Tag: armëpushimin

  • 26 të vrarë në Gaza edhe pse Hamas pranoi armëpushimin

    26 të vrarë në Gaza edhe pse Hamas pranoi armëpushimin

    Dy persona humbën jetën sot pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në jug të Gazës, të cilët po kërkonin ndihma nga Organizata Humanitare GHF, e mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të.
    Me këto viktima, numri i përgjithshëm i të vrarëve sot në enklavë arrin në 26, katër prej të cilëve kanë humbur jetën në pikat e shpërndarjes së ndihmave, raporton Al Jazeera.
    Në të njëjtën kohë, tre persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e urisë, sipas Munir al-Barsh, drejtues i Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë në Gaza. Me këto humbje, numri i përgjithshëm i viktimave nga uria në Gaza shkon në 266, përfshirë 122 fëmijë.
    Sulmet nuk ndalen, pavarësisht se Hamas pranoi armëpushimin, një hap me rëndësi ndërsa situata humanitare në enklavë është kritike dhe civilët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë.

  • Analizë: Një president amerikan pa zë dhe 60 mijë palestinezë të vrarë

    Analizë: Një president amerikan pa zë dhe 60 mijë palestinezë të vrarë

    Nga Sean Mathews, artikull i Middle East Eye
    Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka adoptuar një qëndrim gjithnjë e më indiferent ndaj luftës së Izraelit në Gaza. Ndërsa enklava po përballet me urinë dhe disa nga aleatët më të ngushtë politikë të tij në SHBA flasin për një gjenocid, kufijtë e apatisë së tij po vihen në provë.
    “Ku janë vijat e kuqe të Trump? Sa vuajtje, vdekje e shkatërrim është i gatshëm të pranojë në Gaza përpara se të thotë ‘mjaft’?” pyet Khaled Elgindy, studiues në Georgetown University.
    Trump pranoi këtë javë se në Gaza po ndodh një “uri reale”, duke sfiduar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai tha se kushdo që sheh imazhet e fëmijëve të dobësuar në Gaza do ta konsiderojë situatën të tmerrshme, përveç atyre që janë “të ftohtë në zemër ose, edhe më keq, të çmendur”.
    Trump, i cili ka shtrënguar ndihmën amerikane dhe ka marginalizuar OKB-në në lidhje me Gazën, tani detyrohet të përgjigjet për krizën humanitare në këtë rajon, pasi nuk ka dhënë vëmendje të mjaftueshme për arritjen e një armëpushimi, thonë ekspertët.
    Aaron David Miller, ish-negociator i Departamentit të Shtetit për Lindjen e Mesme, thekson: “Po shohim Izraelin pa asnjë presion apo interes amerikan”. Ai shton se Trump dëshiron të kthejë pengjet në shtëpi dhe të përmirësojë situatën humanitare në Gaza, por nuk do të angazhohet për zgjidhjen e konfliktit.
    SHBA-të befasuan javën e kaluar kur ndalën përpjekjet për të negociuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit. Ekspertët thonë se Trump do të pranonte një armëpushim në Gaza nëse do të mundte, por nuk ka shenja se do të investojë kohë dhe kapital politik për ta arritur atë.
    Pas marrjes së detyrës në janar, Trump u pyet për një armëpushim (tashmë të dështuar) që administrata e tij kishte ndihmuar të ndërtohej, dhe ai tha: “Kjo nuk është lufta jonë, është lufta e tyre. Nuk jam i sigurt në mbajtjen e armëpushimit.”
    Interesi i Trump për armëpushimin ka zbritur gradualisht që kur e shfaqi si fitore diplomatike para marrjes së detyrës. Më shumë kohë ai i kushtoi temës së Gazës në shkurt, kur propozoi të marrë kontrollin e Gazës dhe ta kthente atë në një “Rivierë të Lindjes së Mesme”, pasi të zhvendoseshin palestinezët me forcë. Ky plan u braktis pasi mbreti Abdullah i Jordanisë dhe aleatët arabë e këshilluan kundër tij.
    Për Trump, armëpushimi ka qenë gjithnjë i lidhur me lirimin e pengjeve izraelite. Nëse shpëtohen jetë palestineze, është bonus, por përfundimi i luftës nuk është prioritet. “Ata janë vetëm palestinezë. Nuk ka përfitim për Trump,” thotë Elgindy.
    Aleatët arabë, veçanërisht monarkitë e Gjirit, po ushtrojnë presion për armëpushim si kusht për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin, veçanërisht me Arabinë Saudite, që kërkon masa të pakthyeshme për krijimin e një shteti palestinez.
    Megjithatë, Trump nuk është i bindur të përballet me Netanyahu për të përfunduar luftën në Gaza. Ai e fajëson Hamasin për dështimin e negociatave dhe së fundmi deklaroi fiks kështu:
