Tag: arrihet

  • Merz: Edhe nëse arrihet paqja, Ukrainës i duhen forca të armatosura

    Merz: Edhe nëse arrihet paqja, Ukrainës i duhen forca të armatosura

    Kancelari gjerman Friedrich Merz, ka deklaruar se Ukrainës do t’i duhen forca të armatosura edhe në rast se do të ketë një marrëveshje paqeje.
    Ai gjithashtu ka paralajmëruar se Kievi nuk duhet të detyrohet që të lëshojë territor. Sipas tij interesat evropiane dhe ukrainase janë në rrezik.
    “Ukraina ka nevojë për forca të armatosura të forta, edhe nëse arrihet një marrëveshje paqeje… Ukraina do të vazhdojë të ketë nevojë për forca të armatosura të forta dhe garanci të besueshme sigurie nga partnerët e saj”, tha Merz në një konferencë për shtyp me homologun e tij estonez.

    Vendet evropiane këmbëngulin që kufiri për Ukrainën duhet të jetë 800,000 trupa në vend të 600,000.

  • Në Gjermani arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak

    Në Gjermani arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak

    Koalicioni qeveritar në Gjermani është pajtuar për një plan të ri ushtarak me qëllim të rritjes së numrit të trupave, pas disa muajve të mosmarrëveshjeve mes forcave politike.
    Plani i ri për shërbimin ushtarak parasheh që të gjithë djemtë 18-vjeçarë të plotësojnë një formular rreth gatishmërisë së tyre për të shërbyer dhe nga viti 2027 do t’i nënshtrohen një kontrolli mjekësor.
    Ky vendim është marrë teksa Berlini përpiqet të krijojë ushtrinë më të fuqishme konvecionale në Evropë.

    Shefi i kompanisë më të madhe gjermane në fushën e Mbrojtjes ka bërë të ditur për mediat se beson që synimi mund të arrihet brenda pesë vjetësh.
    Ligjvënësit pritet ta votojnë këtë plan deri në fund të vitit 2025.
    Më herët gjatë vitit, shefi i Mbrojtjes në Gjermani, gjenerali Carsten Breuer ka paralajmëruar që aleanca e NATO-s duhet të përgatitet për ndonjë sulm të mundshëm rus brenda katër vjetësh.
    Kur e kanë formuar koalicionin qeveritar më herët gjatë vitit, konservatorët e kancelarit Friedrich Merz dhe Social-Demokratët e qendrës së majtë janë pajtuar për ta rikthyer shërbimin ushtarak, i cili fillimisht do të jetë në baza vullnetare.
    Ushtria gjermane i ka aktualisht rreth 182.000 ushtarë.
    Shërbimi i ri ushtarak mëton të rrisë këtë numër për 20.000 vitin e ardhshëm, dhe që shifra të rritet mes 255.000 dhe 260.000 në 10 vjetët e ardhshëm, me 200.000 rezervistë shtesë.
    Disa parti politike të krahut të majtë vazhdojnë të kundërshtojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
    Edhe shumë të rinj gjermanë janë në këtë linjë. Një anketë e realizuar së fundmi për revistën Stern ka sugjeruar se pak mbi gjysma e respodentëve e pëlqejnë shërbimin e detyrueshëm, mirëpo shkalla e kundërshtimit është 63 për qind te grup-mosha 18-29 vjeç./REL

  • A do të arrihet paqja në Gaza? Izraeli synon të modifikojë planin me 21 pika të presidentit Trump

    A do të arrihet paqja në Gaza? Izraeli synon të modifikojë planin me 21 pika të presidentit Trump

    Bota E Hënë, 29 Shtator 2025 10:22
    Qeveria izraelite synon të bëjë ndryshime në planin e propozuar të paqes për Gazën nga administrata Trump, duke përfshirë kufizimin e rolit të Katarit në Rripin e Gazës pasi të përfundojë konflikti, raporton një faqe interneti izraelite.
    Trump, i cili do të takohet sot me Netanyahun, siguron se “një armëpushim është afër”.
    Plani i tij do të përfshinte tërheqjen graduale të trupave izraelite nga Rripi, të paraprirë nga lirimi i të gjithë pengjeve brenda 48 orëve nga nënshkrimi i marrëveshjes.

