Tag: armiku

  • Paloka mesazh të qartë Salianjit: Kur të duartroket dhe brohoret armiku, shiko një herë rrotull se…

    Paloka mesazh të qartë Salianjit: Kur të duartroket dhe brohoret armiku, shiko një herë rrotull se…

    Edi Paloka i ka çuar një mesazh të qartë Ervin Salianji i cili ka nisur foltoret në vend, ku takon strukturat e PD. Ai tha se kur të duartroket armiku, duhet të shohësh rrotull.
    “Në këtë rast, prita të dëgjoja propozime. Brenda partisë kam 2 zgjidhje, kur nuk dëgjohesh ose do bësh një hap pas ose do të luftosh që të dëgjohesh,. Unë më shumë kam bërë të parën nuk kam dalë shumë në sulm.Nuk duhet të ketë çarje brenda PD, por do të pres edhe një javë pasi gjatë kësaj jave pres ndryshime.Në Durrës pashë djem të rinj që duan të ndryshoje diçka brenda PD. Nga koha e zgjedhur për të bërë këtë lëvizje, nuk mendoj se është e duhura. Madje të rinjve që vërtetë mund të kenë pasion doja t’u thoja, mjafton një parim: “Kur të brohoret armiku, shih një herë rrotull”. Kur të duartroket dhe brohoret armiku, shiko një herë rrotull! Mesa di unë Salianji nuk ka shprehur dëshirë të hapur për të marrë drejtimin e PD”, tha ai.

  • Paloka mesazh Salianjit: Kur të duartroket dhe brohoret armiku, shiko një herë rrotull se…

    Paloka mesazh Salianjit: Kur të duartroket dhe brohoret armiku, shiko një herë rrotull se…

    Edi Paloka i ka çuar një mesazh të qartë Ervin Salianji i cili ka nisur foltoret në vend, ku takon strukturat e PD. Ai tha në ‘Kjo javë’ në Neës24 se kur të duartroket armiku, duhet të shohësh rrotull.
    “Në këtë rast, prita të dëgjoja propozime. Brenda partisë kam 2 zgjidhje, kur nuk dëgjohesh ose do bësh një hap pas ose do të luftosh që të dëgjohesh,. Unë më shumë kam bërë të parën nuk kam dalë shumë në sulm.Nuk duhet të ketë çarje brenda PD, por do të pres edhe një javë pasi gjatë kësaj jave pres ndryshime.Në Durrës pashë djem të rinj që duan të ndryshoje diçka brenda PD. Nga koha e zgjedhur për të bërë këtë lëvizje, nuk mendoj se është e duhura. Madje të rinjve që vërtetë mund të kenë pasion doja t’u thoja, mjafton një parim: “Kur të brohoret armiku, shih një herë rrotull”. Kur të duartroket dhe brohoret armiku, shiko një herë rrotull! Mesa di unë Salianji nuk ka shprehur dëshirë të hapur për të marrë drejtimin e PD”, tha ai.

  • Armiku im, poezi nga Mimoza Ahmeti

    Armiku im, poezi nga Mimoza Ahmeti

    Armiku im,shpeshherë më fyeve në mënyrën më të dobët,shpeshherë të fyeva në mënyrën më të cekët,armiku im.E ç’do të ish jeta ime pa tydhe e jotja pa mua?Askush s’mund ta dijë.(Kur kushtëzimi mbaron qenja zhduket. )

    Armik. Armiku im!Prej teje rashë në gjurmë dhe përfitimtë asaj që kërkoja,prej teje gjallëroi lënda ime, u zgjua,u përbetua,dhe ngashëreu,kur vrasja shpirtërat mbërtheu.Oh, në të vërtetë, ti je dashuriadhe jo urrejtja ime,armiku im.

    Pikërisht ato,që ne zhvleftësuamndërsa rrugës ecëm,që asnjëherë s’i ditëm,s’i llogaritëmturmatqë inerte derdhen

    dhe frymë marrinme injorim,lanë pasojëmbi shpirtin tënd,mbi shpirtin tim.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MIMOZA AHMETI: O TI, SHPIRT

    O ti, shpirt, ti lider, ti drejtues fryme!Për ku po më merr kështu? Ku po më shpie?Ku po shkojmë të dy bashkë duke kryer?Ndërkohë ngjitem te ti,ndërsa ti më ngjit.Ndërtoj në ty, gdhend me ty- ti lartësisht po më ngrekundrejt qiejve.Forma e qyteteve në hapësirëështë e vetmja e kapshmejotja, o shpirt,ndoshta edhe këto pak vargje që në nxit nervorqë tani po shkruaj…

