Tag: arresti

  • Putin në Hungari, BE kundër/ Kallas: Ka urdhër arresti nga GJNP, nuk mund të vijë në një vend europian

    Putin në Hungari, BE kundër/ Kallas: Ka urdhër arresti nga GJNP, nuk mund të vijë në një vend europian

    Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë të hënën se “nuk është mirë” që presidenti rus, Vladimir Putin mund të udhëtojë në Hungari, anëtaren e BE-së, për bisedime mbi Ukrainën.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të enjten se së shpejti do të takohet me Putinin në BudapestKallas u ka thënë gazetarëve përpara një takimi të ministrave të Jashtëm evropianë në Luksemburg se përpjekjet e Trumpit për të sjellë paqe janë të mirëseardhura, por se është gjithashtu e rëndësishme që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të takohet me udhëheqësin rus.
    “Amerika ka shumë forcë për të ushtruar presion mbi Rusinë që të ulet në tryezën e negociatave, nëse e përdorin këtë, atëherë, sigurisht, kjo është mirë nëse Rusia e ndal këtë luftë”.
    Putini përballet me një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nga e cila Hungaria është në proces të largimit.
    “Lidhur me Budapestin, jo, nuk është mirë… të shohësh që në të vërtetë një person i vënë në urdhër arresti nga GJPN-ja po vjen në një vend evropian”.
    Ministri i Jashtëm lituanez, Kestutis Budrys, ka thënë se nuk ka vend për Putinin në asnjë kryeqytet evropian.
    “Vendi i vetëm për Putinin në Evropë është në Hagë, përpara gjykatës, jo në asnjë nga kryeqytetet tona”, ka thënë ai përpara takimit të ministrave.

    Top Channel

  • Juliana Nura reagon pas ndeshjes Serbi–Shqipëri: Serbia lëshoi urdhër arresti ndaj meje!

    Juliana Nura reagon pas ndeshjes Serbi–Shqipëri: Serbia lëshoi urdhër arresti ndaj meje!

    Juliana Nura Reagon Pas Ndeshjes Serbi–Shqipëri: “Serbia Lëshoi Urdhër Arresti, Por Festa Vazhdon”
    Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka reaguar publikisht pas ndeshjes Serbi–Shqipëri, duke zbuluar se autoritetet serbe kanë lëshuar një urdhër arresti ndaj saj dhe tre personave të tjerë, duke e detyruar atë të qëndrojë larg stadiumit.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Juliana ka shpjeguar se kjo situatë kishte të bënte me një mundësi të mundshme arrestimi që mund të kishte ndikime të dëmshme për të dhe përtej. “Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje dhe tre personave të tjerë, ndaj ndikimi im nga burgu nuk do të kishte qenë në favor të askujt (veç serbëve). Për këtë arsye vendosa të festoj dhe të gëzoj fitoren nga liria,” – shkroi ajo në një postim me tone ironike.
    Në vijim, modelja ka theksuar se, pavarësisht këtyre rrethanave, ndikimi i saj në mediat e rajonit është rritur dhe se ajo është bërë një faktor i rëndësishëm për mediat e Ballkanit. “Me punën time mediatike jam bërë faktor edhe më i madh për mediat e Ballkanit,” – ka shtuar ajo, duke theksuar se roli i saj kalon përtej kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës.
    Reagimi i saj ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit shqiptarë, të cilët e kanë mbështetur dhe përgëzuar për qëndrimin e saj të hapur dhe ironik ndaj situatës.

  • Lëshohet urdher arresti në Brazil për Ervin Matën/ Biznesmeni kërkohet edhe nga SPAK për trafikun e 1 ton droge

    Lëshohet urdher arresti në Brazil për Ervin Matën/ Biznesmeni kërkohet edhe nga SPAK për trafikun e 1 ton droge

    Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti për bisnesmenin shqiptar Ervin Matën, i cili kërkohet nga SPAK si përgjegjës për trafikimin sasive të konsiderushmë kokainë nga amrika latinë në europë.
    Mediat atje shkruajne se gjyqtari Alexandre de Moraes me 23 shtator ka lëshuar vendimin ndalimin e tij që sipas tij ndodhet në territorin Brazilian.
    Në vendim, Moraes deklaroi: “Duke marrë parasysh që paraburgimi është një kusht për pranueshmërinë e procesit të ekstradimit dhe synon të sigurojë një urdhër të mundshëm dorëzimi në shtetin kërkues, urdhëroj paraburgimin e Ervin Matës, duke urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti, përmbushja e të cilit duhet t’i komunikohet menjëherë kësaj Gjykate Supreme, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit dhe përfaqësisë diplomatike të shtetit të interesuar.”
    Me herët drejtësia shqiptare ka paraqitur një kërkesë në gjykatat braziliane për ekstradimin e biznesmenit.
    Sipas Pokurorise së Posacme, Ervin Mata, së bashku me grupin e tij është përgjegjës për trafikimin e lëndëve narkotikë nga Amerika Latinë në Europë.
    Sipas SPAK këtij grupi i janë kapur për një periudhë kohorë prej 2 vitesh një sasi prej 931 lëndë narkotikë.
    Paratë e fituara nga ka aktiviteti i drogës, grupi në fjalë besohet se i ka investuar në Shqipëri në ndërtim.
    Po ashtu për të mos rënë në sy të autoriteteve levizjën e parave e bënin nëpërmjet sistemit Hawala

  • Shqipëria e kishte shpallur në kërkim, 33-vjeçari kapet në Itali

    Shqipëria e kishte shpallur në kërkim, 33-vjeçari kapet në Itali

    Policia italiane e Lucca-s arrestoi një shqiptar 33-vjeçar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

    Arrestimi u bë falë një informacioni anonim në aplikacionin “YouPol”, i cili nxori në pah praninë e një personi të rrezikshëm shqiptar, në një zonë të Sant’Anna-s, i cili ishte deportuar më parë.

    Kur patrullat mbërriti në vendngjarje, ai u përpoq t’i shmangej kontrollit, duke dhënë të dhënat e tij personale gabimisht.

    Kur u çua në selinë e policisë, doli se ky individ ishte dëbuar si masë alternative ndaj burgut dhe ishte kthyer në Itali ilegalisht me një emër të rremë. Për më tepër, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, informon media e vendit fqinj.

    Nuk jepen detaje për veprën penale për të cilën kërkohej në Shqipëri dhe as identiteti i tij, por kanë nisur paralelisht edhe procedurat për ekstradimin.

    Personi u arrestua në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe u dërgua në burgun e Lucca-s, në pritje të veprimeve të tjera.

  • Arratisen nga arresti shtëpiak në Serbi dy persona që kërkohen nga SHBA-ja

    Arratisen nga arresti shtëpiak në Serbi dy persona që kërkohen nga SHBA-ja

    Shtetasi kinez Cuj Guanghaj, dhe ai britanik John Miller, ekstradimin e të cilëve e kërkojnë Shtetet e Bashkuara nën akuzat për spiunazh dhe kontrabandë të teknologjisë ushtarake, janë arratisur nga arresti shtëpiak në Beograd dhe kanë hequr byzylykët elektronikë, ka konfirmuar të martën Gjykata e Lartë e Beogradit për Radion Evropa e Lirë.

    Gjykata e Lartë ka urdhëruar shpalljen e fletarrestimit për këta dy persona.

    Ata u arrestuan në prill në Beograd me fletarrestim ndërkombëtar, me kërkesë të SHBA-së.

    Atëbotë, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se shtetasi kinez dhe ai britanik dyshohen se kanë “koordinuar dhe drejtuar një komplot për të frikësuar dhe kërcënuar një qytetar të Los Anxhelosit, i cili publikisht kishte kritikuar presidentin kinez Xi Jinping”.

    “Cui dhe Miller kanë angazhuar dy persona në Shtetet e Bashkuara për të zbatuar komplotin, me qëllim që të pengonin viktimën të protestonte kundër paraqitjes së presidentit Xi në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-Paqësor [APEC] në nëntor 2023”, tha Departamenti i Drejtësisë përmes një njoftimi.

    Aty po ashtu u tha se dyshohet që Cui dhe Miller kanë zbatuar një plan të ngjashëm edhe në pranverën e vitit 2025, “pasi viktima kishte thënë se planifikonte të publikonte një video online, e cila shfaqte dy statuja të reja artistike të presidentit Xi dhe bashkëshortes së tij”.

