Adoleshenti arrestohet si i dyshuar për abuzim seksual me një të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në Librazhd, teksa policia mori informacionin dhe kreu veprimet me iniciativë.
Burime zyrtare konfirmuan arrestimin e 18-vjeçarit, por pa dhënë detaje të hollësishme mbi ngjarjen, për shkak të moshës dhe rrethanave.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin A. V., 18 vjeç, për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur”, thanë burime zyrtare.
Hetimet e mëtejshme për rastin dhe zbardhjen e plotë të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit.
Tag: arrestohet
-
Dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur/ Arrestohet 18-vjeçari në Librazhd
-

Qarkullonte në qytet i armatosur, arrestohet në Durrës 53-vjeçari
Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë së Durrësit pasi qarkullonte me automjet dhe ishte i armatosur me armë zjarri.
Operacioni policor i koduar “Brezi” u zhvillua në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”, ku Policia ndaloi automjetin e dyshuar.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit I. D., 53 vjeç, banues në Sukth, iu gjet dhe iu sekuestrua në brez një armë zjarri pistoletë Glock me municion luftarak, si dhe automjeti me të cilin qarkullonte.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.Top Channel
-

“Është rrezik potencial për të prishur…”/ Kandidati sulmon ashpër Ballukun: Duhet të arrestohet një moment e më parë
Kandidati i PD-së për deputet në Durrës për 11 maj, Aulon Kalaja ishte mbrëmjen e sotme në “Log”, teksa komentoi dosjen penale ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga ana e SPAK. Kalaja thekson se Balluku duhet ta arrestohet një moment e më parë nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas tij, zv.kryeministre është rrezik potencial për prishjen e provave.
Aulon Kalaja:
Tani ajo që nuk kuptoj, se si arrestohet Veliaj dhe nuk arrestohet Belinda Balluku. Ç’është kjo drejtësi me dy standarde?!
Duhet të arrestohet është rrezik potencial për me prish prova. Është zv.kryeministre, është ministre e Infrastrukturës.
Për mendimin tim duhet të arrestohet është rrezik potencial për me prish provat. Edhe Veliaj tha po kërkoj Nesti Angoni. Po kërkonte dëshmitarin me e intimiduarin drejtpërdrejt. Edhe kjo zonjë është rrezik potencial për me prish provat. SPAK duhet ta arrestojë një moment e më parë. -

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!
Gazetari Almer Toska, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Log” në News24, duke paralajmëruar se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku mund të arrestohet para datës 15 dhjetor.
Sipas Toskës, SPAK po heton dy dosje që lidhen me tenderat e akseve rrugore Ersekë–Korçë dhe Milot–Rrëshen.
Ai tha se fleta e arrestit për Ballukun pritet të dërgohet në Kuvend, ndërsa akuzoi se në prapaskenë po bëhen pazare për të ndikuar në hetim.
“Unë po ta them ekskluzive. Altin Dumani po negociojnë po ndajnë pazaret që Balluku të shpëtojë kojkën dhe Dumani të marrë benjaminin e tij në krye të BKH, Elton Kërluku, Pazar që po përflitet në SPAK.
Fleta e arrestit për Belinda Ballukun do shkojë shumë shpejt në Kuvend. Janë dy dosje që po hetohen sot, aksi rrugor Ersekë-Korçë dhe Milot-Rrëshen. Balluku për mua arrestohet para 15 dhjetorit.
Pse nuk i bllokohet të paktën pasaporta Ballukut? Po kërkon lobistë në SHBA sepse ka ambicie të hajë kokën e Ramës”, tha ai. -

“Rrezik potencial për prishje provash”, Kalaja kërkon arrestimin urgjent të Ballukut: Zv.kryeministrja është rrezik..
Kandidati i PD-së për deputet në Durrës për 11 maj, Aulon Kalaja ishte mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, teksa komentoi dosjen penale ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga ana e SPAK.
Kalaja thekson se Balluku duhet ta arrestohet një moment e më parë nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas tij, zv.kryeministre është rrezik potencial për prishjen e provave.
Aulon Kalaja: Tani ajo që nuk kuptoj, se si arrestohet Veliaj dhe nuk arrestohet Belinda Balluku. Ç’është kjo drejtësi me dy standarde?!
Duhet të arrestohet është rrezik potencial për me prish prova. Është zv.kryeministre, është ministre e Infrastrukturës.
Për mendimin tim duhet të arrestohet është rrezik potencial për me prish provat. Edhe Veliaj tha po kërkoj Nesti Angoni. Po kërkonte dëshmitarin me e intimiduarin drejtpërdrejt. Edhe kjo zonjë është rrezik potencial për me prish provat. SPAK duhet ta arrestojë një moment e më parë. -

