Tag: arnold

  • Frymëzuese nga Arnold Schwarzenegger: Beso në vete, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët!

    Frymëzuese nga Arnold Schwarzenegger: Beso në vete, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët!

    Nga Arnold Schwarzenegger

    Njerëzit më pyesin gjithë kohës: “Cili është sekreti yt i suksesit?”.Shumë të rinj marrin këshilla nga prindërit, mësuesit, nga të gjithë. Gjëja më e rëndësishme është të kërkoni thellë brenda vetes dhe ta pyesni veten; “Kush dua që të jem në të ardhmen?”. Jo “çfarë”, por “kush”. Nuk po flas për atë që prindërit apo mësuesit duan që ti të bëhesh, por për atë që ti do të bëhesh. Po flas për atë që ti duhet ta zbulosh vetë, për atë që ty të bën të lumtur.

    Unë kam shpenzuar shumë kohë me veten për të kuptuar dhe për të dëgjuar çfarë kisha në zemër dhe në mendje. Diçka vlonte brenda meje dhe më thoshte se duhet të isha ndryshe. Unë kisha lindur për të qenë unik. Kisha ardhur në jetë për të menduar gjëra të mëdha dhe për të ëndërruar gjëra të mëdha.

    Karrierën e mora me shumë seriozitet dhe intensitet. Doja të isha i pari dhe çdo përpjekje m’u shpërblye. Unë nuk doja të isha thjesht një kampion bodybuilding. Doja të isha bodybuilder-i më i mirë i të gjitha kohërave. Nuk doja të isha thjesht një aktor i famshëm. Doja të isha aktori më i famshëm dhe më i paguar.

    Sa herë ke dëgjuar të të thonë se nuk mund ta bësh këtë gjë, apo nuk mund ta bësh atë gjë? Unë e dëgjoja këtë refren gjatë gjithë kohës. Ma kanë thënë në fytyrë: “Nuk je asgjë më shumë, se një muskul gjigand. Nuk mund të aktrosh. Nuk e ke theksin e duhur për t’i bërë njerëzit të qeshin”.

    Njerëzit m’i thanë këto fjalë, por ja që ia dola mbanë. Këtë po përpiqem të them edhe ty. Çdo gjë mund të arrihet, nëse përpiqesh dhe ke besim tek vetvetja. Ke për të hasur pengesa në çdo rrugë që do marrësh. Mos i kushto vëmendje. Mendo për synimet e tua dhe projekto se ku do të arrish. Beso tek vetja. Mos i kushto vëmendje atyre që të thonë se nuk mund ta arrish diçka. Besoji vetes, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët.

    Çfarë kuptimi do të kishte jeta, nëse do të jetoje mbi Tokë për t’u pëlqyer nga të gjithë dhe për të shmangur telashet? Në jetë ka plot rregulla, por mënyra e vetme për të arritur atje ku do, është duke i shkelur disa prej tyre. Nëse sillesh mirë dhe nuk i thyen rregullat e vendosura nga shoqëria, nuk ke për të pasur asnjë mundësi për të avancuar në jetë.

    Rrugëtimi i jetës tënde nuk ka për të qenë pa dështime apo zhgënjime. Jeta është e tillë, por mos ki frikë nga dështimet. Jo gjithmonë do të fitosh, por mos ki frikë për të marrë vendime. Nëse frikësohesh nga dështimet, nuk ke për ta nxitur asnjëherë veten për të ecur përpara me besim. Nëse e di se po bën gjënë e duhur dhe se do të korrësh sukses, mos u frikëso nga dështimi.

    Ndërkohë që ti mund të jesh duke pirë kafe, mund të jësh në një party, dikush tjetër në të njëjtën kohë po punon fort. Dikush po bëhet më i zgjuar dhe po fiton në jetë. Ti nuk dëshiron të humbasësh në jetë, thjesht sepse nuk u përpoqe mjaftueshëm. Ti e di se nëse do të fitosh, duhet të përpiqesh shumë. Pa dhimbje nuk ka fitore.

    Por mos u ndal me kaq. Nëse arrin të korrësh sukses, shiko përtej lumturisë tënde. Po të shikosh me vëmendje rreth vetes, me siguri do të shfaqen mijëra njërëz që kanë nevojë për ndihmën tënde. Ndihma ndaj njerëzve në nevojë do të të japë më shumë kënaqësi se çdo gjë që ke bërë ndonjëherë më parë.

    Besoji vetes. Thyeji disa rregulla. Mos ki frikë të humbasësh. Injoroji ata që të thonë se s’mund t’ia dalësh mbanë. Puno fort për të arritur atje ku do dhe jep diçka nga vetja, kur të kesh korrur sukses.

