Tag: arrestimi

  • Arrestohet një tjetër i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Hëhalla, në pranga 33-vjeçari

    Arrestohet një tjetër i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Hëhalla, në pranga 33-vjeçari

    Policia ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Arrestimi është kryer në Përrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë në kuadër të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në ekzekutim.

  • Prej disa orësh në ndjekje, arrestohet personi që shkrepi armën ndaj biznesmenit Hyka

    Prej disa orësh në ndjekje, arrestohet personi që shkrepi armën ndaj biznesmenit Hyka

    Policia ka vënë në pranga dje një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Edmond Hyka (Mehalla), ngjarje që tronditi Elbasanin pak ditë më parë.
    Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit.
    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kapja e Spahos është rezultat i disa orësh ndjekjeje dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve. Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në ekzekutim.

  • Mikja e Ramës në pranga: Pse arrestimi i Mogherinit me akuza të rënda për korrupsion në zemër të BE-së është rast tronditës

    Mikja e Ramës në pranga: Pse arrestimi i Mogherinit me akuza të rënda për korrupsion në zemër të BE-së është rast tronditës

    Federica Mogherini, ish-shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian dhe figurë që në politikën shqiptare shpesh është quajtur si mikja e Ramës, është ndaluar nga autoritetet belge në një operacion të madh antikorrupsion që ka tronditur Brukselin dhe institucionet më të fuqishme të BE-s.

    Mogherini në Shqipëri njihet për mbështetjen ndaj Ramës në një kohë kur kanabisi kishte mbuluar Shqipërinë anë e kënd vendit. Ajo gjithashtu ka qenë një mbështetëse, pra, ka mbyllur sytë, kur kryeministri shqiptar shkelmoi përpjekjen e arritur me konsensusin e 140 votave në Parlament për të patur një sistem drejtësie të pavarur dhe e shtiu sistemin e thuajse të gjithin në dorën e tij.

    Hetimet e Prokurorisë Publike Europiane (EPPO) çuan në bastisje në selinë e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-s (EEAS), në ambientet e Kolegjit të Evropës ku Mogherini është rektore, si dhe në banesat e disa zyrtarëve të lartë. Bashkë me të janë shoqëruar në polici edhe një zyrtar i Kolegjit dhe ish-sekretari i përgjithshëm i EEAS, Stefano Sannino.

    DYSHIME TË FORTA – ÇFARË E RREZIKON MOGHERININ

    Sipas burimeve të EPPO-s, hetimi përfshin akuza të rënda:

    – manipulim të tenderit të Akademisë Diplomatike të BE-s,

    – shpërdorim të fondeve europiane,

    – përdorim të informacionit të brendshëm,

    – konflikt interesi,

    – shkelje të sekretit profesional.

    Të dyshuarit janë teknikisht të pafajshëm derisa të vendosë gjykata, por zyrtarisht bëhet fjalë për një nga hetimet më goditëse ndaj niveleve të larta të BE-s në histori.

    TRONDITJE NË TIRANË – REAGIME

    Arrestimi i Mogherinit është ndjekur me intetes të lartë në Tiranë. 

    Fakti që personazhi i arrestuar ka qenë mbështetëse e fuqishme dhe e dyshimtë për shumë vite e Edi Ramës duhet të shërbejë si sinjal alarmi.

    Kjo për vetë faktin se vetëm kohët e fundit Mogherini ka projekt edhe në Shqipëri, pikërisht për Kolegjin për të cilin edhe akuozet dhe dyshohet për korrupsion.

    Edi Rama i ka dhënë 17-milionë euro nga taksat e shqiptarëve për një projekt pa transparencë. Kujtojmë këtu se studiuesi i njohur, Taulant Muka ka bërë edhe denoncime në Brukse për këtë projekt.

    Nuk dihet ende nëse hetimet do të shtrihen edhe në verifikim të çdo projekti të financuar nga BE në Shqipëri, por gjasat janë që diçka e tillë edhe mund të ndodhë.