“Belinda Balluku duhet të arrestohet”/ Ish-kandidati reagon me tone të ashpra:Ka vjedhur miliona me tenderët korruptivë
Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, i ftuar në një studio televizive tha sot se zv/kryeministrja Belinda Balluku duhet të arrestohet, duhet të ishte në burg për korrupsionin që ka bërë me tenderin e Llogarasë për të cilin është marrë e pandehur, por edhe për aferat e tjera si ajo e 2 tigrave me energjinë elektrike.
Teksa bëhej analiza e zgjedhjeve lokale të pjesshme në 5 bashki në vend, ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit, vuri në dukje se opozita duhet të kishte përfituar nga gjendja katastrofike ku ndodhet qeveria dhe të kishte dalë me kandidatët e saj. Ai vuri theksin tek aferat e zv/kryeministres.
“Balluku duhet të ishte në burg prej kohësh, ka vjedhur miliona euro me tunelin, miliona euro me 2 tigrat, e kuptoni sa para kanë futur në xhep këta. Unë e kam denoncuar dhjetëra herë për tenderat abuzivë. Por si mund të mos përfitojmë ne nga kjo situatë. Ka një mosreagim të çuditshëm sot, mund të ishin bërë rrugë, spitale e shkolla me ato lekë, si të mos ketë reagim”, tha ai.
Hoxha shtoi se qeverisja e mazhorancës po shkon drejt fundit dhe për çështje javësh mund të rrëzohet.
“Koha e Rilindjes ka marrë fund dhe them se Rama mund të mos e hajë gjelin e Krishtlindjeve. Qeveria do bjerë se është e dënuar që të bjerë. Kudo që ta prekësh këtë qeveri, vjen era korrupsion”, tha politikani i opozitës.
Por Hoxha ritheksoi se ministrja Balluku duhet të arrestohet për aferat dhe mbështeti SPAK në hetimet e tij.
“Ministrja Balluku duhet arrestuar, e ka vendin në burg dhe unë mbështes SPAK-un në hetimet e tij dhe që të veprojë. Kemi sot një qeveri të Sorrosit. Këtu vidhet me ligj”, tha ai mes të tjerash. -

‘Balluku duhet të arrestohet’, Kalaja: Mund të prishë provat
Ish-kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Aulon Kalaja, ka komentuar hetimet që po zhvillon SPAK ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke kërkuar që ndaj saj të merret menjëherë masë sigurie arresti.
I ftuar në një studio televizive, Kalaja deklaroi se Balluku “përbën rrezik të vazhdueshëm për prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve”, për shkak të pozicionit të lartë që mban në qeveri.
“Balluku duhet të arrestohet sepse është potencial për të prishur provat. Nëse u arrestua Veliaj për arsye të tilla, Balluku është një rrezik permanent për të prishur prova apo për të intimiduar dëshmitarë, duke qenë një person me kaq fuqi në rolin e ministres dhe zv/kryeministres,” tha Kalaja.
Sipas tij, hetimet ndaj Ballukut nuk kufizohen vetëm tek çështja e tunelit të Llogarasë, por përfshijnë edhe “procedime të tjera në SPAK” që lidhen me projekte infrastrukturore të ndryshme. “Kam përshtypjen se ajo ka 11 procedime në SPAK. Këto që po dalin janë vetëm maja e ajsbergut,” shtoi ai.
Kalaja akuzoi gjithashtu qeverinë për heshtje dhe kërkoi që kryeministri Edi Rama të shprehet publikisht për rastin Balluku.
“Minimalisht Rama duhet të mbante një qëndrim dhe ta shkarkonte nga detyra. Nuk mund të premtojmë integrim në BE, ndërsa disa zyrtarë të qeverisë janë nën hetim apo arrest,” u shpreh ai.
Në vijim, ai kritikoi opozitën për mungesë reagimi ndaj zhvillimeve të fundit, duke thënë se protestat duhet të ishin organizuar menjëherë pas shpërthimit të skandalit.
“Opozita po humb kohë pa bërë një protestë. Nuk ka kuptim të bëhen protesta me kalendar kur vendi përfshihet nga skandale. Qytetarët duhet të ishin në shesh,” theksoi Kalaja.
Ish-kandidati demokrat gjithashtu komentoi marrëdhëniet e opozitës me mazhorancën në kontekstin e reformës zgjedhore, duke paralajmëruar kundër çdo marrëveshjeje politike pa analizë të brendshme.
“Nuk mund të bëjmë kod zgjedhor me Ramën pa bërë më parë analizën e zgjedhjeve të 11 majit. Sa herë kemi bërë marrëveshje me Ramën, ka fituar ai,” tha Kalaja, duke shtuar se opozita duhet të rikthehet te format e forta të rezistencës politike. -

Arrestohet 31-vjeçari, kreu marrëdhënie me force me të renë, kapet me armë dhe dr*gë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia gjeti një armë zjarri tip kallashnikov dhe një sasi kokainë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Shtetasi dhe materialet hetimore janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
