Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur në foltoren e radhës në Mirditë për ligjin për barazinë gjinore. Berisha është shprehur se është Rama ai që ka futur ligjin e shkatërrimit të familjes.
“Ne kemi një armik përpara që na merr votën vullnetin tonë, po shkreton këtë vend më shumë se çdo tjetër. Futi ligjin e shkatërrimit të familjes.
Ky ka miratuar këtë ligj që kërkon të shkonfigurojë qelizën tone, familjen. Ju e dini vetë. A keni parë ndonjë ndryshim në qëndirmin e tij ndaj Kosovës nga padroni i tij Vuçiç. Asnjë qëndrim”, tha Berisha.
Tag: armik
-

‘Kemi një armik përpara’/ Berisha: Rama kërkon të shkonfigurojë qelizën tone, familjen
-

Lëvizja e Salianjit/ Analisti: Berisha e shpalli armik, ka hall se i merr PD-në! Ka parti financohen nga burime ruse
Për analistin Arben Meçe, lëvizja e nisur së fundmi brenda Partisë Demokratike nga Ervin Salianji nuk mund të sjellë ndryshim.
Sipas tij, pronari i PD është Sali Berisha dhe çdo përpjekje për të marrë drejtimin e partisë i ka të pakta shanset që të realizohet. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se Berisha e shpalli armik Salianjin, pasi ka hall se i merr partinë.
‘Pronari i PD është Sali Berisha. Që të marrësh PD si pretendon Salianji nuk realizohet. Gjëja pozitive është se po dëgjohet edhe një zë në PD që po vë pikën në i për problemin që ka PD. Askush nuk thotë që problemi janë të tjerë përveç Berishës atëherë nuk është lëvizje. Nëse dalin dhe të prodhojnë një komision që të bëjë reformim në PD dhe pranohet nga Berisha, kjo po, por kjo nuk bëhet se Berisha e shpalli armik se ka hall se i merr partinë. Kjo lëvizje është produkt i përçarjes së parë në PD. Brenda PD demokratët po kuptojnë se problemi për të marrë pushtetin është Sali Berisha’, tha ai.
Teksa u ndal tek ligji i ri për financimin e partive politike i cili parashikon ndëshkime për partitë që fshehin të ardhurat e tyre, ai tha se ligji është por nuk zbatohet. Sipas tij, në Shqipëri ka parti që financohen nga burime ruse.
‘Ligji është por nuk zbatohet. Financimi i partive s’duhet të jetë çështje e një ligji. Ne kemi problem se partitë tona po financohen nga burime ruse’, tha ai.
Ndërkohë, ish-kreu i KQZ Kristaq Kume, u ndal tek reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë për Report Tv mbi marrjen si e pandehur të Belinda Ballukut, e cila është pezulluar edhe nga detyra me vendim të GJKKO-së.
Kume tha se reagimi është një mesazh i qartë që të mos ndërhyhet në punët e drejtësisë. ‘Për mua kjo deklaratë e amabdsasës duhet që të dëgjohet mirë. SHBA thotë i lini institucionet që të bëjë punën e vet pa i ndërhyrë’, tha ai.
-

Spahiu: Berisha do ta shpallë armik Ervin Salianjin edhe nëse ky nuk ja përmend emrin
Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se me këtë lëvizje që krijoi, Ervin Salianji do të shpallet tashmë armik nga Sali Berisha.
‘Kjo tregon se demokratët mbështesin një diskurs tjetër të PD. Salianji do të pozicionet kundër Berishës sepse Berisha do ta shpallë armik. Salianji duhet të kuptojë ku e ka forcën e tij. Salianji sot ka raporte të mira me liderët e partive të reja dhe ka mbështetjen e atyre strukturave që janë të reja dhe s’janë konsumuar në të shkuarën me poste dhe me pushtet. Ai ka shumë antiberishistë dhe të ardhmen e tij se shoh kryetar të PD, por duhet të ndërtoje profilin e liderit të opozitës së re të bashkuar me partitë e reja që i ka munguar Shqipërisë deri tani’, tha ai. -

“Sulmohesh si armik i partisë”/ Ndoka: Jep mendim ndryshe, të tregojnë derën
“Nëse thua një mendim ndryshe, nisin e të sulmojnë si armik i partisë”.
