Tag: arrita

  • Berisha: E arrita qëllimin, kam mbrojtur votën e qytetarëve

    Berisha: E arrita qëllimin, kam mbrojtur votën e qytetarëve

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar edhe këtë të mërkurë akuzat në drejtim të qeverisë.
    Në një dalje për mediat, Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, të cilët i thanë se ai ka bërë deputet njerëz që kanë shkëputur lidhjen me bazën dhe qytetarët.
    Por për Berishën, kjo gjë nuk është e vërtetë, teksa shtoi se qëllimi që ka qenë mbrojtja e votës së qytetarëve, është realizuar.

    “Po luftoj në një mision, në kushte të vështira, mbrojtjen e votës së shqiptarëve, që në konceptin tiom është realizuar. Tani po vazhdoj misionin, për të motivuar shqiptarët që të shpëtojmë nga kjo diktaturë”, tha Berisha./vizionplus.tv

  • Iu afrua golit ndaj Anglisë, Hoxha: Shpresoj që ta kem ruajtur për në muajin mars

    Iu afrua golit ndaj Anglisë, Hoxha: Shpresoj që ta kem ruajtur për në muajin mars

    Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha pati disa mundësi të mira ndaj Anglisë në humbjen 0-2, por nuk ia doli dot të shënojë.
    “Bëmë një ndeshje të mirë të gjithë çunat, bëmë detyrat duke i vendosur në vështirësi, besoj që arrita të bëj diferencën sadopak dhe krijuarm raste, por nuk arritëm të shënonim na dhemb ky fakt, na mungoi edhe fati se Anglia nuk është se krijoi ndonjë rast sot, vetëm Kejn që shënoi direkt se është lojtar klasi. Ishte një vrapim i gjatë se isha në 16-shën tonë, vrapova për të arritur aksionin dhe mendova të gjuaja nga këndi tjetër me kontakt të parë dhe nuk arrita të bëj goditjen e duhur dhe u mërzita pak. Bajrami më bëri një super pasim por nuk arrita të shënoj dhe më dhemb kjo.

    Që nga Uzuni, Daku, Rei, Armando e bëjnë të gjithë punën mire nuk e kam problem se si luajnë, Uzuni është lojtar që e ndjek shumë hapësirën dhe bën presion te mbrojtja dhe kjo është diçka shumë e mirë. Ka kualitet dhe është një lojtar shumë shumë i mirë.
    Kam një respekt të madh për Klausin, besoj që nuk ka motivim përpara kësaj ndeshje duke e ditur se me çfarë kombëtare do të përballesh, me zor pres të kem situata 1 kundër 1 dhe nuk hezitoi, shkoj dhe nuk e kam problem, dua të iki deri në fund, duhet që të bëj diferencën dhe të jap maksimumin dhe të bëj më të mirën. Shpresoj që golin që humba sot ta bëj në mars”- tha ai.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil

    “Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil

    Showbiz E Mërkurë, 6 Gusht 2025 09:41
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë.
    Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku nisur edhe pushimet në jugun magjik, në Ksamil.

    Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ku ndau me miliona ndjekës një fotografi mahnitëse të bregdetit shqiptar.

    Në imazh shfaqej një peizazh me ujëra të kristalta dhe perëndimi i diellit.
    “Arrita në shtëpi në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi ajo.

  • Pas ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm

    Pas ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm

    ”Sunny Hill Festival” në Prishtinë për 3 ditë, u bë kryefjalë në mbarë Europën dhe jo vetëm. Pas këtij suksesi, Dua Lipa ka treguar ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku nisur edhe pushimet në jugun magjik, në Ksamil.
    Pas një performance të fuqishme në natën e parë të festivalit, që këtë vit mblodhi yje dhe adhurues të muzikës nga mbarë bota, artistja shqiptare ka zgjedhur qetësinë dhe bukurinë natyrore të rivierës.

    ”Arrita në shtëpi në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi ajo. Herë pas here artistja promovon bukuritë dhe vlerat e Kosovës dhe Shqipërisë në botë, trashëgiminë, gjuhën dhe identitetin e saj.

    Dua ka folur shqip në emisione ndërkombëtare, ka sjellë motive shqiptare në performancat e saj dhe ka përdorur ndikimin e saj për të treguar historinë dhe bukurinë e vendeve të saj të origjinës.