Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Sipas AMP-së, arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Tag: arreston
-

AMP arreston për kanosje efektivin e policisë në Krujë
-

Korçë/ Policia arreston 30-vjeçarin pasi ishte arratisur nga burg
Një 30-vjeçar i cili u arratis nga burgu, është arrestuar në Korçë nga policia.
Sipas burimeve, 30-vjeçari K.A është banues në Korçë dhe ndaj tij rëndojnë veprat penale si “armëmbajtja pa leje”, “prodhimi i armëve pa leje” dhe “arratisja nga burgu”.
Autoritetet po hetojnë këtë rast dhe mund të rëndojnë masën e dënimit ndaj 30-vjeçarit.
-

AMP arreston oficerin e policisë, kapet me një sasi të konsiderueshme droge
Një operacion i AMP ka vënë një pranga një oficer policie i cili është kapur në zonën e Freskut me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.
Gazetari Elton Qyno bën të ditur se oficeri i policisë u kap brenda ambienteve të një lokali ku në çantë iu zbulua në qese e konsiderueshme droge. -

Plagosje me thikë, policia arreston autorin
Aktualitet E Enjte, 31 Korrik 2025 19:08
Një konflikt mes dy personave ka ndodhur pranë ish-Degës në Shkodër. Sipas informacioneve të fundit, një person mbeti i plagosur me thikë dhe u transportua në spitalin e Shkodrës. Autori është arrestuar dhe policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.
-

Irani arreston 24 persona të tjerë për spiunazh në favor të Izraelit
Policia iraniane njoftoi arrestimin e 24 personave të akuzuar për spiunazh për Izraelin dhe përpjekje për të dëmtuar imazhin e vendit, sipas një deklarate të publikuar nga agjencia e lajmeve Tasnim.
“Njëzet e katër individë që spiunonin për armikun sionist jashtë linje dhe në internet, dhe që përpiqeshin të shqetësonin opinionin publik dhe të njollosnin e shkatërronin imazhin e sistemit të shenjtë të Republikës Islamike të Iranit, janë arrestuar”, tha komandanti i policisë së Teheranit Perëndimor, Kiumars Azizi.
Ndërkohë, avionët luftarakë të Forcave Ajrore sapo kanë përfunduar një valë sulmesh në Iranin perëndimor.
-

Serbi/ FBI arreston dy persona për kontrabandë armësh
Një kinez dhe një britanik, u arrestuan në Beograd me kërkesë të FBI-së, të akuzuar për përndjekjen e një artisti disident kinez në SHBA dhe tentativë kontrabande të teknologjisë ushtarake amerikane drejt Kinës.
Rasti ka shkaktuar tensione diplomatike midis Serbisë dhe Kinës, pasi ambasadori kinez kundërshtoi arrestimin, ndërsa autoritetet serbe po përballen me presion nga Uashingtoni.
Sipas hetimeve, të dyshuarit ishin nën mbikëqyrjen e FBI-së për vite dhe vepronin me mbështetje direkte nga autoritetet kineze.
Ata u transferuan në arrest shtëpiak ndërkohë që procesi ligjor vijon.
-

Alizoti: Nëse SPAK nuk arreston bosët e krimit, bie pas zgjedhjeve
Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, i ftuar në A2 CNN, deklaroi se SPAK-u do të bjerë pas zgjedhjeve të 11 Majit nëse nuk arreston bosët e krimit.
“Kam qenë ndër të paktët që nuk e kam kritikuar SPAK, por për mua SPAK-u bie pas zgjedhjeve. Nëse SPAK-u tani nuk arreston të gjithë bosat e krimit, që të gjithë i dinë, që mos të prishen zgjedhjet, për mua nuk ekziston. Është falsitet dhe teatër”, tha Alizoti.
“Unë kam qenë gjithmonë që nuk besoj sepse ndryshimi në Shqipëri nuk mund të vijë vetëm nga një institucion. Është e vështirë që një strukturë gjyqësore të godasë kryeministrin. Nëse SPAK do të ishte efikas, duhet të merret me grupet kriminale, jo me peshqit e vegjël. Për mua është teatër sepse grupet kriminale janë kartele tashmë. Edhe policia është e përfshirë”, shtoi Alizoti. -

Deklarata e fortë nga Alizoti: Nëse SPAK nuk arreston bosët e krimit, bie pas zgjedhjeve
Drejtuesi politik i PD në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti thotë se SPAK-u do të bjerë pas zgjedhjeve të 11 Majit nëse nuk arreston bosët e krimit.
”Kam qenë ndër të paktët që nuk e kam kritikuar SPAK, por për mua SPAK-u bie pas zgjedhjeve. Nëse SPAK-u tani nuk arreston të gjithë bosat e krimit, që të gjithë i dinë, që mos të prishen zgjedhjet, për mua nuk ekziston. Është falsitet dhe teatër”, tha Alizoti në ”A2cnn”.Për të ndryshimi në Shqipëri nuk mund të vijë vetëm nga një institucion. ”Është e vështirë që një strukturë gjyqësore të godasë kryeministrin. Nëse SPAK do të ishte efikas, duhet të merret me grupet kriminale, jo me peshqit e vegjël. Për mua është teatër sepse grupet kriminale janë kartele tashmë. Edhe policia është e përfshirë”.