Kështu u shpreh Nard Ndoka në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, duke komentuar se si funksionon Partia Demokratike
“Nuk respektohesh për mendimin ndryshe, por të sulmojnë sepse nuk po mendon njësoj si kryetari. Ky është problemi më i madh moral, politik, strukturor i PD-së. Kreu i FRPD-së mendoi ndryshe dhe për një javë u sulmua në mënyrë makabre”, shtoi më tej Ndoka.
“Tek ajo parti, për fat të keq, jo vetëm që nuk pranohet mendimi ndryshe, por klima është mbytëse. Nëse flet ndryshe, harroje karrierë politike aty. Nëse ke krijuar profil kritik, i ke “larë duart” në atë parti”, theksoi më tej Ndoka. -

Pas raportit të OSBE, Blushi ‘godet’ Ramën: Armik i votës së lirë dhe i Europës së shqiptarëve
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në reagimin e tij, Blushi thekson se raporti ndërkombëtar konfirmon qëndrimet e Partisë së Lirisë dhe të gjithë opozitës shqiptare, sipas të cilave zgjedhjet nuk ishin të zhvilluara në kushte të barabarta dhe të lira. Më tej Blushi shtoi se kryeministri Rama u damkos ndërkombëtarisht si armik i votës së lirë dhe i së ardhmes europiane të shqiptarëve.
“Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatojnë qartë se procesi zgjedhor nuk i përmbushi standardet demokratike të përcaktuara në Kartën e Kopenhagenit, duke ekspozuar në mënyrë të hapur abuzimet dhe manipulimet e kryeministrit Edi Rama. Përmes përdorimit masiv të aseteve publike për qëllime elektorale, bashkëpunimit me elementë kriminalë dhe sistemit të paligjshëm të patronazhistëve, Rama jo vetëm që forcoi avantazhin e padrejtë të partisë në pushtet dhe fshiu çdo kufi mes shtetit e partisë, por u damkos ndërkombëtarisht si armik i votës së lirë dhe i së ardhmes europiane të shqiptarëve”, tha Blushi. -

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës
Kryeministri Edi Rama insinuoi të premten, pa dhënë prova, se një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Tiranës duhet të jetë i korruptuar, sepse përndryshe, sipas Ramës, nuk ka shpjegim logjik për një vendim që ai mori pas kërkesës së një qytetari. Më herët, Rama shpalli “armik të shtetit” një gjyqtar tjetër, pasi e pati fyer atë publikisht si “i pacipë”.
Të dy vendimet, të cilat Rama nuk i pëlqen, janë “masa për sigurim padie”, një instrument ligjor i përkohshëm që ndërmerret për të ngrirë gjërat siç janë deri në gjykim në themel të një mosmarrëveshjeje dhe në të dyja rastet, qytetarët janë ankuar në gjykatë ndaj veprimeve të administratës së Ramës, të cilat i kanë gjykuar si të padrejta kundrejt tyre.
Ashpërsia e gjuhës së kryeministrit ndaj gjyqtarëve si dhe fakti që vendimet e kritikuara prej tij kanë rëndësi të paktë për shoqërinë në përgjithësi, duket se sugjerojnë se kryeministri ka nevojë të krijojë fantazmën e armikut të brendshëm, një instrument politik i shëmtuar i përdorur përgjatë të gjithë historisë së njerëzimit. Por bullizimi i gjyqtarëve të Gjykatës Administrative nga një politikan ka gjasa që të ketë pasoja afatgjata për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Nga ana tjetër, përdorimi nga kryeministri i asimetrisë së informacionit, pra fakti që ai ka buri të madhe dhe media shërbëtore, si dhe dhënia e informacioneve keqinformuese fragmentare nga çështjet në gjykim, si publikimi i një paragrafi të vetëm nga një vendim prej tridhjetë faqesh, është tregues i gjendjes së mjerë të mjedisit informativ të vendit.
