Tag: armën

  • “Na fike!”, sekondat që e kthyen sallën e Gjykatës së Apelit në skenë krimi

    “Na fike!”, sekondat që e kthyen sallën e Gjykatës së Apelit në skenë krimi

    Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës Penale në Tiranë, lidhur me vrasjen e bujshme të gjyqtarit Astrit Kalaja, mesditën e 6 tetorit 2025, ku sqarohet gjithë dinamika.
    Tre ditë pas ngjarjes, 9 tetor, kjo gjykatë vendosi masën e “arrestit me burg” për autorin e vrasjes, Elvis Shkambi dhe dy persona të tjerë.
    Sekretarja rrëfen tmerrin, çastet e fundit të gjyqtarit
    E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat, sekretarja gjyqësore në Apel, ka deklaruar se gjyqtari i ndjerë ka bërë thirrje për hapjen e seancës gjyqësore për shpallje vendimi, rreth orës 15:35-15:40 të asaj dite.
    “Ka thirrur të gjitha palët në proces me mikrofon, dhe janë paraqitur vetëm katër persona, paditësi R.K., dhe një person që është prezantuar si djali i tij, si dhe dy persona nga pala e paditur, Gjon Shkambi dhe nipi i tij, Elvis Shkambi, i cili e shoqëronte. Palët janë ulur dhe gjyqtari ka çelur seancën gjyqësore. Fillimisht qjyqtari ka pyetur paditësin se kush është dhe i ka kërkuar të dorëzojë kartën ID. Ka ndërhyrë djali i tij, por gjyqtari i ka thënë se ishte dëgjues dhe zotëria mund të fliste vetë. Direkt pas kësaj gjyqtari ka shpallur vendimin ku është shprehur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ka cituar dhe afatet e rekursit në Gjykatën e Lartë dhe më pas seancën e ka deklaruar të mbyllur”, thuhet në shkresën e vendimit zyrtar, bazuar në dëshminë e sekretares.
    (Theksojmë se paditësi dhe djali i tij mbetën të plagosur atë ditë, por jashtë rrezikut për jetën)
    Me shpalljen e vendimit, paditësi dhe djali i tij kanë dalë jashtë sallës nr.3.
    Në këtë moment gjyqtari Kalaja është ngritur për të shkuar drejt Dhomës së Këshillimit. Elvis Shkambi është afruar para podiumit të gjyqtarit dhe ka gjuajtur me pistoletë.
    Siç ka rrëfyer para hetuesve sekretarja, në atë moment tronditës, ajo është çuar në këmbë dhe ka vendosur duart në kraharor. 30 vjeçari i ka thënë se “nuk ka gjë me të” dhe është kthyer përsëri duke gjuajtur me armë zjarri drejt gjyqtarit.
    “Pasi ka gjuajtur herën e dytë ndaj gjyqtarit ajo është ulur poshtë tavolinës ka dëgjuar gjyqtarin i cilin rënkonte, ku po në ato momente ka dëgjuar se është afruar një nëpunës i gjykatës, i cili ka funksionin roje salle, por jo i sallës së tyre, i cili ka pyetur “çfarë ka ndodhur”. Ajo është ngritur në këmbë dhe ka thënë se kanë vrarë gjyqtarin dhe ka parë gjyqtarin të shtrirë dhe ka dalë në korridor ka bërtitur “njoftoni ambulance”, ndërkohë i është afruar një punonjës gjykatës dhe bashkë janë futur tek dhoma e këshillimit. Kjo punonjëse ka shkuar ka marrë një peshqir dhe ka ardhur përsëri ku me atë peshqir i kanë shtypur plagën gjyqtarit”, thuhet më tej në shkresë.
    31 fishekë në makinën e Gjon Shkambit
    Pikërisht nëpunësi gjyqësor që ka shkuar i pari në sallë për të parë se ç’kishte ndodhur, është personi të cilit Shkambi i ka dorëzuar armën e krimit.
    Në atë moment, ai e ka futur armën në xhep dhe ka tentuar të kërkojë ndihmë. Me mbërritjen e tyre, forcat “Shqiponja” kanë tentuar ta prangosin, por ai u ka thënë se është punonjës i gjykatës dhe u ka treguar armën që i kishte dorëzuar vrasësi i gjyqtarit.
    Në shkresë përmendet edhe automjeti tip “Mercedez Benz” i xhaxhai të autorit, Gjon Shkambi, që ishte parkuar te Xhamia e Namazgjasë. Në të, policia ka gjetur 31 fishekë, në dukje fishekë manovër, të kalibrit 9 mm. Sende të paligjshme janë gjetur edhe në banesën e autorit në Shkodër.
    Armën e kishte prej 10 vitesh, e shkrepi atë ditë për herë të parë autori, Elvis Shkambi
    Ndërkohë i pyetur nga hetuesit, 30 vjeçari ka pranuar çdo veprim që ka kryer me detaje, por ka hedhur poshtë teorinë e bashkëpunimit me xhaxhain e tij, të cilin po e ndihmonte dhe asistonte në këto procese gjyqësore prej 1 viti e 8 muajsh.
    Ajo që është e çuditshme në gjithë dinamikën, është fakti se Elvisi me xhaxhain e tij, nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë, shikim apo provokim me palën tjetër me të cilin ishin në proces, pra babë e bir që në fund mbetën të plagosur.
    Autori ka thënë se në momentin e shpalljes së vendimit, është tronditur dhe se nuk e duroi më padrejtësinë pas zvarritjes së këtij gjyqi.
    Kështu, ka nxjerrë armën nga brezi, të cilën e posedonte prej 10 vitesh pa leje, por që s’e kishte përdorur asnjëherë. Megjithatë e kishte pasur me vetë në çdo seancë gjyqësore dhe në çdo institucion ku kishte shkuar për të kërkuar të drejtën e tij
    “Nuk doja të përfundonte kështu”“Mbaj mend që kam qëlluar edhe një herë në drejtim të gjyqtarit dhe mesa kujtoj e kam drejtuar armën në drejtim të derës në mënyrë të pavetëdijshme, edhe një herë në drejtim të derës së sallës”, ka rrëfyer i riu, duke thënë se babë e bir i ka plagosur pa dashur, pasi me ta nuk kishte asnjë lloj problemi.
    Pasi ka dorëzuar armën dhe ka dalë në oborrin e Gjykatës, bashkë me xhaxhain, i ka dhënë çelësat e makinës dhe sipas tij, në atë moment i ka thënë se “e vrau gjyqtarin”.
    Xhaxhai i tij, i shokuar, i ka thënë “na fike”.
    “Jam penduar për çfarë ndodhi, nuk doja të përfundonte kështu”, mësohet të ketë thënë autori. /klan/