  • Zelensky: Do jap dorëheqjen nëse arrihet armëpushimi

    Zelensky: Do jap dorëheqjen nëse arrihet armëpushimi

    Bota E Enjte, 25 Shtator 2025 13:33
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, është zotuar se do t’i kërkojë parlamentit ukrainas organizimin e zgjedhjeve në rast se arrihet një armëpushim i qëndrueshëm.
    Në një intervistë për emisionin “The Axios Show”, Zelenski u shpreh se nuk synon të qëndrojë në krye të vendit në kohë paqeje.

    “Qëllimi im është të përfundoj luftën, jo të qëndroj në pushtet,” tha ai.

    Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë janë shtyrë pa afat për shkak të luftës, një fakt që është përdorur si kritikë ndaj tij, edhe nga presidenti amerikan Donald Trump.

    Zelenski theksoi se situata e sigurisë dhe kushtetuta e vendit paraqesin sfida, por ai beson se organizimi i zgjedhjeve është i mundur.
    Intervista u realizua në Nju Jork, pak para se Zelenski të kthehej në Kiev nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

  • “Marrëveshja e paqes do të dojë kohë që të arrihet”/ Takimi Trump-Zelensky, flet ekspertja: Asnjë pikë kthese

    “Marrëveshja e paqes do të dojë kohë që të arrihet”/ Takimi Trump-Zelensky, flet ekspertja: Asnjë pikë kthese

    Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Juxhina Sotiri thotë se takimi që do të zhvillohet midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, nuk do të shënojë pikë kthese.
    Në një intervistë televizive, Sotiri u shpreh se Rusia ka avantazh në fushëbetejë dhe shtoi se marrëveshja e paqes do të dojë kohë që të arrihet.
    “Kemi një Rusi që ka një avantazh në fushëbetejë, Ukraina po pëson një kolaps. Duke pasur parayssh këtë kontekst, kemi kërkesa kontradiktore. Kemi vendet e BE dhe vetë Ukraina që kërkon një armëpushim, por nga ana tjetër, kemi Rusinë që nuk e ka në interesa armëpushimin, pasi është pala fituese në këto momente.
    Mund të themi që edhe vizita e radhës e Zelenskyt me shpurën diplomatike në Uashington, nuk do të ketë pikë kthese në diskutime. Jemi larg dhe kemi rrëzuar konceptin e shkëmbimit të territoreve. Edhe vetë narrativa që kemi dëgjuar tani, e shkëmbimit të territoreve, ka të bëjë vetëm me lëshimin e territorevge nga ana e Ukrainës. BE ka interes vetjak, kërcënimi rus është në kufijtë e BE.”, theksoi ajo.

  • “Kemi dakordësi me aleatët”, Zelensky: Tani mund të arrihet një armëpushim me Rusinë, por…

    “Kemi dakordësi me aleatët”, Zelensky: Tani mund të arrihet një armëpushim me Rusinë, por…

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka shtuar spekulimet rreth një marrëveshjeje të mundshme që është duke u zhvilluar me Rusinë.
    Zelenskyy tha se Ukraina dhe aleatët e saj “ndajnë një mirëkuptim” se tani është e mundur të arrihet të paktën një armëpushim.
    “Edhe pse kjo varet nga presioni i duhur ndaj Rusisë”, tha ai.
    Ai shtoi se kishte zhvilluar shumë biseda me udhëheqës të vendeve të ndryshme dhe ekipi i tij është në kontakt të vazhdueshëm me SHBA-në.
    Ai tha gjithashtu se këshilltarët e sigurisë kombëtare nga Ukraina dhe aleatët do të zhvillojnë bisedime më vonë sot.
    Një raport i mëparshëm sugjeroi se SHBA-të dhe Rusia po punojnë për një marrëveshje që do t’i lejonte Moskës të mbante territorin që ka pushtuar gjatë pushtimit të Ukrainës.
    Shtëpia e Bardhë tha më pas se nuk do të komentojë mbi detajet – vetëm se “shtigjet e mundshme drejt paqes” po diskutohen me Ukrainën dhe aleatët evropianë.