    “Mendoj se ata duan të vdesin, dhe kjo është shumë keq. Ka ardhur momenti të mbarojë kjo punë!”
    SHBA-të fajësojnë Hamasin për dështimin e bisedimeve që nisën gjatë administratës Biden në 2024, por analistët dhe diplomatët bien dakord se Izraeli e ka thyer armëpushimin e fundit në mars, duke rifilluar sulmet pavarësisht dorëzimit të pengjeve nga Hamasi.
    Deri tani, më shumë se 60 mijë palestinezë janë vrarë nga ofensiva izraelite, e nisur pas sulmit të Hamas më 7 tetor 2023. Edhe pse Hamas është organizatë terroriste sipas SHBA-ve, administrata Trump e ka thyer këtë precedent duke negociuar lirimin e një pengu me dy shtetësi.
    Hamas insiston se çdo marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura do të sjellë fundin e përhershëm të luftës. Ata janë të gatshëm të heqin dorë nga kontrolli i Gazës, por nuk pranojnë të çarmatosen ose të shkojnë në mërgim. Këtë javë, Katar, Egjipt, Arabia Saudite dhe Bashkimi Evropian u bashkuan në thirrjen për çarmatimin e Hamasit dhe mbështetjen e forcave paqeruajtëse në Gaza, si dhe në mbështetjen e zgjidhjes me dy shtete në kufijtë e vitit 1967, që Izraeli e refuzon.
    Trump ka pranuar se Hamas nuk beson në mbajtjen e armëpushimit, i cili ishte konceptuar në tre faza: lirimi i pengjeve, tërheqja izraelite nga pjesë të Gazës dhe rifillimi i bisedimeve përfundimtare, dhe më pas qeverisja dhe rindërtimi i rajonit.
    Kryeministri Netanyahu kërkon shkatërrimin total të Hamasit dhe kontroll të plotë mbi Gazën, përfshirë rindërtimin e kolonive izraelite, madje edhe pas lirimit të pengjeve. Ekspertët thonë se SHBA-të nuk do të sigurojnë ndonjëherë fund të përhershëm të luftës në Gaza dhe se Hamas ka të drejtë të mos besojë tek ta.
    Në mënyrë private, zyrtarët arabë dhe amerikanë thonë se për të arritur armëpushim, Trump duhet të përballet drejtpërdrejt me Netanyahu, por ai është i gatshëm të bëjë këtë vetëm për disa çështje të veçanta.
    Trump ka negociuar edhe armëpushim me Houthit në Jemen, ka hequr sanksione ndaj Sirisë dhe ka sinjalizuar njohje të zonës turke në Siri, duke irrituar Izraelin.
    Ndërsa ka bërë sulme të paprecedenta ndaj objekteve bërthamore iraniane, Trump ka lëvizur shpejt për të ulur tensionet me Iranin, duke refuzuar ofensivën më të gjerë që kishte shpresuar Netanyahu.
    Brenda SHBA-së, Trump mbështetet nga donatorë të fuqishëm pro-Izrael, si miliardierja Miriam Adelson, ndërsa konservatorët e rinj po bëhen gjithnjë e më kritikë ndaj Izraelit.
    Një sondazh i Pew tregon se 50% e tyre kanë një opinion të pafavorshëm ndaj Izraelit, veçanërisht pas sulmeve ndaj kishave palestineze dhe ndihmës amerikane për ushtrinë izraelite.
    Trump ka urdhëruar pilotët izraelitë të mos sulmojnë Iranin për të ruajtur armëpushimin, duke u shprehur me fjalë të forta për udhëheqësit e të dyja vendeve.
    Kongresmenja Marjorie Taylor Greene, mbështetëse e flaktë e Trump, u bë këtë javë anëtarja e parë republikane që e quajti luftën e Izraelit në Gaza një gjenocid.
    Ekspertët thonë se Trump mund të përdorë pozicionin e tij për të ushtruar presion ndaj Netanyahu dhe madje të kërcënojë pezullimin e armëve që SHBA i jep Izraelit, nëse dëshiron të mobilizojë bazën e tij në këtë kohë kritike.
    Administrata Trump ka mbështetur Izraelin edhe në kufijtë me Libanin, duke mos kundërshtuar sulmet ndaj Hezbollah, dhe pavarësisht incidenteve që kanë përfshirë sulme ndaj kishave dhe qyteteve palestineze, nuk ka ndërprerë asnjëherë ndihmën financiare.
    Ndërkohë, situata humanitare në Gaza përkeqësohet, dhe Netanyahu po planifikon të aneksojë zyrtarisht Bregun Perëndimor, duke lidhur këtë me mungesën e përparimit në armëpushimin me Gazën.
    Ndërsa Netanyahu po humbet mbështetje në SHBA, sondazhet brenda Izraelit tregojnë se shumica e hebrenjve izraelitë mbështesin dëbimin me forcë të palestinezëve nga Gaza.
    Në Jordani dhe Egjipt po rritet zemërimi ndaj Izraelit për shkak të vuajtjeve të palestinezëve të uritur dhe të mbajtur në kushte të mjerueshme. Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi i ka bërë një apel të rrallë Trumpit për të ndaluar luftën në Gaza, duke theksuar se mbarimi i gjenocidit është i nevojshëm jo vetëm për arsye morale, por edhe strategjike.

