Tag: arrest

  • Ishte në ‘arrest shtëpie’, por masa s’e ndalon korçarin t’ju shesë kokainë dy shtetasve

    Ishte në ‘arrest shtëpie’, por masa s’e ndalon korçarin t’ju shesë kokainë dy shtetasve

    Një ngjarje disi e pazakontë në Korçë, teksa një operacion ka çuar në arrestimin e një 34-vjeçari, i identifikuar si Spartak Selimaj, i cili u kap duke iu shitur një sasi kokaine dy shtetasve.

    Sasia e kokainës, e ndarë në 14 doza, u sekuestrua nga policia. Burime të besueshme bëjnë me dije se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi,” e caktuar nga Gjykata e Korçës, për dy vepra të ndryshme penale.

    Ndërkohë, dy shtetasit që blenë lëndën narkotike janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

    Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës vijon kontrollet intensive për të vënë para përgjegjësisë edhe personat e tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

  • Protestuesi lihet sërish me ‘arrest në shtëpi’/ Kalaja: Do ta apelojmë, abuzuesve të parave publike u mbyllet dosja dhe amnistohen

    Protestuesi lihet sërish me ‘arrest në shtëpi’/ Kalaja: Do ta apelojmë, abuzuesve të parave publike u mbyllet dosja dhe amnistohen

    Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë ’arrest në shtëpi’ sërish për prdtestuesin Sokol Bushkolaj, i cili mbahet nën këtë masë prej afro 1 viti.

    Nga Dhoma Penale, avokatja Adriana Kalja tha se është e papranueshme që prej 6 muajsh prokurorja e çështjes, Esmeralda Keshi nuk ka sjellë asnjë fakt të ri penal për protestuesin që të vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj tij.

    Kalaja tha se në Gjykatën e  Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, do të kërkohet zbutje e masës së sigurisë për protestuesin në ‘detyrim paraqitje’, pasi është e papranueshme që për abuzuesit e parave publike, siç është incineratori, Teatri Kombëtar, 5D dhe afera të tjera, të mbyllet dosja dhe të amnistohen personat përgjegjës.

    Një protestues ka që më 1 qershor, gati në vit që më parë ishte në arrest shtëpie e pas veprimeve arbitrare të Prokurorisë Tiranë të prokurores së çështjes, Esmeralda Keshit, që ka mbyllur dosjen 184 dhe për bashkëshortin e saj të lidhur me këtë dosje, ka bërë që protestuesi për një periudhë mbi 6 muaj ndodhet në arrest shtëpie.

    Gjykata pranoi afatin e shuarjes së masës, paraqitëm, të gjitha faktet e provat që për këtë periudhë, veçse prokuroria të vërtetojë akuzat e ngritura, s’ka gjetur fakt të ri për Sokol Bushkolajn, pas pretendimeve tona, jemi para faktit që protestuesi largohet nga ambientet e paraburgimit. Treguam edhe sot mund të kishte dhe një masë më të lehtë, për detyrim paraqitje. Ne do të kërkojmë në Apel heqjen e masës dhe rikthimin në ‘detyrim paraqitje’.

    Një protestues dhunohet nga pikëpamja morale, psikologjike, familjare, baba i papunë, dhe nga ana tjetër abuzuesit me miliona taksa të qytetarëve të Tiranës e jo vetëm, amnistohen e çohen për gjykime me akuza më të lehta dhe u mbyllet dosja në kohë rekord. Është momenti i duhur që PD ta çojë deri në fund kauzën që ka, rikthimin e shtetit ligjor të së drejtës.

  • Formularët në KQZ / Berisha deklaron masat për ‘Partizanin’, Meta arrestin me burg! PD kandidon shoferë me shkelje. Në PS, armëmbajtje pa leje…

    Formularët në KQZ / Berisha deklaron masat për ‘Partizanin’, Meta arrestin me burg! PD kandidon shoferë me shkelje. Në PS, armëmbajtje pa leje…