Gjykata Administrative, siç ia sugjeron edhe emri, është vendi ku qytetarët dhe bizneset shkojnë për të kërkuar një të drejtë që ata mendojnë se administrata publike ua ka mohuar. Detyra e gjyqtarëve është që të gjykojnë pretendimet e qytetarëve dhe të ndalojnë veprimet e paligjshme të administratës, ose të urdhërojnë administratën të bëjë detyrat e veta ligjore kur nuk i bën. Në këtë kontekst, shpallja e një gjyqtari “armik i shtetit” ka gjasa që do të ketë efekt frikësues për gjyqtarin në fjalë dhe gjyqtarët e tjerë, të cilët, para se të marrin një vendim për të mbrojtur të drejtën e qytetarit kundrejt shtetit, duhet të marrin parasysh rrezikun që të fyhen dhe denigrohen publikisht nga kryeministri përmes burive të tij të shumta në formën e mediave shërbëtore.
Perceptimi i përgjithshëm është që gjyqtarët në Shqipëri sakaq kanë prirjen “ta mbajnë mirë me shtetin”, kur shqyrtojnë ankesa të qytetarëve përballë administratës publike, ndërsa pretendimi i Ramës se një gjyqtar që i jep të drejtë qytetarit, me vendim për sigurim padie, duhet doemos të “ketë ngrënë” diçka, ose të jetë “i pacipë”, sugjeron, kundër logjikës, se administrata jonë publike, është aq e shkëlqyer, aq e pagabueshme dhe aq e drejtë, sa nuk ka nevojë për mbikëqyrje gjyqësore.
Shqipëria ka një histori totalitare dhe konceptet e shtetit të së drejtës nuk është se janë ngulitur fort mirë. Kështu që ndoshta ia vlen të rikujtojmë disa gjëra elementare, ekzistencën e Jean-Jacques Rousseau, filozofit francez të shekullit të tetëmbëdhjetë, logjika e së cilit për ndarjen, kufizimin dhe balancimin e pushteteve në një shtet, krijoi shtetin modern drejt së cilit aspirojmë edhe ne, ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, përmes objektivit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Rousseau konceptoi gjyqësorin si institucion i pavarur që mbikëqyr ekzekutivin, pra Ramën dhe prej këtu rrjedh koncepti i mishëruar në nenin shtatë të kushtetutës sonë përgjithësisht të palexuar, “ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.” Në këtë kontekst, gjyqtari që vendos që qytetari ka të drejtë dhe administrata jo, vështirë se mund të quhet “armik i shtetit” sepse, në fund fare, gjyqtari është një nga tre kolonat e “shtetit”. Duke shpallur gjyqtarin “armik”, duket sikur kryeministri po e barazon veten me “shtetin”.
Reforma në Drejtësi ka dhënë aktualisht disa rezultate që ndjehen dhe disa, të cilat kërkojnë sy më të fortë për t’i parë. Ajo që duket është numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ramës të përfunduar pas hekurave apo në arrati. Ajo që nuk është vlerësuar sa duhet është numri edhe më i madh i hetimeve kundër grupeve kriminale shumë të fuqishme.
Rezultatet e tjera duhet të kërkohen në fakt në ankesat e Ramës dhe klientelës së tij ndaj disa vendimeve gjyqësore, të cilat, me thënë të drejtën, nuk janë të shumta. Vendimi për të rrëzuar pretendimet e Ramës për shpifje nga Lulzim Basha në janar të këtij viti është një rast. Vendimi i një gjyqtareje tjetër në favor të gazetarëve të News 24 është një tjetër.
Jemi në hapat e parë në të cilat, gjyqtarët, jo vetëm ata të GjKKO, të cilët kanë marrë vendimet e dënimit apo kanë mundësuar që prokurorët të bastisin shtëpitë e pushtetarëve në kërkim të provave, por edhe të tjerë, në gjykatat e zakonshme apo në gjykatat administrative, po marrin vendime në të cilat, të pushtetshmit humbasin dhe të papushtetshmit fitojnë. Kushdo që ka pak memorie e di që historia e Shqipërisë ka qenë ndryshe. Në mënyrë të përsëritur në të shkuarën, gjyqtarët janë bërë palë me pushtetin, pavarësisht se kush qëllon të jetë në pushtet, kundër opozitës dhe kundër qytetarëve.
