Tag: armëpushim

  • Starmer kundërshton planin e Netanyahut për pushtimin e Gazës: Do të sjellë më shumë gjakderdhje, duhet armëpushim

    Starmer kundërshton planin e Netanyahut për pushtimin e Gazës: Do të sjellë më shumë gjakderdhje, duhet armëpushim

    Kryeministri britanik Keir Starmer tha se vendimi i Izraelit për të përshkallëzuar ofensivën e tij në Gaza është “i gabuar” dhe i kërkoi qeverisë së tij ta “rishqyrtojë menjëherë”.

    “Ky veprim nuk do të bëjë asgjë për t’i dhënë fund këtij konflikti ose për të ndihmuar në sigurimin e lirimit të pengjeve. Ai vetëm sa do të sjellë më shumë gjakderdhje”, tha Starmer në një deklaratë të lëshuar nga Downing Street të premten.
    “Ajo që na duhet është një armëpushim, një rritje e ndihmës humanitare, lirimi i të gjithë pengjeve nga Hamasi dhe një zgjidhje e negociuar.”
    Starmer shtoi se Hamasi “nuk mund të luajë asnjë rol në të ardhmen e Gazës dhe duhet të largohet, si dhe të çarmatoset”.
    Mbretëria e Bashkuar po punonte për një plan afatgjatë me aleatët e saj për të siguruar paqen “si pjesë e një zgjidhjeje me dy shtete”, tha ai, sipas CNN.

    “Por pa angazhimin e të dyja palëve me mirëbesim në negociata, kjo perspektivë po zhduket para syve tanë. Mesazhi ynë është i qartë: një zgjidhje diplomatike është e mundur, por të dyja palët duhet të largohen nga rruga e shkatërrimit”, tha Starmer.

    Top Channel

  • Gaza po shuhet, bota hesht/ Dita e 665-të e ferrit pa armëpushim, Hamasi zbulon kushtin për armëpushim

    Gaza po shuhet, bota hesht/ Dita e 665-të e ferrit pa armëpushim, Hamasi zbulon kushtin për armëpushim

    Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e saj të 665-të, ndërsa përpjekjet për një marrëveshje armëpushimi mbeten të ngrira.

    Negociatorët e Hamasit në Doha i kanë bërë të qartë ndërmjetësve ndërkombëtarë se nuk janë të gatshëm të rifillojnë bisedimet, për sa kohë kriza humanitare dhe uria në Gaza nuk është adresuar.

    Lajmi është bërë i ditur nga një diplomat arab dhe një burim i dytë i përfshirë në ndërmjetësim, të cituar nga Times of Israel.

    Nga Rripi i Gazës, situata mbetet e rënduar. Burime spitalore, të cituara nga Al Jazeera Arabic, bëjnë me dije se të paktën 10 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite që nga agimi i sotëm.

    Më herët, dy persona u vranë dhe mbi 70 të tjerë u plagosën pranë Korridorit Morag, një pikë shpërndarjeje ndihmash humanitare në jug të Khan Younis, ku kishte grumbullime të mëdha njerëzish që kërkonin ushqime dhe ndihmë.

    Në Jerusalem, Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

    Sipas raportimeve, po formësohet një mirëkuptim i ri mes SHBA-së dhe Izraelit, që parashikon fundin e marrëveshjeve të pjesshme për lirimin e pengjeve, duke u zhvendosur drejt çarmatimit total të Hamasit dhe demilitarizimit të Rripit të Gazës.

    Burime të afërta me bisedimet theksojnë se tashmë kërkohet një zgjidhje përfundimtare, që përfshin lirimin e të gjithë pengjeve, si dhe eliminimin e strukturave ushtarake të Hamasit.

    Nga ana tjetër, Zëvendëskryeministri italian Antonio Tajani, gjatë një takimi me kryeministrin e Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mohammad Mustafa, njoftoi një operacion evakuimi për 50 palestinezë, kryesisht fëmijë të sëmurë dhe shoqëruesit e tyre, që do të dërgohen për trajtim jashtë Gazës.