    4 vite më parë askush nuk do ta mendonte se Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy prej shtetarëve në të lartë në vend, ish-kryeministra e ish-presidentë, do të futeshin në zgjedhje me ngarkesën e çështjeve penale dhe akuza konkrete nga drejtësia e re për korrupsion e shpërdorim detyre.
    Kryetarët e dy partive më të mëdha opozitare në vend, njëri me detyrimin për t’u paraqitur e tjetri në arrest me burg, në zgjedhjet e 11 majit, për herë të parë janë detyruar që të plotësojnë, në formularin e dekriminalizimit, edhe pjesën që ka të bëjë me problemet me ligjin.
    Ndaj Sali Berishës nuk ka ende një vendim gjyqësor. Megjithatë, ai nuk ka mundur të shmangë dosjen e privatizimit të ish Klubit Partizani. Sepse në formular është parashikuar dhe pasqyrimi i të dhënave për masa të mundshme sigurie. Dhe në fakt Berisha, ka plotësuar tabelën, duke treguar të gjitha masat e marra ndaj tij, përfshirë ato të cilat u revokuan më pas, nga detyrimi për paraqitje, ndalimi i lëvizjes jashtë vendit, e më pas arrestin në shtëpi.
    Arrestimin që prej tetorit për llogari të SPAK pasi dyshohet për 3 vepra penale “Korrupsion Pasiv”, pastrim të produkteve penale dhe mos-deklarim pasurie e ka deklaruar edhe kreu i PL Ilir Meta.
    Por jo vetëm Berisha e Meta! Lista e kandidatëve me “njollë” është më e gjatë se kaq.
    Edi Paloka ka deklaruar vendimin e formës së prerë për shpifje të vitit 2015 dhe atë të organizimit të tubimeve të paligjshme në 2001.
    Luçiano Boçi drejtuesi politik i PD në Shkodër ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin me gjobë për shpifje ndaj ish ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
    Shpërdorimi i detyrës është njolla e disa kandidatëve të tjerë demokratë.
    Salvador Kacaj ka deklaruar detyrimin për t’u paraqitur për shkak se akuzohej për “Shpërdorim Detyre” në 2014. Çështja është pushuar nga Prokuroria e Lezhës. Xhelal Mziu ka deklaruar dënimin nga shkalla e parë të shpërdorimit të detyrës në 2015, dënim që më pas është prishur nga gjykata e apelit. Adriana Kalaja ka deklaruar masën sigurie arrest në shtëpi në 2010 për falsifikim e shpërdorim detyre për të cilën sqaron se vendimi “është prishur”
    Pjesa më e madhe e të hetuarve, ndaluarve apo dënuarve nga radhët e demokratëve janë për protestat që opozita ka organizuar ndër vite, dhe kryesisht për përplasjet që i kanë shoqëruar ato.
    Grigels Muçollari, ka deklaruar një ndalim të 2016 në protestë. Bardh Spahia deklaron masën “arrest në shtëpi” në 2019 për shkak të përplasjeve në zgjedhjet vendore në Bashkinë e Shkodrës. Çështja ndaj tij është pushuar. Ndaj Aurel Bylykbashit për thirrje publike për veprime të dhunshme, çështja vijon në Apel.
    Ka mes tyre që kanë preferuar të dëshmojnë shpirtin e tyre opozitar dhe në plotësimin e formularit. Muçollari, ndalimin në një protestë në vitin 2016 e ka shoqëruar me mbishkrimin “arrest politik” në kutinë ku i kërkohet të japë arsyen.
    Ndërsa, për një masë sigurie arrest në shtëpi për 20 ditë në vitin e largët 1995, Myslym Murrizi, si arsye, nuk jep vepër penale por shkruan se “Nuk kam qenë spiun i SHIKUT”.
    Demokratët rezultojnë të mos jenë as shoferë të mirë. Të paktën 3 prej tyre kanë një dënim të formës së prerë për shkelje që lidhen me drejtimin e automjetit.
    Shkëlqim Shehu, sipas deklarimit të tij, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë me burgim 1 vit për shkak të një aksidenti rrugor.
    Ilirjan Alliu, në 2014 është dënuar me punë publike për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt, ndërsa në 2002 ndaj tij është caktuar masë sigurie arrest për largim nga vendi i aksidentit. Më pas çështja është pushuar.
    Shofer jo i bindur duket të ketë qenë edhe kandidati tjetër i PD Lisandër Hoxha i cili është ndaluar për drejtim të pa-rregullt të mjetit në 2021 dhe dënuar me 50 orë punë në interes publik.
    Socialistët me njollë në formularin e dekriminalizimit duket të jenë më të pakët në numër, por me vepra më të rënda penale: nga armëmbajtja pa leje, falsifikim dokumentesh, e po ashtu shkelje të rregullave të qarkullimit apo kundërshtim të punonjësve të policisë.
    Ish-deputeti i PD Alban Zeneli, aktualisht kandidat nën logon e Partisë Socialiste në Kukës ka deklaruar 6 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe gjobë për kundërshtim të punonëjsit të rendit dhe prishje të qetësisë publike.
    Halil Koloshi, kandidati për deputet në qarkun e Tiranës ka deklaruar një gjobë prej 50 mijë lekësh në 2010 për mosbindje ndaj efektivëve të policisë.
    Gjobë dhe falsifikim dokumentesh ka deklaruar kandidati tjetër i Tiranës Ylli Shehu. Deklaron gjobë në 2007, neni 174 pa specifikuar kodi penal apo rrugor. Nëse është kodi penal është “kontrabandë mallrash” dhe në 2008 gjobë për falsifikim dokumentesh.
    Kryetari i Bashkisë së Tepelenës për tre mandate, aktualisht kandidat për deputet në Gjirokastër, Tërmet Peçi, rezulton i gjobitur për përdorim të dokumenteve të falsifikuara në 2007-ën.
    Për armëmbajtje pa leje dhe kanosje është ndaluar kandidati i Shkodrës Ervin Doda, por vendimi gjykatës së Pukës e ka shpallur atë të pafajshëm.
    Ndërsa me 10 muaj burg rezulton kandidati i Dibrës Agron Malaj, për veprën e armëmbajtjes pa leje në 1999-ën dhe masën “Detyrim paraqitje” në 2011-ën për shpërdorim detyre.
    Rast interesant është ai i Deputetit aktual të Shkodrës, Frrok Gjini që ka deklaruar masën e arrestit me burg dhe atë në shtëpi për dy vepra të ngjashme pjesëmarrje në protestën e Partisë Demokratike të 14 shtatorit 1998, ndërsa 8 vite më vonë në protestën e socialistëve kundër qeverisë demokrate.
    Një tjetër kandidat i Shkodrës, Shkëlqim Stërkaj deklaron masën e detyrimit të paraqitjes për një vepër të pa specifikuar qartë, për të cilën ka fituar pafajësi në 2009-ën.
    Masën detyrim paraqitje e ka deklaruar kandidati i Fierit Avdi Snalla në 1997, pa specifikuar veprën, çështje tashmë e pushuar nga prokuroria.
    Blendi Klosi, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës rezulton i ndaluar nga autoritetet në vitin 1994 për një vepër të paspecifikuar, e cila në fakt është shfuqizuar në Kodin Penal të miratuar më 27 janar 1995.

