Tag: arresti

  • “Ka marrë tokë në mënyrë të paligjshme”/ Bangladeshi lëshon urdhër-arresti për deputeten britanike

    “Ka marrë tokë në mënyrë të paligjshme”/ Bangladeshi lëshon urdhër-arresti për deputeten britanike

    Autoritetet e Bangladeshit kanë lëshuar një urdhër arresti për deputeten britanike dhe njëherazi ish-ministren e Punës Tulip Siddiq.

    Sipas Komisionit Kundër Korrupsionit (ACC) Siddiq akuzohet se ka marrë tokë në mënyrë të paligjshme si pjesë e hetimit të më të gjerë të regjimit të tezes së saj, Sheikh Hasina, e cila u rrëzua nga posti i kryeministres në gusht.
    Deputeti i Hampstead dhe Highgate, e cila dha dorëheqjen nga posti i sekretarit ekonomik të Thesarit në janar, u emërua në urdhër-arrestin së bashku me më shumë se 50 të tjerë.
    Avokatët e Siddiq mohuan akuzat, duke thënë se ishin “të motivuara politikisht”.
    ACC nuk kishte paraqitur asnjë provë ose nuk kishte informuar Siddiq për një urdhër arresti, shtuan avokatët e saj.
    Mbretëria e Bashkuar e liston Bangladeshin si një vend ekstradimi 2B – që do të thotë se duhet të paraqiten prova të qarta përpara se ministrat dhe gjyqtarët të marrin një vendim.

    Top Channel

  • Hungaria largohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës

    Hungaria largohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës

    Deklarata e Hungarisë për largimin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale erdhi menjëherë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu arriti në Budapest. Ndaj tij kjo gjykatë ka lëshuar urdhër arresti.
    “Hungaria do të largohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Qeveria do të ndjekë procedurën për tërheqjen në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” tha Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban. Por edhe pse Hungaria deklaroi se do të tërhiqet nga marrëveshja për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, një gjë e tillë hyn në fuqi vetëm një vit pas deklaratës me shkrim për tërheqjen.

    Njoftimi nga Budapesti përkoi me vizitën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Hungari. Kundër Netanyahut ekziston njëurdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime të dyshuara lufte në Rripin e Gazës. Prandaj shtetet anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale duhet ta arrestojnë atë, nëse Netanyahu ndodhet në territorin e tyre.
    Pas pritjes nga Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Kristof Szalay-Bobrovniczky, në aeroportin e Budapestit, Netanyahu pati një takim edhe me kryemministrin hungarez Viktor Orban. Sipas planit Netanjahu do të kthehet në Izrael të dielën. Ndryshe nga zakonisht detajet e vizitës nuk janë bërë të njohura paraprakisht.
    Urdhër-arresti “plotësisht i papranueshëm”Orbani e bëri të qartë se nuk ndihet i detyruar të zbatojë direktivat e Gjykatës Ndërkombëtare Penale që në nëntor të vitit të kaluar kur kjo gjykatë lëshoi urdhër arresti ndërkombëtar kundër Netanyahut. Në atë kohë kryeministri hungarez i bëri në mënyrë demonstrative ftesë kolegut të tij izraelit, ftesë së cilën Netanyahu ju përgjigj tani. Orbani e quajti asokohe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale “të pacipë, cinik dhe plotësisht të papranueshëm”.
    Akuzat ndaj NetanjahutGjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale deklaruan në nëntor se kishte arsye të mjaftueshme për të besuar se Netanyahu dhe ish-ministri i tij i mbrojtjes, Joav Galant, ishin penalisht përgjegjës për akte të tilla si vrasje, persekutimdhe përdorimi i urisë si armë lufte. Kjo e fundit është pjesë e një “sulmi të gjerë dhe sistematik kundër popullatës civile të Gazës”.
    Në të njëjtën kohë Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​gjithashtu urdhër arresti për Mohammed Deif, shefin ushtarak të organizatës radikale islamike palestineze Hamas, i cili ndërkohë është vrarë nga Izraeli.
    Izraeli i hedh poshtë akuzat dhe i konsideron ato si të motivuara politikisht dhe antisemite. Jeruzalemi deklaroi se duke lëshuar urdhër arresti kundër një lideri të zgjedhur në mënyrë demokratike të një vendi që ushtronte të drejtën e tij për vetëmbrojtje Gjykata Penale Ndërkombëtare e ka humbur gjithë legjitimitetin e saj.
    Orbani i mbështet pa rezerva veprimet e qeverisë së Netanyahut në luftën kundër Hamasit. Si anëtare e Bashkimit Evropian Hungaria ka bllokuar gjithashtu rezolutat e BE-së që bëjnë thirrje për një armëpushim dhe kujdes më të madh kundrejt popullsinë civile palestineze në Rripin e Gazës. DW

