Tag: arriti

  • Jurgen Uldedaj shkruan historinë, boksieri shqiptar shpallet kampion bote në peshën “cruiserweight”

    Jurgen Uldedaj shkruan historinë, boksieri shqiptar shpallet kampion bote në peshën “cruiserweight”

    Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj (28 vjec) është shpallur kampion bote në peshën “cruiserweight”, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum (120-108, 118-110, 119-109).
    Në duelin e zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës, boksieri kuqezi “rrëmbetu” titullin e kategorisë IBO, që ishte vakant. Në një përballje të fortë, ai arriti të triumfojë ndaj rivalit të tij, duke marrë kurorën.
    Të dy boksierët u treguan mjaft taktikë në ring, por boksieri nga Lezha ishte më agresiv, sidomos në raundet e parë, ku dhe ndërtoi fitoren e tij. Më pas, Uldedaj arriti të mrojë avantazhin dhe të ngrejë lart flamurin kuqezi në mes të Londrës.

    Uldedaj vazhdimisht kishte inisiativën në ring, duke dhënë goditje të forta, mbështetur edhe nga fansa të shumtë shqiptarë që ishin në stadium. I veshur me mbathje sportive kuqezi, ai arriti të bëjë diferencën në ring ndaj një rivali me përvojë.
    Boksieri kamerunas ishte sporadik në përpjekjet e tij për të grushtuar, duke e bërë edhe më të lehtë menaxhimin e sfidës nga Uldedaj, që godiste fort. Kjo i dha mundësi boksieri shqiptar të ishte i fokusuar dhe i qetë në ring, duke e merituar fitoren.
    Boksieri kuqezi nuk zhgënjeu në duelin më të rëndësishëm të karrierës së tij, duke korrur suksesin e 21-të në karrierë (ka edhe 1 humbje). Ndërsa për rLambert, kjo ishte humbja e katërt në karrierë (ka 18 fitore e 1 barazim).

     

  • Europa luajti ndeshje pa surpriza, Ronaldo humb penallti, kalojnë Italia e Spanja

    Europa luajti ndeshje pa surpriza, Ronaldo humb penallti, kalojnë Italia e Spanja

    Shqipëria arriti fitore historike në Leskovac në përballjen me Serbinë 0-1. Fitorja bëri të lumtur një komb të tërë … Në orën 15:00 u zhvillua ndeshja tjetër e Grupit K aty ku Andorra arriti të ndalë Letonën në Riga 2-2.

    Ndërkohë ndeshjet e tjera sipas grupeve të parashikuara për sot dhanë këto rezultate:

    Ndeshjet e sotme, zona e UEFA-s kualifikuese Botërori 2026, shifrat:

    Letoni- Andorrë 2-2

    Hungari-Armeni 2-0

    Norvegji- Izrael 5-0

    Portugali- Irlandë 1-0

    Estoni- Itali 1-3

    Spanjë- Gjeorgji 2-0

    Bullgari- Turqi 1-6

    Serbi- Shqipëri 0-1/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Edhe Enver Hoxha, s’arriti në këto nivele që arriti Rama”/ Avokati Cakrani, ngre akuza të rënda: Pastrim parash…

    “Edhe Enver Hoxha, s’arriti në këto nivele që arriti Rama”/ Avokati Cakrani, ngre akuza të rënda: Pastrim parash…

