Tag: armën

  • Plagosja e 5 personave në Laç/ Policia gjen armën e krimit, ja ku e kishte hedhur autori (Video)

    Plagosja e 5 personave në Laç/ Policia gjen armën e krimit, ja ku e kishte hedhur autori (Video)

    Policia gjen armën me të cilën u plagosën 5 persona sot në Laç.
    Gazetari Igli Çelmeta raporton për se arma e përdorur ka qenë pistoletë dhe ishte hedhur nga autori në një kantier ndërtimi, i ndodhur pranë vendit të ngjarjes.
    Të plagosur nga të shtënat mbetën Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri.
    Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt mes disa të rinjve.
    Të lënduar nga ngjarja mbetën edhe kalimtarë të rastit. Angjelina Gjezaj ishte e moshuara e cila në momentin kur ndodhi konflikti po ecte në trotuar dhe mori një plumb në këmbë. Gruaja ishte shitëse dhe tregtonte qirinj pranë Gjykatës së Kurbinit.
    Policia njoftoi se kishte identifikuar autorin e ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

     

  • Plagosja e 5 personave në Laç, policia gjen armën e krimit. Autori e kishte hedhur në një kantier ndërtimi

    Plagosja e 5 personave në Laç, policia gjen armën e krimit. Autori e kishte hedhur në një kantier ndërtimi

    Paraditen e të shtunës, qyteti i Laçit u trondit nga një ngjarje e rëndë. Pesë persona pas një konflikti, i dyshuar për motive banale, mbetën të plagosur me armë zjarri.
    Pas kërkimeve në zonë, grupi hetimor ka arritur të gjejë armën e krimit, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarjen e sotme. Arma e zjarrit u gjet e hedhur pranë një pallati, i cili ishte në ndërtim e sipër.
    Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi Geri Bitri, Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, të cilët janë transportuar te Trauma.
    Mësohet se dy prej personave të plagosur janë në gjendje të rëndë.

  • Zbardhet dinamika e vrasjes së Vladimir Topjanës në Itali/ Roger Shota mbante armën në makinë, shkak i konfliktit u bë…

    Zbardhet dinamika e vrasjes së Vladimir Topjanës në Itali/ Roger Shota mbante armën në makinë, shkak i konfliktit u bë…

    Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë mbrëmjen e së dielës, kur 43-vjeçari shqiptar, Vladimir Topjana, u vra nga bashkatdhetari i tij, Roger Shota.

    Shqiptari u ekzekutua me armë kur kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus me djalin e tij 17-vjeçar në një lokal në Fontanafredda, në veri të Trevisos.
    Roger Shota ishte së bashku me të atin e tij në makinë, Pren Shotën, kur shkuan në lokalin ku ndodhej Topjana dhe gjatë konfliktit që patën të dy, 34-vjeçari qëlloi tre herë me armë ndaj bashkatdhetarit të tij.
    Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, konflikti ka ndodhur për çështje pronësie dhe në debat e sipër, shota nxorri armën dhe qëlloi drejt Topjanës.
    Autori tentoi të arratisej me automjet, por u kap më vonë nga policia. Brenda mjetit është gjetur një armë Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena).

    Top Channel

  • Zbardhet dinamika e vrasjes së Vladimir Topjanës në Itali/ Roger Shota mbante armën në makinë, ja shkaku i konfliktit

    Zbardhet dinamika e vrasjes së Vladimir Topjanës në Itali/ Roger Shota mbante armën në makinë, ja shkaku i konfliktit

    Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë mbrëmjen e së dielës, kur 43-vjeçari shqiptar, Vladimir Topjana, u vra nga bashkatdhetari i tij, Roger Shota.

    Shqiptari u ekzekutua me armë kur kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus me djalin e tij 17-vjeçar në një lokal në Fontanafredda, në veri të Trevisos.
    Roger Shota ishte së bashku me të atin e tij në makinë, Pren Shotën, kur shkuan në lokalin ku ndodhej Topjana dhe gjatë konfliktit që patën të dy, 34-vjeçari qëlloi tre herë me armë ndaj bashkatdhetarit të tij.
    Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, konflikti ka ndodhur për çështje pronësie dhe në debat e sipër, shota nxorri armën dhe qëlloi drejt Topjanës.
    Autori tentoi të arratisej me automjet, por u kap më vonë nga policia. Brenda mjetit është gjetur një armë Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena).

  • Po luante me armën e vëllait kur qëlloi veten në kokë, ndërron jetë 13-vjeçari në Romë

    Po luante me armën e vëllait kur qëlloi veten në kokë, ndërron jetë 13-vjeçari në Romë

    Një 13-vjeçar në Romë, i cili u plagos rëndë nga një plumb në kokë teksa po luante me armën e vëllait të tij, ka ndërruar jetë.

    Vdekja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm, të hënën 7 prill, në spitalin San Camillo në Romë, ku ndodhej i shtruar që prej të shtunës.
    Kur mbërriti në urgjencë, mjekët ndërhynë menjëherë në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë. Me të dëgjuar lajmin tragjik të vdekjes së tij të papritur, të afërmit dhe miqtë e 13-vjeçarit u mblodhën rreth familjes, prindërve dhe vëllait të tij.
    I mituri ndodhej në shtëpi së bashku me babain dhe vëllain e tij. Ky i fundit dyshohet se ka lënë armën e çmontuar në një tavolinë dhe ka shkuar të bëjë dush. Ndërkohë, në mungesë të vëllait, 13-vjeçari ka marrë pjesët e ndryshme të armës dhe ka tentuar t’i rimontojë, e cila më pas rezultoi në tragjedi.

    Top Channel