Tag: armëpushimit

  • Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve

    Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve

    Izraeli dorëzoi të hënën trupat e 45 palestinezëve, tha Kryqi i Kuq, një ditë pasi militantët kthyen eshtrat e tre pengjeve.
    Zyrtarët izraelitë i identifikuan të tre si ushtarë që u vranë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 që shkaktoi luftën.
    Shkëmbimi i pengjeve shënoi një hap tjetër përpara për armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja në konfliktin 2-vjeçar, lufta më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese e zhvilluar ndonjëherë midis Izraelit dhe grupit militant “Hamas”.

    Që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit më 10 tetor, militantët palestinezë kanë dorëzuar trupat e 20 pengjeve, ndërsa tetë të tjerë kanë mbetur ende në Gaza.
     
     

  • Erdogan, “garant” për Hamasin: Do respektojë armëpushimin, Gazën do ta bëjnë myslimanët

    Erdogan, “garant” për Hamasin: Do respektojë armëpushimin, Gazën do ta bëjnë myslimanët

    Rexhep Tajip Erdogan garanton se Hamasi do ta respektojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, e është lëkundur disa herë që prej arritjes së saj.

    Presidenti turk i tha delegatëve nga Organizata e Shteteve Islamike (OIC) të mbledhur në Stamboll për samitin e tyre vjetor të bashkëpunimit ekonomik COMCEC se grupi islamik do t`i qëndrojë fjalës së dhënë, teksa shtoi se është thelbësore që kombet myslimane të luajnë një rol udhëheqës në rindërtimin e territorit palestinez.
    “Duket se Hamasi është mjaft i vendosur t`i qëndrojë marrëveshjes. Në këtë pikë, ne duhet t’u ofrojmë më shumë ndihmë humanitare banorëve të Gazës dhe më pas të fillojmë përpjekjet e rindërtimit. Qeveria izraelite po bën gjithçka që ka në dorë për ta parandaluar këtë. Por është thelbësore që në këtë drejtim, vendet myslimane të luajnë një rol kyc. Unë besoj se plani i rindërtimit i përgatitur nga Lidhja Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik duhet të zbatohet menjëherë”, u shpreh Erdogan.
    Komentet e tij erdhën ndërsa Turqia përgatitej të priste ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë, Pakistanit dhe Indonezisë për bisedime mbi rindërtimin e Gazës, ndërsa frika rritet për armëpushimin e paqëndrueshëm të 10 tetorit.
    Bisedimet do të fillojnë sot në një hotel në Stamboll, me një konferencë për shtyp disa orë më vonë. Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
    Izraeli pretendon se trupat e tij janë përgjigjur vetëm ndaj kërcënimeve të menjëhershme të paraqitura nga operativët palestinezë dhe këmbëngul se Hamasi është ai që shkel armëpushimin duke mos i kthyer trupat e pengjeve që kanë mbetur në enklavë.

    Top Channel

  • Goditjet e fundit në jug të Libanit, Izraeli kërcënon me përshkallëzim të sulmeve ndaj Hezbollahut

    Goditjet e fundit në jug të Libanit, Izraeli kërcënon me përshkallëzim të sulmeve ndaj Hezbollahut

    Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë rritur ndjeshëm, pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi se sulmet kundër grupit të mbështetur nga Irani do të intensifikohen, vetëm një ditë pas një sulmi ajror izraelit që vrau katër persona në jug të Libanit, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

    Pavarësisht armëpushimit të nëntorit 2024, Izraeli vijon të mbajë trupa tokësore në pesë zona të jugut të Libanit dhe ka kryer sulme të rregullta ajrore. Katz akuzoi qeverinë e Bejrutit se po vonohet në zbatimin e marrëveshjes për çarmatimin e Hezbollahut.

    “Hezbollahu po luan me zjarrin dhe presidenti i Libanit po tërheq këmbët,” tha Katz në një deklaratë. “Angazhimi i qeverisë libaneze për ta çarmatosur Hezbollahun dhe për ta larguar nga jugu duhet të zbatohet. Ne do të vazhdojmë me maksimumin e forcës dhe do ta shtojmë atë.”

    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuan se goditja ajrore gjatë natës në qytetin Kfar Reman kishte vrarë katër anëtarë të forcës elitare Radwan të Hezbollahut, përfshirë shefin e logjistikës, i cili dyshohej për transport armësh dhe përpjekje për të rindërtuar infrastrukturën terroriste në jug të Libanit.

    Sipas mediave libaneze, viktimat janë identifikuar si Jawad Jaber, Hadi Hamid, Abdullah Kahil dhe Muhammad Kahil.