  • EMRI / Vetëvritet me armën e qitjes 35-vjeçari brenda brenda poligonit në Tiranë

    EMRI / Vetëvritet me armën e qitjes 35-vjeçari brenda brenda poligonit në Tiranë

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranës. Një person dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri te poligoni te stadiumi Air Albania”.
    Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima është 35-vjeçari Bledi Hasani. Policia njoftoi paraprakisht se 35-vjeçai është vetëvrarë me armën me të cilën po kryente qitje.
    “Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç”, thuhet në njoftim.
    Sakaq, në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

  • Vrasja në Tepelenë e biznesmenit italian, vetëdorëzohet autori i dyshuar i krimit, dorëzon armën

    Vrasja në Tepelenë e biznesmenit italian, vetëdorëzohet autori i dyshuar i krimit, dorëzon armën

    Dorëzohet Kamber Sulçaj, 48-vjeçari nga fshati Mesaplik i Vlorës i dyshuar si vrasësi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi.

    Dorëzimi i tij është bërë në policinë e Gjirokastrës, pas negociatave me policinë.
    Burime për Top Channel dhe Top News bëjnë me dije se 48-vjeçari ka dorëzuar dhe armën e krimit.
    Në vijim pritet marrja e tij në pyetje dhe zbardhja e rrethanave të ngjarjes së rëndë, ku u vra me armë zjarri biznesmeni Sarchi.

    Top Channel

  • Qëlluan banesën inspektorit të pyjeve, kapen dy 16-vjeçarë, ja vendi ku kishin fshehur armën

    Qëlluan banesën inspektorit të pyjeve, kapen dy 16-vjeçarë, ja vendi ku kishin fshehur armën

    Dy 16-vjeçarë nga Pogradeci janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese, duke goditur shtëpinë e një 42-vjeçari, i cili rezulton të jetë inspektor pyjesh pranë bashkisë së Pogradecit.
    Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur në muajin maj të këtij viti. Dy të rinjtë dyshohet se pas të shtënave kanë shkuar në varrezat e qytetit, ku kanë hapur një varr të braktisur dhe kanë fshehur aty armën e krimit, një automatik të llojit kallashnikov.
    Gjatë kontrollit të kryer nga forcat e rendit, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak dhe gëzhoja arme model 56.
    Njëri nga të arrestuarit rezulton të jetë person i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i proceduar për plagosje me thikë ndaj një bashkëmoshatari.
    Policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të zbuluar nëse 42-vjeçari është qëlluar për shkak të detyrës së tij si inspektor pyjesh.