  • Hamasi dorëzon propozimin e tij për armëpushimin në Gaza, Izraeli tërheq delegacionin për konsultime

    Hamasi dorëzon propozimin e tij për armëpushimin në Gaza, Izraeli tërheq delegacionin për konsultime

    Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se ekipi që po merr pjesë në negociatat për armëpushimin në Rripin e Gazës do të rikthehet në Izrael për konsultime, një ditë pasi Hamasi dorëzoi propozimin e tij ndërmjetësuesve.

    Një burim i afërt me organizatën palestineze tha sot për agjencinë Reuters se ende ekziston shpresë për të arritur një marrëveshje armëpushimi në enklavë, por do të duhen disa ditë për shkak të asaj që e quajti ‘vonesë’ nga ana e Izraelit.

    Sipas këtij burimi, përgjigjja e Hamasit ndaj propozimit të fundit për armëpushim përfshin një kusht që synon të parandalojë Izraelin nga rifillimi i luftës nëse nuk arrihet marrëveshje brenda një afati 60-ditor.

    Ai theksoi se negociatat duhet të vazhdojnë edhe pas përfundimit të këtij afati 60-ditor, pa rifillim të luftimeve, edhe nëse marrëveshja nuk është arritur deri atëherë.

    Gjithashtu, Hamasi kundërshton rolin e Fondacionit Humanitar për Gazën (GHF) dhe kërkon rikthimin e mekanizmit të mëparshëm për shpërndarjen e ndihmës humanitare.

    Në këtë kuadër, propozohet zbatimi i protokollit të 19 janar, për të mundësuar hyrjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.

    Sipas të njëjtit burim, propozimi i ndërmjetësuesve nuk përmend pikën kufitare të Rafahut, në kufi me Egjiptin, për të cilën Hamasi kërkon të hapet në të dy drejtimet.

    Nuk ka pasur negociata për shkëmbim të të burgosurve, ndonëse kjo mbetet një prioritet për Hamasin, shtoi burimi.