    Edhe pse i dobësuar ndjeshëm pas luftës me Izraelin vitin e kaluar, që vrau mijëra luftëtarë të Hezbollahut dhe udhëheqësin e tij historik Hassan Nasrallah, grupi mbetet i armatosur dhe financiarisht aktiv.

    Marrëveshja e armëpushimit e ndërmjetësuar nga SHBA në nëntor parashikonte që vetëm forcat shtetërore libaneze të mbanin armë, duke nënkuptuar çarmatimin e plotë të Hezbollahut. Por, pavarësisht presionit të SHBA-së, Arabisë Saudite dhe forcave të brendshme libaneze, Bejruti ende nuk ka arritur ta zbatojë plotësisht këtë detyrim.

    Burime ushtarake i thanë Reuters-it se forcat libaneze kanë shkatërruar aq shumë depo armësh të Hezbollahut, saqë u kanë mbaruar eksplozivët për misione të tjera çminimi. Megjithatë, ushtria po përpiqet të ruajë ekuilibrin e brishtë, duke respektuar armëpushimin pa rindezur tensionet e brendshme.

    Të enjten, trupat izraelite zhvilluan një tjetër sulm tokësor vdekjeprurës në jug të Libanit, çka bëri që presidenti Joseph Aoun të urdhëronte ushtrinë të kundërpërgjigjet ndaj çdo shkeljeje të sovranitetit territorial.

    Incidentet e fundit po rikthejnë frikën e një përshkallëzimi të ri rajonal, në një kohë kur situata në Liban mbetet delikate dhe kufiri jugor vijon të jetë një vatër e nxehtë mes armëpushimit të brishtë dhe kërcënimeve të ndërsjella.

  • Erdogan: Hamasi po i përmbahet armëpushimit, Izraeli po përpiqet ta shkelë atë

    Erdogan: Hamasi po i përmbahet armëpushimit, Izraeli po përpiqet ta shkelë atë

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se Hamasi po i përmbahet armëpushimit, ndërsa Izraeli po përpiqet ta shkelë atë.
    “Hamasi ka qenë i përpiktë në respektimin e marrëveshjes të armëpushimit në Gaza, ndërsa Izraeli duket se po kërkon një justifikim për ta shkelur atë dhe për të rifilluar masakrat e tij”, tha Erdogan.
    Duke folur në Stamboll në forumin TRT World, versionin ndërkombëtar të televizionit shtetëror turk, Erdogan akuzoi përsëri Izraelin se po përdor “urinë” palestineze si armë dhe se po përpiqet të fshehë realitetin duke vrarë gazetarë në Rripin e Gazës.

    “Armët bërthamore janë në Izrael, bombat më të fuqishme janë në Izrael. Izraeli ka aftësinë të godasë Gazën kurdoherë dhe si të dojë. Si mund të konsiderohet i pafajshëm?” shtoi udhëheqësi turk.

  • Erdogan dhe Merz përplasen publikisht për luftën në Gaza

    Erdogan dhe Merz përplasen publikisht për luftën në Gaza

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, u përplasën në një debat të ashpër mbi luftën në Gaza, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Ankara të enjten.

    Ndërsa Merz riafirmoi mbështetjen e fortë të Gjermanisë për Izraelin, Erdogan akuzoi përsëri vendin për kryerjen e “gjenocidit”.

    Udhëheqësi turk vuri në dukje se Izraeli nisi sulme të mëdha ajrore në Gaza këtë javë, pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor. Izraeli tha të mërkurën se kishte “rinovuar” zbatimin e armëpushimit.

    “Ata jo vetëm që po sulmojnë Gazën, por gjithmonë kanë pasur për qëllim nënshtrimin e Gazës përmes urisë dhe gjenocidit, dhe kjo është ende duke vazhduar”, tha Erdogan.

    Komentet e Erdoganit erdhën në përgjigje të Merz, i cili i tha një gazetari turk se Izraeli ishte bërë një strehë për miliona hebrenj, përfshirë shumë që i mbijetuan Holokaustit. “Kjo është arsyeja pse Gjermania do të qëndrojë gjithmonë fort në krah të Shtetit të Izraelit”, tha ai.

    Kancelari shtoi se Izraeli kishte ushtruar “të drejtën e tij për vetëmbrojtje” pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023, duke thënë se lufta shkatërruese mund të ishte shmangur nëse Hamasi do të kishte liruar pengjet më herët dhe do të kishte dorëzuar armët.

    “Atëherë kjo luftë do të kishte mbaruar menjëherë”, tha kancelari gjerman.

    Erdogan u përgjigj se nuk ishte dakord me Merzin, duke argumentuar se Hamasi nuk kishte armë bërthamore ose të rënda, ndërsa Izraeli zotëronte armë të tilla dhe kishte bombarduar përsëri Gazën pavarësisht armëpushimit të arritur dy javë më parë.