    Tajani gjithashtu bëri të ditur ndarjen e 5 milionë eurove ndihmë për blerjen e ushqimeve dhe furnizimeve për popullatën civile.

    Ndërkohë që fronti i betejës mbetet aktiv dhe ndërkombëtarisht i ndjeshëm, përpjekjet diplomatike për një zgjidhje afatgjatë vazhdojnë, por pa progres konkret në terren.

  • Kriza humanitare dhe përpjekjet për armëpushim/ I dërguari i Trump ultimatum Netanjahut?

    Kriza humanitare dhe përpjekjet për armëpushim/ I dërguari i Trump ultimatum Netanjahut?

    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, u takua të enjten me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në përpjekje për të shpëtuar bisedimet për armëpushim në Gazë dhe për krizën humanitare në enklavën palestineze, ku organizatat që monitorojnë urinë kanë thënë se atje po ndodh skenari më i keq i urisë.

    Menjëherë pas mbërritjes së Witkoffit, presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në Truth Social: “Mënyra më më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gazë është që Hamasi të dorëzohet dhe t’i lirojë pengjet”.

    Ai iu referua grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i cili gjatë sulmit të 7 tetorit në Izrael vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë.

    Bisedimet indirekte për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Doha përfunduan pa ndonjë rezultat javën e kaluar, me të dyja palët që fajësuan njëra-tjetrën për bllokim, ndërsa vazhdojnë të kenë mospajtime për çështje, sikurse deri në çfarë mase duhet të tërhiqet Izraeli në aspektin ushtarak.

    Vizita e Witkoffit zhvillohet në kohën kur Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar lidhur me shkatërrimin në Gazë dhe kufizimet e vendosura për ndihmën në këtë territor. Kanadaja u bë fuqia e fundit perëndimore që paralajmëroi se do të njohë shtetin palestinez.

    Një ditë më parë, Izraeli i dërgoi një përgjigje Hamasit lidhur me ndryshimet e fundit që ky grup i kishte bërë një propozimi amerikan, i cili parasheh një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e disa pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë, tha një burim për Reuters.

    Zyrtarët izraelitë kanë thënë ditët e fundit se Izraeli mund të aneksojë disa pjesëve të Gazës nëse vazhdon bllokada në bisedime.

    Zyrtarët mjekësorë në Gazë thanë se të paktën 23 persona u raportuan të vrarë Izraeli në të gjithë enklavën palestineze, përfshirë 12 persona, teksa turmat ishin mbledhur për të marrë ndihma afër korridorit Netzarim, që kontrollohet nga Izraeli.

    Që nga fillimi i luftës, Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se ka regjistruar 156 vdekje nga uria dhe kequshqyerja, shumica prej tyre gjatë javëve të fundit, përfshirë të paktën 90 fëmijë.

    Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, që nisi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, në Gazë janë vrarë më shumë se 60.000 persona./rel

  • I dërguari i Trumpit takohet me Netanyahun për ndihmën në Gazë

    I dërguari i Trumpit takohet me Netanyahun për ndihmën në Gazë

    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, u takua të enjten me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në përpjekje për të shpëtuar bisedimet për armëpushim në Gazë dhe për krizën humanitare në enklavën palestineze, ku organizatat që monitorojnë urinë kanë thënë se atje po ndodh skenari më i keq i urisë.

    Menjëherë pas mbërritjes së Witkoffit, presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në Truth Social: “Mënyra më më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gazë është që Hamasi të dorëzohet dhe t’i lirojë pengjet”.
    Ai iu referua grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i cili gjatë sulmit të 7 tetorit në Izrael vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë.