Në fund, merret me mend lehtë se pse kryeministri po përpiqet ethshëm të gjejë një armik të brendshëm dhe ta gjejë këtë te gjyqësori. Sulmi ndaj gjyqtarit Klarent Demiri të premten dhe ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu dy javë më parë, apo ndaj gjyqtares Ëngjëllushe Tahiri në qershor, vështirë se mund të mos shihet si pjesë e pakënaqësive më të gjera që zyrtarët aktualë dhe ata të shkuar kanë, për arsye që merren me mend lehtë, me drejtësinë.
Janë këto shqetësimet që i kanë shtyrë disa rilindës të bëjnë deklarata befasuese të llojit “prokurorët kanë dalë nga kontrolli”, (a thua se prokurorët duhet të jenë nën kontroll që të quhet drejtësi” apo, “SPAK është si Sigurimi i Shtetit”, apo që ministrat kanë rënë në vështirësi dhe punët e shtetit janë bllokuar sepse zyrtarët poshtë tyre nuk janë më qorra që firmosin pa teklif, këto shpjegojnë fare mirë sulmin frontal të Ramës, jo ndaj vetëm disa gjyqtarëve, por ndaj sistemit të drejtësisë në tërësi.
Këto janë sulme që sipas të gjitha gjasave, do të vonojnë edhe më shumë objektivin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe fakti që Rama po gjen çështje jo aq të mëdha, si vendimet e sigurimit të padive për dy gjëra jo madhore në Tiranë, për të shpallur gjyqësorin “armik”, ngre pikëpyetje nëse ai është pro apo kundër integrimit të vendit në BE.
/Reporter.al/ -

BIRN: Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës
Duke shkelur parimin e ndarjes së pushteteve dhe normat elementare të etikës në komunikim, politikani që ankohet shpesh për për inflacionim të përdorimit të termave fyes si “hajdut” apo “vjedhje”, insinuoi se një gjyqtar është korruptuar, ndërsa një tjetër është “i pacipë” dhe “armik i shtetit” për shkak se këta dy gjyqtarë morën vendime që atij nuk i pëlqejnë. Kjo praktikë, nëse mbetet e pandëshkuar, hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama insinuoi të premten, pa dhënë prova, se një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Tiranës duhet të jetë i korruptuar, sepse përndryshe, sipas Ramës, nuk ka shpjegim logjik për një vendim që ai mori pas kërkesës së një qytetari. Më herët, Rama shpalli “armik të shtetit” një gjyqtar tjetër, pasi e pati fyer atë publikisht si “i pacipë”.
Të dy vendimet, të cilat Rama nuk i pëlqen, janë “masa për sigurim padie”, një instrument ligjor i përkohshëm që ndërmerret për të ngrirë gjërat siç janë deri në gjykim në themel të një mosmarrëveshjeje dhe në të dyja rastet, qytetarët janë ankuar në gjykatë ndaj veprimeve të administratës së Ramës, të cilat i kanë gjykuar si të padrejta kundrejt tyre.
Ashpërsia e gjuhës së kryeministrit ndaj gjyqtarëve si dhe fakti që vendimet e kritikuara prej tij kanë rëndësi të paktë për shoqërinë në përgjithësi, duket se sugjerojnë se kryeministri ka nevojë të krijojë fantazmën e armikut të brendshëm, një instrument politik i shëmtuar i përdorur përgjatë të gjithë historisë së njerëzimit. Por bullizimi i gjyqtarëve të Gjykatës Administrative nga një politikan ka gjasa që të ketë pasoja afatgjata për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Nga ana tjetër, përdorimi nga kryeministri i asimetrisë së informacionit, pra fakti që ai ka buri të madhe dhe media shërbëtore, si dhe dhënia e informacioneve keqinformuese fragmentare nga çështjet në gjykim, si publikimi i një paragrafi të vetëm nga një vendim prej tridhjetë faqesh, është tregues i gjendjes së mjerë të mjedisit informativ të vendit.
