Tag: arnold

  • Alexander-Arnold jashtë fushave për dy muaj, rezulton serioz dëmtimi i anësorit anglez

    Alexander-Arnold jashtë fushave për dy muaj, rezulton serioz dëmtimi i anësorit anglez

    4 Dhjetor 2025

    13:41

    Alfred Lleshi

    Probleme fizike për Trent Alexander-Arnold. Anësori i Real Madridit u detyrua ta linte para kohe ndeshjen kundër Athletic Bilbao për shkak të një problemi muskulor, i cili pas kontrolleve mjekësore rezultoi më serioz seç pritej.
    Siç njofton faqja zyrtare e klubit, futbollisti anglez ka pësuar një dëmtim muskulor në “rectus femoris” të kuadricepsit të majtë dhe do të nisë menjëherë rehabilitimin, me kohën e rikuperimit që do të monitorohet ditë pas dite.
    Gazeta “AS” vlerëson se rikthimi do të vijë në vitin e ri dhe, më saktë, Alexander-Arnold pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj. Një goditje e rëndë si për Xabi Alonso, ashtu edhe për vetë lojtarin.
     

  • Alexander-Arnold jep asistin e parë në La Liga, Mbappe është FENOMENAL. Reali e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (video)

    Alexander-Arnold jep asistin e parë në La Liga, Mbappe është FENOMENAL. Reali e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (video)

    3 Dhjetor 2025

    19:48

    Telesport

    Pas 45 minutave të para, Real Madrid është duke fituar 0-2 në transfertën ndaj Athletic Bilbao, e cila po luhet në “San Mames” dhe është e vlefshme për La Liga-n. Madrilenët gjetën avantazhin që në minutën e 7-të.
    Pas një asisti të marrë nga Alexander-Arnold, i pari për të në La Liga, Kylian Mbappe tregon gjithë klasin e tij, duke marrë i vetëm topin pak më shumë se nga gjysma e fushës dhe pasi shmang bukur tre nga lojtarët vendas, dërgon topin në portën e Unai Simon. Me golin e shënuar sot, Kylian Mbappe ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldo të vitit 2012 me MË SHUMË gola në një vit kalendarik (61 gola).
    Në minutën e 30-të, Alex Berenguer humbi një shans të artë për të barazuar shifrat, por Thibaut Courtois u tregua i jashtëzakonshëm me pritjen e tij. Në minutën e 38-të, Vinicius Junior humbet po ashtu një rats ideal për të dyfishuar shifrat.
    Në minutën e 42-të, vjen goli i dytë i Real Madridit, pas një aksioni të gjatë dhe në fund Mbappe asiston me kokë, Eduardo Camavinga po ashtu dërgon me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për madrilenët.
    SHIHGOLIMBAPPE
    SHIHGOLICAMAVINGA

  • KS Burreli akuza televizionit për racizëm: Arnold Siaw është pjesë e familjes sonë, drejtuesit e emisionit të kërkojnë falje

    KS Burreli akuza televizionit për racizëm: Arnold Siaw është pjesë e familjes sonë, drejtuesit e emisionit të kërkojnë falje

    Klub Sport Burreli ka reaguar mbi një ngjarje të pahijshme të ndodhur së fundmi në emisionin e sportit “Supergol” në “RTSH” të drejtuar nga moderatorja Hygerta Sako. 
    Teksa lojtari i Burrelit, Arnold Siaw, po priste në lidhje direkte pas ndeshjes ndaj Pogradecit ( fituar 2-0 nga Burreli), ku ai ishte autori i një goli, Sako si dhe të ftuarit në emision qeshën me emrin e lojtarit. Tani, Burreli ka reaguar duke i cilësuar komentet si të “papërshtatshme” dhe me “nuanca raciste”. 
    Ndërkohë që Gerd Haxhiu, një nga të ftuarit shkon më tej duke thënë: ‘Falenderojmë RTSH-në që në fund na e zbuloi, se dukej si personazh që nuk donte të shprehej.’ 
    Moderatorja Sako, mes të qeshurash ‘me lot’, u mundua të frenonte Haxhiun, por gjithçka ishte e qartë. Në fund Sako tha se ‘LED-i nuk punonte’, fjalë këto që kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë sjellë reagimin e KS Burrelit. 
    “Faqja Klubi Sportiv Burreli shpreh indinjatën e tij të thellë për komentet e papërshtatshme dhe me nuanca raciste të bëra në një emision sportiv të transmetuar në RTSH, në adresë të futbollistit tonë Arnold Siaw. 
    Një gjuhë e tillë, pavarësisht nëse maskohet si “shaka”, nuk ka vend as në sport dhe as në shoqërinë tonë. Futbolli është një lojë që bashkon njerëzit, pa dallim ngjyre, race apo origjine, dhe çdo lloj nënvlerësimi ndaj një sportisti për arsye të tilla është e papranueshme. 
    Arnold Siaw është pjesë e familjes sonë dhe ka fituar respektin e të gjithë tifozëve e qytetit tonë me karakterin, përkushtimin dhe kontributin e tij në fushë. 
    Ne presim që RTSH dhe drejtuesit e emisionit në fjalë të marrin përgjegjësinë e duhur dhe të kërkojnë falje publike ndaj lojtarit dhe klubit tonë. Respekti dhe dinjiteti i çdo sportisti duhet të mbrohet pa kompromis”, shkruan klubi i Burrelit. 
     

