Tag: arrijë

  • Borxhi publik në nivele minimale/ Ministri Malaj: Synohet të arrijë në nivelin 53.6% vitin e ardhshëm

    Borxhi publik në nivele minimale/ Ministri Malaj: Synohet të arrijë në nivelin 53.6% vitin e ardhshëm

    Shqipëria rezulton se është një ndër vendet që ka ulur më shumë nivelin e borxhit publik në rajon. Në komisionin e Ekonomisë ku janë diskutuar shpenzimet dhe të ardhurat për vitin e ardhshëm.
    Ministri i financave theksoi se niveli i borxhit publik është ulur me gati 16 pikë në një dekadë duke synuar të arrijë në 53.6% në fund të 2026.
    Po ashtu sipas ministrit edhe borxhi për frymë ka pësuar ulje. Ekonomia shqiptarë parashikohet të ketë një rritje të qëndrueshme me rreth 4 %.
    Sipas ministrit efekti total i paketës fiskale i cili parashikon falje të detyrimeve për vitin 2026 do të jetë rreth 2.2 mld lekë.

  • “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama: Do të arrijë në 700 euro

    “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama: Do të arrijë në 700 euro

    Kryeministri EdI Rama e nisi podcastin e tij “Flasim” me rritjen e pagës minimale, deri në fund të mandatit të partisë Socialiste.
    Ai u shpreh se paga minimale do të arrijë deri 700 euro, teksa u ndal edhe tek kostot e sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat.

    ““Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro. 
    Rritja e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit”, kështu deklaroi kryeministri Rama. 
     
     

  • “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”: Do të arrijë në 700 euro

    “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”: Do të arrijë në 700 euro

    ““Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro.
    Rritja e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit”, kështu deklaroi kryeministri Rama.
    Vijon…

    Top Channel

  • Turi në Azi, Trump synon të arrijë një marrëveshje me Xi Jinping

    Turi në Azi, Trump synon të arrijë një marrëveshje me Xi Jinping

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të provojë të arrijë një marrëveshje me homologun e tij kinez, Xi Jinping, teksa po zhvillon një udhëtimi në Azi, një rajon i goditur nga politikat e tij tregtare.
    Trump, i cili u largua nga Uashingtoni të premten në mbrëmje, do të zhvillojë një udhëtim pesëditor në Malajzi, Japoni dhe Korenë e Jugut, i pari i tij në rajon dhe udhëtimi më i gjatë jashtë vendit që nga marrja e detyrës në janar.
    Udhëheqësi republikan shpreson të grumbullojë marrëveshje tregtare, minerale kritike dhe armëpushim përpara se të kalojë te sfida më e vështirë, një takim ballë për ballë me Xi të enjten në Korenë e Jugut.

    Trump po punon gjithashtu për të ruajtur arritjen karakteristike të politikës së jashtme të mandatit të tij të dytë, një armëpushim të brishtë që ai ndihmoi të negociohej në konfliktin Izrael-Gaza, ndërsa lufta ruse në Ukrainë dhe një luftë tregtare me Kinën vazhdojnë.
    Uashingtoni dhe Pekini kanë rritur tarifat për eksportet e njëri-tjetrit dhe kanë kërcënuar të ndalojnë tregtinë e mineraleve dhe teknologjive kritike.