     
    Formulari i dekriminalizimit të Ilir Metaj dhe Sali Berishës
    Formulari i dekriminalizimit të Ilir Metaj
    Formulari i dekriminalizimit të Sali Berishës

  • U kap me mbi 60 kg drogë, ‘Arrest shtëpie’ shqiptarit në Itali

    U kap me mbi 60 kg drogë, ‘Arrest shtëpie’ shqiptarit në Itali

    Një shqiptar dyshohet se drejtonte një biznes të lulëzuar të shpërndarjes së drogës së bashku me një bashkëpunëtor dhe me urdhër përfundoi në burg në zonën e Arezzo-s, ku jetonte në atë kohë Fabio Kallashi, një 27-vjeçar me origjinë shqiptare, por banues në Lecce.

    Hetuesit konstatuan një rrjet veçanërisht të lulëzuar droge: shtetasit shqiptar iu sekuestruan 45 kilogramë hashash nga i cili u siguruan 332 mijë e 499 doza dhe 11 kilogramë marijuanë nga e cila mund të merreshin 21 mijë e 171 doza, nga të cilat u sekuestruan 21 mijë e 171 doza.

    Dhe ai u arrestua në fillim të marsit. Ai ndodhej në burg për shkak të indikacioneve të rënda të fajit dhe elementëve të shumtë të grumbulluar që mbështetnin hipotezën e një aktiviteti të lulëzuar të trafikut të drogës, të menaxhuar së bashku me bashkatdhetarët e tjerë. Gjykata rishikuese e Firences pranoi pjesërisht ankimin e avokatit Umberto Leo dhe zëvendësoi masën e sigurimit arrest me burg me atë të arrestit shtëpiak.

  • I njohur si “truri financiar” i bandës së Suel Çelës, Gjykata e Posaçme lë në “arrest në burg” Bujar Shegën

    I njohur si “truri financiar” i bandës së Suel Çelës, Gjykata e Posaçme lë në “arrest në burg” Bujar Shegën

    Gjykata e Posaçme lë në “arrest në burg” Bujar Shegën.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Shega ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzat.
    Bujar Shega njihet ndryshe si “truri financiar” i bandës së Suel Çelës. Ai u ekstradua ditën e djeshme nga Italia.
    Ai akuzohet nga GJKKO për trafik drogë dhe pastrim parash në kudër të grupit të strukturuar kriminal.
    Ndaj 52-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

    Top Channel

  • Pjesë e dosjes “Veliaj”/ Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

    Pjesë e dosjes “Veliaj”/ Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

    Elman Abule

    TIRANË- Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliajt, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Abule ka kërkuar ndryshimin e vendqëndrimit të tij. Biznesmeni po hetohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës.
    Elman Abule u vendos në pranga më 10 Shkurt, ditë kur u arrestua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Por në seancën e datës 13 Mars ndaj biznesmenit Elman Abule, togat e zeza kanë zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në ‘arrest shtëpie’. Biznesmeni u urdhërua që të mos largohej nga banesa e tij, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton./ZËRI