    PËRSE RASTI BËRI BUJË – NJOLLA E RE MBI BRUKSELIN

    Arrestimi i një ish-top-zyrtareje të BE-s është ngjarje e paprecedentë. Çështja vë në pikëpyetje:

    – sistemin e prokurimeve brenda BE-s,

    – mënyrën e dhënies së kontratave marrë-milionëshe,

    – rolin e Kolegji të Evropës në trajnimet diplomatike,

    – dhe integritetin e institucioneve evropiane në tërësi.

    Për vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, rasti shihet si testim i standardeve që BE predikon shpesh.

    ÇFARË VJEN TANI?

    EPPO pritet të publikojë të tjera detaje në ditët në vijim. Dokumentet e tenderit, komunikimet e brendshme dhe vendimet zyrtare janë tashmë nën lupën e prokurorëve. Nëse akuzat provohen, pasoja të rënda politike dhe institucionale janë të pashmangshme.

  • Zachery Ty Bryan i rikthehet burgut: Arrestimi i aktorit të “Home Improvement” për herë të gjashtë

    Zachery Ty Bryan i rikthehet burgut: Arrestimi i aktorit të “Home Improvement” për herë të gjashtë

    Ylli i serialit të njohur “Home Improvement”, Zachery Ty Bryan, është rikthyer pas hekurave për herë të gjashtë në pesë vitet e fundit. Aktori 44-vjeçar u arrestua të shtunën në Eugene, Oregon, për shkelje të dyshuar të lirimit me kusht, në lidhje me një dënim të mëparshëm për dhunë në familje. Pas arrestimit, Bryan u dërgua në burgun e Qarkut Lane, ku po mbahet pa garanci dhe pritet të lirohet më 3 dhjetor.
    Arrestimi i tij vjen pas një serie incidentsh të shumta me ligjin. Në janar të këtij viti, Bryan u përball me akuza për dhunë në familje të shkallës së dytë në Myrtle Beach, Karolina e Jugut, ku ishte akuzuar për abuzim fizik ndaj të fejuarës së tij. Po ashtu, ai është arrestuar dy herë në vitin 2024 për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
    Në lidhje me këtë ngjarje, e fejuara e Bryan, Johnnie Faye Cartwright, është gjithashtu në paraburgim. Ajo përballet me pesë akuza, përfshirë drejtimin mjeti në gjendje të dehur dhe tentativën për sulm të shkallës së parë. Cartwright ka qenë në paraburgim që nga 30 nëntori.
    Nuk është ende e qartë nëse Bryan ose Cartwright kanë marrë ndihmën e një avokati. Ky incident i fundit është një tjetër kapitull i errët në jetën e aktorit, që ka përballuar tashmë një të kaluar të trazuar ligjore.

  • Kurthi me ‘bombol tymi’ dhe kamera/ Karabinierët kapin në ndjekje ‘skifterin’ shqiptar

    Kurthi me ‘bombol tymi’ dhe kamera/ Karabinierët kapin në ndjekje ‘skifterin’ shqiptar

    Karabinierët e Imolës arrestuan një 40-vjeçar shqiptar, banues në Castel Volturno, me qëndrim të parregullt në Itali dhe subjekt dëbimi, për tentativë vjedhjeje me thyerje të banesave.
    Arrestimi u bë gjatë një ndërhyrjeje nga oficerët, të cilët iu përgjigjën shtëpisë së një banori për të verifikuar praninë e një të huaji të veshur me rroba të errëta dhe që mbante një elektrik dore. I dyshuari ishte filmuar nga kamerat e mbikëqyrjes të instaluara brenda (foto kryesore) dhe të lidhura me një bombol antizjarr, që supozohej se ishte aktivizuar për të ngatërruar ndërhyrësin dhe për ta detyruar atë të ikte.
    Duke parë tymin nga pajisja e sigurisë jo-toksike, e projektuar për të mbrojtur ambientet nga ndërhyrësit, i dyshuari iku. Me mbërritjen e karabinierëve, një burrë që përputhej me përshkrimin e ndërhyrësit hipi në një makinë “Dacia Sandero” të parkuar aty pranë dhe u largua me shpejtësi me dy pasagjerë.
    I ndjekur nga karabinierët, në “Via Malsicura”, shoferi u detyrua të ndalonte. Dy pasagjerët dolën shpejt dhe ikën në këmbë nëpër fusha. Shoferi u kap më pas nga karabinierët, i identifikuar si 40-vjeçari shqiptar, dhe u arrestua.
    Brenda makinës me qira, karabinierët gjetën mjete të ndryshme për vjedhje me thyerje, të cilat me shumë gjasa u përdorën për të thyer një dritare dhe për të hyrë në shtëpinë nga e cila ishte aktivizuar alarmi, duke bërë që ata të iknin, informon media italiane.
    Me urdhër të Prokurorit Publik në detyrë në Zyrën e Prokurorit Publik të Bolonjës, autori i dyshuar i arrestuar nga karabinierët u dërgua në gjykatë, ku u konfirmua edhe arrestimi.