  • Liverpool-Real, Alexander Arnold e nis nga stoli. Te PSG-Bayern, nuk ka vend për surpriza

    Liverpool-Real, Alexander Arnold e nis nga stoli. Te PSG-Bayern, nuk ka vend për surpriza

    Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për javën apo raundin e katërt. Vëmendja padyshim do të jetë në “Anfield” dhe në “Parc des Princes”.
    Në “Anfield”, Liverpool do të përballet me Real Madrid, një sfidë që pritet të jetë spektakolare. Përsa i përket formacioneve zyrtare, surpriza  evetme mund të quhet lënia në stol e Alexander Arnold dhe krahun e djathtë do ta mbulojë Federico Valverde.
    LIVERPOOL XI: Mamardashvili; Bradley, Konaté, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Wirtz; Ekitike.
    REAL MADRID XI: Courtois; Fede Valverde, Militao, Huijsen, Carreras; Camavinga, Tchouaméni; Arda Güler, Bellingham, Vinicius; Mbappé.
    Një tjetër sfidë spektakolare pritet të jetë edhe ajo në Paris, ku do të ndeshen kampionia në fuqi e Europës, PSG, dhe ekipi më në formë i momentit, Bayern Munich.
    PSG XI: Chevalier; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Fabián Ruiz; Kvaratskhelia, Dembélé, Barcola.
    BAYERN MUNICH XI: Neuer; Stanisic, Tah, Upamecano, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Olise, Gnabry, Luis Díaz; Kane.

  • “Lamtumirë, miu”; vandalizohet murali i Trent Alexander-Arnold pranë “Anfield”

    “Lamtumirë, miu”; vandalizohet murali i Trent Alexander-Arnold pranë “Anfield”

    “Jam thjesht një djalë i zakonshëm nga Liverpool-i, që e ka përmbushur ëndrrën e tij”. Kjo fjali, e shkruar mbi një mur pranë “Anfield”, kishte vite që simbolizonte krenarinë e qytetit. Ishte murali dedikuar për Trent Alexander-Arnold, djalin e lagjes West Derby që u rrit duke ëndërruar të vishte fanellën e Liverpool-it, dhe e bëri realitet. Por këtë mëngjes, në prag të përballjes së shumëpritur Liverpool–Real Madrid, murali është gjetur plotësisht i dëmtuar.
    Figura e futbollistit, e pikturuar me kujdes në vitin 2019, është mbuluar me bojë të bardhë, mbi të është shkruar një mesazh i ashpër dhe i dhimbshëm: “Lamtumirë, miu”. Sulmi ka shkaktuar zemërim te banorët e zonës dhe trishtim tek tifozët që e kishin kthyer atë cep në një vend simbolik për adhuruesit e klubit. “Ky mural përfaqësonte më shumë se një lojtar, përfaqësonte një histori përkushtimi dhe dashurie ndaj klubit”, – tha një banor për ‘MARCA”.

    Sipas dëshmitarëve, gjithçka ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00, kur disa persona erdhën me bidona boje dhe vandalizuan murin. “Një gjë e tillë nuk ndodh zakonisht, është për të ardhur keq dhe të tremb pak”, – treguan pronarët e shtëpisë ku ndodhet murali. Rreth orës 11:00 të mëngjesit, punëtorët e parë nisën restaurimin për ta rikthyer muralin në gjendjen e tij origjinale. Murali ishte krijuar në vitin 2019 nga grupi i tifozëve “The Anfield Wrap” për të festuar triumfin e Liverpool-it në Champions League kundër Tottenhamit në Madrid. Në atë sezon, Alexander-Arnold ishte një prej yjeve të rinj më premtues të futbollit europian, simbol i stilit ofensiv dhe shpirtit që e riktheu Liverpool-in në majat e kontinentit.
    Kalimi i tij te Real Madridi, pas përfundimit të kontratës më 30 qershor, ndryshoi gjithçka. Pas 20 vitesh në klubin e kuq, nga akademia deri te fitimi i çdo trofeu të madh, vendimi për të mos rinovuar dhe për t’u larguar si lojtar i lirë u pa nga shumë tifozë si tradhti. Në fjalët e lamtumirës, Trent foli për “sfida dhe përvoja të reja jashtë shtëpisë”, por mënyra e largimit të tij la plagë të hapura te një pjesë e madhe e tifozërisë së ‘Reds’. Sonte, “Anfield” do të flasë. Dhe Trent Alexander-Arnold do të duhet të dëgjojë…