    ‘Edhe Enver Hoxha nuk arriti në këto nivele që arriti Edi Rama, të fuste dokumente të falsifikuara në Arkivin e Shtetit’.
    Kjo ishte deklarata e avokatit Kujtim Cakrani në një emision televiziv, teksa akuzoi ligjvënësin e ri socialist, Ardit Bido, ish-drejtor i Arkivit Qendror, se ka falsifikuar dokumentet e pronarëve të ligjshëm për llogari të mafies së takave, siç e cilësoi ai.
    Sipas Cakranit, Arkivi Qendror i shtetit është kthyer në institucion falsifikimi të dokumenteve të pronave, dhe pavarësisht se Bido ka qenë nën hetim nga Prokuroria kjo e fundit, e ka lënë të lirë dhe të paketuar, pasi urdhrat të tilla kanë qenë nga lart.
    Avokati Cakrani shkoi më tej kur tha se kryeministri Edi Rama po pastron paratë e korrupsionit politik përmes studiove të huaja arkitekturore, me lidhje të forta me eurodeputetë të korruptuar.
    Arkivi Qendror i Shtetit është kthyer në institucion falsifikimi të dokument të pronave. Dhe drejtori i zgjedhur deputet është kapur në flagrancë nga prokuroria, që ka futur dhe ka bërë pjesë të Arkivit Qendror, dokumente të mafies së tokave. Mafia e tokave ka futur dokumente në bodrumet e errëta të Tiranës, dhe i ka futur në arkiv si dokumente me rëndësi historike e më pas i ka nxjerrë që aty dhe më pas si dokumente toke. Ka vjedhur hektarë pronash e kanë marrë dëmshpërblim financiar. Problemi i pronave, veç falsifikimeve në hipotekë, problemi qëndron tek Arkivi Qendror i Shtetit, institucioni kryesor. Nëse arrin të fusësh dokumente të falsifikuara, ti ke shkatërruar jo vetëm pronat por edhe historinë e Shqipërisë.
    Bido është deputet dhe ishte në përgjegjësi penale me një grup tjetër. Është hetuar, dhe si përfundim doli nga hetimi e mbetën të tjerë brenda. Prokuroria s’donte ta hetonte, e thirri e pyeti dhe tha s’mbaj përgjegjësi. Tani del e na flet për historinë, tani deputet. Nëse në falsifikimet i ke në arkiv, dhe i nxjerr e vjedh pronat, e kupton se në çfarë nivele jemi. Janë vjedhur prona në mes të Tiranës. Askush nuk flet për këto. Problemi është akoma më i thellë, s’është vetëm vënia e një pistolete në kokë. Grupet e interesit afër kryeministrit si investitor strategjik kanë futur dokumente të falsifikuara në Arkivin e Shtetit.
    Si i ka marrë familja e kryeministrit 124 mijë dynym tokë në Vuno, ku familja e tij s’ka vend varri në Vuno. SPAK për pronën e pronarit bëri gjithë ato hetime, ndërkohë SPAK s’heton këto që kanë zaptuar bregdetin e Shqipërisë me dokumente false. Po e shkatërrojnë Shqipërinë. Këtë që ka bërë Rama me investitorët s’ia ka bërë asnjë pushtues që ka bërë në këto anë. Edhe Enver Hoxha, s’arriti në këto nivele që arriti Rama, të fuste dokumente të falsifikuara në Arkiv Shteti. Sajoi Hoxha po jo në nivelet e Edi Ramës. Studiot e arkitekturës, janë studiot e korrupsionit politik. Studiot arkitekturore i përdor për korrupsion politik dhe u thotë bizneseve çojini jashtë e nga pas kanë të korruptuarit e Evropës. Melonit i dha copë Shqipërie, tjetrit Vlorën, Buitrintin, Gjirokastrën. E ka ndarë copa-copa.

  • Zbulohet ‘sekreti’, si e fitoi Bayern garën për Michael Olise? U ble 50 mln, sot kushton 100

    Zbulohet ‘sekreti’, si e fitoi Bayern garën për Michael Olise? U ble 50 mln, sot kushton 100

    2 Tetor 2025

    18:54

    Telesport

    Mediat gjermane kanë zbuluar “sekretin” sesi Bayern arriti të transferojë Michael Olise në verën e kaluar.
    Agjenti i tij, Glen Tweneboah, ishte i pezulluar për 6 muaj nga Federata Angleze në maj 2024 për shkak të një komisioni të palejuar që kishte marrë në 2019. Atë vit, ai siguroi 10% komision nga kontrata e parë e klientit të tij te Reading FC, gjë që nuk lejohet.
    Dënimi zgjaste deri më 4 tetor. Për të transferuar Olise, ai e dinte se nuk kishte kohë veprimi. Bayern përfitoi nga rasti, ndërhyri shpejt dhe arriti të paguajë klauzolën 50 mln paundë, plus 5 të tjera në formë bonusesh.
    Për Olise kishin interes edhe Chelsea, Liverpool, United dhe City, por ato reaguan shumë vonë.

