Tag: armend

  • Armend Rexhepagiqi: Çka do të ndodhë me ne? (teksti dhe kënga)

    Armend Rexhepagiqi: Çka do të ndodhë me ne? (teksti dhe kënga)

    Armend Rexhepagiqi është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Familja e tij është me prejardhje nga Plava (Mali i Zi).  Ai ka shkruar dhe kompozuar shumë këngë siç janë: “Qaforja”,” Edhe një herë”, “Ajo”, “Dashurinë ku e kam”. “Kujt do t’ia shpreh pikëllimin tim”, “Ti nuk më meriton”, “Harrova”, “Shko” e shumë këngë të tjera.

    Në vitin 1990 ai përfaqësoi denjësisht Kosovën në Jugovizion (festival që mbahej në ish-Jugosllavi) për zgjedhjen e këngës për garën e Eurovizionit, kënga ishte në shqip dhe quhej “Mami, mami”.  

    Në vitin 2006 ai doli fitues në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Kur dashuria vdes” si dhe arriti të marr Çmimin e Kantautorit më të mirë.

    Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këngën e tij “Çka do të ndodhë me ne”:

    Në tavolinën tonë më lulet nuk qëndrojnë,Ke harruar në toShikimet s’i kryqëzojmë për ne nuk bisedojmëDhe koha kalon ngadalëPor nuk ndahemi edhe pse s’jemi të lumturSa herë unë të shikoj dhe ti kur më shikonunë ndihem aq keqPastaj të flas ngadalë edhe pse mirë e diSe fjalët asgjë nuk ndryshojnëTi më shikon me dashuriPor shumë shpejt ne përsëri do t’grindemi.Çka do të ndodhë me neS’dua të ndahemi taniS’dua t’vazhdojmë kështu o dashuriÇka do të ndodhë dhe pseKur e di se askush nuk ka fajKur s’ka kuptim të thuhet “m’fal”

    Çka do të ndodhë me ne?

    Në tavolinën tonë më lulet nuk qëndrojnë,Ke harruar në toShikimet s’i kryqëzojmë për ne nuk bisedojmëDhe koha kalon ngadalëTi më shikon me dashuriPor shumë shpejt ne përsëri do t’grindemiÇka do të ndodhë me neS’dua të ndahemi taniS’dua t’vazhdojmë kështu o dashuriÇka do të ndodhë dhe pseKur e di se askush nuk ka fajKur s’ka kuptim të thuhet m’falÇka do të ndodhë me ne…

    Këngën mund ta dëgjoni KËTU

    E përgatiti: K. B.- ObserverKult

    ————————

    Lexo edhe:

    ARMEND REXHEPAGIQI: KUR DASHURIA VDES… (TEKSTI DHE KËNGA)

  • Shqipëria duhet të nxitojë! Talenti i Kombëtares po bën namin në Angli, Armend Muslika shënon golin e 7 në 8 ndeshje

    Shqipëria duhet të nxitojë! Talenti i Kombëtares po bën namin në Angli, Armend Muslika shënon golin e 7 në 8 ndeshje

    Një prej talenteve më të mëdhenj të Shqipërisë në Angli, në ekipet e moshave, është Armend Muslika. Ky futbollist i ka dhuruar fitoren Totenhemit U-18 edhe në ditën e sotme, teksa ia kanë dalë 2-0 ndaj Leicester.
    Goli i Armend Muslikës erdhi në minutën e 6 të takimit, ndërsa ishte goli i 7 i tij në 8 ndeshjet e para të kampionatit. Për më tepër, kjo merr vlerë të madhe pasi roli i tij nuk është qendër sulmues, por mesfushor organizator që vjen pas sulmuesit. Futbollisti 16-vjeçar ka luajtur vetëm 1 ndeshje me Shqipërinë U-17, por tani është momenti për t’i besuar të paktën një vend te Shqipëria U-21 duke parë potencialin e tij. /Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Shqipëria duhet ta thërras sa më parë, shijojeni super golin e Armend Muslikas kundër Chelsea