  • Alexander-Arnold: Çfarë përzierje emocionesh! Nuk do të festoj, po shënova në “Anfield”

    Alexander-Arnold: Çfarë përzierje emocionesh! Nuk do të festoj, po shënova në “Anfield”

    3 Nëntor 2025

    7:57

    Alfred Lleshi

    Trent Alexander-Arnold po përballet me një javë speciale. Anësori i Real Madridit do të kthehet në “Anfield” të martën e 4 nëntorit, kur madrilenët do të përballen me Liverpool-in në një ndeshje me aromë historie dhe nostalgjie.
    Mbrojtësi anglez, i transferuar këtë verë në “Bernabéu”, thotë se po jeton një ëndërr me Realin: “Inteligjenca e Xabi, mënyra si sheh lojën është e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur këtu dhe ndihem pjesë e ekipit”. Për adaptimin në kampionatin spanjoll shtoi: “La Liga është më teknike…, por më pak fizike”.
    Rikthimi në “Anfield”, patjetër do të jetë emocional për të: “E dija që një ditë do të përballesha me Liverpool-in. Është një top-ekip, do të kem përzierje emocionesh. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por jam edhe shumë i emocionuar”.
    Ai foli edhe për ish-shokët e skuadrës: “Kam biseduar me Robertson dhe Salah. Ata janë ende një ekip i madh”. Një premtim për tifozët e kuq: “Do të shikoj si do të më presin ish-fansat e mi… Nëse shënoj, nuk do të festoj”.
     
     

  • “Falë” Bellingham dhe Alexander Arnold, një super lojtar ka zgjedhur të transferohet te Real Madrid

    “Falë” Bellingham dhe Alexander Arnold, një super lojtar ka zgjedhur të transferohet te Real Madrid

    2 Nëntor 2025

    19:45

    Telesport

    Marc Guehi duket se ka vendosur të transferohet te Real Madrid gjatë verës së ardhshme. Qendërmbrojtësi anglez do të largohet si lojtar nga Crystal Palace dhe mesa duket destinacioni i ri do të jetë Madridi.
    Sipas “The Sun”, Guehi është bindur nga dy yjet e tjerë anglezë të Real Madridit, si Jude Bellingham dhe Alexander Arnold. Edhe pse i vetëdijshëm për konkurrencën e fortë që do të ketë te Real Madrid, 25-vjeçari është i bindur që do të jetë titullar te “Los Blancos”.
    Për Guehi ka interes nga shumë klube të tjera të mëdha si Liverpool, Man. City, Bayern, PSG e Barcelona, por mendja dhe zemra e lojtarit “rreh” vetëm për Real Madridin.

  • “E pamundur të mos qesh”/ Shakaja e Arnold Schwarzenegger për ish-gruan dhe paratë që fitoi pas divorcit të tyre

    “E pamundur të mos qesh”/ Shakaja e Arnold Schwarzenegger për ish-gruan dhe paratë që fitoi pas divorcit të tyre