  • Bisedimet SHBA-Izrael për armëpushimin në Gaza, zhvillohen në Itali

    Bisedimet SHBA-Izrael për armëpushimin në Gaza, zhvillohen në Itali

    Situata në Gaza vijon të mbetet shqetësuese. Civilët janë duke u përballur edhe me krizë humanitare, ndërkohë që sulmet ajrore dhe tokësore e Izraelit vazhdon ende.

    Nga ana tjetër bisedimet SHBA-Izrael për armëpushimin në Gaza do të zhvillohen në Itali.

    I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme Steve Ëitkoff, ndodhet në Itali dhe pritet të takohet me zyrtarë të lartë izraelitë dhe të Katarit.

    Në diskutime pritet të përfshihet një armëpushim 60-ditor , si edhe fokusi do të vendoshet te ndihmat humanitare dhe lirimi i pengjeve izraelite.

  • Izraeli refuzon kushtet e Hamas, priten bisedime të reja në Katar për armëpushimin në Gaza

    Izraeli refuzon kushtet e Hamas, priten bisedime të reja në Katar për armëpushimin në Gaza

    Izraeli ka dërguar një delegacion në Katar këtë të diel për bisedime mbi një marrëveshje të mundshme për pengjet në Gaza dhe armëpushimin, megjithëse zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se ndryshimet e kërkuara nga Hamasi ishin të papranueshme.

    Grupi palestinez i ishte përgjigjur të premten pozitivisht propozimit amerikan për armëpushim por me shqetësimin për të adresuar disa çështje që lidhen me ndihmat  humanitare, kalimin nëpër pikën kufitare Rafah në Izraelin jugor për në Egjipt dhe qartësinë mbi një kohë të caktuar për tërheqjen e trupave izraelite.
    “Ndryshimet që Hamasi kërkon të bëjë në propozimin e Katarit na u komunikuan mbrëmë dhe nuk janë të pranueshme për Izraelin”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë të fundit.

    Netanyahu, i cili pritet të takohet me Trump në Uashington të hënën, ka kërkuar vazhdimisht çarmatosjen e Hamasit, një qëndrim që grupi militant, i cili mendohet se mban 20 pengje të gjallë, deri më tani ka refuzuar ta diskutojë.
    Zhvillimet e fundit vijnë pas një jave intensive bombardimesh në Gaza ku janë vrarë qindra palestinezë.
    Edhe këtë të diel disa persona raportohen të vrarë në Gaza nga sulmet ajrore të ushtrisë izraelite./vizionplus.tv

  • “Prano armëpushimin ose për 24 orë vijmë të marrim”, si u tërhoq Ali Khamenei pas kërcënimit nga inteligjenca amerikane

    “Prano armëpushimin ose për 24 orë vijmë të marrim”, si u tërhoq Ali Khamenei pas kërcënimit nga inteligjenca amerikane

    Sipas një raportimi të publikuar nga Corriere della Sera, një burim i brendshëm i regjimit iranian ka treguar se lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka pranuar të tërhiqet dhe të pranojë një armëpushim pas një paralajmërimi të drejtpërdrejtë nga inteligjenca amerikane.

    Sipas burimit, Uashingtoni i ka dërguar Khameneit një mesazh të qartë dhe kërcënues: “Ose brenda 24 orëve pranon armëpushimin, ose ne do të vijmë të të marrim”, duke përfshirë edhe koordinatat e vendndodhjes së tij të fshehur.
    Khamenei, i njohur për kujdesin ekstrem për mbijetesën e tij dhe të regjimit islamik, thuhet se ka zgjedhur të tërhiqet – jo vetëm sepse nuk kishte zgjedhje, por edhe sepse “i duhej një moment për të marrë frymë”, thotë burimi.
    Që nga mëngjesi i së djeshmes, televizioni shtetëror iranian IRIB dhe mjetet e tjera të propagandës së regjimit janë mobilizuar për të treguar versionin e tyre të asaj që po quhet tashmë “Lufta 12-ditore”.
    Në emisione televizive, komentatorët pro-regjim deklarojnë fitoren: “Ne i fituam, askush nuk mundi të na mposhtte”, ndërsa pretendojnë se edhe SHBA ka lutur Iranin të ndalojë bombardimet ndaj bazave amerikane dhe Izraelit.
    Sipas këtij narrativi, ishte mëshirueshëm që forcat iraniane pranuan armëpushimin e kërkuar nga administrata Trump.
    Një profesor nga Teherani, cituar nga Corriere, e komenton kështu situatën: “E njëjta histori gjithmonë – ata e shpallin fitoren edhe kur humbin. Manipulojnë narrativën për të shpëtuar fytyrën dhe na ftojnë të ‘festojmë’ në sheshin Enghelab.”
    Pavarësisht se ende fshihet në një bunker për shkak të frikës nga atentatet – pas vrasjes së disa gjeneralëve të tij – Ayatollah Khamenei ka qenë i pari që ka shpallur “triumfin”.
    Në një postim në X, ai shkroi: “Kush e njeh popullin iranian dhe historinë e tij, e di që ky popull nuk dorëzohet.”
    Pas tij, edhe figura të tjera të regjimit u rreshtuan me deklarata bombastike. Deputeti konservator Mahmoud Nabavian deklaroi se “para kësaj lufte, Irani ishte një fuqi rajonale, tani po bëhet një perandori islamike.”
    Ish-presidenti Hassan Rouhani paralajmëroi se “armëpushimi nuk duhet parë si fund i rrezikut”, por si një mundësi për mashtrim që kërkon vigjilencë të plotë.
    Ndërsa pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar po përpiqet të kuptojë nëse palët do të rikthehen në tryezën e negociatave për çështjen bërthamore, sinjalet nga Teherani janë të përziera.
    Zëdhënësi i Organizatës për Energjinë Atomike të Iranit, Behrouz Kamalvandi, deklaroi se “industria bërthamore nuk do të ndalet” dhe se “rrënjët e saj nuk mund të shkulen”.
    Ekspertët perëndimorë e cilësojnë këtë situatë si një humbje të qartë për Iranin, duke e përshkruar si poshtërimin më të madh ushtarak në historinë moderne të Republikës Islamike.
    Sipas Corriere, e vetmja “fitore” reale për regjimin është fakti që Khamenei është ende gjallë – dhe me të, edhe sistemi shtypës që ai përfaqëson.
    Një vajzë iraniane e quajtur Mina, e intervistuar nga gazeta në fillim të konfliktit, përmbyll me fjalë tronditëse: “U realizua skenari më i keq i mundshëm për ne – na bombarduan dhe na lanë nën sundimin e një regjimi të plagosur, por më të rrezikshëm se kurrë.”

    Top Channel

  • Ajatollahu ende nuk e ka pranuar armëpushimin Iran-Izrael

    Ajatollahu ende nuk e ka pranuar armëpushimin Iran-Izrael

    Ditën e djeshme, disa zyrtarë dhe organe të larta iraniane, përfshirë Presidentin, konfirmuan armëpushimin midis Iranit dhe Izraelit.
    Sipas mediave të huaja, megjithatë ende nuk ka pasur ndonjë pranim publik nga individi që konsiderohet si figura më e fuqishme në vend, Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei.
    Udhëheqësi suprem zakonisht ka fjalën e fundit për çështjet shtetërore, dhe sytë brenda dhe jashtë Iranit mbeten të përqendruar se kur ai do të komentojë mbi armëpushimin.
    Khamenei thuhet se është larguar nga vendbanimi i tij i zakonshëm në qendër të Teheranit dhe tani është strehuar në një bunker të sigurt, por kjo nuk është konfirmuar nga Irani.
    Ai u shfaq për herë të fundit në televizionin shtetëror më 18 qershor në një mesazh të pararegjistruar, në të cilin hodhi poshtë thirrjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për “dorëzimin pa kushte” të Teheranit.
    Edhe pse llogaritë e tij zyrtare në rrjetin social ‘X’ kishin qenë aktive para armëpushimit, ai nuk është parë në publik që nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor, kur një tjetër mesazh i para-regjistruar u transmetua pas sulmit.
    Imazhet më të fundit që e tregojnë atë në një mjedis publik datojnë që nga 11 qershori, gjatë një takimi me anëtarë të parlamentit iranian.

  • “Ose prano, ose do vijmë të të marrim”- Ja si SHBA detyroi Khamenein të pranojë armëpushimin

    “Ose prano, ose do vijmë të të marrim”- Ja si SHBA detyroi Khamenein të pranojë armëpushimin

    Ajatollah Ali Khamenei

    IRANI-Teksa armëpushimi po respektohet ende nuk ka pasur ndonjë pranim publik nga individi që konsiderohet si figura më e fuqishme në vend, Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei. Lideri suprem i Iranit, duket se ka pranuar të tërhiqet dhe të pranojë një armëpushim pas një paralajmërimi të drejtpërdrejtë nga inteligjenca amerikane.
    Sipas një raportimi të publikuar nga Corriere della Sera, Uashingtoni i ka dërguar Khameneit një mesazh të qartë dhe kërcënues: “Ose brenda 24 orëve pranon armëpushimin, ose ne do të vijmë të të marrim”, duke përfshirë edhe koordinatat e vendndodhjes së tij të fshehur.
    Khamenei, i njohur për kujdesin ekstrem për mbijetesën e tij dhe të regjimit islamik, thuhet se ka zgjedhur të tërhiqet – jo vetëm sepse nuk kishte zgjedhje, por edhe sepse “i duhej një moment për të marrë frymë”, thotë burimi. Që nga mëngjesi i së djeshmes, televizioni shtetëror iranian IRIB dhe mjetet e tjera të propagandës së regjimit janë mobilizuar për të treguar versionin e tyre të asaj që po quhet tashmë “Lufta 12-ditore”.
    Në emisione televizive, komentatorët pro-regjim deklarojnë fitoren: “Ne i fituam, askush nuk mundi të na mposhte”, ndërsa pretendojnë se edhe SHBA ka lutur Iranin të ndalojë bombardimet ndaj bazave amerikane dhe Izraelit.
    Pavarësisht se ende fshihet në një bunker për shkak të frikës nga atentatet – pas vrasjes së disa gjeneralëve të tij – Ayatollah Khamenei ka qenë i pari që ka shpallur “triumfin”.
    Në një postim në X, ai shkroi: “Kush e njeh popullin iranian dhe historinë e tij, e di që ky popull nuk dorëzohet.”
    Zëdhënësi i Organizatës për Energjinë Atomike të Iranit, Behrouz Kamalvandi, deklaroi se “industria bërthamore nuk do të ndalet” dhe se “rrënjët e saj nuk mund të shkulen”. Ekspertët perëndimorë e cilësojnë këtë situatë si një humbje të qartë për Iranin, duke e përshkruar si poshtërimin më të madh ushtarak në historinë moderne të Republikës Islamike.

  • “Do vijmë të të marrim”/ Paralajmërimi nga SHBA që detyroi Khamenein të pranojë armëpushimin

    “Do vijmë të të marrim”/ Paralajmërimi nga SHBA që detyroi Khamenein të pranojë armëpushimin

    Sipas një raportimi të publikuar nga Corriere della Sera, një burim i brendshëm i regjimit iranian ka treguar se lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka pranuar të tërhiqet dhe të pranojë një armëpushim pas një paralajmërimi të drejtpërdrejtë nga inteligjenca amerikane.
    Sipas burimit, Uashingtoni i ka dërguar Khameneit një mesazh të qartë dhe kërcënues: “Ose brenda 24 orëve pranon armëpushimin, ose ne do të vijmë të të marrim”, duke përfshirë edhe koordinatat e vendndodhjes së tij të fshehur.
    Khamenei, i njohur për kujdesin ekstrem për mbijetesën e tij dhe të regjimit islamik, thuhet se ka zgjedhur të tërhiqet – jo vetëm sepse nuk kishte zgjedhje, por edhe sepse “i duhej një moment për të marrë frymë”, thotë burimi
    Që nga mëngjesi i së djeshmes, televizioni shtetëror iranian IRIB dhe mjetet e tjera të propagandës së regjimit janë mobilizuar për të treguar versionin e tyre të asaj që po quhet tashmë “Lufta 12-ditore”.
    Në emisione televizive, komentatorët pro-regjim deklarojnë fitoren: “Ne i fituam, askush nuk mundi të na mposhtte”, ndërsa pretendojnë se edhe SHBA ka lutur Iranin të ndalojë bombardimet ndaj bazave amerikane dhe Izraelit.
    Sipas këtij narrativi, ishte mëshirueshëm që forcat iraniane pranuan armëpushimin e kërkuar nga administrata Trump.
    Një profesor nga Teherani, cituar nga Corriere, e komenton kështu situatën: “E njëjta histori gjithmonë – ata e shpallin fitoren edhe kur humbin. Manipulojnë narrativën për të shpëtuar fytyrën dhe na ftojnë të ‘festojmë’ në sheshin Enghelab.”
    Pavarësisht se ende fshihet në një bunker për shkak të frikës nga atentatet – pas vrasjes së disa gjeneralëve të tij – Ayatollah Khamenei ka qenë i pari që ka shpallur “triumfin”.
    Në një postim në X, ai shkroi: “Kush e njeh popullin iranian dhe historinë e tij, e di që ky popull nuk dorëzohet.”
    Pas tij, edhe figura të tjera të regjimit u rreshtuan me deklarata bombastike. Deputeti konservator Mahmoud Nabavian deklaroi se “para kësaj lufte, Irani ishte një fuqi rajonale, tani po bëhet një perandori islamike.”
    Ish-presidenti Hassan Rouhani paralajmëroi se “armëpushimi nuk duhet parë si fund i rrezikut”, por si një mundësi për mashtrim që kërkon vigjilencë të plotë.
    Ndërsa pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar po përpiqet të kuptojë nëse palët do të rikthehen në tryezën e negociatave për çështjen bërthamore, sinjalet nga Teherani janë të përziera.
    Zëdhënësi i Organizatës për Energjinë Atomike të Iranit, Behrouz Kamalvandi, deklaroi se “industria bërthamore nuk do të ndalet” dhe se “rrënjët e saj nuk mund të shkulen”.
    Ekspertët perëndimorë e cilësojnë këtë situatë si një humbje të qartë për Iranin, duke e përshkruar si poshtërimin më të madh ushtarak në historinë moderne të Republikës Islamike.
    Sipas Corriere, e vetmja “fitore” reale për regjimin është fakti që Khamenei është ende gjallë – dhe me të, edhe sistemi shtypës që ai përfaqëson.
    Një vajzë iraniane e quajtur Mina, e intervistuar nga gazeta në fillim të konfliktit, përmbyll me fjalë tronditëse: “U realizua skenari më i keq i mundshëm për ne – na bombarduan dhe na lanë nën sundimin e një regjimi të plagosur, por më të rrezikshëm se kurrë.”

  • Turqia mirëpret armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

    Turqia mirëpret armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

    Turqia ka përshëndetur njoftimin për një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, ndërsa nënvizon se po ndjek me vëmendje deklaratat që lidhen me shkeljen e tij.

    Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme turke i bën thirrje të gjitha palëve që të zbatojnë plotësisht armëpushimin gjatë kësaj periudhe kritike.

    Deklarata thekson gjithashtu se në një kohë kur Lindja e Mesme ka nevojë për paqe dhe stabilitet më shumë se kurrë, është thelbësore të ndërmerren hapa vendimtarë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

    Ministria shton se zhvillimet e fundit kanë treguar edhe një herë urgjencën për të zgjidhur çështjen palestineze, e cila mbetet në qendër të shumë prej konflikteve të vjetra në rajon.

    Në përfundim, Turqia riafirmon angazhimin e saj për të mbështetur çdo përpjekje që synon vendosjen e paqes dhe shpreh gatishmërinë për të kontribuar në mënyrë konstruktive në këtë drejtim. Syri.net-iefimerida