Tag: arrijmë

  • Netanyahu: Do ta demilitarizojmë Gazën

    Netanyahu: Do ta demilitarizojmë Gazën

    Gjatë vizitës së tij në selinë e përbashkët amerikano-izraelite të forcave shumëkombëshe që mbikëqyrin respektimin e armëpushimit në Gaza, në qytetin Kiryat Gat, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se synimi i qeverisë së tij është çarmatimi i Hamasit dhe de-militarizimi i Rripit të Gazës.
    Netanyahu tha se ky objektiv, i cili sipas tij u dakordësua edhe me presidentin amerikan Donald Trump dhe me partnerë të tjerë, duhet të arrihet:
    “Ne duam të sigurohemi që qëllimi që u pajtuam me presidentin Trump, me konsensusin e të tjerëve, pra çarmatimi i Hamasit dhe de-militarizimi i Gazës, do të realizohet,” u shpreh ai.

    Kryeministri shtoi se procesi po ecën në mënyrë graduale si pjesë e një plani të gjerë të zbatuar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë.
    “Sot ka një përpjekje të vërtetë të përbashkët, me të cilën sigurojmë që siguria jonë të mbetet në duart tona, në mënyrë që të arrijmë rezultate që ndoshta asnjë nuk i besonte se mund t’i arrinim, por ne jemi të vendosur të përpiqemi,” tha Netanyahu.
    Duke iu referuar fjalëve të presidentit Trump, Netanyahu citoi mesazhin e thjeshtë të amerikanit: “Presidenti Trump e tha qartë: do t’ia dalim, ose në mënyrën e lehtë, siç shpresojmë, ose në mënyrën e vështirë. Por do arrijmë atë që jemi të vendosur të arrijmë.”

  • “Së shpejti muzeu me AI”/ Takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, Rama kritika sektorit privat dhe bankave: Janë të prapambetura!

    “Së shpejti muzeu me AI”/ Takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, Rama kritika sektorit privat dhe bankave: Janë të prapambetura!

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun konkluzionet pas takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

    Rama tha se në këtë mbledhje që ka zhvilluar sot me këtë sektor, ka mbetur shumë i kënaqur dhe është prezantuar me projekte të mrekullueshme dhe inovatore që do të ndihmojmë në çuarjen përpara vendin.
    “Në radhë të parë dua të them që realisht sot ka pasur shumë brumë në tryezë dhe që nëse do të arrijmë të vendosim piketat që kemi diskutuar dhe bashkarish të ndjekim një hartë veprimesh, do të arrijmë të krijojmë më të mirën duke u bazuar te kapaciteti i progresit eksponencial që na ka sjellë bota e teknologjisë për ta çuar vendin në një nivel krejt tjetër”, u shpreh kreu i ekzekutivit.
    Sa i përket digjitalizimit, Rama kishte kritika për bankat dhe sektorin privat, duke shtuar se kjo po pengon rrugën e këtij sektori. Rama u shpreh se do të angazhohet nga afër bashkë me stafet përkatëse për të parë mundësinë e krijimit për herë të parë të një muzeu plotësisht me inteligjencë artificiale.
    “Te bankat që janë në kushtet e një prapambetje të pajustifikuar digjitale që po vonon ecurinë e sektorit, të gjitha instrumentet nga ana e sektorit janë në dispozicion duke penguar ndërveprimet që lidhen me transaksionet financiare. E rëndësishme po ashtu që në Tiranë në shtator do të arrijmë t’i japim botës së arkitekturës bashkëkohore një inovacion që vjen nga një startup shqiptarësh dhe nëse është ashtu siç me duket mua nga sa pashë, do të ndryshojë shumë mënyrën si funksionon gjithë sektori dhe studiot arkitekturës botërisht.
    Sikundër më shumë gëzim dhe përgjegjësi do angazhohem personalisht për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë tekstologji të re të propozuar nga startup në fjalë muzeun e parë tërësisht me inteligjencë artificiale”, tha Rama.
    “Ky sektor po bën përpjekje që mungon në sektorin privat, që është përpjekja për ta kuptuar dhe përfituar nga afrimi në BE dhe anëtarësimi në BE. Organizata e krijuar brenda sektorit po bën punë domethënëse për të marrë gjithë ekspertizën e duhur që t’i krijojë sektorit mundësi përfitimi nga fondet e BE duke paraqitur projekte dhe aplikime të besueshme. Ky është shembull fantastik për sektorin privat që është po aq i prapambetur sa bankat për nga digjitalizimi, dhe sektori privat i prapambetur me hapat drejt BE”, shtoi Rama.
    “Do kemi forum të përbashkët një herë në katër muaj për problematikat dhe risitë e sektorit dhe për të gjitha piketat që duhen ndryshuar apo shtuar”,  tha kreu i qeverisë.
     