  • Dodik “humbi” gjatë kthimit nga Izraeli, ja ku dyshohet se fshihet presidenti i Republikës Srpska

    Dodik “humbi” gjatë kthimit nga Izraeli, ja ku dyshohet se fshihet presidenti i Republikës Srpska

    Marsela SHYTIA
    Milorad Dodik, presidenti separatist i Republika Srpska (RS), ka të ngjarë të fshihet në Beograd, duke pritur nëse Interpoli do të lëshojë një urdhër arresti kundër tij, të kërkuar nga gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës. Aktualisht është në fuqi një urdhërarresti vendas kundër Dodikut për shkelje të rendit kushtetues, por gjykata ka kërkuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli për të dhe Nenad Stevandiç. Ditët e fundit, Dodik ka bredhur nga Banja Luka përmes Serbisë në Izrael dhe kthehet në Beograd, ku ka mbërritur natën e së enjtes në të premte. Avioni i qeverisë së RS u kthye në Banja Luka pak më vonë dhe supozohet se Dodik nuk ishte në bord, por mbeti në Beograd. Ai nuk ka pse të shqetësohet për akomodimin sepse ka një vilë 400 metra katrorë në lagjen elitare të Beogradit, Dedinje, për të cilën zyrtarisht ka paguar 750 mijë euro, por është e dyshimtë se ku i ka marrë kaq shumë para, ndaj është objekt hetimi. Por aktualisht ky është një problem dytësor që po shqetëson liderin serb në Bosnje-Hercegovinë dhe mikun e Zoran Milanoviçit.
    Urdhër-arresti ndaj Dodik
    Përkatësisht, në fund të shkurtit, Dodik u dënua me një vit burg dhe u ndalua nga ushtrimi i detyrës politike për gjashtë vjet për miratimin e ligjeve të paligjshme. Ai shpalli të pavlefshme vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Përfaqësuesit të Lartë të Komunitetit Ndërkombëtar në BeH me dekrete, gjë që bëri që Gjykata e BiH të lëshonte një urdhër për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar. Urdhër arresti janë lëshuar edhe për kryeministrin e Republikës Srpska Radovan Viškoviç dhe kryetarin e Kuvendit Kombëtar Nenad Stevandiç, dhe ata përballen me disa vite burg për sulmin ndaj rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës. Ata morën pjesë në miratimin e ligjeve antikushtetuese që u përpoqën të ndalonin funksionimin e institucioneve të Bosnje dhe Hercegovinës në Republikën Srpska. Sipas këtyre ligjeve, organeve shtetërore të BiH – policisë, prokurorisë dhe gjykatës shtetërore – duhet të ndalohet hyrja në territorin e Republika Srpska. Madje, Dodik u ka bërë thirrje të gjithë serbëve të punësuar në këto institucione që të transferohen për të punuar në institucionet e enteve.
    Akuzat e reja
    Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës i ka dërguar një thirrje të re për marrjen në pyetje presidentit të Republikës së Serbisë, Milorad Dodik, mëson Istraga.ba. Në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin “Vila në Dedinje” është dërguar një fletë-thirrje e re. Sipas asaj thirrjeje, Dodik duhet të raportojë në zyrën e prokurorit të BiH të mërkurën, 2 prill. Në këtë çështje penale, Bosnja dhe Hercegovina ka kërkuar ndihmë juridike ndërkombëtare nga Serbia, por deri më sot autoritetet e atij vendi nuk i kanë ofruar dokumentet e kërkuara. Për kujtesë, Milorad Dodik bleu një vilë në Dedinje të Beogradit në vitin 2007. Dodik nënshkroi kontratën për blerjen e një pjese të pronës më 16 maj 2007. Pronari i pjesës së dytë të vilës ishte Aleksandër Obradoviç, atëherë drejtor i ČEZ për Serbinë. Nëse Dodik nuk i përgjigjet thirrjes nga Prokuroria e BeH të mërkurën, do të lëshohet urdhër për arrestimin e tij, që hap edhe mundësinë e lëshimit të fletarrestit të ri ndërkombëtar për veprën penale të korrupsionit, transmeton Istraga.ba.
    Paralajmërimi i Rusisë
    Në të gjithë këtë mesele, Dodik ka mbështetjen e aleatit të tij, Vladimir Putin. Ambasada ruse në Bosnje dhe Hercegovinë ka vlerësuar se vendi është sërish në rrezik lufte për shkak të vendimit që dënon me burg liderin serb të Bosnjës Milorad Dodik dhe për këtë kanë fajësuar “nxitësit perëndimorë”. Në një postim të postuar në faqen e tyre në Facebook, Ambasada ruse akuzoi Gjykatën e Bosnjë-Hercegovinës se e ka dënuar Dodik me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të veprimtarisë politike për arsye politike për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare. “Nëse Frankenshtajni i luftës dhe konfliktit rishfaqet këtu, faji do të jetë vetëm i nxitësve dhe provokuesve perëndimorë”, thuhet në postim.