  • Tentoi të vidhte banesat, kurthi me ‘bombol tymi’ dhe kamerat tradhtojnë ‘skifterin’ shqiptarë

    Tentoi të vidhte banesat, kurthi me ‘bombol tymi’ dhe kamerat tradhtojnë ‘skifterin’ shqiptarë

    Karabinierët e Imolës arrestuan një 40-vjeçar shqiptar, banues në Castel Volturno, me qëndrim të parregullt në Itali dhe subjekt dëbimi, për tentativë vjedhjeje të banesave.

    Arrestimi u bë gjatë një ndërhyrjeje nga oficerët, të cilët iu përgjigjën shtëpisë së një banori për të verifikuar praninë e një të huaji të veshur me rroba të errëta dhe që mbante një elektrik dore. I dyshuari ishte filmuar nga kamerat e mbikëqyrjes të instaluara brenda (foto kryesore) dhe të lidhura me një bombol tymi, që supozohej se ishte aktivizuar për të ngatërruar ndërhyrësin dhe për ta detyruar atë të ikte.

    Duke parë tymin nga pajisja e sigurisë jo-toksike, e projektuar për të mbrojtur ambientet nga ndërhyrësit, i dyshuari iku. Me mbërritjen e karabinierëve, një burrë që përputhej me përshkrimin e ndërhyrësit hipi në një makinë “Dacia Sandero” të parkuar aty pranë dhe u largua me shpejtësi me dy pasagjerë.

    I ndjekur nga karabinierët, në “Via Malsicura”, shoferi u detyrua të ndalonte. Dy pasagjerët dolën shpejt dhe ikën në këmbë nëpër fusha. Shoferi u kap më pas nga karabinierët, i identifikuar si 40-vjeçari shqiptar, dhe u arrestua.

    Brenda makinës me qira, karabinierët gjetën mjete të ndryshme për vjedhje me thyerje, të cilat me shumë gjasa u përdorën për të thyer një dritare dhe për të hyrë në shtëpinë nga e cila ishte aktivizuar alarmi, duke bërë që ata të iknin, informon media italiane.

    Me urdhër të Prokurorit Publik në detyrë në Zyrën e Prokurorit Publik të Bolonjës, autori i dyshuar i arrestuar nga karabinierët u dërgua në gjykatë, ku u konfirmua edhe arrestimi.

  • Futja e Muçi Shaljanit në AMP/ Gjykata: Arrestimi i dy policëve, i paligjshëm

    Futja e Muçi Shaljanit në AMP/ Gjykata: Arrestimi i dy policëve, i paligjshëm

    Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar arrestimin e dy efektivëve të Komisariatit Nr.3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, duke e konsideruar atë të paligjshëm dhe pa vendosur asnjë masë sigurimi ndaj tyre.
    Prokuroria kishte kërkuar për ta masat “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit deri në përfundim të hetimeve, por trupa gjykuese ka vlerësuar se arrestimi nuk ishte i bazuar në ligj.
    Dy policët u ndaluan pas atentatit të së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku u vra 47-vjeçari Gilmando Dani, ndërsa punonjësi i AMP-së, 40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), mbeti i plagosur rëndë dhe humbi jetën ditën e sotme.
    Hetimet gjyqësore pritet të vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

  • U konfliktua fizikisht me këshilltarin bashkiak në Pogradec, lirohet Kevi Muçllari

    U konfliktua fizikisht me këshilltarin bashkiak në Pogradec, lirohet Kevi Muçllari

    Kevi Muçllari është liruar, pasi arrestimi i tij u cilësua si i paligjshëm.