Gjykata Administrative, siç ia sugjeron edhe emri, është vendi ku qytetarët dhe bizneset shkojnë për të kërkuar një të drejtë që ata mendojnë se administrata publike ua ka mohuar. Detyra e gjyqtarëve është që të gjykojnë pretendimet e qytetarëve dhe të ndalojnë veprimet e paligjshme të administratës, ose të urdhërojnë administratën të bëjë detyrat e veta ligjore kur nuk i bën. Në këtë kontekst, shpallja e një gjyqtari “armik i shtetit” ka gjasa që do të ketë efekt frikësues për gjyqtarin në fjalë dhe gjyqtarët e tjerë, të cilët, para se të marrin një vendim për të mbrojtur të drejtën e qytetarit kundrejt shtetit, duhet të marrin parasysh rrezikun që të fyhen dhe denigrohen publikisht nga kryeministri përmes burive të tij të shumta në formën e mediave shërbëtore.
Perceptimi i përgjithshëm është që gjyqtarët në Shqipëri sakaq kanë prirjen “ta mbajnë mirë me shtetin”, kur shqyrtojnë ankesa të qytetarëve përballë administratës publike, ndërsa pretendimi i Ramës se një gjyqtar që i jep të drejtë qytetarit, me vendim për sigurim padie, duhet doemos të “ketë ngrënë” diçka, ose të jetë “i pacipë”, sugjeron, kundër logjikës, se administrata jonë publike, është aq e shkëlqyer, aq e pagabueshme dhe aq e drejtë, sa nuk ka nevojë për mbikëqyrje gjyqësore.
Shqipëria ka një histori totalitare dhe konceptet e shtetit të së drejtës nuk është se janë ngulitur fort mirë. Kështu që ndoshta ia vlen të rikujtojmë disa gjëra elementare, ekzistencën e Jean-Jacques Rousseau, filozofit francez të shekullit të tetëmbëdhjetë, logjika e së cilit për ndarjen, kufizimin dhe balancimin e pushteteve në një shtet, krijoi shtetin modern drejt së cilit aspirojmë edhe ne, ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, përmes objektivit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Rousseau konceptoi gjyqësorin si institucion i pavarur që mbikëqyr ekzekutivin, pra Ramën dhe prej këtu rrjedh koncepti i mishëruar në nenin shtatë të kushtetutës sonë përgjithësisht të palexuar, “ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.” Në këtë kontekst, gjyqtari që vendos që qytetari ka të drejtë dhe administrata jo, vështirë se mund të quhet “armik i shtetit” sepse, në fund fare, gjyqtari është një nga tre kolonat e “shtetit”. Duke shpallur gjyqtarin “armik”, duket sikur kryeministri po e barazon veten me “shtetin”.
Reforma në Drejtësi ka dhënë aktualisht disa rezultate që ndjehen dhe disa, të cilat kërkojnë sy më të fortë për t’i parë. Ajo që duket është numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ramës të përfunduar pas hekurave apo në arrati. Ajo që nuk është vlerësuar sa duhet është numri edhe më i madh i hetimeve kundër grupeve kriminale shumë të fuqishme.
Rezultatet e tjera duhet të kërkohen në fakt në ankesat e Ramës dhe klientelës së tij ndaj disa vendimeve gjyqësore, të cilat, me thënë të drejtën, nuk janë të shumta. Vendimi për të rrëzuar pretendimet e Ramës për shpifje nga Lulzim Basha në janar të këtij viti është një rast. Vendimi i një gjyqtareje tjetër në favor të gazetarëve të News 24 është një tjetër.
Jemi në hapat e parë në të cilat, gjyqtarët, jo vetëm ata të GjKKO, të cilët kanë marrë vendimet e dënimit apo kanë mundësuar që prokurorët të bastisin shtëpitë e pushtetarëve në kërkim të provave, por edhe të tjerë, në gjykatat e zakonshme apo në gjykatat administrative, po marrin vendime në të cilat, të pushtetshmit humbasin dhe të papushtetshmit fitojnë. Kushdo që ka pak memorie e di që historia e Shqipërisë ka qenë ndryshe. Në mënyrë të përsëritur në të shkuarën, gjyqtarët janë bërë palë me pushtetin, pavarësisht se kush qëllon të jetë në pushtet, kundër opozitës dhe kundër qytetarëve.
Në fund, merret me mend lehtë se pse kryeministri po përpiqet ethshëm të gjejë një armik të brendshëm dhe ta gjejë këtë te gjyqësori. Sulmi ndaj gjyqtarit Klarent Demiri të premten dhe ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu dy javë më parë, apo ndaj gjyqtares Ëngjëllushe Tahiri në qershor, vështirë se mund të mos shihet si pjesë e pakënaqësive më të gjera që zyrtarët aktualë dhe ata të shkuar kanë, për arsye që merren me mend lehtë, me drejtësinë.