    ObserverKult

    Arnold Schwarzenegger

    Lexo edhe:

    FJALIMI I PANJOHUR I ISMAIL QEMALIT: KOSOVA KA QENË DHE DO TË JETË SHQIPTARE

  • Arnold Schwarzenegger feston 78-vjetorin: Nga “Terminator” në guvernator, një jetë si në film

    Arnold Schwarzenegger feston 78-vjetorin: Nga “Terminator” në guvernator, një jetë si në film

    Sot, më 30 korrik 2025, aktori legjendar, ish-kulturisti dhe politikani Arnold Schwarzenegger feston 78-vjetorin e lindjes. I lindur në Thal të Austrisë në vitin 1947, Schwarzenegger është kthyer në një figurë ikonë të kinematografisë botërore, politikës amerikane dhe aktivizmit mjedisor.

    Emri i tij është i lidhur me disa nga rolet më të famshme në historinë e filmit sidomos si “Terminator”, por edhe në filma të tjerë të suksesshëm si Predator, Total Recall, Commando dhe Conan the Barbarian.

    Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Hollywood, ai mori një kthesë të papritur në karrierë: në vitin 2003 u zgjodh guvernator i Kalifornisë, një nga shtetet më të mëdha dhe me ndikim në SHBA. Ai shërbeu për dy mandate, deri në vitin 2011, duke u fokusuar në çështje si ekonomia, mjedisi dhe reformat sociale.

    Edhe pse larg politikës aktive, Schwarzenegger mbetet i angazhuar fuqimisht në çështje mjedisore dhe humanitare. Ai është një nga zërat më të fortë në arenën ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës dhe promovimin e energjisë së pastër.

    “Transformimi është i mundur – për individin dhe për botën,” ka thënë shpesh Schwarzenegger, i cili është kthyer në simbol të suksesit përtej kufijve të një fushe të vetme./KultPlus.com

  • Hakeruan e-mailet e SPAK, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën “arrest me burg” për  Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni

    Hakeruan e-mailet e SPAK, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën “arrest me burg” për Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni

    Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni

    TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Arnold Rrokajt dhe Zambak Gjonit, dy të akuzuarit për hakerimin e e-maileve të prokurorëve të SPAK. Të akuzuarit kërkuan heqjen e masës arrest me burg shpallur ndaj tyre në prill të këtij viti, ndërsa kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Sander Simoni e Sokol Binaj vendosën rrëzimin e kërkesës së tyre. 
    Të dy janë arrestuar sapo SPAK ka mësuar për ndërhyrjen në emailet e disa prokurorëve. Sipas SPAK, Gjoni dhe Rrokaj kanë tentuar që të hakerojnë edhe emailin e kreut të institucionit, Altin Dumanit, por nuk ia kanë dalë. Po ashtu, SPAK-u njoftoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar dhe dosjet hetimore nuk janë prekur. Por janë marrë disa informacione që më pas i janë shpërndarë palëve të treta.
    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara bëri me dije më herët se ndërhyrja ka ndodhur më 12 mars. Sipas SPAK, dosjet kanë mbetur të pacënuar. Përveç hetimit penal për Gjonin dhe Rrokajn, SPAK ka nisur një hetim të brendshëm administrativ për të verifikuar sigurinë e sistemit të IT-së të institucionit./ZËRI
     
     
     

  • Kështu flitej gjuha shqipe në kohën e Skënderbeut

    Kështu flitej gjuha shqipe në kohën e Skënderbeut

    Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në një familje fisnikësh në Rhinelandin e poshtëm (Harffi mbi Erft, një fshat në veriperëndim të Këlnit).

    Në vjeshtën e vitit 1496, ai u nis në një udhëtim, me sa duket pelegrinazh drejt Tokës së Shenjtë, udhëtim i cili e çoi në Itali, përgjatë bregdetit të Adriatikut deri në Greqi, Egjipt, Arabi, Palestinë, Azi e Vogël, dhe më pas në kthim, në Europën Qendrore deri në Francë dhe Spanjë…

    Gjatë rrëfimit të tij, ai ofron fjalorë të shkurtër të fjalëve dhe shprehjeve në kroatisht, shqip, greqisht, arabisht,hebraisht, turqisht, hungarisht, gjuhën baske dhe bretone

    Këto përbëjnë ata që mund të quhen fjalorë thelbësorë xhepi për udhëtarët, që zakonisht përfshijnë fraza të tilla si: “Mirëmëngjes”, “Sa kushton kjo?”…

    Ishte gjatë ndalesës së tij në portin e Durrësit në pranverën e vitit 1497, teksa po lundronte në bordin e një anije tregtare nga Venecia në Aleksandri, që ai hodhi në letër 26 fjalë dhe 12 numra në shqip, tetë fraza, të cilat përbëjnë një prej rregjistrimeve më të hershme Por si flitej shqipja në kohën e Skënderbeut.