    Gazetarja e Top Channel, Dhorjela Çule raporton se ndaj tij nuk u caktua asnjë masë.
    Banori i Çërravës u përfshi në konflikt fizik me një nga këshilltarët bashkiak në Pogradec.
    Pas vendimit ai dha një prononcim për gazetarët, ku tha se nuk është kriminel, ndërsa shtoi se nuk kishte për qëllim të dhunonte këshilltarin bashkiak, Engjëll Shyti.
    “Së pari falënderoj familjarët, miqtë dhe shokët të cilët më janë gjendur pranë në këto ditë shumë të vështira. Gjykata dha vendimin që pritej. Arrestimi im u shpall i paligjshëm sepse realisht ashtu ishte. Unë u shpreha dhe në gjykatë, unë nuk jam kriminel. Isha aty në mbrojtje të interesit të komunitetit, në mbrojtje të një kauze që ne e kemi menduar si të drejtë dhe e mendojmë si të drejtë.
    Nuk ishte qëllimi im që të dhunoja dikë për shkak të detyrës. Ky ishte një vendim thellësisht i padrejtë. Kam një falënderim për gjyqtarin që mori një vendim të drejtë në raport me mua. Falënderoj banorët të cilët ishin pranë meje në këto ditë shumë të vështira, dolën protestuan sepse e kuptuan që ne po protestonim jo për të marrë diçka në këmbim por thjesht sepse atje cenoheshin interesat tona. Ishim të prekur drejtpërsëdrejti, ndaj ne duhej që ta mbronim interesin tonë me argumente dhe me fakte, ashtu siç edhe ju ishit prezent. Me thënë të drejtën, sinqerisht ishin ditë shumë të vështira. Nuk e prisja kurrë se do isha i burgosur e që do përjetoja atë tmerr që do përjetoja.”
    Endri Çela, avokati i Kevi Muçllarit në një prononcim për gazetarët deklaroi: “Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore për vleftësimin e arrestimit dhe masës së sigurisë në ngarkim të shtetasit Kevi Muçllari. Gjykata vendosi që të vlerësohet i paligjshëm arrestimi i tij dhe të mos caktohet asnjë masë sigurimi në drejtim të tij sepse në vlerësimin tërësor të gjithë situatës, gjykata arriti në konkluzionin që nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm për kryerjen e veprës penalë të “goditjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i kodit të procedurës penale. Organi i akuzës kërkoi të vlerësohej i ligjshëm arrestimi në flagrancë dhe të caktohej masa e sigurimit detyrim paraqitje. Qëndrimi jonë ishte të vlerësohej i paligjshëm arrestimi për shkak sepse nuk ishim në kushtet e goditjes për shkak të detyrës, pasi nuk kemi goditje por një shtyrje të përbashkët me personin tjetër të përfshirë në konflikt.
    Së dyti kjo nuk lidhej me detyrën, pasi ka patur një shtyrje nga personi tjetër dhe më pas ka reaguar Kevi Muçllari. Ky qëndrim e bindi dhe gjykatën, shoqëruar dhe me pamjet filmike dhe arriti në konkluzion. Fillimisht Kevi ishte i ngarkuar dhe qëndrimi që mbajti në gjykatë ishte duke thënë “Unë nuk jam kriminel. Mbajta një qëndrim që e besoj, pra kam qenë në ndihmë të banorëve dhe kërkoj falje për përdorimin e një fyerje në drejtim të këshilltarëve.”
    Kevi nuk ka shkuar për të përdorur elementë dhune deri në momentin kur u gjet përballë një shtyrje dhe ka reaguar i ndikuar emocionalisht për shkak të situatës së krijuar. Do vlerësojmë situatën në vazhdim. Çështja nuk është pushuar pasi organi i akuzës e ka të drejtën për apelim por deri në këtë moment procedural ky është qëndrimi i gjykatës. Secila prej palëve mund të bëjë ankim por ne s’do e bëjmë pasi u vendos ajo që kërkonim.“

    Top Channel