    VIDEO/ Shqipëria duhet ta thërras sa më parë, shijojeni super golin e Armend Muslikas kundër Chelsea

    Armend Muslika ka shënuar një super gol në ndeshjen e sotme të Totenhemit U-18 kundër Chelsea U-18. Një gol fantastik i realizuar nga goditja e dënimit teksa shqiptari nuk i ka lënë asnjë shans portierit kundërshtar për të reaguar.
    Statistikat flasin qartë për performancën dhe potencialin e këtij lojtari që në 7 ndeshjet ka realizuar gjashtë gola dhe ka dhënë dy asiste te moshat e Totenhem. Një Armend Muslika me “viben” e Armando Brojës në fillimet e tij te Chelsea, Shqipëria duhet t’i rrisi gradat për ta marrë te U-21. /Sport Ekspres/

    Check out this goal from Armend Muslika against Chelsea u18. ?
    He got invited to our u17 this month but didn’t join them. ??? pic.twitter.com/nsKOc8LKBm
    — Illyrian Footy ?? (@IllyrianFooty) October 18, 2025

  • Armend Muslika nuk ndalet më të rinjtë e Totenhemit, talenti i Shqipërisë është ndezur në Angli

    Armend Muslika nuk ndalet më të rinjtë e Totenhemit, talenti i Shqipërisë është ndezur në Angli

    Armend Muslika, talenti i Shqipërisë ka shpërthyer me të rinjtë e Totenhemit. Mesfushori shqiptar kishte arritur të realizonte 6 gola në 6 ndeshjet e fundit me Totenhemin. Ndeshjet e Muslikës janë zakonisht mes moshës U-17 dhe U-18 të Totenhemit.
    Ndërkohë në ndeshjen e fundit, Muslika ka marrë sërish qëndrën e vëmendjes me Totenhemin U-18. Në këtë takim, lojtari 16-vjeçari dhuroi dy asiste për shokët e ekipit, njëra nga goditja e këndit dhe tjetra nga loja normale. Muslika është ndër lojtarët më të vlerësuar te akademia e Totenhemit dhe e ardhmja e këtij djali duket e ndritur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Armend Muslika, ylli i madh i Shqipërisë që po rritet te Totenhemi dhe pritet të ketë magjinë e Brojës

    Armend Muslika, ylli i madh i Shqipërisë që po rritet te Totenhemi dhe pritet të ketë magjinë e Brojës

    Kush do të jetë lojtari që do të ketë magjinë e Armando Brojës? Ndalemi pak te Armend Muslika! Mesfushori 16-vjeçar është pjesë e Totenhemit në grupmoshën U-18 dhe ka shkëlqyer me këtë skuadër.Njihet si një prej talenteve më të mëdhenj të Totenhemit dhe stili i tij i futbollit është tipi anglez, shumë më ndryshe nga çfarë jemi mësuar më parë që të shohim prej mesfushorëve tanë.
    Nëse do të ndaleshim te një lojtar që mund të ketë magjinë e Armando Brojës, pra të mënyrës sesi bëri për vete shqiptarët dhe njëkohësisht të thithjes së vëmendjes mediatike, është pikërisht Muslika.Shumë pritshmëri janë për të edhe për faktin që po del nga shkolla angleze e futbollit, që të jep një dorë më të madhe për të shkuar larg në të ardhmen nëse investon shumë punë dhe përkushtim. Një emër për t’u mbajtur mend në të ardhmen, Muslika mund të jetë ylli i radhës së Shqipërisë. /Sport Ekspres/?

  • Armend Rexhepagiqi: Betohem në këngë (Teksti dhe kënga)

    Armend Rexhepagiqi: Betohem në këngë (Teksti dhe kënga)

    “Betohem në këngë”, e këndoi Armend Rexhepagiqi

    Asgjë nuk kam pos këtij kujtimi t’hidhur n’tye më duhesh sikur uji, më duhesh si liria.

    A ka dikush që dashurinë edhe si ti e lëndoi?A ka dikush në këtë qytet që dashurinë si ti shqelmoi?E unë kur flas për dashuri vetëm për ty di të flas,xhelozi e thellë kur fati ju buzëqesh ca njerëzve tjerë.Asgjë nuk kam, asgjë s’ka mbetë,lagjja jonë ende flet për ne, nëna ime tënden përshëndet,por asgjë s’ka mbetë vetëm kjo barrë që e mbaj,tërë botën mbi shpinë thuaj se e kam, i lodhur jam.Dhe do të bie unë në mend një ditë kur fati ty të lë,por do t’jetë vonë dhe nëse vuan pranë më kurrë s’do të më kesh.

    Në emër të kujtimeve, në emër të dashurisë sonëtë dikurshme shko, shko nga dhembja ime përgjithmonë.

    Betohem me këngë, në dy sytë e mi,kur jep dashuri me dashuri s’të kthehet, s’ka aty drejtësi,asgjë n’mes nesh, asgjë e shenjtë,urë më nuk ka, greminë e thellë neve na ndanë.Betohem me këngë, në krenari,loti nga guri do të rrjedh më parë se do t’rrjedh nga sytë e mi,hëna si diell do të na djegë,deti pa kripë do të mbetet shumë më parë se që do t’kthehem tek ti.

    Në emër të kujtimeve, në emër të dashurisë sonëtë dikurshme shko, shko nga dhembja ime përgjithmonë.

    Betohem me këngë, në dy sytë e mi,kur jep dashuri me dashuri, s’të kthehet s’ka aty drejtësi,asgjë n’mes nesh, asgjë e shenjtë,urë më nuk ka, greminë e thellë neve na ndanë.Betohem në këngë, në krenari,loti nga guri do të rrjedh më parë se do t’rrjedh nga sytë e mi,hëna si diell do të na djegë,deti pa kripë do të mbetet shumë më parë se që do t’kthehem tek ti.

    Asgjë nuk kam pos këtij kujtimi t’hidhur n’tye më duhesh sikur uji,  më duhesh si liria.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SHKEL DHE VETËM SHKEL…NGA ARMEND REXHEPAGIQI (TEKSTI DHE KËNGA)

    Armend Rexhepagiqi ka shkruar e kompozuar shumë këngë siç janë: “Qaforja”,” Edhe një herë”, “Ajo”, “Dashurinë ku e kam”. “Kuj do t’ia shpreh pikëllimin tim”, “Ti nuk më meriton”, “Harrova”, “Shko” e shumë këngë të tjera.Në vitin 2006 ai doli fitues në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Kur dashuria vdes” si dhe arriti të marr Çmimin e Kantautorit më të mirë.

    Po në këtë vit fitoi në festivalin e “Video Festit Muzikor” më këngën e tij “Shkel” e cila njihet si një ndër kënget më të mira të tij. 

    Tekkstin dhe këngën mund ta shikoni KËTU:

    ObserverKult

  • Armend Rexhepagiqi performon sonte në Kalanë e Ulqinit në kuadër të “Ditëve të Diasporës”

    Armend Rexhepagiqi performon sonte në Kalanë e Ulqinit në kuadër të “Ditëve të Diasporës”

    Ulqini bëhet sonte epiqendra e muzikës shqiptare, ku artisti i njohur Armend Rexhepagiqi do të ngjitet në skenën magjike të Kalasë së Ulqinit për një koncert të hapur për publikun.Mbrëmja muzikore organizohet në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës”, duke sjellë një atmosferë të veçantë për qytetarët dhe mërgimtarët, transmeton KultPlus.Koncerti fillon në ora 21:30, ndërsa hyrja është e lirë për të gjithë të interesuarit.Ngjarja është organizuar nga Komuna e Ulqinit, me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës, Organizatës Turistike dhe Qendrës për Kulturë, si pjesë e aktiviteteve që synojnë të forcojnë lidhjet kulturore me mërgatën shqiptare dhe të promovojnë trashëgiminë kulturore të qytetit.Pritet që Rexhepagiqi të interpretojë disa nga hitet e tij më të njohura, duke krijuar një përjetim emocional në ambientin historik të kalasë.
Sipas organizatorëve, ky është një ndër koncertet më të rëndësishme të verës në Ulqin, që synon të bëhet traditë në kalendarin kulturor të qytetit./KultPlus.com

  • Armend Rexhepagiqi sjell një natë magjike muzike në Kalanë e Ulqinit më 5 gusht

    Armend Rexhepagiqi sjell një natë magjike muzike në Kalanë e Ulqinit më 5 gusht

    Koncert i paharrueshëm në Kalanë e Ulqinit, Armend Rexhepagiqi do të performojë më 5 gusht.

    Nën qiellin veror dhe mes mureve shekullore të Kalasë së Ulqinit, të martën më 5 gusht, pritet të mbahet një nga mbrëmjet më të veçanta të sezonit, këngëtari i mirënjohur Armend Rexhepagiqi do të mbajë një koncert të hapur për publikun, duke sjellë emocione dhe muzikë të paharrueshme.

    Koncerti fillon në ora 21:30 dhe hyrja është falas. Ngjarja organizohet në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”, i cili tradicionalisht mbledh bashkë shqiptarët nga mbarë bota për të festuar kulturën, muzikën dhe lidhjet e përjetshme me vendlindjen.

    Organizator i këtij aktiviteti është Komuna e Ulqinit, me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës, Organizatës Turistike dhe Qendrës për Kulturë. Atmosfera pritet të jetë magjike, me tingujt karakteristikë të Rexhepagiqit që do të jehojnë nën dritat e kalasë dhe emocionet e publikut që çdo vit mbush këtë ngjarje me jetë./KultPlus.com

  • Armend Rexhepagiqi sonte këndon në Prishtinë/ Sibel Halimi: Ky koncert është një kumt dashurie për qytetin tonë (Video)

    Armend Rexhepagiqi sonte këndon në Prishtinë/ Sibel Halimi: Ky koncert është një kumt dashurie për qytetin tonë (Video)

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i dorëzoi mirënjohje dhe “Hyjneshën në Fron” artistit të njohur, Armend Rexhepagiqi, për kontributin e tij të çmuar në kulturën muzikore dhe artistike të vendit.

    Disa fjalë për këtë artist të madh, me këtë rast, i pati edhe drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi. Sipas saj, Armend Rexhepagiqi, na mësoi se jeta është kujtim, ndjenjë dhe ëndërr.

    “Në kohët kur fjala dhe kënga mbanin gjallë shpirtin e Prishtinës, zëri i tij nuk heshti kurrë”, tha Halimi.

    Ajo bëri të ditur se sonte mbahet koncerti i tij, e që sipas Halimit, “është një kumt dashurie për qytetin tonë, një kujtesë se Prishtina jeton sa herë që këndojmë bashkë”.

    Armend Rexhepagiqi sonte mban koncertin

    Një nga emrat ikonikë të skenës muzikore vendore, Armend Rexhepagiqi, këtë të shtunë, si pak herë, ngjitet në skenë për koncertin e tij.

    “Dashni e vjetër” e ka quajtur Rexhepagiqi mbrëmjen muzikore që do të mbahet në Prishtinë, e cila do të jetë edhe moment promovimi i albumit të ri, po me këtë emërtim.

    Krahas krijimtarisë muzikore tashmë të njohur, kantautori shqiptar do t’i japë zë edhe këngëve të reja, pikërisht nga ky album: “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje”, më 19 korrik te Pallati i Rinisë.

    Ai është i njohur për disa nga hitet e tij muzikore si “Dashurinë ku e kam”, “Ti nuk më meriton”, “Shkel” e shumë këngë të tjera që dëgjohen prej shumë vitesh. Gjithashtu, ai mban vulën e teksteve të dhjetëra këngëtarëve shqiptarë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “MBI 40-TAT”, POEZI NGA SIBEL HALIMI