    Ja fjalët që na sjell gjermani Arnold Van Harff.

    Boicke­-Bukë, Vene­-Verë, Oie­-Ujë, Mische-­Mish, Jat­-Djath, Foeie­-Vezë, Oitter­-Uthull, Poylle-­Pulë, Pyske-­Peshk, Krup-­Kripë, Myr-­Mirë, Kycge-Keq, Megarune-­Me ngrënë, Pijnë­-Me pi, Tauerne­-Tavernë, Geneyre-­Burrë, Groëa­-Grua, Denarye-­Para, Sto­-Po, Jae­-Jo, Criste­-Zot, Dreck­-Djall, Kijrij­-Qiri, Kale-­Kalë, Elbe-­Elb, Fijet-­Me flejt, Mirenestrasse-­Mirëmëngjes, Myreprama-­Mirëmbrëma, Meretzeën-­Mirësevjen.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Një pasuri kulturore mbi 500-vjeçare/ Zbulohet historia e Bibliotekës së Vatikanit

  • Ylli francez ndihet i zhgënjyer, Real Madrid është gati të përfitojë

    Ylli francez ndihet i zhgënjyer, Real Madrid është gati të përfitojë

    Mbrojtësi i Liverpool-it, Ibrahima Konate, thuhet se është i zhgënjyer nga oferta e fundit që ka marrë nga klubi për rinovimin e kontratës, ndërsa bisedimet vazhdojnë.
    Sipas The Guardian, 26-vjeçari kuptohet se është i zhgënjyer nga struktura e ofertës së Liverpoolit, me përfaqësuesit e tij që besohet se po kërkojnë një pagë bazë më të lartë, e cila bazohej në arritjen e objektivave të caktuara të performancës gjatë sezoneve të fundit.
    Një marrëveshje për Konate është e domosdoshme, pasi lojtarë si Jarell Quansah dhe Joe Gomez thuhet se do të largohen nga skuadra këtë verë, ndërsa kampionët e Premier League tashmë e kanë humbur Trent Alexander-Arnold.
    Drejtori sportiv Richard Hughes arriti të merrte nga Real Madrid një shumë prej 10 milionë sterlinash përpara Kupës së Botës për Klube, por kjo nuk do të jetë e mundur për Konate.
    Mbrojtësi francez hyn në vitin e fundit të marrëveshjes së tij muajin tjetër dhe mund të ndjekë gjurmët e Arnold për te Real Madrid, të cilët nuk do të hezitonin ta merrnin atë me kosto zero vitin e ardhshëm.
    Rinovimet e fundit të kontratave për Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk sezonin e kaluar janë shenja premtuese, por klubi duhet të veprojë shpejt për të siguruar të ardhmen e mbrojtësve.
    The Guardian përfundon duke thënë se ekziston një shqetësim në rritje në Anfield se ai Konate mund të largohet falas, gjë që do të ishte shkatërruese për tifozët të cilët nuk do të duan një përsëritje të transferimit të Alexander-Arnold.

  • Alexander-Arnold dhe taktika e Xabi Alonso: Nëse nuk ke topin, ndjek hijet…

    Alexander-Arnold dhe taktika e Xabi Alonso: Nëse nuk ke topin, ndjek hijet…

    Trent Alexander-Arnold foli në zonën mikes, pas debutimit të tij me fanellën e Real Madridit, në barazimin 1-1 kundër Al Hilal. Një debutim i mbushur me emocione për ish-lojtarin e Liverpool-it, i cili nuk e fshehu krenarinë e tij, pavarësisht zhgënjimit për rezultatin:
    “Ishte një moment krenarie e madhe për mua, jam shumë i lumtur që debutova me Real Madridin. Është diçka për të cilën ëndërrojnë të gjithë futbollistët. Jam jashtëzakonisht krenar, por sigurisht ka edhe pak zhgënjim. Kur luan për Real Madridin, ke mentalitetin për të fituar çdo ndeshje.
    Me një trajner të ri, shokë të rinj skuadre dhe ide të reja, ka gjithsesi shumë gjëra pozitive nga ku mund të nisemi, sidomos nga pjesa e dytë. Themelet janë hedhur për të fituar ndeshjen e radhës”.
    Për udhëzimet e marra nga Xabi Alonso, anglezi tregoi: “Në pushim nuk më tha asgjë të veçantë. Na kërkoi të kontrollonim më shumë lojën dhe të kishim zotërimin e topit, sidomos me këtë vapë. Nëse nuk ke topin në ndeshje të tilla, përfundon duke ndjekur hijet…”
    Për ambientin e ri: “Është eksperienca ime e parë larg Liverpool-it, nuk e dija çfarë më priste. Është një ndryshim i madh, por po e shijoj çdo moment me entuziazëm. E di që kam marrë vendimin e duhur për veten”.