  • Rritja ekonomike 3.5%/ Ndikuan pagat e administratës, bujqësia dhe industria në rënie të ndjeshme

    Rritja ekonomike 3.5%/ Ndikuan pagat e administratës, bujqësia dhe industria në rënie të ndjeshme

    Rritje ekonomike në Shqipëri por pa bujqësi e industri. Është kjo pasqyra e ekonomisë së vendit tonë në tremujorin e dytë të vitit teksa prodhimi i brendshëm bruto arriti në 3.51% sipas të dhënave të raportuara nga Instituti I Statistikave.

    Është administrata me rritjen e pagave e cila po udhëheq këtë tregues duke ndikuar me 1.65% ose thënë ndryshe sa gjysma e rritjes ekonomike. Ku për të njëjtën periudhë kohore, paga mesatare në administratë arriti në rreth 100 mijë lekë e rritur me pothuajse 16%.
    Ndonëse më pak turistë e kanë vizituar Shqipërinë se një vit më parë, turizmi vijon të jetë një ndër treguesit kryesor që ndikon në rritjen ekonomike, pas pagave, kontributi i turizmit arriti sa 0.47% e PBB në periudhën prill- qershor. Ndërsa të tretët qëndrojnë aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimi.
    Ndërsa sektorët prodhues në vend vijuan rënien disa vjeçare. Më i thelluar ky raport vërehet tek bujqësia e cila ndikoi negativisht në PBB -0.46 %,. Ndërsa industria – 0.18%.
    Nga ana tjetër konsumi final I popullatës arriti në 3.88% ndërsa ai I qeverisë 12.44%.

    Top Channel

  • Shkëndijat e Brojës nuk mjaftojnë, Burnley eleminohet nga ekipi i ligës së tretë

    Shkëndijat e Brojës nuk mjaftojnë, Burnley eleminohet nga ekipi i ligës së tretë

    Burnley është eleminuar sot në raundin e 3-të të Carabao Cup. Skuadra angleze u mposht në shtëpi me shifrat 1-2 nga Cardif-i. Këta të fundit garojnë në League One, e cila është e treta për nga rëndësia në futbollin anglez. Titullar në këtë ndeshje ishte edhe Armando Broja, i cili qendroi në fushë për 78 minuta.
    Trajneri vendosi t’i jepte sulmuesit shqiptar minutat e munguara, por Broja nuk arriti ta shfrytëzonte në maksimum këtë shans. Lojtari i Kombëtares shqiptare dha disa shkëndija gjatë ndeshjes, duke regjistruar tre goditje kundër Cardif-it. Megjithatë asnjëra prej tyre nuk arriti të përfundonte në rrjetë./Sport Ekspres/
     

  • Rekordi i Leo Messit, që Taylor Swift nuk arriti kurrë t’i afrohej e jo më ta thyente

    Rekordi i Leo Messit, që Taylor Swift nuk arriti kurrë t’i afrohej e jo më ta thyente