    Poezinë e plotë e gjeni KETU

  • Mimoza Ahmeti: Letër mamkës

    Mimoza Ahmeti: Letër mamkës

    Letër mamkës, poezi nga Mimoza Ahmeti

    Mamka,mos ta lexoj këtë letër tjetërkush veç teje,jo se sekrete, por ende nuk jam e fortë plotësishtpër t’i mundur këto që po të them:Tirana është fare e zakontë.me ngushtësinë e shtëpive të ulëta,me udhët e lodhura të dimrit,me një pesëmbëdhjetëkatësh në qendërngritur si utopia ime,me roje të përforcuara në udhëkryqe ambasadash,me police-qukapikë qershori të zbehur.

    Diç parandjej, mamka!Kurrë shteti nuk ka qenë kaq përballë njeriut,kurrë tradhëtia e burrave nuk ka qenë më në modë,kurrë gjumë më të rëndë nuk kanë fjetur netëtdhe gratë më të humbura, më të zbrazura.

    Po të them e dashur, rreziku po më fton duke qeshurme gojën pa dhëmbë të një dashurie kafshueseme çarje në karakter,që është një pjesë e çarjes shoqërore,po më ofrohen detyra, miq e të njohur të shumtë,të gjithë të lartë nga emrat, por të ulët nga tensioni i jetës,përpiqen të më ngrenë duke u kapur pas meje,po më rrëzojnë ende pa u ngritur.

    E dashur, dëgjomë pa shqetësim,unë do t’i grij, do t’i grij, po të them,si në makinën e mishitnë vargjet e mia.

    ObserverKult

    Lexo nga Mimoza Ahmeti edhe:

    ARMIKU IM, POEZI NGA MIMOZA AHMETI

    Armiku im,shpeshherë më fyeve në mënyrën më të dobët,shpeshherë të fyeva në mënyrën më të cekët,armiku im.E ç’do të ish jeta ime pa tydhe e jotja pa mua?Askush s’mund ta dijë.(Kur kushtëzimi mbaron qenja zhduket. )

    Armik. Armiku im!Prej teje rashë në gjurmë dhe përfitimtë asaj që kërkoja,prej teje gjallëroi lënda ime, u zgjua,u përbetua,dhe ngashëreu,kur vrasja shpirtërat mbërtheu.

    Oh, në të vërtetë, ti je dashuriadhe jo urrejtja ime,armiku im.

    Poezinë e plotë e mund ta lexoni duke klikuar KETU

    ObserverKult

  • Ekspozita “Armiku i jashtëm” nga Bashkim Shehu, me karikatura të revistës “Hosteni” përgjatë viteve 1945-1990

    Ekspozita “Armiku i jashtëm” nga Bashkim Shehu, me karikatura të revistës “Hosteni” përgjatë viteve 1945-1990