    Bisedimet indirekte për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Doha përfunduan pa ndonjë rezultat javën e kaluar, me të dyja palët që fajësuan njëra-tjetrën për bllokim, ndërsa vazhdojnë të kenë mospajtime për çështje, sikurse deri në çfarë mase duhet të tërhiqet Izraeli në aspektin ushtarak.
    Vizita e Witkoffit zhvillohet në kohën kur Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar lidhur me shkatërrimin në Gazë dhe kufizimet e vendosura për ndihmën në këtë territor. Kanadaja u bë fuqia e fundit perëndimore që paralajmëroi se do të njohë shtetin palestinez.
    Një ditë më parë, Izraeli i dërgoi një përgjigje Hamasit lidhur me ndryshimet e fundit që ky grup i kishte bërë një propozimi amerikan, i cili parasheh një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e disa pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë, tha një burim për Reuters.
    Zyrtarët izraelitë kanë thënë ditët e fundit se Izraeli mund të aneksojë disa pjesëve të Gazës nëse vazhdon bllokada në bisedime.
    Zyrtarët mjekësorë në Gazë thanë se të paktën 23 persona u raportuan të vrarë Izraeli në të gjithë enklavën palestineze, përfshirë 12 persona, teksa turmat ishin mbledhur për të marrë ndihma afër korridorit Netzarim, që kontrollohet nga Izraeli.
    Që nga fillimi i luftës, Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se ka regjistruar 156 vdekje nga uria dhe kequshqyerja, shumica prej tyre gjatë javëve të fundit, përfshirë të paktën 90 fëmijë.
    Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, që nisi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, në Gazë janë vrarë më shumë se 60.000 persona./REL

  • I dërguari i Trumpit takohet me Netanyahun për ndihmën në Gazë/ Trump: Mënyra më më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës është dorëzimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve

    I dërguari i Trumpit takohet me Netanyahun për ndihmën në Gazë/ Trump: Mënyra më më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës është dorëzimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve

     I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, u takua të enjten me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në përpjekje për të shpëtuar bisedimet për armëpushim në Gazë dhe për krizën humanitare në enklavën palestineze, ku organizatat që monitorojnë urinë kanë thënë se atje po ndodh skenari më i keq i urisë.

    Menjëherë pas mbërritjes së Witkoffit, presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në Truth Social: “Mënyra më më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gazë është që Hamasi të dorëzohet dhe t’i lirojë pengjet”.

    Ai iu referua grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i cili gjatë sulmit të 7 tetorit në Izrael vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë.

    Bisedimet indirekte për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Doha përfunduan pa ndonjë rezultat javën e kaluar, me të dyja palët që fajësuan njëra-tjetrën për bllokim, ndërsa vazhdojnë të kenë mospajtime për çështje, sikurse deri në çfarë mase duhet të tërhiqet Izraeli në aspektin ushtarak.

    Vizita e Witkoffit zhvillohet në kohën kur Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar lidhur me shkatërrimin në Gazë dhe kufizimet e vendosura për ndihmën në këtë territor. Kanadaja u bë fuqia e fundit perëndimore që paralajmëroi se do të njohë shtetin palestinez.

    Një ditë më parë, Izraeli i dërgoi një përgjigje Hamasit lidhur me ndryshimet e fundit që ky grup i kishte bërë një propozimi amerikan, i cili parasheh një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e disa pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë, tha një burim për Reuters. Zyrtarët izraelitë kanë thënë ditët e fundit se Izraeli mund të aneksojë disa pjesëve të Gazës nëse vazhdon bllokada në bisedime.

    Zyrtarët mjekësorë në Gazë thanë se të paktën 23 persona u raportuan të vrarë Izraeli në të gjithë enklavën palestineze, përfshirë 12 persona, teksa turmat ishin mbledhur për të marrë ndihma afër korridorit Netzarim, që kontrollohet nga Izraeli.

    Që nga fillimi i luftës, Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se ka regjistruar 156 vdekje nga uria dhe kequshqyerja, shumica prej tyre gjatë javëve të fundit, përfshirë të paktën 90 fëmijë. Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, që nisi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, në Gazë janë vrarë më shumë se 60.000 persona.