    Në njoftim u thase Cui dhe Miller i kanë paguar “dy persona të tjerë rreth 36.500 dollarë që ta bindnin viktimën të hiqte dorë nga publikimi online i statujave. Pa dijeninë e Cuit dhe Millerit, ata dy persona kishin gjithashtu lidhje me FBI-në dhe vepronin sipas urdhrit të agjencisë”.

    Siç u theksua, Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) është duke e hetuar këtë rast.

    Rrjeti hulumtues BIRN më herët kishte raportuar se ndaj këtyre dy personave në SHBA janë ngritur dy aktakuza të ndara, njëra për “organizimin e përndjekjes dhe frikësimit”, dhe tjetra për tentim të tregtisë ilegale me pajisje ushtarake amerikane dhe kontrabandimin e tyre në Kinë.

    Marrëveshjen për ekstradim mes Serbisë dhe SHBA-së është ratifikuar në Parlamentin serb në shkurt të vitit 2019. Kjo marrëveshje mundëson shkëmbimin e të arratisurve nga drejtësia, pa marrë parasysh shtetësinë./ REL/ 

  • U nda nga jeta pas një arresti kardiak, ja kur do të mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji

    U nda nga jeta pas një arresti kardiak, ja kur do të mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji

    Homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zheji do të mbahen të hënën, më 25 gusht, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00.
    Gazetari u nda nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak, teksa ndodhej me pushime në Sarandë. Zheji po festonte me familjen datëlindjen e të birit, Patrik, në një restorant dhe nuk është ndjerë mirë. Ai u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të qytetit, por mbërriti atje pa shenja jete.
    Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta reaguan figura të medias, por edhe të politikës.
    Artur Zheji ishte i angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH, ATSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai drejtonte emisionin politik dhe analitik “360 Gradë”, një tryezë debati dhe analize për çështjet të vendit dhe botës.

  • Prokurorët francezë kërkojnë urdhër të ri arresti për Bashar al-Assad-in

    Prokurorët francezë kërkojnë urdhër të ri arresti për Bashar al-Assad-in

    Prokurorët francezë thanë të hënën se kanë kërkuar një urdhër të ri arresti kundër ish-presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për sulmet vdekjeprurëse kimike në vitin 2013, pasi një i mëparshmi u anulua.

    Tani u takon gjyqtarëve hetues të vendosin nëse do të lëshojnë urdhër-arrestin e ri.

    Hetuesit francezë që nga viti 2021 kanë hetuar një sulm të dyshuar me gaz sarin të qeverisë siriane që vrau më shumë se 1,000 njerëz, sipas inteligjencës amerikane, më 4-5 gusht 2013, në zonat e Adra dhe Douma jashtë Damaskut.

    Gjykata e Kasacionit, gjykata më e lartë e Francës, vendosi të premten se nuk kishte përjashtime nga imuniteti presidencial, madje as për krime lufte të dyshuara dhe krime kundër njerëzimit, duke anuluar një urdhër-arresti francez kundër al-Assad të lëshuar në vitin 2023 kur ai ishte ende udhëheqës.

    Megjithatë, shtoi se, meqenëse al-Assad, i cili u rrëzua në dhjetor, nuk ishte më president, mund të lëshoheshin urdhër-arreste të reja dhe hetimi francez mund të vazhdonte.

    Zyra e Prokurorit Kombëtar Antiterror (PNAT) tha të premten se kërkoi “lëshimin dhe shpërndarjen ndërkombëtare të një urdhër-arresti kundër Bashar al-Assad për bashkëpunim të dyshuar në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte” në rastin e sulmit kimik.

    Sipas autoriteteve ruse, Al-Assad dhe familja e tij ikën në Rusi pasi forcat antiqeveritare morën pushtetin më 8 dhjetor.

    Një tjetër urdhër-arresti francez është lëshuar tashmë për al-Assad, i lëshuar në janar për bashkëpunim të dyshuar në krime lufte për një bombardim në qytetin sirian Deraa në vitin 2017 që vrau një civil franko-sirian.