    Nga Julia Vrapi
    Karikatura të revistës politiko-humoristike “Hosteni” përgjatë viteve 1945-1990 në ekspozitën “Armiku i jashtëm”. Ekspozita e kuruar nga Bashkim Shehu u hap në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare. “Hosteni” një revistë satirike, ku kjo ekspozitë hedh dritë mbi mënyrën se si është përfytyruar “armiku i jashtëm” në Shqipëri në diktaturë. Kuratori Bashkim Shehu në hapje të ekspozitës tha se kjo është e fokusuar në një nga dy shtyllat e totalitarizmit shqiptar. “Njëra është njeriu i ri dhe tjetra është vetë-izolimi total i vendit. Këtu merrem me anën tjetër, me dimensionin tjetër të regjimit totalitar në Shqipëri: me vetë-izolimin e vendit, i cili ishte në funksion të kontrollit total. Kjo ishte arsyeja e marrëzishme e vetë-izolimit të vendit”, shprehet Bashkim Shehu kurator i ekspozitës. Në hapjen e ekspozitës “Armiku i jashtëm” krahas kuratorit, sipas COD ndanë reflektime dhe kujtime për rolin e “Hostenit” në jetën publike të kohës edhe Zhani Ciko dhe Përparim Kalo, duke sjellë një pasqyrë të gjallë të kontekstit historik dhe kulturor të atyre viteve. Në fjalën e tij në ekspozitën që u hap në Qendrën për Hapje dhe Dialog-COD Përparim Kalo i njohur edhe si një koleksionist i veprave të artit në vendin tonë solli në vëmendje kur në vitin 1972 u njoh me karikaturistët Agim Pojani si dhe Agim Sulaj, ndërsa revista “Hosteni” sipas tij u bë si një dritare për të komunikuar me botën e jashtme. COD shprehej më herët se ekspozita është një kujtesë vizuale dhe kulturore për mekanizmat e propagandës së kohës. Vendet zyrtarisht mike të Shqipërisë pakësoheshin kohë mbas kohe, duke u shndërruar menjëherë në vende armike në një proces, që solli vetizolimin total të vendit. Ekspozita në COD u hap në prani të kuratorit Bashkim Shehu, drejtuesve të COD, profesorëve të Universitetit të Arteve, artistëve të ndryshëm, studiuesve e më gjerë.
    Ekspozita në COD
    Ekspozita “Armiku i jashtëm”, që është e kuruar nga Bashkim Shehu dhe përmban karikatura të revistës politiko-humoristike “Hosteni” përgjatë viteve 1945-1990 do të vijojë deri më 23 gusht për publikun në COD. Ekspozita që u hap në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) gjithashtu është në vijim edhe të atyre më parë, që janë hapur për publikun, duke u bërë dhe pjesë e jetës artistike dhe kulturore në Tiranë. Bashkim Shehu lindi më 1955 në Tiranë. Ai është diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në degën Gjuhë-Letërsi, në Universitetin e Tiranës, 1975-1980. Ai gjithashtu ndoqi një kurs të Sociologjisë në Institutin e Sociologjisë, Universiteti i Budapestit (1993-1995). Ai ka punuar si skenarist dhe redaktues në studion e filmit kombëtar shqiptar (1979-1981 dhe 1991-1992); ka përkthyer nga gjuhë të ndryshme në sferën e letërsisë dhe shkencave humane që prej vitit 1995.  Shkrimtari Bashkim Shehu gjithashtu ka marrë pjesë në shumë konferenca për letërsinë, çështjet europiane dhe ballkanike në disa institucione në Barcelonë dhe gjetkë.
     

  • U akuza nga Lapaj për komplot me dajën në marrjen e mandatit, Shabani: Ku ta dija unë se armiku ishim ne

    U akuza nga Lapaj për komplot me dajën në marrjen e mandatit, Shabani: Ku ta dija unë se armiku ishim ne

    Endri Shabani nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur me një poezi akuzave të Adriatik Lapajt që pretendon se kreu i Nismës Thurje është pjesë e “komplotit” bashkë me dajën e tij, Zeqir Kordhoni, për të mbajtur mandatin e deputetit që Nisma Shqipëria Bëhet fitoi në Tiranë më 11 maj.
    Postimi i plotë 

    Mora pushkën dola malit,
    Të luftoja për atdhe,
    Ku ta dija unë i varfri,
    Se armiku ishim ne.
    Mora pushkën dola malit
    Të luftoja në furtunë;
    Ku ta dija unë i ngrati
    Se armiku isha unë.
    Sherri për mandatin, Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Ty dhe dajon tënd ju gjykon populli

    Zeqir Kordhoni: E dua unë mandatin e deputetit. Rrezikohet hyrja e Adriatik Lapajt në Kuvend

  • Tashmë ‘lufta’ konsiderohet e hapur, Kordhoni ‘mollë sherri’! Shabani i përgjigjet Lapajt: Ku ta dija unë i varfri, se armiku ishim ne?!

    Tashmë ‘lufta’ konsiderohet e hapur, Kordhoni ‘mollë sherri’! Shabani i përgjigjet Lapajt: Ku ta dija unë i varfri, se armiku ishim ne?!

    Tashmë ‘lufta’ për një karrige në Kuvendin e shtatorit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit mund të quhet e hapur.

    Ditën e sotme pas një letre dërguar në KQZ nga kandidati në listat e hapura të koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Zeqir Kordhoni, (daja i Endri Shabanit), ku njofton se nuk do ta japë dorëheqjen dhe kërkon mandatin, duke ia marrë kështu Adriatik Lapajt, ka ndezur përplasjen mes dy kryetarëve.
    Pas këtij veprimi Lapaj reagoi dhe tha se ‘Endri Shabanit i ka shtrirë dorë, e se daja i tij kërkon t’i marrë mandatin’.
    Nuk ka vonuar përgjigjja nga Shabani, i cili ka zgjedhur që thumbimet t’i bëjë përmes vargjeve të Kico Spirit:
    “Mora pushkën dola malit,
    Të luftoja për atdhe,
    Ku ta dija unë i varfri,
    Se armiku ishim ne.
    Mora pushkën dola malit
    Të luftoja në furtunë;
    Ku ta dija unë i ngrati
    Se armiku isha unë”.
    Para zgjedhjeve të 11 majit Lapaj tha se nëse nuk marrin dy mandate, nuk do të shkojë në Kuvend, por duket se pas fitimit të një mandati ka vendosur ta pranojë, gjë që mund të ketë krijuar hatërmbetje të Shabani si bashkëkryetar i koalicionit.