  • Ngacmoi sek*ualisht të miturën, Prokuroria Fier kërkon arrest me burg për autorin

    Ngacmoi sek*ualisht të miturën, Prokuroria Fier kërkon arrest me burg për autorin

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar caktimin e masës “Arrest në burg” për shtetasin me iniciale Sh.L., i cili akuzohet për veprën penale të “Ngacmimit seksual” ndaj një vajze të mitur.
    Kallëzimi është bërë nga familja e të miturës një ditë më parë, e cila ka deklaruar se shtetasi Sh.L. ka kryer veprime të papranueshme seksuale ndaj vajzës së saj. Pas hetimeve dhe mbledhjes së provave, shtetasi Sh.L. është arrestuar nga policia ndërsa Prokuroria ka kërkuar vlerësimin ligjor të arrestit , duke kërkuar që të caktohet masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.

  • Ngacmoi seksualisht të miturën, Prokuroria e Fierit kërkon masën ‘arrest me burg’ për 60-vjeçarin

    Ngacmoi seksualisht të miturën, Prokuroria e Fierit kërkon masën ‘arrest me burg’ për 60-vjeçarin

    Prokuroria e Fierit kërkon masën ‘arrest me burg’ për 60-vjeçarin që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

    Ngjarja u denoncua nga nëna e të miturës, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Njoftimi:
    Ngacmoi seksualisht të miturën, Prokuroria Fier kërkon caktimin e masës “Arrest në burg” për shtetasin Sh.L
    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u arrestua shtetasi Sh.L., nën akuzë për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’, parashikuar nga neni 108/a, pg.2 i Kodit Penal.
    Procedimi penal nr. 415 datë 01.04.2025, u regjistrua mbi bazën e kallëzimit të shtetases V.M, e cila ka kallëzuar se shtetasi Sh.L ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur. Në kuadër të këtij kallëzimi, Prokuroria në bashkëpunim me policinë, kryen një hetim të plotë të rastit duke arritur të krijojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Sh.L ka kryer veprime konkrete të natyrës seksuale në dëm të të miturës, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a pg.2 i Kodit Penal.
    Bazuar në rrethanat e mësipërme, policia gjyqësore ka kryer arrestimin e shtetasit Sh.L, dyshuar për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a, pg.2 i Kodit Penal. Për këtë fakt, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar vleftësim të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.

    Top Channel

  • Doli në përgjimet e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO lë në qeli ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

    Doli në përgjimet e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO lë në qeli ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

    Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për liri të ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu.
    Ish-gjyqtarja, që qëndron në qeli prej nëntorit 2024 kërkoi zbutje të masës “arrest në burg” për arsye shëndetësore.
    Fetah u izolua në qeli pas dyshimeve për “korrupsion” dhe favorizim të anëtarëve të një organizate kriminale të drejtuar nga Suel Çela.
    Në përgjimet e siguruara nga SPAK, rezultonte se Fetahu dhe vajza e saj mbanin lidhje me grupin kriminal të Suel Çelës, të cilëve u kishin bërë edhe favore në këmbim të parave e dhuratave.
    Masa “arrest në burg” ndaj saj u dha në një kohë që ish-gjyqtarja vuante një masë tjetër “arrest në shtëpi” për llogari të hetimit të SPAK ndaj vëllezërve Çopja.

  • Të lidhur me Ndragheta-n dhe Cosa Nostra-n/ Trafik droge nga Amerika Latine e Afrika, dhjetëra të arrestuar në Itali, mes tyre shqiptarë

    Të lidhur me Ndragheta-n dhe Cosa Nostra-n/ Trafik droge nga Amerika Latine e Afrika, dhjetëra të arrestuar në Itali, mes tyre shqiptarë

    Dy grupe të trafikut të drogës, të përbërë nga italianë, shqiptarë dhe afrikano-veriorë është “çmontuar” nga autoritetet italiane në zonën e Brescias.

    45 masa sigurie janë lëshuar, ku 30 prej të dyshuarve janë nën masën “Arrest me burg”, 12 në arrest shtëpiak dhe 3 janë nën masa të tjera më të lehta. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Njëri nga dy grupet kishte lidhje të forta me anëtarët e organizatave mafioze ‘Ndrangheta, Cosa Nostra, Camorra, Stidda dhe Sacra Corona Unita.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Detajet e operacionit do të bëhen publike gjatë një konferencë për shtyp të paralajmëruar për në orën 11:00 në selinë e policisë në Brescia.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”