  • Jeni gati për nesër? Bëhuni dëshmitarë të spektaklit qiellor të radhës

    Jeni gati për nesër? Bëhuni dëshmitarë të spektaklit qiellor të radhës

    Pas hënës së kuqe, qielli do të ofrojë një tjetër fenomen astronomik. Të dielën do të mund të shihet eklipsi i pjesshëm të Diellit, i cili do të arrijë deri në 78% mbulim të diskut dhe do të jetë i dukshëm vetëm nga jugu i Zelandës së Re dhe disa zona të Antarktidës.
    Sipas instituteve astronomike, fenomeni do të nisë në orën 19:29 dhe do të kulmojë në 21:41, ndërsa do të përfundojë rreth orës 23:53.
    Në nivel global, magnituda maksimale e eklipsit pritet të arrijë në 0,855, që përkthehet në afro 80% errësim të Diellit. Në qytetin e Auckland në Zelandën e Re, eklipsi do të shfaqet në mëngjesin e 22 shtatorit, nga ora 06:10 deri në 08:04 sipas orës lokale.
    Edhe pse nuk do të jetë i dukshëm nga Evropa dhe Shqipëria, fenomeni pritet të ketë vëmendje të veccantë nga qendrat kërkimore dhe platforma shkencore ndërkombëtare, duke u ofruar shikuesve një përjetim virtual të tij.
    Pas këtij eventi, kalendari astronomik parashikon një eklips unazor më 17 shkurt 2026, i dukshëm nga Amerika e Jugut, Afrika e Jugut dhe Antarktida. Por ngjarja më e madhe do të jetë eklipsi total i Diellit më 12 gusht 2026, cilësuar si një nga fenomenet më të rëndësishme të dekadës.
    Në 7 shtator u shfaq hena e kuqe, ku toka eklipsoi terezisht rrezen e diellit duke sjelle edhe në shqipëri pamje të rralla të qiellit

  • Mbappe “flirton” me 50 gola ​​për Real Madridin, mund ta arrijë këtë shifër kundër Marsejës

    Mbappe “flirton” me 50 gola ​​për Real Madridin, mund ta arrijë këtë shifër kundër Marsejës

    16 Shtator 2025

    11:31

    Alfred Lleshi

    Kylian Mbappé është pranë rrumbullaksimit të 50 golave me Real Madrid, vetëm 13 muaj pas veshjes së fanellës së bardhë. Me 48 gola të shënuar që nga ndeshja e tij e parë zyrtare, sulmuesi francez ka pasur ndikim të menjëhershëm te madrilenët, që nga debutimi në Superkupën Europiane ndaj Atalantës.
    Sipas “Marca”, Mbappé e përjeton çdo ndeshje si hap drejt fitimit të Champions League, një trofe që i shpëtoi me PSG-në dhe tani është prioritet kryesor, pas triumfit të ekipit të Luis Enrique. Ai ka treguar një rregullsi të jashtëzakonshme, duke qenë shpesh golashënuesi kryesor i klubit gjatë 7 prej këtyre 13 muajve.
    Për krahasim, Cristiano Ronaldo arriti 50 golat në 53 ndeshje me Real Madridin, ndërsa Mbappé mund t’i arrijë në ndeshjen e 64-të, ndoshta me një dopietë kundër O.Marseille, rivalit historik të PSG-së. Deri tani, ai ka shënuar 10 gola në 16 përballje zyrtare kundër francezëve, duke e bërë këtë sfidë mundësinë ideale për të arritur shifrën simbolike 50.

  • Allegri nuk fshihet më, tregon objektivin kryesor që duhet të arrijë Milan me çdo kusht këtë sezon

    Allegri nuk fshihet më, tregon objektivin kryesor që duhet të arrijë Milan me çdo kusht këtë sezon

    15 Shtator 2025

    17:29

    Telesport

    Milan u rikthye te fitorja, pasi mposhti Bologna-n 1-0 në “San Siro”, në një sfidë ku nuk munguan polemikat. Kuqezinjtë pretenduan në fund për një penallti të padhënë, gjë që acaroi së tepërmi Max Allegri-n, trajneri i kuqezinjve u ndëshkua me karton të kuq.
    Në intervistën për DAZN pas ndeshjes, Max Allegri zbuloi objektivin që duhet të arrijë Milan me patjetër këtë sezon.
    “Në duam të kualifikohemi me çdo kusht, për në Champions League. E dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Grupi po punon me intensitet të madh dhe fryma e vetëmohimit që shoh në fushë është çelësi për të kapërcyer vështirësitë. Çdo ndeshje, çdo seancë stërvitore, është një mundësi për të treguar se sa shumë na intereson kjo fanellë”, tha Allegri.

  • Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

    Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se beson që homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të arrijë një marrëveshje dhe se kërcënimi për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë me gjasë ka luajtur rol në Moskë që të zhvillohet takimi.
    Trump është paraparë të takohet me Putinin në Alaskë të premten. Presidenti amerikan tha se nuk është i sigurt nëse mund të arrihet një armëpushim i menjëhershëm në luftën në Ukrainë, por shprehu interes që të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje.
    “Unë besoj tani se ai është bindur që do të arrijë një marrëveshje, ai do të bëjë marrëveshje. Mendoj se do ta bëjë këtë, por do ta shohim”, tha Trump në një intervistë për Fox News Radio.
    Më herët gjatë ditës, Putini tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë “përpjekje të sinqerta” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe sugjeroi që Moska dhe Uashingtoni mund të bien dakord për një marrëveshje për armët bërthamore, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të forcuar paqen.
    Gjatë intervistës për Fox News, Trump po ashtu e përmendi se ai ka tri vende në mendje për një takim pasues me Putinin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, megjithëse tha se nuk është e garantuar që ky takim i dytë do të mbahet.
    “Në varësi të asaj që ndodhë me takimin tim, do t’i telefonoj presidentit Zelensky dhe le ta sjellim aty ku do të takohemi”, tha Trump.
    Më 13 gusht, udhëheqësit evropianë dhe Zelensky zhvilluan një video-konferencë gjatë së cilës ata i kërkuan Trumpit që t’i bëjë presion Putinit për paqe në Ukrainë.
    Pas kësaj bisede, Trump paralajmëroi Rusinë për “pasoja shumë të rënda” nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë.
    Takimi mes Trumpit dhe Putinit synon gjetjen e një rruge drejt përfundimit të luftës në Ukrainë që ka nisur mbi tre vjet e gjysmë më parë. Trump ka thënë se të dyja palët do të duhet të shkëmbejnë territor për të ndalur luftime të ashpra që kanë shkaktuar dhjetëra mijëra viktima nga të dyja palët dhe kanë detyruar miliona ukrainas që të zhvendosen.
    Uashingtoni duket se po përgatit Kievin dhe Moskën për kompromiset e mëdha për të përfunduar luftën, teksa nënpresidenti amerikan, JD Vance, paralajmëroi se çdo marrëveshje paqeje do të lërë të dyja palët “të pakënaqura”. /rel

  • Peskov: Putini është i gatshëm të diskutojë paqen në Ukrainë, por dëshiron të arrijë qëllimet e tij

    Peskov: Putini është i gatshëm të diskutojë paqen në Ukrainë, por dëshiron të arrijë qëllimet e tij

    Vladimir Putin

    MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin është gati të ecë drejt një zgjidhjeje paqësore për Ukrainën, por qëllimi kryesor i Moskës është të arrijë qëllimet e veta. Kështu thotë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një video të transmetuar në televizionin shtetëror rus. Peskov tha se bashkësia ndërkombëtare tani është mësuar me retorikën ndonjëherë “të ashpër” të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. 
    “Presidenti Putin ka folur vazhdimisht për dëshirën e tij për ta çuar zgjidhjen ukrainase në një përfundim paqësor sa më shpejt të jetë e mundur. Është një proces i gjatë, kërkon përpjekje dhe nuk është i lehtë. Gjëja kryesore për ne është të arrijmë qëllimet tona. Synimet tona janë të qarta,”- i tha Peskov gazetarit të televizionit shtetëror Pavel Zarubin.
    Të hënën, më 14 korrik, Trump njoftoi një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, duke u zotuar të ofrojë një valë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sistemet raketore të mbrojtjes ajrore Patriot. Ai gjithashtu i dha Rusisë 50 ditë për të rënë dakord për një armëpushim ose të përballet me sanksione shtesë.

    Ndërkohë, po sot, presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy tha se Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, “propozoi një takim të ri me palën ruse javën e ardhshme”. Por ende nuk ka një datë për takimin./ZËRI