13 Qershor 2025
10:50
Telesport
Trent Alexander-Arnold tashmë është një lojtar i Real Madrid. 26-vjeçari anglez firmosi deri në vitin 2031 me “los blancos”, ku pritet të jetë një nga shtyllat e skuadrës së trajnerit Xabi Alonso.
Lojtari u prezantua një ditë më parë nga presidenti Florentino Perez, duke zbuluar edhe numrin që do të mbajë në fanellë: Atë me nr.12.
“Është një ditë që e kam pritur prej kohësh. Të jesh këtu është një ëndërr, ka shumë punë për të bërë dhe mezi pres të filloj. Jam shumë i emocionuar”, tha ish-lojtari i Liverpool, klub me të cilin fitoi gjithçka në karrierë.
Por tani ai dëshiron të fluturojë edhe më lart me Real Madrid: “Ka shumë respekt për këtë klub dhe gjithmonë i kam admiruar lojtarët dhe trofetë e tyre. Jam rritur duke parë fitoren e Real Madrid”.
Në fund, Trent Alexander-Arnold tha: “Doja të isha pjesë e kësaj historie. Ata janë një ekip me mentalitetin e duhur për të fituar tituj”.






