E ftuar në emisionin e Mira Kazhanit, Armina Mevlani solli një rrëfim të sinqertë dhe të ndjerë mbi jetën e saj personale, duke nisur nga njohja me bashkëshortin e saj Shkëlzen Berisha, e deri te marrëdhënia me fëmijët e tij. Armina tregoi se kur e takoi për herë të parë Shkëlzenin, ishte ende shumë e re dhe nuk kishte asnjë dijeni mbi identitetin e tij si djali i një prej figurave më të njohura të politikës shqiptare, Sali Berishës.
“Kur e kam njohur Shkëlzenin, unë nuk e dija fare kush ishte. Për mua ishte thjesht një mashkull që më tërhiqte për mënyrën si mendonte. S’e kam kërkuar kurrë famën, as një partner me emër apo pushtet. Gjithmonë kam dashur dikë me të cilin të rritem bashkë profesionalisht dhe shpirtërisht”, rrëfeu ajo.
Pjesë e intervistës ishte edhe raporti që ajo ka ndërtuar ndër vite me fëmijët e Shkëlzenit, për të cilët foli me shumë dashuri e respekt. Armina u shpreh se e ndien veten me fat që ka pasur një marrëdhënie të shëndetshme me ta dhe vlerësoi punën e bërë nga nëna e tyre, Sadije Berisha.
“Unë nuk mund t’i quaj fëmijët e mi, sepse jam rritur me ta. I kam ndjerë gjithmonë si motër e vëlla. Kemi kaluar një rrugëtim shumë të natyrshëm bashkë. Edhe vajza më ka thënë një herë: ‘Ne jemi rritur bashkë, ti ishe 22 vjeç, unë 10’. Kjo thotë shumë për lidhjen tonë”, tha Armina.
Biseda;
Mira Kazhani: Ke një raport të mirë të shëndetshëm me fëmijët e Shkëlzenit?
Armina Mevlani: Të dy prindërit kanë bërë një punë të mrekullueshme me ata të dy, sidomos edhe mamaja e tyre e cila i ka rritur. Sepse ata kanë shumë përgjegjësi, janë fëmijë që kurrë nuk kanë shkaktuar probleme në adoleshencën e vet dhe jemi mirëkuptuar.
Unë i kam pasur si motra dhe vëllezër të vegjël, sepse s’mund të them si fëmijët e mi pasi unë jam rritur me ata. Bile këtë e ka thënë dhe vajza po ‘ua ne jemi rritur bashkë sepse ti ke qenë 22 vjeç unë kam qenë 10 vjeç.
Tag: armina
-

Armina Mevlani rrëfen për herë të parë takimin me Shkëlzenin: Nuk e dija kush ishte
-

Armina Mevlani rrëfen për herë të parë: Vuaj nga PCOS, kam menduar të ngrij vezët
Në një rrëfim të ndjerë dhe shumë personal, Armina Mevlani ka ndarë me publikun përvojën e saj me PCOS (Sindroma e Ovareve Policistike), një gjendje hormonale që ndikon tek shumë gra në mbarë botën.
“Unë jam një vajzë që kam vuajtur nga PCOS,” u shpreh ajo gjatë ‘Gpca dhe Gra’, duke shtuar se kjo ka qenë një sfidë e vazhdueshme për shëndetin dhe mirëqenien e saj.
Ajo zbuloi se ka menduar seriozisht të ndërmarrë një hap të rëndësishëm: ngrirjen e vezëve.
“E kam menduar që të ngrij vezët. Mendoj se për të gjitha vajzat që e kanë këtë vështirësi, duhet ta bëjnë si procedurë.”
Armina i është bashkuar kështu një grupi në rritje të vajzave dhe grave publike që flasin hapur për sfidat e trupit të tyre. -

“Nuk jam shtatzënë”/ Armina Mevlani flet për problemet shëndetësore dhe spekulimet në rrjet
Pas një vale komentesh dhe spekulimesh në rrjet, Armina Mevlani ka vendosur të flasë hapur mbi komentet e vazhdueshme që ka marrë për një shtatzëni të mundshme. Ndryshimet në pamjen e saj fizike janë interpretuar nga ndjekësit si shenjë e një pritjeje të ëmbël, por Armina ka vendosur të qartësojë gjithçka me qetësi dhe maturi:
“Nuk jam shtatzënë. Kam disa probleme shëndetësore që më shkaktojnë fryrje dhe ndryshime në peshë.”
Ajo foli edhe për mënyrën se si portalet dhe rrjetet sociale i trajtojnë trupat e grave:
“Mënyra se si komentohet është e tmerrshme. Edhe sikur të isha, nuk do e ndaja publikisht menjëherë. Por këto reagime të bëjnë të pyesësh veten nëse duhet të flasësh apo jo.”
“Vjen një moshë kur nuk të intereson më çfarë thonë të tjerët. Më ecin gjërat ters kur flitet shumë, prandaj shpesh preferoj të hesht.” -

Armina Mevlani në pritje të ëmbël? Rrjeti shpërthen në komente pas daljes së fundit në televizion
Showbiz E Enjte, 19 Qershor 2025 09:55
Armina Mevlani në një dalje të bërë kohët e fundi është komentuar nga ndjeksit se është në pritje të ëmbël. “Qenka shtatzënë”, “Uuuuaa sa qenka shëndoshur”, janë disa nga komentet në videon e publikuar.
Armina ka zgjedhur të mos iu përgjigjet dhe mos reagojë ndaj komenteve duke i lënë njerëzit të aludojnë.Kujtojmë se Armina Mevlani është e martuar me Shkëlzen Berishën, djalin e liderit demokrat, Sali Berisha.