  • Alonso e nis me kritika për Arnold

    Alonso e nis me kritika për Arnold

    Trent Alexander-Arnold duhet të përmirësohet. Trajneri Xabi Alonso i ka komunikuar dy pika të dobëta mbrojtësit anglez, i transferuar te Real Madrid me parametra zero nga Liverpool.

    Gazeta madrilene AS publikoi një raport mbi paraqitjen e mbrojtësit në seancat e para stërvitore. Fizikisht ai është thuajse më i miri në skuadër.
    Trajneri Xabi Alonso është befasuar nga aftësia e djaloshit për të goditur nga këndet. Po cilat janë dy problemet e tij? Alonso i ka thënë se duhet të përmirësojë mbrojtjen. Sipas tij, Arnold ka mangësi në duelet një kundër një.

    Pika e dytë është përqendrimi. Alonso i ka komunikuar se ai lëviz shumë, por shpesh pa asnjë ide. Duhet që me kalimin e javëve të jetë më i përkushtuar duke luajtur për ekipin dhe jo duke u fokusuar te vetja.

  • “Ke dy pika të dobëta!” Xabi Alonso e nis me kritika për anglezin Arnold

    “Ke dy pika të dobëta!” Xabi Alonso e nis me kritika për anglezin Arnold

    17 Qershor 2025

    16:44

    Telesport

    Trent Alexander-Arnold duhet të përmirësohet. Trajneri Xabi Alonso i ka komunikuar dy pika të dobëta mbrojtësit anglez, i transferuar te Real Madrid me parametra zero nga Liverpool.
    Gazeta madrilene AS publikoi një raport mbi paraqitjen e mbrojtësit në seancat e para stërvitore. Fizikisht ai është thuajse më i miri në skuadër.
    Trajneri Xabi Alonso është befasuar nga aftësia e djaloshit për të goditur nga këndet. Po cilat janë dy problemet e tij? Alonso i ka thënë se duhet të përmirësojë mbrojtjen. Sipas tij, Arnold ka mangësi në duelet një kundër një.
    Pika e dytë është përqendrimi. Alonso i ka komunikuar se ai lëviz shumë, por shpesh pa asnjë ide. Duhet që me kalimin e javëve të jetë më i përkushtuar duke luajtur për ekipin dhe jo duke u fokusuar te vetja.

  • “Është si një bishë”, blerja e re e Real-it i mahnit të gjithë në stërvitje

    “Është si një bishë”, blerja e re e Real-it i mahnit të gjithë në stërvitje

    17 Qershor 2025

    15:35

    Telesport

    Përforcimi i Real Madridit, Trent Alexander-Arnold, thuhet se ka lënë mbresa në seancat e tij të para stërvitore me skuadrën.
    26-vjeçari u bashkua për një tarifë prej 8.4 £ në mënyrë që të mund të luante në Kupën e Botës së Klubeve, e cila ka një nga çmimet më të mëdha në historinë e sportit.
    Real-i e nis fushatën me një ndeshje kundër Al Hilal të mërkurën dhe përpara sfidës, gazeta spanjolle AS ka raportuar se një burim i brendshëm në klub ka deklaruar se “fizikisht, ai (Alexander-Arnold) është si një bishë”.
    Gazetaeri i AS, Sergio Lopez, shkroi se anglezi ka befasuar shumë lojtarë për shkak të cilësisë së tij të pastër.
    “Puna e tij është të përmirësojë mbrojtjen, duelet e tij, përballjet një kundër një. Por për gjithçka tjetër, ka unanimitet absolut: ai po i habit të gjithë ata që e kanë parë në ditët e tij të para.
    “Trent ka mbërritur si një raketë. Ai do të jetë titullar menjëherë në turne, nuk ka dyshim për këtë”.

  • Arnold: Liverpul ishte madhështia ime, bëra zgjedhjen e duhur

    Nuk ishte një zgjedhje e lehtë për Trent Aleksander-Arnold. Nga njëra anë ishte Real Madridi që po e thërriste, nga ana tjetër ishte Liverpuli, klubi ku ai u rrit dhe për të cilin ka mbështetur gjithmonë, për t’u larguar. Mbrojtësi anglez, gjatë prezantimit të tij, foli për emocionet e tij për largimin nga Reds në këtë afat kalimtar:

    “Kam luajtur atje për kaq shumë kohë… Klubi më dha mundësinë të bëj të gjitha ëndrrat e mia realitet”, tha ai. “Jam mirënjohës për këtë dhe do të jem gjithmonë mirënjohës për ta. Duke arritur gjithçka që kam arritur, dhe në moshën time, u ndjeva gati të shkoja diku tjetër. Kjo mundësi erdhi dhe kjo është ajo që bëra. Mendoj se mora një vendim të mirë.”

    Vazhdo leximin