    Top Channel

  • “Armik!”, Endri Shabani i kthehet ashpër Adriatik Lapajt: Ku ta dija unë i ngrati, se armiku…

    “Armik!”, Endri Shabani i kthehet ashpër Adriatik Lapajt: Ku ta dija unë i ngrati, se armiku…

    Vetëm pak minuta pasi Adriatik Lapaj e sulmoi në rrjetet sociale Endri Shabani ka reaguar me disa vargje në “Facebook”.
    “Mora pushkën dola malit,
    Të luftoja për atdhe,
    Ku ta dija unë i varfri,
    Se armiku ishim ne.
    Mora pushkën dola malit
    Të luftoja në furtunë;
    Ku ta dija unë i ngrati
    Se armiku isha unë”.
    Më herët, Adriatik Lapaj reagoi pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku shpreh vullnetin për të pranuar mandatin, në rast se do të shpallet fitues i tij.
    Kandidatët e këtij koalicioni në listën e mbyllur kishin nënshkruar para zgjedhjeve një deklaratë noteriale ku deklaronin se hiqnin dorë nga mandati, në mënyrë që të futeshin në Parlament kandidatët nga lista e hapur me më shumë vota.
    Në postimin e tij, Lapaj shkroi se, “Endri Shabanin dhe dajon e tij do t’i gjykojë populli”.

  • “Armiku i jashtëm”/ Ekspozita me karikatura e Bashkim Shehut

    “Armiku i jashtëm”/ Ekspozita me karikatura e Bashkim Shehut

    Mendësia totalitare është tema që sjell shkrimtari Bashkim Shehu përmes ekspozitës Armiku i Jashtëm, që u çel në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

    Kjo ekspozitë paraqet përfytyrimet zyrtare të armikut të jashtëm nëpërmjet karikaturave të revistës politiko-humoristike Hosteni përgjatë viteve 1945-1990, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si është përfytyruar “armiku i jashtëm” në diktaturë.
    “Kjo ekspozitë fokusohet në 2 shtylla të totalitarizmit shqiptar, njëra është njeriu i ri dhe tjetra vetëizolimi total, i cili ishte në funksion të kontrollit total. Kjo ishte arsyeja e marrëzisë, e vetëizolimit të vendit”, shprehet Shehu.
    Nëpërmjet artit të karikaturës, Shehu sjell një tjetër këndvështrim të historisë së Shqipërisë, që nga një vend më shumë miq, zvogëlon hartën e vendeve mike derisa bëhet shteti më i izoluar në botë.
    “Këta karikatura kanë për temë armikun e jashtëm, siç quhej në atë kohë. Në të vërtetë më shumë se regjimet në vendet e tjera, flasim për regjimin shqiptar të kohës”, shton ai.
    Një kujtesë vizuale dhe kulturore për mekanizmat e propagandës së kohës. Armiku i Jashtëm do të qëndrojë i ekspozuar në COD deri në 23 gusht dhe vizitorët kanë mundësi që krahas karikaturave të lexojnë diçiturat e kohës dhe ato të vendosura nga vetë Bashkim Shehu.

    Top Channel

  • Ali Khamenei reagon pas sulmeve amerikane: Armiku ka bërë një krim të madh, duhet të ndëshkohet

    Ali Khamenei reagon pas sulmeve amerikane: Armiku ka bërë një krim të madh, duhet të ndëshkohet

    Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei ka reaguar pas sulmeve amerikane.
    Ajatollah Ali Khamenei ka bërë deklaratën e tij të parë që kur Amerika bombardoi tre objekte bërthamore në Iran, shkruan Skynews.

    Ai tha se “ndëshkimi vazhdon” kundër Izraelit, me sulme të reja me raketa që ndodhën gjatë natës.
    Udhëheqësi suprem tha: “armiku sionist ka bërë një gabim të rëndë, ka kryer një krim të madh; duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet; po ndëshkohet tani.”
    Ndryshe, Izraeli së fundmi nisi sulme të reja ajrore duke synuar infrastrukturën ushtarake në qytetin Kermanshah të Iranit perëndimor, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
    Më parë, Nour News, e lidhur me shtetin iranian, raportoi se Izraeli kishte goditur Parchin, një kompleks të madh ushtarak në juglindje të Teheranit, në një sulm gjatë orëve të para të së hënës.