Janë këto shqetësimet që i kanë shtyrë disa rilindës të bëjnë deklarata befasuese të llojit “prokurorët kanë dalë nga kontrolli”, (a thua se prokurorët duhet të jenë nën kontroll që të quhet drejtësi” apo, “SPAK është si Sigurimi i Shtetit”, apo që ministrat kanë rënë në vështirësi dhe punët e shtetit janë bllokuar sepse zyrtarët poshtë tyre nuk janë më qorra që firmosin pa teklif, këto shpjegojnë fare mirë sulmin frontal të Ramës, jo ndaj vetëm disa gjyqtarëve, por ndaj sistemit të drejtësisë në tërësi.
Këto janë sulme që sipas të gjitha gjasave, do të vonojnë edhe më shumë objektivin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe fakti që Rama po gjen çështje jo aq të mëdha, si vendimet e sigurimit të padive për dy gjëra jo madhore në Tiranë, për të shpallur gjyqësorin “armik”, ngre pikëpyetje nëse ai është pro apo kundër integrimit të vendit në BE./ BIRN -

“I keqardhur për këtë njeri”/ Reagon ish-besniku i tij: Ia kaloi dhe Enver Hoxhës, prapë zbuloi një ‘armik…
Ilir Meta hodhi akuza të forta edhe për tradhti e komplot nga brenda PL-së të një personi (nuk ia përmendI emrin), që i ka shitur listën me 12 mijë votues të tij tek patronazhistët e PS-së, sepse sipas tij, donte të bëhej Sekretar i Përgjithshëm në vend të Tedi Blushit.
Ylli Manjani ka komentuar përmes rrjeteve sociale deklaratën e Metës, që ka gjetur një tjetër armik të brendshëm në partinë e tij.
“Ueeee, e pabesueshme!
Prap ka zbulu një “armik të brendshëm”…
Megjithëse në ditën e vet më të keqe, prapë thotë se ka zbuluar një “maskara” të brendshëm që e ka shitur…
Se di, po praktikisht për nga sasia, Enver Hoxha është i dyti politikan pas Ilir Metës që ka zbuluar grupe armiqësore të brendshme.
Sinqerisht jam i keqardhur për këtë njeri. Nuk kishte pse të katandisej kështu…”, shkruan Manjani. Duket se Meta i referohet Endrit Braimllarit, i cili iu bashkua PS, ndonëse nuk e përmend me emër. -

“Burreci 2 metra ka 3 muaj që flet me vete”, Berisha me akuza të forta për Ramën:Në Valencia u hodh në kosh pasaporta..
Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në Mirditë për takimin e radhës elektoral me demokratët për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha në fjalën e tij, ironizoi kryeministrin Rama pasi sipas tij nuk del prej muajsh në debate televizive dhe flet me vete nga kryeministria.Sakaq, kryedemokrati u ndal te rezoluta e firmosur nga PPE në Valencia, që sipas tij hodhën në kosh pasaportën evropiane të Ramës.
Berisha: Burreci 2 m i gjatë që u ndryn prej 3 muajsh duke fol me vete dhe sdilte në një studio televizive, e ka humbur totalisht. U them ju, Edi Rama është në rreth të kuq dhe ju jap fjalën e nderit se kurrë nuk del më. Ai që mendoi se do groposte opozitën, pluralizmin, idealet e vërteta ai ka rënë dhe do bjeri më shumë në një gropë që kurrë më nuk do dali. Në Valencia ranë kambanat e tij.
Partitë më të madhe të Europës, partia e kancelarit Merz, partia e kancelarit austriak votuan rezolutën për votën tuaj. Duke e shpallur atë armik të votës së lirë, armik të pluralizmit, armik të opozitës. duke shpallur atë si një rrezik të vërtetë për demokracinë. Kjo damkë që mori nuk e lëshon atë deri në ditët e fundit të jetës së tij. Qëndroni në anën e drejtë të historisë. Ana e dinjitetit njerëzor. Pasaporta e tij europiane u hodh në koshin e plehërave.