Tag: arrëzit

  • “Një person nga Tirana i ndihmonte”, detaje të reja nga arrestimi i dy ekstremistëve në Fushë Arrëz

    “Një person nga Tirana i ndihmonte”, detaje të reja nga arrestimi i dy ekstremistëve në Fushë Arrëz

    Detaje të reja dalin në dritë lidhur me aktivitetin e dyshimtë të Erzen (Hamza) Ukës dhe shokut të tij, Julian (Adem) Cumraku, të cilët u arrestuan në një prej kullave të pabanuara të fshatit Orosh, pas më shumë se 12 orësh rezistencë ndaj Policisë së Shtetit. Dy të shoqëruarit mendohet se jetonin në kullën e fshatit të thellë malor prej rreth një muaji. Nga hetimet e Policisë rezulton se këta dy persona janë mbështetur edhe nga një i tretë, i cili ka udhëtuar shpesh nga Tirana në drejtim të Fushë-Arrëzit dhe Oroshit.

    Një person me flokë të gjata është parë edhe në lokalet e qytetit të Fushë-Arrëzit me Ukën dhe Cumrakun. Të tre, gjatë qëndrimeve të shkurtra në lokale, mbanin kokën të ulur. Personi i tretë, i cili disponon edhe automjet, nuk ka frekuentuar dyqanet e Fushë-Arrëzit. Herën e fundit, kur është parë, gjatë mbrëmjes se 18 nëntorit, Uka dhe Cumraku kanë bërë blerje, ndërsa ai ka qëndruar në këmbë në një zonë me pak ndriçim në qendër të qytetit ish-industrial.
    Flokët e gjata duket se kanë qenë shkak që ky i fundit të jetë ngatërruar me prezencen e dy grave në kullë. Personi me flokë të gjata të lidhura dhe pantallona kamuflazhi është parë herë pas here, madje edhe duke bërë dru, me Ukën dhe Cumrakun.
    Dy të shoqëruarit, në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, në pritje të masës së sigurisë, deri tani nuk kanë folur para oficerëve gjyqësorë dhe atyre të antiterrorit që po merren me hetimin, duke i cilësuar “shejtan”, ndërsa kanë pohuar se mund të japin llogari dhe të gjykohen vetëm nga Zoti.
    Ndërkohë, këto janë pamjet e xhamisë së fshatit Kryezi, një xhami pa shërbesa fetare që frekuentohet kryesisht gjatë festës së Bajramit dhe qëndron e hapur pa çelës. Xhamia është frekuentuar kryesisht për namazin e së premtes nga Cumraku dhe Uka. Xhamia mësohet se është jashtë kontrollit të Myftinisë së Pukës dhe nuk rezulton as si pronë në inventarët e këtij institucioni.
    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Myftinia e Pukës bëjnë të ditur se kanë vendosur të mos reagojnë ndaj situatës, duke iu përmbajtur qëndrimeve të mëparshme ndaj rasteve të tilla.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Do kryenin sulm? 12 orë ‘ngujim’- Erzen Uka dhe Julian Cumraku, u ndihmuan nga një i tretë: Gjykohemi nga Zoti

    Do kryenin sulm? 12 orë ‘ngujim’- Erzen Uka dhe Julian Cumraku, u ndihmuan nga një i tretë: Gjykohemi nga Zoti

    Hamza Erzen Uka dhe Julian Cumraku

    TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga opreacioni i forcave RENEA, ku Hamza Erzen Uka dhe Julian Cumraku, u dorëzuan mbrëmjen e 24 nëntorit pas 12 orësh rezistencë të bllokuar në një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Uka dhe Cumraku mendohet se jetonin në kullën e fshatit të thellë malor prej rreth një muaji, ku dyshohet se po organizonin një sulm terrorist. 
    Policia dhe Prokuroria e Shkodrës ne bashkëpunim dhe me antiterrorin janë duke punuar per të identifikuar personin e tretë që dyshohet se qëndronte në banesën e braktisur në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, së bashku me Erzen Uka dhe Julian Cumraku. Një person me flokë të gjata është parë edhe në lokalet e qytetit të Fushë-Arrëzit me Ukën dhe Cumrakun. Të tre, gjatë qëndrimeve të shkurtra në lokale, mbanin kokën të ulur. Personi i tretë, i cili disponon edhe automjet, nuk ka frekuentuar dyqanet e Fushë-Arrëzit.
    Të dy të arrestuarit serish nuk kanë dhënë deklarime para policisë. Madje në një moment i kanë cilësuar ata si shejtani: “Ju jeni shejtan dhe ne i japim llogari vetëm Zotit”.
    Gjatë aksionit brenda shtëpisë ku qëndronin të ngujuar u gjetën 4 automatikë, 1 pistoletë, 7 karikatorë me fishekë, 18 granata dhe rreth 2000 fishekë. Banesa ku ata ishin ngujur raportohet se ishte e gjyshit të 34-vjeçarit Julian Cumraku. Prokuroria e Shkodrës po heton Erzen (Hamza) Uka dhe Julian Cumraku për veprat penale: Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave terroriste, Prodhimi i armëve luftarake, Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit./ZËRI

  • Përndiqte familjen e kolegut, arrestohet punonjësi i bashkisë së Fushë Arrëzit

    Përndiqte familjen e kolegut, arrestohet punonjësi i bashkisë së Fushë Arrëzit

    Policia e Fushë Arrëzit ka vënë në pranga një 61-vjeçar, punonjës të kësaj bashkie.
    Ai është kallëzuar nga një tjetër punonjës i kësaj bashkie, ku sipas tij, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe e ka përndjekur në rrjete sociale 38-vjeçarin dhe familjarët e tij.
    Sipas denoncimin, 61-vjeçari ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale, 38-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim”, sqaron policia.

  • Aksident në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset shoferi 18-vjeçar! Shkak dyshohet shpejtësia

    Aksident në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset shoferi 18-vjeçar! Shkak dyshohet shpejtësia

    Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e sotme në hyrje të Fushë-Arrëzit. Një mjet tip Audi është përmbysur në mes të rrugës.

    Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit, 18-vjeçari M. Fusha, i cili është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
    Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtësia.

    Top Channel

  • Aksident në hyrje të Fushë- Arrëzit/ Një automjet përmbyset në mes të rrugës, plagoset drejtuesi 18-vjeç

    Aksident në hyrje të Fushë- Arrëzit/ Një automjet përmbyset në mes të rrugës, plagoset drejtuesi 18-vjeç

    Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje te Fushë Arrëzit ku një automjet tip “Audi” është përmbysur në mes të rrugës.

    Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, 18 vjeçari M. Fusha, i cili është dërguar në spitalin e Pukës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.