Tag: arrestimit

  • U arrestuan duke ngrënë krudo në Gjirin e Lalzit, mbyllen hetimet për ‘Akilin’ & CO

    U arrestuan duke ngrënë krudo në Gjirin e Lalzit, mbyllen hetimet për ‘Akilin’ & CO

    foto e momentit te arrestimit

    DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e personave që u kapën me armë nga policia e Durrësit, teksa konsumonin krudo dhe karkaleca tek një restorant në zonën e Gjirit të Lalëzit. Sipas gazetarit Elton Qyno, Prokuroria ka kërkuar që 7 personat e arrestuar të gjykohen për “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municionit” si dhe “Moskallëzim krimi”.
    Xhevdet Plaku, i njohur ndryshe me nofkën “Akili”, Flobenc Meçe alias Gega, Voltan Xhani, Jurgen Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja dhe Alfred Hasanaj, janë emrat e të pandehurve që tashmë do përballen me akuzat në gjyq.
    Sipas dosjes hetimore, Xhevdet Plaku alias Akili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.
    Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të.
    Pas arrestimit në Durrës, gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
    Ndërkohë Flobens Mecia alias Gega alias Drini, ishte shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.
    Pas arrestimit gjatë kontrollit, këtij personi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
    Voltan Xhani, nga Përmeti por rezident në Holandë, rezulton se në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit Elis Rroshkodolit., ndodhur në Shkodër.
    Pas arrestimit gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje.
    Ndërsa personat e tjerë Jurgen Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja dhe Alfred Hasanaj, janë marë të pandehur për akuzën e “Moskallëzit të krimit” dhe “Përkrahja e autorëve të krimit”.

  • Balluku e pezulluar/ Korreshi shpjegon procedurat:Nëse Kushtetuesja lë në fuqi vendimin e GJKKO, i hap rrugë arrestimit

    Balluku e pezulluar/ Korreshi shpjegon procedurat:Nëse Kushtetuesja lë në fuqi vendimin e GJKKO, i hap rrugë arrestimit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi komentoi vendimin e GJJKO për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
    Në një intervistë televizive, Korreshi tha se nëse do të ketë një vendim pozitiv nga Gjykata Kushtetuese, atëherë i hap rrugë Prokurorisë së Posaçme për kërkesën për arrestimin, edhe pse shtoi se nuk beson se kjo të ndodhë.
    “Siç kam besuar se ka pasur edhe atje persona të lidhur fort me partinë e majtë. Ne i lamë i braktisëm të gjithë institucionet. Unë e kam mbështetur, dhe them se kjo është vetëm për një fakt konkret. Kjo që ndodhi u bë rrugës dhe ishte kjo qeveri që e përshëndeti me zotin Berisha, ndërsa pjesa tjetër që del kryeministri bën ankesë në Gjykatë Kushtetuese është lemeri më vete. Për mua, kur ka qenë Berisha e ka kundërshtuar me argumentin se duhet të vinin provat në parlament. Pra qoftë mirë apo keq deputeti nuk është zhveshur nga të gjitha mandatet. Dhe nuk u bë, dhe kjo u bë praktikë gjyqësore dhe tani ta gëzojmë dhe tani nuk ndryshohet. Nëse Gjykata Kushtetuese për mendimin tim i hap rrugë arrestimit, nëse do ketë një vendim pozitiv. Nëse do ketë vendim pozitiv, i hap rrugë kërkesës që do bëjë Prokuroria e Posaçme, për t’i hapur rrugën arrestimit. Nëse ka një element që është vendosur masa e sigurimit sot, pezullimi është sepse ndikon drejtpërdrejt në prova. Nëse GJK do ta lejë në detyrë sepse duhet t’i drejtohet këtij Komisioni, atëherë e vetmja mënyrë që GJKKO, apo Prokuroria e Posaçme është që të kërkojë leje për arrestimin e saj. Të gjitha proceset në Shqipëri për fat të keq zgjasin, “pra i ha mandati” e thënë ndryshe”, tha ndër të tjera ai.

  • “Ta lirojmë këtë bukuroshin…”! Kush është krimineli “më i ri” në rrjet që po “çmend” vajzat shqiptare?

    “Ta lirojmë këtë bukuroshin…”! Kush është krimineli “më i ri” në rrjet që po “çmend” vajzat shqiptare?

    Stefan Milojeviç

    TIRANË- Rrjeti ka një tjetër emër në ‘fronin’ e kriminelit ‘më seksi’. Stefan Milojeviç po ‘çmend’ vajzat shqiptare së fundmi, pas publikimit të fotos së tij të arrestimit në rrjete sociale. Vetëm dy ditë më parë, ZËRI publikoi lajmin e arrestimit të Stefan Milojeviç, një prej emrave më të njohur të mafias ballkanike, ndërsa fotoja e arrestimit ka “marrë dhenë”.