    Arnold Schwarzenegger bëri një referencë humoristike për ish-gruan e tij, Maria Shriver, gjatë ceremonisë së dhënies së yjeve në Hollywood Walk of Fame, ku gazetari Chris Wallace u nderua më 18 shtator. Aktori 78-vjeçar dhe ish-guvernatori i Kalifornisë e përshkroi 77-vjeçarin si një “gazetar fantastik”, duke shtuar: “Unë di shumë për gazetarët. Kam dhënë, mund ta imagjinoni, mijëra intervista në jetën time. Por jo vetëm kaq, unë kam qenë i martuar me një gazetare.”
    Pastaj ai komentoi me humor: “I vetmi ndryshim midis Chris dhe Maria është se Chris nuk mori kurrë gjysmën e parave të mia”, duke shkaktuar të qeshura nga publiku.
    Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver ishin të martuar për gati 25 vjet dhe kanë katër fëmijë, Katherine, Christina, aktorin e “White Lotus”, Patrick, dhe Christopher. Çifti u martua në prill të vitit 1986 dhe u divorcua në maj të vitit 2011, pas raportimeve për pabesinë e Arnold Schwarzenegger. Aktori më vonë pranoi se kishte një djalë, Joseph Baena, me ish-shërbyesen e familjes, Mildred “Patti” Baena. Divorci i tyre u finalizua në dhjetor të vitit 2021.
    Sipas një dokumenti gjyqësor të siguruar nga Us Weekly në qershor 2022, si pjesë e zgjidhjes së divorcit, Maria Shriver ka të drejtë për gjysmën e të ardhurave të Arnold Schwarzenegger, përfshirë pensionin e tij, që nga dita kur u martuan deri në paraqitjen e divorcit.
    Në një intervistë në maj 2023 me The Hollywood Reporter, aktori pranoi për divorcin e tij: “Ishte budallallëku im. Ishte dështimi im.” Pavarësisht ndarjes së tyre, ai theksoi: “Ne jemi miq vërtet të mirë dhe shumë të afërt. Jemi krenarë për mënyrën se si i rritëm fëmijët tanë. Pavarësisht dramës, kaluam Pashkët së bashku, Ditën e Nënës së bashku, Krishtlindjet së bashku, të gjitha ditëlindjet tona, gjithçka së bashku.“

  • Dëmtimi, Trent Arnold trondit Real Madridin. Ja sa javë do të mungojë mbrojtësi anglez

    Dëmtimi, Trent Arnold trondit Real Madridin. Ja sa javë do të mungojë mbrojtësi anglez

    17 Shtator 2025

    12:55

    Alfred Lleshi

    Real Madrid ka konfirmuar dëmtimin e Trent Alexander-Arnold, i cili do të mungojë 6 deri në 8 javë. “Pas testeve të kryera, lojtarit i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Në pritje të evolucionit”, – thuhet në raportin mjekësor.
    Mbrojtësi anglez u dëmtua në minutën e tretë të ndeshjes debutuese të Champions-it, duke u zëvendësuar nga Carvajal. Një goditje e rëndë për Arnold, i cili ende nuk kishte arritur formën më të mirë dhe tani do të humbasë të paktën 10 ndeshje. Në karrierë nuk ka qenë shumë i prirur ndaj dëmtimeve.
    Që nga sezoni 2018/19 ka munguar vetëm në 55 ndeshje, me dëmtimin më të rëndë, atë të gjurit, në sezonin 2023/24. Pjesëmarrja e tij në klasiken e 26 tetorit duket e pamundur, ndërsa mbetet në dyshim për rikthimin në “Anfield”, më 4 nëntor. Real Madridi nuk do të marrë rreziqe përsipër, pasi lojtari është ende në proces adaptimi, pas ardhjes nga Liverpool-i.

  • Legjenda Carragher: “Liverpooli tani është ekipi galaktik i Anglisë. A e dinte Alexander-Arnold, apo klubi nuk i tha asgjë mbi investimet?”

    Legjenda Carragher: “Liverpooli tani është ekipi galaktik i Anglisë. A e dinte Alexander-Arnold, apo klubi nuk i tha asgjë mbi investimet?”

    3 Shtator 2025

    23:42

    Telesport

    Liverpooli dominoi merkaton e verës, duke shpenzuar gati 500 milionë euro. Alexander Isak, Florian Wirtz, Hugo Ekitiké, Milos Kerkez, Jeremie Frimpong dhe Giovanni Leoni janë afrimet e reja në një ekip që fitoi Premier League vitin e kaluar dhe tani synon të konsolidojë suksesin e saj vendas dhe të fitojë Ligën e Kampionëve.
    Një nga legjendat e klubit, Jamie Carragher, komentoi hapur për lëvizjet e Reds: “Anfield tani kujton epokën e artë të viteve ’70 dhe ’80, kur klubi ishte më tërheqësi në vend, por edhe në Europë. Me nënshkrimin rekord të Alexander Isak, transformimi i Liverpoolit në Galaktikët e Premier League është i plotë. Ata po sillen si Real Madrid nën Florentino Pérez, Barcelona në kulmin e tyre, Manchester United nën Sir Alex Ferguson, ose Chelsea dhe Manchester City në afatet e hershme kalimtare të Abramovich dhe Mansour.”
    Ish-mbrojtësi ngre dyshime edhe për dinamikën e brendshme të klubit: “Pyes veten nëse Trent Alexander-Arnold ishte në dijeni të planeve të klubit për transferimet e verës dhe nëse po, nëse do të kishte marrë vendimin për të qëndruar. Salah dha një intervistë interesante për Sky Sports gjatë fundjavës, duke thënë se Slot e kishte informuar për qëllimet e klubit. Pyes veten nëse Trent kishte të njëjtin informacion…”