    Të martën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi sulme të reja ndaj Gazës pas vrasjes së një ushtari izraelit në Rafah në Gazën jugore dhe asaj që qeveria e quajti një “gjetje” të inskenuar të mbetjeve të një pengu.

    Turqia mban kontakte me Hamasin, i cili është përcaktuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ankaraja luajti një rol kyç në ndërmjetësimin e armëpushimit në Rripin e Gazës rreth dy javë më parë, megjithëse armëpushimi që atëherë është bërë i brishtë./ DPA News.

  • Izraeli kryen sërish sulme në Gaza

    Izraeli kryen sërish sulme në Gaza

    Avionët dhe tanket izraelite kanë bombarduar zona në Gazën lindore të enjten, kanë thënë banorët dhe dëshmitarët palestinezë, një ditë pasi Izraeli tha se mbetej i përkushtuar ndaj armëpushimit të mbështetur nga SHBA-ja, pavarësisht nisjes së bombardimeve më vdekjeprurëse në territor.
    Dëshmitarët kanë thënë se aeroplanët izraelitë kanë kryer 10 sulme ajrore në zonat në lindje të Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, ndërsa tanket kanë bombarduar zonat në lindje të qytetit të Gazës në veri. Nuk u raportuan të lënduar ose të vdekur.
    Ushtria izraelite ka thënë se ka kryer sulme “të sakta” kundër “infrastrukturës terroriste që përbënte një kërcënim për trupat” në zonat, të cilat Izraeli ende i pushton.

    Sulmet e së enjtes janë prova më e fundit e armëpushimit të brishtë që ka hyrë në fuqi më 10 tetor në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.
    Dëshmitarët në Gaza kanë thënë se nuk kanë parë sulme jashtë zonës që kontrollon Izraeli.
    Nga e marta deri të mërkurën, Izraeli është hakmarrë për vdekjen e një ushtari izraelit me bombardime për të cilat autoritetet shëndetësore të Gazës thanë se vranë 104 persona.
    Izraeli thotë se ushtari u vra në një sulm nga persona të armatosur në territorin brenda të ashtuquajturës “vijë e verdhë” në të cilën trupat e tij u tërhoqën sipas armëpushimit. Hamasi e ka hedhur poshtë akuzën.

  • Sulmet izraelite në Gaza, raportohen mbi 100 viktima në 12 orë

    Sulmet izraelite në Gaza, raportohen mbi 100 viktima në 12 orë

    Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe Agjencia për mbrojtje civile kanë raportuar se numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite në mbarë Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 100.
    Ministria e Shëndetësisë në Gazë që udhëhiqet nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, raportoi për 104 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite.
    Ndërkaq, Agjencia për mbrojtje civile tha se të paktën 101 palestinezë të vrarë u sollën në spitale, “përfshirë 35 fëmijë dhe një numër grash dhe të moshuar”, që u vranë “gjatë sulmeve izraelite të kryera në më pak se 12 orë”.

    Një ditë më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi sulme “të fuqishme” në Gazë, teksa më pas ushtria izraelite tha se në Gazë ishte vrarë një ushtar i saj.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të mërkurën se pavarësisht sulmeve izraelite, që u kryen në kundërpërgjigje të vrasjes së ushtarit, armëpushimi që ai ndërmjetësoi tri javë më parë nuk është në rrezik.
    Udhëheqësi amerikan tha se Izraeli ka të drejtë të kundërpërgjigjet.
    “Siç e kuptova, ata vranë një ushtar izraelit”, tha Trump për gazetarët në bordin e avionit presidencial. “Pra, izraelitët u kundërpërgjigjën dhe ata duhet të kundërpërgjigjen. Kur diçka e tillë ndodh, ata duhet të kundërpërgjigjen”, shtoi ai.
    Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se grupi radikal palestinez e kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit, duke sulmuar forcat izraelite që ishin stacionuar brenda të ashtuquajturës “linjë të verdhë” – linjë për dislokimin e trupave, sipas marrëveshjes së armëpushimit.
    Hamasi mohoi se ka sulmuar ushtarët izraelitë.
    Marrëveshja e armëpushimit në Gazë hyri në fuqi më 10 tetor, duke ndalur dy vjet luftë që u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
    Që nga hyrja në fuqi, të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit. Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1 mijë e 200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë.
    Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 67 mijë palestinezë, territori ka pësuar shkatërrime të mëdha dhe banorët po përballen me krizë humanitare./REL

  • Raportohet për më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

    Raportohet për më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

    Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe Agjencia për mbrojtje civile kanë raportuar se numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite në mbarë Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 100.