    Stefan Milojeviç

    Postimi i ZËRI është ripublikuar dhe kthyer në një trend në rrjet, me komentet që kanë vërshuar për pamjen e tij tërheqëse, duke e etiketuar si ‘krimineli më seksi’. Kryesisht vajza e gra, të cilat jo vetëm që nuk merren me arsyen e arrestimit apo rrjetin e drogës që po bënte namin, por janë ‘marrosur’ pas pamjes së tij, madje duke kërkuar edhe lirimin e kriminelit.
    “A është ky në foto”, shkruan njëra. Një tjetër: “Të ngrihemi në protestë ta lirojmë këtë bukuroshin”, apo me të tjera që kërkojnë të dinë emrin e tij “How do i find this boy-Si mund ta gjej emrin e tij”?

    Stefan Milojeviç u arrestua pasi goditjes së rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës, të drejtuar nga mafia shqiptare.  Rrjeti i çmontuar drejtohej nga Stefan Milojeviç, i lidhur me bandën e motorëve “United Tribuns” dhe i konsideruar si “krahu ekzekutiv” i mafies shqiptare në Spanjë.
    Falë kontakteve të tij me klane nga Mali i Zi dhe kapo nga Europa Lindore, ai arriti të krijonte një rrugë të drejtpërdrejtë trafiku nga Maroku në Ibiza, pa kaluar përmes ndërmjetësve në Gadishullin Iberik. “Kjo është Liga e Kampionëve,” — thuhet se ka deklaruar Milojeviç në një bisedë të përgjuar nga Garda Civile, duke iu referuar përmasave të operacioneve të tij.
    Gjatë operacionit, i cili u pagëzua me emrin “Enroque Bal/Manso”, forcat e sigurisë zbuluan një detaj mjaft të çuditshëm në një pjesë të ngarkesës së sekuestruar: disa pako me kokainë kishin të ngjitur një fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin. Ky lloj shënjimi, i zakonshëm në rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës, shërben për të identifikuar origjinën ose grupin përgjegjës për ngarkesën./ZËRI

  • Ilir Proda i uli gradat pas arrestimit të Altin Morinës, dorëhiqet nga policia Ritvan Pali

    Ilir Proda i uli gradat pas arrestimit të Altin Morinës, dorëhiqet nga policia Ritvan Pali

    Ritvan Pali, ish-shefi i komisariatit nr. 2 që arrestoi të shumëkërkuarin Altin Morina, një ish-efektiv i RENEA-s i dyshuar për organizatë kriminale dhe trafik droge, është larguar me dorëheqje nga radhët e Policisë së Shtetit.
    Pas arrestimit të Morinës, që kërkohej nga SPAK, Pali u pa i padëshirueshëm nga zyrtarët më të lartë të policisë, disa prej të cilëve nuk ishin të interesuar për arrestimin e ish-efektivit të RENEA-s.
    Me urdhër të Ilir Prodës, ai u transferua nga një detyrë në tjetrën, duke iu ulur grada dhe përfundimisht u “internua” si specialist për rendin në seksionin e rendit publik në Policinë e Kukësit. Ndodhur përballë një situate të tillë, Pali vendosi të japë dorëheqjen dhe të largohet nga radhët e policisë.
    Arrestimi i Morinës solli një valë përplasjesh në polici dhe disa nga efektivët që u përfshinë në aksion u transferuan me urgjencë në detyra të tjera.

  • Elsa Lila rrëfen përballjen me policët gjatë arrestimit: Nuk i meritoj 20 vite burg

    Elsa Lila rrëfen përballjen me policët gjatë arrestimit: Nuk i meritoj 20 vite burg

    Në një bisedë në Grida Duma Podcast, Elsa Lila ka treguar për herë të parë si e përjetoi momentin kur u akuzua padrejtësisht në Itali.
    “Ke një akuzë 20 vite e lart dhe gjëja e parë që mendova ishte: çfarë mund të kem bërë unë për ta merituar këtë? Ndoshta ndonjë gjobë e makinës, por s’vlen 20 vite,” tregoi këngëtarja për përjetimet e saj me karabinierët.
    Elsa tregon se si shtangu përballë prangave dhe dilemat që kaloi gjatë arrestimit: “Të gjithë kemi anë të errëta dhe të ndriçuara. Të gjithë kemi lënduar dikë, ndoshta pa dashje. Edhe unë nuk kam qenë gjithmonë e përsosur, por kurrsesi për të merituar burg”, tregoi këngëtarja.
    Ajo ka treguar për herë të parë se si mori lajmin e vrasjes së nënës së saj në vitin 1997, vetëm pesë muaj pasi ishte larguar nga Shqipëria me helikopterin e ambasadës italiane.
    “Italia ishte burgu im i parë. Nuk më lejuan të kthehesha, kufijtë ishin të mbyllur. Doja vetëm ta shihja nënën, por nuk munda. E kam parë vetëm një gur kur u ktheva në tetor,” rrëfeu ajo.
    Edhe sot, pas shumë vitesh, Elsa thotë se truri i saj nuk e ka pranuar ende humbjen.
    “E mendoj sikur është diku, në një kontinent tjetër, dhe po jeton jetën e saj”, shprehet këngëtarja.

