. Megjithatë, vetëm projekti amerikan Manhattan, nën drejtimin e J. Robert Oppenheimer, arriti ta konkretizonte këtë në armë. Më 16 korrik 1945, në shkretëtirën e New Mexico-s, u testua me sukses arma e parë bërthamore – Testi Trinity.
    Më 26 korrik, Presidenti Truman dhe aleatët lëshuan Deklaratën e Potsdamit, duke kërkuar dorëzim të pakushtëzuar nga Japonia dhe duke paralajmëruar për “shkatërrim të menjëhershëm dhe të plotë”. Japonia e injoroi paralajmërimin.
    6 gusht 1945 – Një mëngjes i qetë që u shndërrua në ferr
    Qytetarët e Hiroshimës u zgjuan në një mëngjes të ngrohtë e të qetë. Alarmet e natës për sulm ajror ishin rremë. Askush nuk e priste atë që do të ndodhte.
    Ora 08:15 – një top zjarri me temperaturë ylli shpërtheu në qiell. Brenda një sekonde, diametri i shpërthimit arriti 270 metra. Njerëzit brenda një gjysmë milje nga epiqendra u avulluan, duke lënë vetëm hije të djegura në tokë e mure. Temperatura në tokë arriti afro 4,000°C. Rreth 80,000 persona humbën jetën menjëherë.
    Të tjerët pësuan djegie të tmerrshme nga rrezatimi. Kiyoshi Tanimoto, një pastor metodist, e përshkroi: “Një blic drite preu qiellin… dukej si një fletë dielli.”
    Valët goditëse udhëtuan me shpejtësi 1,580 km/h. Dritaret u thyen, pluhuri dhe tymi u përhapën. Një foto nga konvoji amerikan tregon renë e kërpudhës, e cila arriti deri në 15 km lartësi.
    Koloneli Paul Tibbets, piloti i avionit Enola Gay, tha: “Qyteti që e pamë qartë në diell, tani ishte një njollë e shëmtuar. Zjarre po shpërthenin kudo.”
    Në Tokio, lajmet vinin njëri pas tjetrit. Një raport tregonte: “E gjithë Hiroshima u shkatërrua menjëherë nga një bombë e vetme.” Po atë mbrëmje, Shtetet e Bashkuara konfirmuan: “Bombë e madhe u hodh mbi Hiroshima më 5 gusht në orën 19:15 sipas kohës së Uashingtonit.” Truman, që kishte marrë vendimin pas shumë diskutimesh, e dinte se kjo fuqi duhej demonstruar edhe një herë për të çuar luftën drejt fundit.
    Dy ditë më vonë – bomba që gati nuk u hodh
    Më 8 gusht 1945, nisi një tjetër mision nga ishulli Tinian, me objektiv Nagasakin. Historia e kësaj bombe është po aq dramatike – dhe do të pasohet nga kapitulli tjetër i një fundi të kobshëm që ndryshoi rrjedhën e njerëzimit.
    80 vite më pas, bota ende jeton nën hijen e atyre dy ditëve të gushtit 1945. Shkatërrimi i Hiroshimës nuk ishte vetëm fundi i një lufte, por edhe fillimi i një epoke të re – epokës bërthamore.

    Top Channel

  • 80 vite nga bombardimi i Hiroshimës/ Si e zgjoi Japonia ‘gjigantin e fjetur’ dhe nisi Epoka Bërthamore

    80 vite nga bombardimi i Hiroshimës/ Si e zgjoi Japonia ‘gjigantin e fjetur’ dhe nisi Epoka Bërthamore

  • Dinamo City e nis me fitore Europën, Zabërgja fantastik me gol dhe asist (VIDEO)

    Dinamo City e nis me fitore Europën, Zabërgja fantastik me gol dhe asist (VIDEO)

    Dinamo City nis aventurën në Kupat e Europës me sukses pasi arriti fitore ndaj Atletic Escalades me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.
    Për Dinamon e trajneri Ilir Daja ishte debutim për këtë sezon në Evropë, pasi pushuan në turin e parë duke qene se kundershtari i tyre u skualifikua nga UEFA.
    Klubi nga Andorra e mbylli në epërsi pjesën e parë me një gol të shënuar nga Nayry Vieira në minutën e 43-të. Por me të filluar pjesa e dytë, Dinamo vazhdoi me sulme dhe në minutën e 65-të arriti t’i barazojë shifrat.
    Ishte Baton Zabërgjës, që gjeti rrjetën për 1-1, duke u konfirmuar si lojtari më i rëndësishëm i dinamovitëve.
    GOLI I ZABERGJA – VIDEO
    Talenti i madh i Kosovës, asistoi në minutën e 86-të për Eridon Qardakun, që shënoi për 2-1, me klubin tiranas që mori epërsinë në këtë përballje.
    GOLI I QARDAKUT – VIDEO
    Gjyqtari akordoi gjashtë minuta shtesë në këtë ndeshje, ku rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

  • Euro Women’s/ Anglia në finale, kalon Italinë në frymën e fundit

    Euro Women’s/ Anglia në finale, kalon Italinë në frymën e fundit

    Italia për vajza udhëhoqi 96′ ndaj Anglinsë në Gjenevë me shifta 0-1, teksa në limite, kamponia në fuqi e Europës arriti të barazojë me Agjemang për të dërguar ndeshjen në shtesën 2×15.

    Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 33-të nga Bonasea. Në pjesën e mbetur të lojës Anglia e cila vinte si kampione në fuqi të europianit të fundit, arriti të barazonte teksa në kampin axurr ishin bërë gati për festën e biletës së finales.

    Në shtesë Anglia godet sërish në fund me Kelli (119′) për 2-1 final e siguruar finalen.

    Nesër në orën 21:00 radha e gjysmëfinales tjetër. Në Zyrih do të përballen kombëtaret e Gjermanisë dhe Spanjës. Finalja e Euro Women’s 2025 zhvillohet më 27 koriik ora 18:00. Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Euro Women’s/ Anglia barazon Italinë në frymën e fundit, gjysmëfinalja në shtesë…

    Euro Women’s/ Anglia barazon Italinë në frymën e fundit, gjysmëfinalja në shtesë…

    Italia për vajza udhëhoqi 96′ ndaj Anglinsë në Gjenevë me shifta 0-1, teksa në limite, kamponia në fuqi e Europës arriti të barazojë me Agjemang për të dërguar ndeshjen në shtesën 2×15.

    Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 33-të nga Bonasea. Në pjesën e mbetur të lojës Anglia e cila vinte si kampione në fuqi të europianit të fundit, arriti të barazonte teksa në kampin axurr ishin bërë gati për festën e biletës së finales…vijon

    Nesër në orën 21:00 radha e gjysmëfinales tjetër. Në Zyrih do të përballen kombëtaret e Gjermanisë dhe Spanjës. Finalja e Euro Women’s 2025 zhvillohet më 27 koriik ora 18:00. Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Mbreti Sinner”, mediat italiane i bëjnë jehonë suksesit historik të tenistit italian, Jannik Sinner: Realizova ëndrrën time

    “Mbreti Sinner”, mediat italiane i bëjnë jehonë suksesit historik të tenistit italian, Jannik Sinner: Realizova ëndrrën time

    Tenisti italian Jannik Sinner triumfoi në grand slamin e Wimbledon ndaj Alcaraz. Në finalen londineze, në turneun më të rëndësishëm të fushave me bar, ai mundi 3-1 me përmbysje spanjollin Carlos Alcaraz (4-6, 6-4, 6-4, 6-4). Ai bëhet kështu italiani i parë që fiton në Wimbledon. Fitore e rëndësishme për numrin 1 në botë, që nuk përsëriti gabimet e finales së Roland Garros, duke u hakmarrë ndaj spanjollit.
    Alcaraz, numri 2 në botë, dorëzoi kështu titullin e këtij turneu, që e kishte fituar në dy vitet e fundit. Ky është suksesi i parë në karrierë për Sinner në Wimbledon, ku arriti t’i mbijetojë një eliminimi në çerekfinale, për të shpërthyer më pas ndaj Djokovic dhe Alcaraz. Këtë herë ai arriti të ruajë qetësinë në momentet vemdimtare dhe të triumfojë. Alcaraz arriti të fitojë setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e italianit, që arriti të fitojë nga një “break” në tri setet e tjera me shërbimet e spanjollit. Sinner ishte më i saktë në lojën në fundore, duke mos i dhënë asnjë shans spanjollit.

    Për Sinner ky është triumfi i katërt në një grand slam (ka fituar dy herë në Australian Open dhe një herë në US Open), duke mbrojtur kreun e renditjes botërore. Alcaraz u përpoq, por në fund u detyrua të pranojë epërsinë e italianit.
    Vetë italiani nuk i fshehu emocionet pas ngritjes së trofeut për të parën herë në karrierë:
    “Është me të vërtetë një moment i veçantë. Para kësaj ndeshjeje, nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha mundësinë të luftoja për këtë trofe. Është një ëndërr që bëhet realitet. Dua të falënderoj ekipin tim dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë ditë kaq të veçantë”.
    Ndërkohë triumfi i Sinner ndaj Alcaraz pushtoi edhe faqet e para të gazetave prestigjoze italiane, të cilat i kushtuan hapësirën kryesore nr.1 të bostës pas suksesit në Wimbledon.
     
  • Jannik Sinner mposht Alcaraz në finale dhe triumfon për herë të parë në Wimbledon

    Jannik Sinner mposht Alcaraz në finale dhe triumfon për herë të parë në Wimbledon

    Tenisti italian Jannik Sinner u shpall sot fitues i grand slam të Wimbledon. Në finalen londineze, në turneun më të rëndësishëm të fushave me bar, ai mundi 3-1 me përmbysje spanjollin Carlos Alcaraz (4-6, 6-4, 6-4, 6-4). Ai është italiani i parë që fiton në Wimbledon.
    Fitore e rëndësishme për numrin 1 në botë, që nuk përsëriti gabimet e finales së Roland Garros, duke u hakmarrë ndaj spanjollit. Alcaraz, numri 2 në botë, dorëzoi kështu titullin e këtij turneu, që e kishte fituar në dy vitet e fundit.
    Ky është suksesi i parë në karrierë për Sinner në Wimbledon, ku arriti t’i mbijetojë një eliminimi në çerekfinale, për të shpërthyer më pas ndaj Djokovic dhe Alcaraz. Këtë herë ai arriti të ruajë qetësinë në momentet vemdimtare dhe të triumfojë.
    Alcaraz arriti të fitojë setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e italianit, që arriti të fitojë nga një “break” në tri setet e tjera me shërbimet e spanjollit. Sinner ishte më i saktë në lojën në fundore, duke mos i dhënë asnjë shans spanjollit.