  • Futja në lojë e Interpol për arrestimin e tij, Dodik nuk “zmbrapset”, ja deklaratat e forta nga Izraeli

    Futja në lojë e Interpol për arrestimin e tij, Dodik nuk “zmbrapset”, ja deklaratat e forta nga Izraeli

    Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik njoftoi në Izrael dje se ai planifikon të kthehet në Bosnje dhe Hercegovinë javën e ardhshme dhe e quajti lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për të një tjetër abuzim të gjyqësorit për të arritur qëllimet politike. “Unë do të vazhdoj me aktivitetet e mia. Kam disa aktivitete më të rëndësishme që më presin në ditët në vijim për Republikën Srpska dhe do të kthehem paqësisht në RS javën e ardhshme,” tha Dodik, cituar nga portali i shërbimit publik RTRS. Ai mori pjesë në një konferencë në Jeruzalem kushtuar luftës kundër antisemitizmit, organizuar nga Ministria e Diasporës izraelite. Dodik udhëtoi për në Izrael të martën nga Beogradi dhe rrethanat në të cilat ai kaloi kufirin, pavarësisht një urdhër arresti të brendshëm të lëshuar për të, janë ende objekt i një hetimi nga Policia Kufitare e BiH.
    Pasi ai kontaktoi Izraelin, Prokuroria e BiH kërkoi që të lëshohej një urdhër-arresti ndërkombëtar për të dhe Gjykata e BiH e pranoi këtë të mërkurën dhe urdhri i tyre iu dërgua Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit në Lion, ku tani po kontrollohet nëse janë plotësuar të gjitha parakushtet që urdhër-arresti të bëhet ligjërisht i detyrueshëm dhe si i tillë t’i përcillet atij ekstra-arrestimi tek i gjithë anëtari i BiH-së. Një urdhër-arresti ndërkombëtar u lëshua edhe për Presidentin e Asamblesë Kombëtare të RS, Nenad Stevandiç, i cili gjithashtu kaloi kufirin, por u kthye në BiH, ku ndodhet aktualisht. Në një konferencë në Izrael, Dodik foli për antisemitizmin dhe Holokaustin, përmendi kampin e përqendrimit të Jasenovacit, duke pretenduar se atje u vranë 500,000 serbë.