    Lajmi i fejesës së superyllit të muzikës, Taylor Swift, me yllin e NFL-së, Travis Kelce, ka pushtuar rrjetet sociale. Postimi zyrtar në Instagram ka marrë miliona pëlqime, duke treguar interesin e madh të publikut për këtë lajm të befasishëm.
    Megjithatë, krahasimet janë të pashmangshme me momentet sportive epike. Fotografia legjendare e Lionel Messit duke ngritur Kupën e Botës në “Katar 2022” mbetet një fenomen i vërtetë global. Në vetëm 40 minuta, Messi arriti të grumbullojë 10 milionë “like”, ndërsa postimi i Swift dhe Kelce e arriti të njëjtën shifër pëlqimesh pas më shumë se një ore.
    Një rekord që tregon fuqinë dhe ndikimin e pakrahasueshëm të “GOAT”-it të futbollit, i cili vazhdon të dominojë jo vetëm fushën, por edhe botën digjitale, atë të rrjeteve sociale.

    📸 Messi arriti 10 milionë pëlqime në vetëm 40 minuta.

    📸 Postimi i fejesës së Taylor Swift dhe Kelce arriti të njëjtën shifër pas më shumë se një ore.
    Deri më sot, diferenca është ende e dukshme:Sot: Taylor Swift – 31 milionë “like”Lionel Messi – 74 milionë “like”
    👉 Rekord i paprekur i “GOAT” të futbollit 🐐
     

  • Vrau gruan në sy të fëmijëve/ Ja kush është shqiptari, arriti t’ia mbathte pas ngjarjes së rëndë

    Vrau gruan në sy të fëmijëve/ Ja kush është shqiptari, arriti t’ia mbathte pas ngjarjes së rëndë

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Jashari shkëlqen me Milanin në debutim

    Jashari shkëlqen me Milanin në debutim

    Ardon Jashari ka debutuar nga minuta e parë sot në miqësoren që Milani zhvilloi me anglezët e Lids, ndeshje e cila u mbyll në barazim 1-1.

    Një paraqitje mjaft pozitive ajo e Jasharit, i cili tregoi personalitet në fushë, duke dhënë sinjale se këmbëngulja e gjatë e Igli Tares dhe Milanit ia ka vlejtur.
    Milani arriti të shënoijë i pari në minutën e 31-të me anë të Gimenez, duke e mbyllur kështu në avantazh fraksionin e parë të lojës.

    Në pjesën e dytë kuqezinjtë bënë disa zëvendësime, ndërsa Lids arriti të barazojë shifrat në 1-1 me anë të Staç, në minutën e 67-të. Një gafë e portierit Teraçano, që pësoi një gol që me pak kujdes duhet të ishte neutralizuar.
    Ndërkohë paraqitja e Estupian i cili u ble me qëllim për të zëvendësuar Hernandez mund të konsiderohet një dështim.
     

  • Mashtruesi që shpiku një shtet

    Mashtruesi që shpiku një shtet

    Gregor MacGregor lindi në Skoci në 1786 dhe vdiq në Venezuelë në 1845, ishte një ushtar aventurier dhe një mashtrues i fuqishëm. Ai shpiku shtetin e Poyais, një vend në Amerikën Qendrore që nuk ekzistonte, por që e shpalli veten sundimtar të tij.

    Në vitin 1822 në Londër, MacGregor arriti të bindë disa qindra njerëz për të kaluar Oqeanin për të shkuar në Poyais, duke shkaktuar vdekjen e shumicës së tyre. Edhe sot ai konsiderohet “Mbreti i Mashtruesve”, njeriu që arriti të krijojë gënjeshtrën më të madhe të krijuar ndonjëherë.

    Ai ishte djali i një kapiteni detar i Kompanisë Britanike të Indisë Lindore, i cili u rrit duke folur galeishten skoceze dhe vetëm më vonë mësoi anglisht në shkollë.

    MacGregor ka pretenduar se ka studiuar për disa kohë në Universitetin e Edinburgut, por në lidhje me këtë nuk ka asnjë provë dhe duke pasur parasysh karakterin e tij është e lehtë të dyshosh në të.