  • Izraeli hedh poshtë deklaratën e Starmer për njohjen e shtetit palestinez: Shpërblim për Hamasin!

    Izraeli hedh poshtë deklaratën e Starmer për njohjen e shtetit palestinez: Shpërblim për Hamasin!

    Izraeli ka kritikuar planet e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetësinë palestineze në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

    Ministria e Jashtme izraelite thotë se vendimi është një “shpërblim për Hamasin” dhe dëmton përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza.
    “Ndryshimi në qëndrimin e qeverisë britanike në këtë kohë, pas veprimit të Francës dhe presioneve të brendshme politike, përbën një shpërblim për Hamasin dhe dëmton përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe një kornizë për lirimin e pengjeve.”, shprehet ministria izraelite.
    Kujtojmë se kryeministri britanik Keir Starmer tha sot se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin palestinez në shtator, nëse Izraeli nuk ndërmerr “hapa të rëndësishëm për t’i dhënë fund situatës të tmerrshme në Gaza” dhe për të arritur një armëpushim.

    Top Channel

  • Kushti i Britanisë për njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli: Shpërblim për grupin e Hamasit

    Kushti i Britanisë për njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli: Shpërblim për grupin e Hamasit

    Ministria e Jashtme e Izraelit, e ka quajtur planin e qeverisë britanike për të njohur një shtet palestinez në shtator një “shpërblim për Hamasin”.
    Në një postim në Platformën X, ministria paralajmëroi se ky veprim do të dëmtonte përpjekjet për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës.
    Kryeministri britanik Keir Starmer foli në telefon me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, përpara se të njoftonte qëllimin e Londrës për të njohur një shtet palestinez, tha një burim i njohur me çështjen.
    Në një konferencë për mediat ditën e sotme, Starmer deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin e Palestinës në muajin shtator, përpara mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
    Ai theksoi se kjo njohje do të bëhet nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa të rëndësishëm për t’i dhënë fund gjendjes së rëndë në Gaza, për të arritur një armëpushim, për të garantuar se nuk do të ketë aneksime në Bregun Perëndimor, dhe për t’u angazhuar në një proces paqeje afatgjatë që çon drejt zgjidhjes me dy shtete.
    Starmer nënvizoi se “nuk ka asnjë ekuivalencë mes Izraelit dhe Hamasit”, dhe se kërkesat e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Hamasit mbeten të pandryshuara.
    Ai përsëriti që ata duhet të lirojnë të gjithë pengjet, të nënshkruajnë një armëpushim, të pranojnë se nuk do të luajnë asnjë rol në qeverinë e Gazës dhe të çarmatosen.
    “Mund të konfirmoj se Mbretëria e Bashkuar do ta njohë Shtetin e Palestinës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në shtator, përveç nëse qeveria izraelite ndërmerr hapa thelbësorë për t’i dhënë fund situatës së tmerrshme në Gaza, për të rënë dakord për një armëpushim dhe për t’u angazhuar për një paqe të qëndrueshme afatgjatë duke ringjallur perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete”, tha ai.

  • Lufta në Gaza, Starmer: Britania e Madhe do ta njohë Palestinën deri në shtator, nëse Izraeli nuk pranon armëpushim

    Lufta në Gaza, Starmer: Britania e Madhe do ta njohë Palestinën deri në shtator, nëse Izraeli nuk pranon armëpushim

    Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin e Palestinës në muajin shtator, përpara mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
    Ai thekson se kjo njohje do të bëhet nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa të rëndësishëm për t’i dhënë fund gjendjes së rëndë në Gaza, për të arritur një armëpushim, për të garantuar se nuk do të ketë aneksime në Bregun Perëndimor, dhe për t’u angazhuar në një proces paqeje afatgjatë që çon drejt zgjidhjes me dy shtete.
    Starmer nënvizoi se “nuk ka asnjë ekuivalencë mes Izraelit dhe Hamasit”, dhe se kërkesat e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Hamasit mbeten të pandryshuara.
    Ai përsëriti që ata duhet të lirojnë të gjithë pengjet, të nënshkruajnë një armëpushim, të pranojnë se nuk do të luajnë asnjë rol në qeverinë e Gazës dhe të çarmatosen.
    “Mund të konfirmoj se Mbretëria e Bashkuar do ta njohë Shtetin e Palestinës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në shtator, përveç nëse qeveria izraelite ndërmerr hapa thelbësorë për t’i dhënë fund situatës së tmerrshme në Gaza, për të rënë dakord për një armëpushim dhe për t’u angazhuar për një paqe të qëndrueshme afatgjatë duke ringjallur perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete”, tha ai.

  • “Çfarë do të ndodhë me pengjet nëse nuk ka armëpushim në Gaza?”/ Trump: Kemi disa alternativa, por…

    “Çfarë do të ndodhë me pengjet nëse nuk ka armëpushim në Gaza?”/ Trump: Kemi disa alternativa, por…

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë se ka “disa alternativa” për nxjerrjen e pengjeve nga Gaza.

    Gjatë takimit me kryeministrin e Britanisë së Madhe Keir Starmer në Skoci, Trumpit i është kërkuar të dijë se çfarë alternativash po shqyrton për të nxjerrë pengjet nëse nuk ka armëpushim, dhe ai thotë se ka “disa alternativa”.
    Ai thotë se “më e arsyeshme” është “biseda dhe negociata”, por përsërit vërejtjen e tij të mëparshme se Hamasi i përdor ata si një “mburojë”.
    Ai thotë se më parë kishte thënë se “numri do të jetë në një pikë ku nuk do të jesh në gjendje t’i rikthesh nëse nuk do të jesh shumë energjik, ose për ta thënë ndryshe, nëse nuk do të jesh shumë i pamëshirshëm, i dhunshëm”.
    “Është një situatë e keqe, shumë e keqe”, thotë ai.

    Top Channel

  • Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan i vendos afat të ri Rusisë për armëpushim: Keni 10-12 ditë kohë, tani e di përgjigjen

    Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan i vendos afat të ri Rusisë për armëpushim: Keni 10-12 ditë kohë, tani e di përgjigjen

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka qenë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim me Vladimir Putinin, në lidhje me luftën në Ukrainë – jo një, por pesë herë.

    Këto deklarata u bënë gjatë një konference për shtyp në Skoci, ku Trump ishte në një takim të përbashkët me kryeministrin britanik Keir Starmer. Takimi në tokën skoceze shënon një nga komunikimet më të drejtpërdrejta midis dy liderëve për çështje ndërkombëtare.
    “Kam folur shumë me Presidentin Putin, jam marrë vesh shumë mirë me të,” tha Trump, duke shtuar megjithatë se është thellësisht i zhgënjyer nga veprimet e fundit të liderit rus.
    “Pastaj ai del dhe fillon të lëshojë raketa në ndonjë qytet si Kievi, dhe vret shumë njerëz në ndonjë azil pleqsh apo çfarëdo tjetër, trupa të pajetë gjithandej në rrugë,” u shpreh ai.
    Trump deklaroi se i kishte lënë Putinit 50 ditë kohë për të arritur një marrëveshje për ndalimin e luftës, por tani po e rimendon këtë afat: “Do ta shkurtoj këtë afat prej 50 ditësh në një numër më të vogël, sepse mendoj se tashmë e di përgjigjen se çfarë do të ndodhë,” theksoi ai.
    Takimi me Starmer u përqendrua në çështje globale si siguria, kriza energjetike dhe Ukraina, me Trump që përdori rastin për të ritheksuar rolin që ai pretendon se ka luajtur në prapaskenë për të ndalur luftën, ndërsa theksoi se diplomacia ka nevojë për vendosmëri dhe veprim të shpejtë.
    Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur lufta në Ukrainë vazhdon pa zgjidhje të qartë, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për paqe mbeten të brishta.

    Top Channel