  • “Pse u bë ai show gjatë arrestimit të Ilir Metës?”/ Dumani i përgjigjet Blushit: Nuk ishte përgjegjësia jonë

    “Pse u bë ai show gjatë arrestimit të Ilir Metës?”/ Dumani i përgjigjet Blushit: Nuk ishte përgjegjësia jonë

    Kryeprokurori Altin Dumani u pyet në Kuvend nga deputeti Tedi Blushi, sa i përket arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.

    Ai u shpreh se arrestimi i Metës ishte përgjegjësi e policisë dhe jo e Prokurorisë.
    Pyetja e Blushit: Pse BKH-ja e shmangu marrjen pjesë në atë show politik gjatë arrestimit të Metës?
    Përgjigja e Dumanit: Masat e sigurimit janë përgjegjësi e policisë, jo e Prokurorisë.

    Top Channel

  • “Pse u bë ai show gjatë arrestimit të Ilir Metës?” Dumani i përgjigjet Blushit: Nuk është kompetencë e SPAK

    “Pse u bë ai show gjatë arrestimit të Ilir Metës?” Dumani i përgjigjet Blushit: Nuk është kompetencë e SPAK

    altin dumani

    TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani nuk i ka shpëtuar pyetjes lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Deputeti i Partisë së Lirisë (PL), Tedi Blushi, e pyeti se pse SPAK e shmangu BKH dhe i la dorë të lirë policisë për arrestimin e Metës. Dumani u shpreh se arrestimi i Metës ishte përgjegjësi e policisë dhe jo e Prokurorisë. 
    Pyetja e Blushit: Pse BKH-ja e shmangu marrjen pjesë në atë shoe politik gjatë arrestimit të Metës?
    Altin Dumani: Sepse Policia e Shtetit, është përgjegjëse për ekzekutimin e masave të sigurimit. E thashë edhe në përgjigje të pyetjeve të mëparshme nga disa deputetë.
    Sa i përket kalimit të dosjes së arrestimit të Metës nga SPAK tek Prokuroria e Tiranës, Dumani tha se kjo dosje është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme.
    “Sepse është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme. Është taksative dhe e qartë që nuk mund ta hetojmë ne atë vepër penale, por edhe subjektet e veprës penale nuk janë në kompetencë të SPAK”, u shpreh Dumani.

  • Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

    Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

    Në listën e gjatë të pyetjeve që Tedi Blushi kishte përgatitur për Altin Dumani ishte dhe ajo mbi çështjen e arrestimit të Ilir Metës. 
    Dumani vendosi ti përgjigjej duke i dalë kundër mënyrës së arrestimit por gjithsesi duke mos marrë përgjegjësi, sepse sipas tij urdhëri nuk është ekzekutuar nga ai dhe nuk është përgjegjësi e Prokurorisë. 
    “Si e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës?”-pyeti Tedi Blushi kreun e SPAK në Komisionin e Ligjeve. 
    Dumani: Urdhrat e ekzekutimit i bën policia e shtetit. Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër kësaj mënyre. 

  • “Mos lëviz, duart pas”/ Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, momenti i arrestimit të autorit

    “Mos lëviz, duart pas”/ Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, momenti i arrestimit të autorit

    Publikohen pamje nga momenti i arrestimit të Arlind Demushit, autorit të dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit në Babrru, Tiranë.

    38-vjeçari, Arlind Demushi, është arrestuar në Durrës, ndërsa mësohet se në çantë iu gjetën veshjet që ka pasur gjatë kryerjes së krimit.
    Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    Top Channel

  • “Policia duart lart, mos lëviz!”/ Momenti i arrestimit të autorit të vrasjes së 41-vjeçarit në Babrru! Detajet.. (EMRI/ VIDEO)

    “Policia duart lart, mos lëviz!”/ Momenti i arrestimit të autorit të vrasjes së 41-vjeçarit në Babrru! Detajet.. (EMRI/ VIDEO)

    Tiranë/Veprimet e shpejta hetimore zbardhin rrethanat dhe autorësinë e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Babrru.
    Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari Arlind Demushi që dyshohet se vrau me thikë 40-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të. 
    Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit. 
    Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e shkakut të vdekjes së shtetasit H. I., 40 vjeç, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar.
    Pas identifikimit, u bë lokalizimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 38 vjeç, i cili u kap në Durrës dhe u vu në pranga, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh. 
    Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.