  • Lëshohet urdhër arresti për 31-vjeçarin/ Zbardhet dinamika e vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec. I dashuri e dhunoi dhe e dogji pasi…

    Lëshohet urdhër arresti për 31-vjeçarin/ Zbardhet dinamika e vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec. I dashuri e dhunoi dhe e dogji pasi…

    Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52 vjeçares, Kozeta Teço.

    Gjatë marrjes në pyetje, Selmani ka mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar autorësinë për krimin, por policia dhe prokuroria e Korçës ka grumbulluar prova të mjaftueshme të cilat dokumentojnë të gjithë dinamikën nga momenti i kryerjes së krimit, deri në largimin e autorit nga banesa e 52 vjeçares.
    Nga hetimet rezulton që autori i krimit, mbrëmjen e së dielës, ashtu si çdo natë tjetër, e kishte kaluar në shtëpinë e 52 vjeçares me të cilën kishte një lidhje prej disa vitesh. Dyshohet se mes çiftit të ketë pasur një grindje të çastit, e cila ka degraduar në dhunë fizike të Selmanit ndaj 52 vjeçares dhe në fund përfundoi me vrasjen e partneres dhe djegien e banesës.
    Autori i krimit njihej nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, për shkak të të cilave ai shpesh herë shfaqte simptoma depresioni. Nga ana tjetër edhe viktima kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor.

    Top Channel

  • GJKKO liron Jamarbër Malltezin nga arresti shtëpiak/ Avokati dorëzon garancinë në SPAK

    GJKKO liron Jamarbër Malltezin nga arresti shtëpiak/ Avokati dorëzon garancinë në SPAK

    Avokati i Jamarbër Malltezit, Klodian Skënderi ka dorëzuar këtë të martë në SPAK vërtetimin për llogari të Gjykatës së Posaçme të shumës së garancisë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Tashmë pritet që prokurorët e çështjes të bëjnë urdhrin e ekzekutimit.
    Një ditë më parë, GJKKO vendosi lirimin nga arresti shtëpiak të dhëndrit të Sali Berishës kundrejt garancisë prej 3 milionë lekësh. Lirimi i tij vjen 20 muaj qëndrimi në arrest shtëpiak. Ai u arrestua në 21 tetor të vitit 2023 në Aeroportin Nënë Tereza, në kuadër të hetimeve për aferën Partizani. Një muaj më pas, gjyqtarja e Apelit të GJKKO Ilirjana Olldashi e la Malltezin në arrest shtëpie.
    Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
    Vendimi për Malltezin u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila kryeson trupën gjykuese në procesin e aferës “Partizani”. Ajo do të vazhdojë të gjykojë dosjen, pasi gjykata rrëzoi gjithashtu një ditë më parë edhe kërkesën e saj për dorëheqje.

  • U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

    U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

    Gjykata e Posaçme ka vendosur që Jamarbër Malltezi të lirohet nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
    Ndërkohë është zbardhur dhe vendimi i plotë i GJKKO që liroi Malltezin nga arresti shtëpiak dhe e zëvendësoi masën e sigurisë me “garanci pasurore” në shumën 3 milionë lekë të reja.
    Në vendim thuhet se garancia pasurore duhet të depozitohet brenda afatit 2 ditor, duke filluar nga shpallja e këtij vendimi.
    Jamarbër Malltezi do të qëndrojë me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” deri në depozitimin e garancisë pasurore.
    NJOFTIMI I PLOTË:
    1. Kërkuesi Jamarbër Malltezi me datë 17.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Revokimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arresti në shtëpi” caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit “Garancia pasurore” parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale.”.
    2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca, bazuar në nenet 112, 260, 236 dhe 237 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 404, datë 07.07.2025, vendosi:

    1. Rrëzimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit.
    2. Pranimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në shtëpi” të caktuar ndaj të pandehurit Jamarbër Malltezi me vendimin Nr.56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zëvendësimin me masën e sigurimit personal “Garancia pasurore”, e parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale, në shumën prej 3,000,000 lekë, për të siguruar moslargimin e shtetasit Jamarbër Malltezi deri në përfundimin e gjykimit.
    3. Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda afatit 2 ditor, duke filluar ky afat nga shpallja e këtij vendimi. I pandehuri Jamarbër Malltezi do të qëndrojë me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës dhe sipas rastit të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të pandehurit ose konfirmimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”.
    4. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.
    5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit