Tag: armëpushimi

  • Lufta në Ukrainë, Zelensky: Armëpushimi me Rusinë është i mundur në çdo moment!

    Lufta në Ukrainë, Zelensky: Armëpushimi me Rusinë është i mundur në çdo moment!

    Volodymyr Zelensky ka thënë se një armëpushim me Rusinë është i mundur në çdo moment.

    Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në Pragë së bashku me presidentin çek Petr Pavel, presidenti ukrainas tha gjithashtu se Kivei shpreson të marrë 1.8 milion predha në vitin 2025 në kuadër të një iniciative çeke për të ofruar ndihmë ushtarake.
    Kujtojmë se lideri rus, Vladimir Putin të hënën shpalli një armëpushim tre-ditor për të shënuar 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
    Armëpushimi 72-orësh do të hyjë në fuqi kur Putini të presë udhëheqës ndërkombëtarë në Sheshin e Kuq të Moskës, përfshirë Presidentin kinez Xi Jinping.
    Duke iu përgjigjur ofertës, Zelensky tha se ishte gati për sa kohë që armëpushimi do të zgjaste 30 ditë.

    Top Channel

  • Hamasi i hapur për një marrëveshje, lirojmë të gjithë pengjet në këmbim të një armëpushimi 5-vjeçar në Gaza

    Hamasi i hapur për një marrëveshje, lirojmë të gjithë pengjet në këmbim të një armëpushimi 5-vjeçar në Gaza

    Hamasi është i hapur për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, që përfshin lirimin e vetëm të të gjithë pengjeve të mbetur, si dhe një ndërprerje pesëvjeçare të armiqësive.
    Këtë e deklaroi një zyrtar i grupit terrorist për timesofisrael.com.
    Hamasi është gati për një shkëmbim të vetëm të të burgosurve dhe një armëpushim pesëvjeçar, u shpreh zyrtari duke folur në kushte anonimiteti, ndërsa një delegacion nga grupi i tij do të takohej me ndërmjetësuesit në kryeqytetin egjiptian Kajro.
    Më 17 prill, Hamasi, i cili kundërshton një marrëveshje “të pjesshme” armëpushimi, hodhi poshtë një propozim izraelit që do të kishte kërkuar një armëpushim 45-ditor në këmbim të kthimit të 10 pengjeve të gjallë.
    Grupi radikal palestinez, vazhdimisht ka bërë thirrje për një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga sulmi ndaj Izraelit, më 7 tetor të vitit 2023. Po ashtu kërkon një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza, një shkëmbim të të burgosurve dhe ndihmë humanitare të menjëhershme e të mjaftueshme për të hyrë në Rripin e Gazës.
    Grupi tha se ishte i gatshëm të diskutonte ide të reja, por nuk donte të çarmatoste Hamasin.Benjamin Netanyahu ka thënë se udhëzoi ushtrinë izraelite që të intensifikojë presionin ndaj Hamasit, pasi grupi militant palestinez refuzoi një propozim të përkohshëm armëpushimi.
    Në një fjalim televiziv, kryeministri izraelit deklaroi se ndërsa lufta erdhi me një çmim të rëndë, Izraeli nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte të luftonte për ekzistencën deri në fitore.
    Aktualisht, Hamasi po mban 59 pengje, ku 24 prej tyre besohet se janë gjallë. Ky grup i shpallur “terrorist” nga Amerika dhe Bashkimi Europian thotë se do t’i kthejë ata vetëm në këmbim të lirimit të më shumë të burgosurve palestinezë, një tërheqjeje të plotë izraelite nga Gaza dhe një armëpushimi të qëndrueshëm, siç kërkohet në marrëveshjen e armëpushimit tashmë të prishur e që ishte arritur në fillim të këtij viti.
    Më 4 prill, ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një ofensivë të re tokësore në lindje të Qytetit të Gazës, me qëllim që të zgjerojë zonën e sigurisë që ka krijuar brenda enklavës palestineze. Izraeli tha se trupat e tij kanë nisur të kryejnë aktivitete ushtarake në zonën Shejaija, në veri të Gazës.

  • Hamas i hapur për një marrëveshje, lirojmë të gjithë pengjet në këmbim të një armëpushimi 5-vjeçar në Gaza!

    Hamas i hapur për një marrëveshje, lirojmë të gjithë pengjet në këmbim të një armëpushimi 5-vjeçar në Gaza!

    Hamasi është i hapur për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, që përfshin lirimin e vetëm të të gjithë pengjeve të mbetur, si dhe një ndërprerje pesëvjeçare të armiqësive.

    Këtë e deklaroi një zyrtar i grupit terrorist për timesofisrael.com.
    Hamasi është gati për një shkëmbim të vetëm të të burgosurve dhe një armëpushim pesëvjeçar, u shpreh zyrtari duke folur në kushte anonimiteti, ndërsa një delegacion nga grupi i tij do të takohej me ndërmjetësuesit në kryeqytetin egjiptian Kajro.
    Më 17 prill, Hamasi, i cili kundërshton një marrëveshje “të pjesshme” armëpushimi, hodhi poshtë një propozim izraelit që do të kishte kërkuar një armëpushim 45-ditor në këmbim të kthimit të 10 pengjeve të gjallë.
    Grupi radikal palestinez, vazhdimisht ka bërë thirrje për një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga sulmi ndaj Izraelit, më 7 tetor të vitit 2023. Po ashtu kërkon një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza, një shkëmbim të të burgosurve dhe ndihmë humanitare të menjëhershme e të mjaftueshme për të hyrë në Rripin e Gazës.
    Grupi tha se ishte i gatshëm të diskutonte ide të reja, por nuk donte të çarmatoste Hamasin.
    Benjamin Netanyahu ka thënë se udhëzoi ushtrinë izraelite që të intensifikojë presionin ndaj Hamasit, pasi grupi militant palestinez refuzoi një propozim të përkohshëm armëpushimi.
    Në një fjalim televiziv, kryeministri izraelit deklaroi se ndërsa lufta erdhi me një çmim të rëndë, Izraeli nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte të luftonte për ekzistencën deri në fitore.
    Aktualisht, Hamasi po mban 59 pengje, ku 24 prej tyre besohet se janë gjallë. Ky grup i shpallur “terrorist” nga Amerika dhe Bashkimi Europian thotë se do t’i kthejë ata vetëm në këmbim të lirimit të më shumë të burgosurve palestinezë, një tërheqjeje të plotë izraelite nga Gaza dhe një armëpushimi të qëndrueshëm, siç kërkohet në marrëveshjen e armëpushimit tashmë të prishur e që ishte arritur në fillim të këtij viti.
    Më 4 prill, ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një ofensivë të re tokësore në lindje të Qytetit të Gazës, me qëllim që të zgjerojë zonën e sigurisë që ka krijuar brenda enklavës palestineze. Izraeli tha se trupat e tij kanë nisur të kryejnë aktivitete ushtarake në zonën Shejaija, në veri të Gazës.

    Top Channel

  • Armëpushimi i Pashkëve, pjesë e propagandës ruse sipas ministrit të Jashtëm francez

    Armëpushimi i Pashkëve, pjesë e propagandës ruse sipas ministrit të Jashtëm francez

    Armëpushimi i Pashkëve i shpallur nga Moska, por që nuk çoi në një ndërprerje të armiqësive në Ukrainë, “ishte një operacion marketingu” për “të shmangë humbjen e durimit të Presidentit (SHBA) Donald Trump”, tha sot Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot, duke vënë në dukje gjithashtu se evropianët informuan SHBA-në për vijat e tyre të kuqe në lidhje me një marrëveshje paqeje Ukrainë-Rusi, në një takim që patën javën e kaluar.

    “Armëpushimi i Pashkëve, të cilin (Vladimir Putin) e shpalli paksa papritur, ishte një operacion marketingu, një operacion sharmi që synonte të parandalonte Presidentin Trump të humbiste durimin dhe të acarohej”, tha Barrow.
    “Megjithatë, ajo që po konstatojmë është se, pavarësisht shkeljeve të shumta, qindra mijëra të zbuluara nga ukrainasit, intensiteti i goditjeve me dronë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi është ulur”, shtoi ai.
    Rusia rifilloi sulmet ajrore në Ukrainë dje, të hënën, pas skadimit të armëpushimit të brishtë 30-orësh të Pashkëve të shpallur nga Moska.
    Donald Trump kishte kërcënuar të premten se do të tërhiqej nga negociatat e armëpushimit, të cilat Uashingtoni i ka zhvilluar prej javësh, por pa rezultat deri më tani, përpara se të deklaronte të dielën se shpresonte për një marrëveshje “brenda javës” midis Rusisë dhe Ukrainës, në një mesazh të shkurtër që postoi të dielën në faqen e rrjeteve sociale Truth Social.
    “Për më shumë se një muaj, ukrainasit, bazuar në një propozim franko-britanik, kanë propozuar në mënyrë të njëanshme një armëpushim në det, në ajër dhe në infrastrukturën energjetike, një propozim që u mirëprit nga amerikanët, të cilët u kërkuan ukrainasve të lëvizin më tej drejt një armëpushimi të përgjithshëm 30-ditor,” vazhdoi Barrow.
    “Tani i takon Vladimir Putinit të pranojë të njëjtin parim,” vuri në dukje ministri i jashtëm francez.
    Të mërkurën, është planifikuar edhe një takim në Londër mes zyrtarëve të lartë amerikanë, ukrainas, britanikë dhe francezë, përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, pas bisedimeve të paprecedentë në Paris të enjten në prani të Marco Rubio, si dhe Steve Witkoff, i dërguari special i Donald Trump.
    Fuqitë evropiane i thanë SHBA javën e kaluar se cilat aspekte të një marrëveshjeje të mundshme paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë do të ishin të panegociueshme për ta, vuri në dukje gjithashtu ministri i Jashtëm francez.
    “Objektivi i vetëm që na shqetëson është të mbrojmë interesat franceze dhe sigurinë evropiane. “Kjo është arsyeja pse, ndërsa SHBA vendos të vendoset në pozicionin e një ndërmjetësi, ne po i bëjmë ata të dëgjojnë se cilat janë “vijat tona të kuqe”,” theksoi Barrot, duke iu referuar çështjeve për të cilat liderët evropianë janë të palëkundur, pa elaboruar megjithatë më tej.

  • Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të Pashkëve

    Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të Pashkëve

    Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e një “armëpushimi të Pashkëve”, që u njoftua nga presidenti rus të shtunën.Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se vija e frontit të Ukrainës ishte goditur nga më shumë se 46 sulme ruse që nga fillimi i ditës të dielën.
    Në përgjigje, ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte “zmbrapsur” tentativat e sulmeve nga Ukraina dhe akuzoi Kievin për lëshimin e qindra dronëve dhe predhave, sipas burimeve të medias shtetërore.Të shtunën, Putin tha se do të përfundonin të gjitha armiqësitë nga ora 16:00 të shtunën deri në mesnatë në Moskë të dielën.
    “Për këtë periudhë, unë urdhëroj të ndërpriten të gjitha veprimet ushtarake. Ne supozojmë se pala ukrainase do të ndjekë shembullin tonë. Në të njëjtën kohë, trupat tona duhet të jenë të gatshme për të zmbrapsur shkeljet e mundshme të armëpushimit dhe provokimet nga armiku, çdo veprim të tij agresiv”, tha Putin.
    Megjithatë, Zelensky tha se Ukraina pa qindra sulme dhe lëshime me dronë të dielën dhe se shpallja e një armëpushimi nga Putin ishte një ushtrim “PR”.
    Zelensky shtoi se fjalët e Vladimir Putin ishin “boshe” dhe ai akuzoi Kremlinin se po përpiqej të krijonte “një përshtypje të përgjithshme të një armëpushimi”./Opinion.al

  • Rusia dhe Ukraina me akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit

    Rusia dhe Ukraina me akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit

    Armëpushimi 30-orësh mes Rusisë dhe Ukrainës duket se nuk po respektohet plotësisht, teksa të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje.
    Armëpushimi u shpall njëanshëm nga presidenti rus, Vladimir Putin, më 19 prill, dhe ai është paraparë të jetë në fuqi nga ora 18:00 e asaj dite, deri në mesnatën e 20 prillit.
    Megjithatë, të dyja palët raportuan për sulme të dielën e Pashkëve, edhe pse këto pretendime nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

    Autoritetet ruse raportuan për të paktën tri shpërthime në rajonin e pushtuar të Donjeckut, në lindje të Ukrainës, mëngjesin e 20 prillit. Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se Kievi gjatë natës kishte kryer 48 sulme me dronë ndaj caqeve në Rusi dhe në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.
    Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të dielën, më 20 prill, se forcat ruse kanë vazhduar granatimet dhe sulmet përgjatë vijës së frontit, pavarësisht njoftimit të Putinit për një armëpushim të shkurtër me rastin e festës së Pashkëve.
    Armëpushimi 30-orësh do të ishte pauza më e rëndësishme në luftimet gjatë këtij konflikti trevjeçar.
    Por, vetëm disa orë pasi urdhri pritej të hynte në fuqi, në Kiev dhe disa rajone të tjera të Ukrainës u dëgjuan sirenat paralajmëruese për sulme ajrore, teksa Zelensky akuzoi Rusinë se nuk ka ndalur sulmet.
    “Në drejtimet e ndryshme të vijës së frontit, janë regjistruar tashmë 59 raste të granatimeve ruse dhe pesë sulme nga njësi ruse”, tha presidentit ukrainas Zelensky përmes rrjeteve sociale, duke cituar një raport të komandantit të përgjithshëm ukrainas, Oleksandr Syrsky, që i referohet sulmeve deri në orën 06:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale.
    Ai shtoi se gjatë gjashtë orëve deri në mesnatën e së shtunës, kishte pasur “387 raste të granatimeve dhe 19 sulme nga forcat ruse”, ndërsa dronët ishin “përdorur nga rusët 290 herë”.
    “Në përgjithësi, në mëngjesin e Pashkëve, mund të themi se ushtria ruse po përpiqet të krijojë përshtypjen e një armëpushimi, ndërsa në disa zona vazhdojnë përpjekjet e izoluara për të avancuar dhe për t’i shkaktuar humbje Ukrainës”, u tha në postimin e Zelenskyt.
    Urdhri i Putinit për ndaljen e të gjitha veprimeve luftarake gjatë fundjavës së Pashkëve, vjen pas disa muajsh përpjekje nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të bindur Moskën dhe Kievin që të bien dakord për një armëpushim, lidhur me luftën që nisi në shkurt të vitit 2022.
    Të premten, madje Uashingtoni kërcënoi se do të tërhiqej nga bisedimet nëse nuk kishte përparim të prekshëm.
    “Sot nga ora 18:00 [sipas kohës lokale] të shtunën, deri në mesnatën e së dielës, pala ruse njofton për një armëpushim për Pashkët”, tha Putin një ditë më herët gjatë një takimi me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov.
    Sipas Putini, vendimin për armëpushim për festën e Pashkëve e ndërmori për “arsye humanitare”./REL

  • Putin njofton armëpushim të përkohshëm për festimet e Pashkës në Ukrainë

    Putin njofton armëpushim të përkohshëm për festimet e Pashkës në Ukrainë

    Rusia do të ndalojë “të gjitha operacionet ushtarake” si pjesë e “armëpushimit të Pashkëve” në Ukrainë, njoftoi Kremlini në të Shtunën e Madhe.

    Në një deklaratë në Telegram, Kremlini tha se armëpushimi i përkohshëm do të zgjasë nga ora 18:00 e sotme (me orën ruse) deri në mesnatën e 21 prillit.
    “Trupat tona duhet të jenë të gatshme për të zmbrapsur shkeljet e mundshme të armëpushimit dhe provokimet nga armiku dhe nga çdo veprim agresiv të tij”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.
    Moska thotë se pala ukrainase duhet “të ndjekë shembullin tonë”.
    Bloomberg: Trump i gatshëm të njohë pushtimin e Krimesë
    Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të njohin kontrollin rus të rajonit ukrainas të Krimesë, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë paqeje midis Moskës dhe Kievit, raportoi Bloomberg më herët të shtunën, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.
    Koncesioni i mundshëm është sinjali i fundit që Presidenti Donald Trump dëshiron të çimentojë një marrëveshje armëpushimi dhe vjen pasi ai dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio sugjeruan të premten se administrata është e gatshme të largohet nga përpjekjet për paqe nëse nuk arrihet shpejt përparim.
    Krimea u aneksua nga Kremlini në vitin 2014 pas një pushtimi dhe referendumi pasues të mbajtur nën okupim. Komuniteti ndërkombëtar i rezistoi njohjes së gadishullit si rus për të shmangur legjitimimin e aneksimit të paligjshëm.
    Kjo rrezikon të minojë ligjet dhe traktatet ndërkombëtare që ndalojnë sekuestrimin e tokës me forcë.
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar vazhdimisht se nuk do t’i dorëzojë territor Moskës. Por kjo masë do të ishte një ndihmë për presidentin rus Vladimir Putin, i cili ka kërkuar prej kohësh njohjen ndërkombëtare të sovranitetit rus mbi Krimenë. Putini deri më tani ka refuzuar të pajtohet me propozimin e Trump për një marrëveshje të gjerë paqeje. Të njëjtat burime thanë se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje. Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigjën një kërkese për koment. Një zyrtar amerikan i njohur me negociatat, i pyetur për mundësinë e njohjes së Krimesë, nuk pranoi të komentojë detajet e bisedimeve. Shtetet e Bashkuara u paraqitën aleatëve të tyre propozime për të mundësuar një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës në Paris të enjten, duke përfshirë një përmbledhje të kushteve për përfundimin e luftimeve dhe lehtësimin e sanksioneve kundër Moskës në rast të një armëpushimi të qëndrueshëm, raportoi më herët Bloomberg.
    Propozimi do të ngrinte gjerësisht vijën e frontit, me shumicën e territoreve të tjera ukrainase të mbajtura tani nga Rusia që mbeten efektivisht nën kontrollin e Moskës, thanë burimet. Ambiciet e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n gjithashtu nuk do të diskutoheshin.

    Top Channel

  • Rusia dhe Ukraina godasin njëra-tjetrën me dronë

    Rusia dhe Ukraina godasin njëra-tjetrën me dronë

    Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme me dronë ndaj njëra-tjetrës të shtunën. Moska është ankuar se Kievi ka shënjestruar objektet e saj energjetike, në kundërshtim me një marrëveshje të brishtë armëpushimi që ende nuk ka hyrë në fuqi.Ushtria e Ukrainës tha se Rusia e sulmoi me mbi 90 dronë në orët e hershme të së shtunës, dhe se shumica e dronëve u rrëzuan ose bllokuan.
    Të paktën një qark në kryeqytetin Kiev u dëmtua nga dronët, sipas kryebashkiakut Vitaly Klitshcko. Besohet se tre persona janë plagosur si pasojë.Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se u sulmua nga më shumë se 150 dronë ukrainas. Në shënjestër të dronëve ishin edhe pesë objekte energjetike, sipas saj.
    Të shtyra nga Shtetet e Bashkuara, Moska dhe Kievi muajin e kaluar u pajtuan në parim për një marrëveshje të kufizuar armëpushimi, sipas të cilës, do të ndaleshin sulmet ndaj objekteve energjetike në të dyja vendet.
    Ukraina, në veçanti, ka pasur vështirësi t’i mbajë në punë rrjetin elektrik dhe impiantet e ngrohjes komunale, pasi Rusia ka goditur vazhdimisht këto objekte për më shumë se dy vjet.
    Pavarësisht shpalljes së armëpushimit, të dyja palët vazhdojnë të shkëmbejnë sulme me dronë.
    Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë bisedimet e drejtpërdrejta me zyrtarë rusë, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për t’i ndrequr marrëdhëniet dypalëshe.
    Emisari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, ishte të premten në Shën Petersburg, Rusi, ku bisedoi për më shumë se katër me presidentin Vladimir Putin.
    As Witkoff, as Shtëpia e Bardhë nuk dhanë ndonjë deklaratë publike pas takimit, por Kremlini tha se në takim u bisedua edhe “për mënyrat e zgjidhjes [së konfliktit] në Ukrainë”.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur padurim me ritmin e bisedimeve për zbatimin e një armëpushimi në Ukrainë. Disa orë pasi Witkoff zbriti në Shën Petersburg, Trump postoi një mesazh në rrjetin e tij social, duke e quajtur luftën “të pakuptimtë” dhe tha se ajo “nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”.
    “Rusia duhet të veprojë. Po vdesin shumë njerëz”, shkroi ai.
    Emisari i Shtëpisë së Bardhë për Ukrainën, Keith Kellogg, sugjeroi se trupat britanike dhe franceze mund të marrin zona kontrolli në Ukrainë.
    Duke folur në një intervistë të publikuar më 12 prill në gazetën The Times of London, Kellogg sugjeroi që këto trupa mund të kishin zona përgjegjësie në perëndim të lumit Dnieper, si pjesë e një “forcë sigurie”, me një zonë të demilitarizuar që i ndan nga territoret e pushtuara nga Rusia në lindje.
    “Mund të duket pothuajse si Berlini pas Luftës së Dytë Botërore, kur kishte një zonë ruse, një franceze, një britanike dhe një amerikane”, tha ai.
    Kellogg tha më vonë në X se komentet e tij ishin keqinterpretuar./rel

  • Propozimi i ri i ndërmjetësuesve egjiptian për Gazën, 8 pengje në këmbim të një armëpushimi 70 ditor

    Propozimi i ri i ndërmjetësuesve egjiptian për Gazën, 8 pengje në këmbim të një armëpushimi 70 ditor

    Një propozim i ri nga diplomatët egjiptian për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës është zbuluar nga gazeta saudite, Asharq Al-Awsat.

    Propozimi parashikon lirimin e tetë pengjeve në këmbim të një armëpushimi të përkohshëm që zgjat 40 deri në 70 ditë.
    Sipas të njëjtit burim, propozimi egjiptian tenton të kapërcejë hendekun midis propozimit të Hamasit, i cili ofronte lirimin e pesë pengjeve në këmbim të një armëpushimi 50-ditor, dhe kërkesës izraelite për lirimin e njëmbëdhjetë pengjeve të gjallë.
    Siç theksohet në raportim, tetë pengjet nuk do të lirohen menjëherë, por gradualisht. Deri më tani, asnjëra palë nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare për propozimin.

    Top Channel