    Top Channel

  • LIVE/ “Së shpejti muzeu me AI”/ Takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, Rama kritika sektorit privat dhe bankave

    LIVE/ “Së shpejti muzeu me AI”/ Takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, Rama kritika sektorit privat dhe bankave

  • Gjermania paralajmëron: BE gati për hakmarrje tregtare ndaj SHBA

    Gjermania paralajmëron: BE gati për hakmarrje tregtare ndaj SHBA

    Ministri i Financave i Gjermanisë, Lars Klingbeil, ka paralajmëruar se Bashkimi Europian është i përgatitur të ndërmarrë masa hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse përshkallëzimi i tensioneve tregtare me administratën Trump nuk zgjidhet me një marrëveshje të drejtë.Duke folur para Dhomës së Parlamentit Gjerman (Bundestag), Klingbeil deklaroi: “Nëse nuk arrijmë një marrëveshje të drejtë tregtare me SHBA-në, BE-ja është gati të ndërmarrë masa kundërpërgjigjeje.”“Ne duam një marrëveshje me amerikanët, por do t’jua them qartë, marrëveshja duhet të jetë e drejtë. Dhe nëse nuk arrijmë të arrijmë një marrëveshje të drejtë me SHBA-në, atëherë BE-ja duhet të marrë masa kundër për të mbrojtur ekonominë tonë. Tarifat amerikane kërcënojnë vendet e punës në të dyja anët e Atlantikut. Kjo luftë tregtare na dëmton të gjithëve dhe duhet të përfundojë shpejt.”Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi më parë se Europa duhet të “tregojë forcë” në bisedimet tregtare me SHBA-në, ndërsa disa raporte pretenduan se Uashingtoni i ofroi BE-së të mbante një tarifë bazë 10% për mallrat e bllokut, duke përjashtuar avionët dhe pijet alkoolike.Ky paralajmërim vjen në një moment kritik për negociatat mes BE-së dhe ShBA, teksa përpjekjet për të arritur një marrëveshje në parim mbi tarifat doganore po vijojnë. Fillimisht ishte planifikuar që një marrëveshje të përmbyllej brenda kësaj jave, por afati i ri për përfundimin e bisedimeve është shtyrë deri më 1 gusht.Ndërkohë, nga Brukseli vijnë sinjale se BE-ja po punon me intensitet të lartë për të shmangur një përplasje të plotë tregtare. Komisioneri europian për Tregtinë, Maroš Šefčovič, u shpreh para Parlamentit Europian se bisedimet me administratën Trump po zhvillohen në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme.“Dua t’ju siguroj se po punojmë pa pushim për të arritur një zgjidhje të negociuar, që të jetë e drejtë dhe me përfitime të ndërsjella,” – tha Šefčovič. “Por duhet të jemi të përgatitur për të gjithw skenarët dhe të gatshëm për të rivendosur ekuilibrin nëse do të jetë e nevojshme.”Fokusi i bisedimeve mbetet vendosja ose heqja e tarifave mbi mallrat europiane, të cilat u vendosën më herët nga administrata amerikane si pjesë e një qëndrimi më agresiv tregtar. Tensionet tregtare mes dy partnerëve më të mëdhenj ekonomikë të botës rrezikojnë të përshkallëzohen në një luftë tarifore, që mund të ketë pasoja serioze për tregtinë dhe rritjen globale. / The GuardianKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Interi është ekipi më i mirë në Serinë A, duam të arrijmë nivelin e tyre”, Fabregasi paralajmëron: Do të luajmë për t’i mundur

    “Interi është ekipi më i mirë në Serinë A, duam të arrijmë nivelin e tyre”, Fabregasi paralajmëron: Do të luajmë për t’i mundur

    Interi do të luajë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e tij të fundit në Serinë A të këtij sezoni. Zikaltrit do të përballen me Komon në transfertë. Fitorja është detyrim për ekipin e Inzagit, megjithëse nuk mjafton për t’u shpallur kampion pa një hap fals të Napolit. Trajneri i Komos ka deklaruarnë konferencë për shtyp se ndaj Interit do të luajnë për të fituar. Ndërkaq, nuk kanë munguar fjalët e mira për Interin, të cilin e konsideron si ekipin më të mirë në Serinë A.
    “Është e qartë që do të luajmë për të fituar. Shpresoj që të vijë një ditë kur nuk duhet as të ma bëni këtë pyetje. Sipas meje, Interi është skuadra më e mirë e Serisë A dhe është edhe një herë tjetër mes 2 më të mirëve të Europës. Duam të arrijmë nivelin e tyre. Inzagi është një trajner shumë i madh”, ka thënë Françesk Fabregasi./Sport Ekspres/

  • SHBA tjetër mesazh Kievit e Moskës, Trump: Shpresojmë të mos arrijmë deri te tërheqja