  • Takimi me Von der Leyen, Trump: Ka gjasa të arrihet marrëveshje tregtare me BE-në

    Takimi me Von der Leyen, Trump: Ka gjasa të arrihet marrëveshje tregtare me BE-në

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të dielën se ka mundësi të mira që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të arrijnë një marrëveshje tregtare, ndonëse ekzistojnë ende “tre ose katër pika thelbësore mosmarrëveshjeje”.

    Deklarata u bë në fillim të takimit të tij me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kompleksin e golfit të Trump në Turnberry, në bregun perëndimor të Skocisë.
    Sipas Trump, çështja kryesore e debatit është “barazia” në tregti, duke përmendur pengesat që përballen eksportet amerikane të makinave dhe produkteve bujqësore drejt tregut evropian.

    Nga ana e saj, Ursula von der Leyen vlerësoi se mundësia për një marrëveshje është 50 me 50, duke theksuar se çdo marrëveshje duhet të bazohet në barazi dhe balancim të ndërsjellë. Ajo e përshkroi presidentin amerikan si një “negociator të ashpër” dhe shtoi se nëse arrihet një marrëveshje, ajo do të jetë më e madhja që BE ka nënshkruar ndonjëherë.
    I pyetur nga gazetarët nëse mund të ofronte ndonjë zgjidhje më të mirë se tarifat ekzistuese 15% për BE-në, Trump u përgjigj shkurt: “Nëse më e mirë nënkupton më e ulët, atëherë jo.”

  • BE-ja përgatit plane hakmarrëse kundër SHBA-së në rast se nuk arrihet marrëveshje për tarifat

    BE-ja përgatit plane hakmarrëse kundër SHBA-së në rast se nuk arrihet marrëveshje për tarifat

    Bashkimi Evropian po përgatitet për mundësinë e një lufte tregtare me Shtetet e Bashkuara. Zyrtarë të bllokut pritet të takohen këtë javë për të finalizuar një plan masash hakmarrëse, në rast se nuk arrihet një marrëveshje për tarifat me Uashingtonin.
    Sipas një raporti të Bloomberg, BE-ja preferon që negociatat të vazhdojnë dhe një zgjidhje të arrihet para afatit të 1 gushtit. Megjithatë, blloku po bën hapat e nevojshëm për t’u mbrojtur. Më parë, BE-ja ka miratuar tarifa të mundshme prej 21 miliardë eurosh si përgjigje ndaj tarifave amerikane mbi metalet. Një listë e dytë, shumë më e madhe, prej 72 miliardë eurosh mbi produkte të ndryshme, përfshirë automjetet, po përgatitet gjithashtu.
    Zgjerimi i masave tregon qartë vendosmërinë e BE-së për të kundërshtuar politikën proteksioniste të SHBA-së. Me një numër në rritje të shteteve anëtare që kërkojnë aktivizimin e një “instrumenti kundër shtrëngimit”, presioni mbi vendimmarrësit është i madh për të vepruar në mbrojtje të interesave ekonomike të bllokut.
    Takimi i kësaj jave konsiderohet vendimtar dhe do të përcaktojë nëse BE-ja do të ndërmarrë hapa të fortë ndaj Shteteve të Bashkuara, apo do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje diplomatike për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm.

  • Ekitike/ Arrihet akordi, sulmuesi francez shkon te Liverpul

    Ekitike/ Arrihet akordi, sulmuesi francez shkon te Liverpul

    Më në fund arrihet akordi. Hugo Ekitike shkon te Liverpuli. Ishte eksperti i njohur i transferimeve ndërkombëtare Fabrizio Romano ai që konfirmon lëvizjen.

    Sipas raportimit, klubi anglez ka rënë dakord të transferojë sulmuesin francez të lindur në vitin 2002 në Anfield për një tarifë prej mbi 90 milionë eurosh, që do t’i paguhet Eintraht Frankfurt.

    Vazhdo leximin