    Ministria e Shëndetësisë në Gazë që udhëhiqet nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – raportoi për 104 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite.

    Ndërkaq, Agjencia për mbrojtje civile tha se të paktën 101 palestinezë të vrarë u sollën në spitale, “përfshirë 35 fëmijë dhe një numër grash dhe të moshuar”, që u vranë “gjatë sulmeve izraelite të kryera në më pak se 12 orë”.

    Një ditë më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi sulme “të fuqishme” në Gazë, teksa më pas ushtria izraelite tha se në Gazë ishte vrarë një ushtar i saj.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të mërkurën se pavarësisht sulmeve izraelite, që u kryen në kundërpërgjigje të vrasjes së ushtarit, armëpushimi që ai ndërmjetësoi tri javë më parë nuk është në rrezik.

    Udhëheqësi amerikan tha se Izraeli ka të drejtë të kundërpërgjigjet.

    “Siç e kuptova, ata vranë një ushtar izraelit”, tha Trump për gazetarët në bordin e avionit presidencial. “Pra, izraelitët u kundërpërgjigjën dhe ata duhet të kundërpërgjigjen. Kur diçka e tillë ndodh, ata duhet të kundërpërgjigjen”, shtoi ai.

    Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se grupi radikal palestinez e kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit, duke sulmuar forcat izraelite që ishin stacionuar brenda të ashtuquajturës “linjë të verdhë” – linjë për dislokimin e trupave, sipas marrëveshjes së armëpushimit.

    Hamasi mohoi se ka sulmuar ushtarët izraelitë.

    Marrëveshja e armëpushimit në Gazë hyri në fuqi më 10 tetor, duke ndalur dy vjet luftë që u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

    Që nga hyrja në fuqi, të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

    Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë.

    Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, territori ka pësuar shkatërrime të mëdha dhe banorët po përballen me krizë humanitare./ REL/ 

  • “Sulme të fuqishme në Gaza”, Netanyahu akuzon Hamasin për shkelje të armëpushimit

    “Sulme të fuqishme në Gaza”, Netanyahu akuzon Hamasin për shkelje të armëpushimit

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka urdhëruar të martën ushtrinë e tij të kryejë sulme “të fuqishme” në Rripin e Gazës, pasi e akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.
    Pak minuta më vonë, Hamasi – grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe vende të tjera – njoftoi se do ta vononte dorëzimin e kufomës së një pengu tjetër, duke e akuzuar Izraelin për “shkelje të armëpushimit”.
    “Pas konsultimeve rreth sigurisë, kryeministri Netanyahu udhëzoi ushtrinë që menjëherë të kryejë sulme të fuqishme në Rripin e Gazës”, tha zyra e Netanyahut pa dhënë hollësi të tjera.
    Hamasi kishte njoftuar më herët se do ta dorëzonte trupin e një pengu tjetër të martën, pas trysnisë së shtuar nga Izraeli, i cili e akuzoi grupin palestinez se të hënën kishte kthyer vetëm mbetjet e pjesshme të trupit të një pengu të rikuperuar më parë.
    “Ne do ta shtyjmë dorëzimin që ishte planifikuar për sot për shkak të shkeljeve nga okupatori”, tha krahu i armatosur i Hamasit në një deklaratë, duke shtuar se çdo “përshkallëzim izraelit do të pengojë kërkimin, gërmimin dhe rikuperimin e trupave”.
    Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – i ndërmjetësuar nga SHBA – hyri në fuqi më 10 tetor, por të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje.
    Mediat izraelite raportuan më herët për një shkëmbim zjarri midis forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

  • Hamasi: Respektojmë marrëveshjen e armëpushimit dhe dorëzimin e të gjitha pengjeve

    Hamasi: Respektojmë marrëveshjen e armëpushimit dhe dorëzimin e të gjitha pengjeve

    Hamasi ka përsëritur qëllimin e tij për të respektuar marrëveshjen e armëpushimit dhe për të dorëzuar të gjithë pengjet.
    Hamasi thekson se Izraeli është duke e penguar zbatimin e marrëveshjes.
    “Nuk kemi interes të fshehim trupat e ndonjë të burgosuri ose të vonojnë në dorëzimin e tyre. Pohojmë angazhimin tonë të plotë ndaj marrëveshjes. Pushtimi ka refuzuar të lejojë ekipet e kërkimit të hyjnë në zonat e kuqe për të gjetur trupat e të burgosurve. Ne u kërkojmë ndërmjetësve të ushtrojnë presion mbi armikun për të lehtësuar nxjerrjen e trupave të mbetur’, tha Suhail al-Hindi, një anëtar i byrosë politike të Hamasit në Gaza.

    /vizionplus.tv