    Dihet me siguri që në moshën 16-vjeçare, pak para se të fillonin Luftërat Napoleonike, ai u regjistrua në ushtrinë britanike. Ai u martua me Maria Bowater, vajzën e një admirali të pasur dhe gjithashtu falë parave dhe famës së familjes së saj, bëri një karrierë të shpejtë ushtarake. MacGregor u bë kapiten në një kohë shumë të shkurtër dhe më pas gjeneral.

    Pas disa vitesh në Gjibraltar, ai la ushtrinë në 1810 dhe u kthye në Mbretërinë e Bashkuar. Sidoqoftë, në 1811, vdekja e gruas së tij i ndryshoi perspektivën e jetës. Pa paratë dhe mbështetjen e familjes së saj u detyrua në vitin 1812 të nisej për në Venezuelë, në kohën kur po zhvillohej një revoltë kundër spanjollëve. Atje ai u martua me një kushërirë të revolucionarit Simon Bolivar dhe përsëri bëri një karrierë ushtarake, këtë herë në radhët e ushtrisë së Republikës së Venezuelës.

    Ai shënoi disa suksese dhe u bë i njohur si themeluesi i Republikës së Floridas, e cila zgjati si republikë vetëm disa muaj.  Në verën e vitit 1821, një dekadë apo më shumë pas largimit të tij, MacGregor u kthye në Mbretërinë e Bashkuar.

    Atij iu bashkua edhe bashkëshortja e cila kishte mbërritur nga Amerika e Jugut në Evropë. Ai tha se ishte kthyer në Londër, për të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit George IV, në emër të shtetit të Poyais. Kishte prodhuar dokumente të ndryshme, monedhë, stemë dhe një flamur. Madje arriti të shkruajë edhe një libër për atë vend të largët, të nënshkruar me pseudonimin Thomas Strangeways.

    Duket absurde, por ndoshta nga frika se do të humbisnin investimin e duhur apo thjesht u mashtruan nga disa premtime, shumë njerëz arritën të blenin bonot Poyais të shpikura nga MacGregor. Referuar vlerësimeve të bëra nga The Economist, mendohet se bonot, të gjitha së bashku, kapin vlerën e katër miliardë eurove. Shumë nga personat që u mashtruan ishin skocezë.

    Ndërsa interesi për vendin rritej, MacGregor rriti çmimet dhe filloi të shesë tokë dhe madje përfundoi duke organizuar udhëtime drejt Poyais. Ai arriti të mbushë dy anije prej 250 personash që u nisën në shtator të 1822 dhe në janar të 1823. Udhëtimi zgjati dy muaj dhe ata që pretendonin se do të gjenin Poyais, fatkeqësisht nuk gjetën asgjë.

    Shumë vdiqën nga uria ose nga malaria, por disa falë edhe kontakteve me popullsinë vendase dhe mbështetjes së anijeve që kalonin, arritën të largoheshin. Shumë vdiqën rrugës në kthim, të tjerë u ndalën në vende të ndryshme të Amerikës Latine, por vetëm rreth pesëdhjetë njerëz arritën të ktheheshin në Mbretërinë e Bashkuar.

    “Ishte e qartë se kishin jetuar në kushte ekstreme dhe dukeshin si fantazma dhe kufoma”, shkruante një gazetë skoceze e kohës.

    Lajmi se shteti i Poyais nuk ekzistonte u përhap me shpejtësi, duke ndihmuar kështu në anulimin e nisjes së anijeve të tjera, lajm ky që detyroi MacGregor të arratisej në Paris, por që edhe aty u përpoq përsëri të shiste idenë e Poyais, por me shumë pak sukses.

    Ai u arrestua në Francë, por në një gjyq të zhvilluar më vonë u shpall i pafajshëm. MacGregor u kthye në Skoci dhe përsëri u mundua të përfshihej në disa mashtrime që kishin lidhje me Poyais. Më 1838, ai u largua për në Karakas, ku u mirëprit përsëri si qytetar venezuelian dhe vdiq atje në vitin 1845.

    Rruga Press