    SHBA tjetër mesazh Kievit e Moskës, Trump: Shpresojmë të mos arrijmë deri te tërheqja

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës po shkojnë drejt fundit, ndërsa ka këmbëngulur se asnjëra nga palët nuk po tallet me përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës.
    Deklaratën Trump e bëri pas fjalës së Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili paralajmëroi se SHBA-ja mund të tërhiqet nga roli i negociatorit në marrëveshjen e paqes, nëse asnjëra nga palët nuk bën përparim të dukshëm në një kohë shumë të shkurtër.
    “Tani, nëse për ndonjë arsye ndonjëra nga dy palët e bën këtë punë shumë të vështirë, ne thjesht do të themi se jeni budallenj. Jeni budallenj, o njerëz të tmerrshëm. Dhe pas kësaj, thjesht tërhiqemi. Por shpresojmë të mos arrijmë deri këtu,” tha Trump.

    Deklaratat e Rubios për një tërheqje të mundshme erdhën pas takimeve që ai zhvilloi në Evropë me përfaqësues nga Moska dhe Kievi.
    Në tre muajt e parë në detyrë, administrata e Trumpit ka zhvilluar disa seanca takimesh me të dy vendet, dhe deklaratat e Rubios vënë në pah pakënaqësitë në rritje të SHBA-së lidhur me mungesën e përparimit drejt dhënies fund të luftës.
    Moska ka refuzuar që të pranojë propozimin e armëpushimit të paraqitur nga SHBA-ja, të cilin e ka pranuar Ukraina.
    Ajo ka vendosur kushte, duke kërkuar që Ukraina të ndalë përpjekjet për mobilizim dhe që Perëndimi të ndalë dërgesat me armë për Kievin. Por këto kërkesa janë refuzuar nga Ukraina.
    /vizionplus.tv

  • Rama: Me votën e diasporës do të arrijmë diçka spektakolare, takimi tjetër në Itali

    Rama: Me votën e diasporës do të arrijmë diçka spektakolare, takimi tjetër në Itali

    Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur dje drejtpërdrejtë pyetjeve të adresuara në platformat sociale. Kryeministri Rama falënderoi shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi, të cilët u shpreh ai, “në Kretë dhe në Athinë erdhën, na mikpritën dhe na mbështetën me shumë zjarr dhe ndërkohë që përtej asaj që ishte një emocion, si gjithmonë, i posaçëm i komunikimit dhe i përjetimit në një sallë të mbyllur, na u dha mundësia të takojmë plot të tjerë dhe të bashkëbisedojmë dhe të ndjejmë, të shijojmë për t’u përfshirë në sfidën e bukur të 11 majit”. Fatkeqësisht, theksoi Rama, “një pjesë nuk janë regjistruar sepse, ose e kanë lënë për në fund, ose nuk janë informuar si duhet, ose kanë pasur probleme me regjistrimin dhe pastaj ishin pjesë e atyre që u “dogjën””.
    Megjithatë shtoi Rama, “një numër i konsiderueshëm premtuan që kanë bërë plan të vijnë të votojnë këtu në Shqipëri. Mirë se të vijnë!”. Rama falënderoi në mënyrë të posaçme një qytetar që i solli në takimin në Greqi një dorë me 5 gishta. “Ky do të qëndrojë këtu si simbol i një fitoreje të paharrueshme. Fitorja me notën 10, e 10-ta në radhë për mua dhe Partinë Socialiste”, tha Rama. “Diku në një sallë pritje këtu kam një dorë tjetër që ma ka dhuruar dikush tjetër në një nga fushatat me dy gishtat dhe me trëndafilin. Një tjetër fitore e bukur ajo e numrit 2”, u shpreh ai. Rama shprehu besim që “me votën e diasporës ne do të arrijmë diçka spektakolare dhe ndërkohë, shtoi ai, “kemi dhe një takim tjetër jashtë në Itali dhe do të jetë edhe ajo një kënaqësi e veçantë”.

  • Shqipëria 16 vite në NATO, reagon ambasada amerikane: Së bashku mund të arrijmë paqen përmes forcës

    Shqipëria 16 vite në NATO, reagon ambasada amerikane: Së bashku mund të arrijmë paqen përmes forcës

    Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përcjellë një urim me rastin e 16-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada thekson se “së bashku mund të arrijmë paqen përmes forcës”.
    “Urime Shqipërisë në 16 vjetorin e anëtarësimit në NATO më 1 Prill 2009. Së bashku mund të arrijmë paqen përmes forcës”, shkruan ambasada amerikane në Facebook.
    Në 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në strukturën e NATO-s. Maqedonia e Veriut u antarësua më 27.03.2020 në NATO dhe konsiderohet si vendi më i ri i 30-të.