  • “Fituam me armën e tyre më të fortë”, Alliu tregon detajin interesant: Kanë 5 lojtarë mbi 1.90 dhe ne i shënuam me goditje standarte

    “Fituam me armën e tyre më të fortë”, Alliu tregon detajin interesant: Kanë 5 lojtarë mbi 1.90 dhe ne i shënuam me goditje standarte

    Ilirjan Alliu ishte ftuar në studion e “Mega Sport” në “A2 CNN” për të disjutuar rreth asaj fitoreje historike kundër Serbisë. Ish-lojtari i Kombëtares ka vënë në dukje një detaj mjaft interesant. Ai është shprehur se këtë herë kuqezinjtë kanë fituar me armën më të fortë të serbëveme goditjet standarte.
    “Teknikisht kemi fituar me armën e tyre më të fortë, me një goditje standarte. Kemi fituar me një pas të gjatë, me një asist perfekt të Gjimshitit në dyluftimin në ajër. Ata në fushë kishin 5-6 lojtarë mbi 1.90. Janë lojtarë që luajnë në atë Kombëtare pikërisht sepse kanë atë shtatlartësi. Ne i kemi rrahur me mjetin e tyre më të fortë”, ka thënë Ilir Alliu./Sport Ekspres/

  • Shkrepi armën gjatë festimeve pas golit të Rei Manajt, arrestohet tifozi në Prishtinë

    Shkrepi armën gjatë festimeve pas golit të Rei Manajt, arrestohet tifozi në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka arrestuar një tifoz të Kombëtares shqiptare në Prishtinë, pas një incidenti të ndodhur gjatë festimeve për golin e Rei Manajt ndaj Serbisë.

    Sipas informacioneve, tifozit iu vunë prangat pasi qëlloi me armë zjarri në ajër në shenjë feste, duke rrezikuar sigurinë publike. Ngjarja ndodhi në një nga sheshet e kryeqytetit, ku qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë që po luhet në Leskovac.

    Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka sekuestruar armën e përdorur. Ndaj të arrestuarit janë nisur hetimet për posedim dhe përdorim të paligjshëm të armëve.

    Sheshet në Prishtinë dhe Tiranë janë veshur kuqezi, ndërsa atmosfera e ndezur e tifozëve ka qenë e pranishme gjatë gjithë ditës. Autoritetet kanë bërë thirrje për festime të qeta dhe brenda kornizave të ligjit.

  • Shkrep armën gjatë festimeve pas golit të Rei Manajt ndaj Serbisë, arrestohet tifozi i Kombëtares në..

    Shkrep armën gjatë festimeve pas golit të Rei Manajt ndaj Serbisë, arrestohet tifozi i Kombëtares në..

    Policia e Kosovës ka arrestuar një tifoz të Kombëtares shqiptare në Prishtinë. 
    Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se arrestimi i tij erdhi pasi nuk u përmbajt gjatë festimeve pas golit që Rei Manaj i shënoi Serbisë, duke shkrepur armën e zjarrit. 
    A2 CNN ka siguruar edhe pamje të gëzhojave në vendin e ngjarjes. Sheshet në Prishtinë dhe Tiranë janë veshur kuqezi, duke ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, që luhet ditën e sotme në Leskovac. 
    Deri më tani rezultati i ndeshjes është 0-1 në favor të Kombëtares shqiptare, me një super-gol të shënuar nga Rei Manaj. 
    Kujtojmë se super-sfida e sotme mes dy kombëtareve është e vlefshme për eleminatoret e botërorit 2026. 

     

  • “Armën që përdori e kishte pa leje”, avokati i Elvis Shkambit: Familja e tij ka vuajtur më çështjet civile, ka hyrë dhe në borxhe

    “Armën që përdori e kishte pa leje”, avokati i Elvis Shkambit: Familja e tij ka vuajtur më çështjet civile, ka hyrë dhe në borxhe

    Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

    Në përfundim të seancës, avokati i autorit bëri me dije se arma e përdorur në krim ishte pa leje.
    “Kishte disa vite që mbante armë me vete për shkak të punës, ka punuar në disa institucione sigurie.
    Kjo familje ka vuajtur shumë në këtë proces ka hyrë në shumë borxhe.
    Ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike. Arma ka qenë pa leje”, deklaruar avokati i autorit.

    Top Channel

  • “Gati 2 orë me armë brenda gjykatës”, gazetari rrëfen të gjithë dinamikën si u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja

    “Gati 2 orë me armë brenda gjykatës”, gazetari rrëfen të gjithë dinamikën si u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja

    Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta solli në emisionin Off the record nga Andrea Danglli të gjithë dinamikën e krimit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja. 
    “Autori i kësaj ngjarje të rëndë, 30-vjeçari Elvis Shkambi, së bashku me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, kishin seancën gjyqësore në orën 14:00 në Gjykatën e Apelit. Ata u paraqitën në këtë gjykatë 20 minuta para seancës, dhe në hyrjen ku futen qytetarët, pjesëmarrës në seancat gjyqësore, kaluan skanerin metalik me detektor. Megjithëse skaneri ka pulsuar dhe sinjalizuar për praninë e pajisjeve metalike, të dy kanë kaluar bashkë, por punonjësi i sigurisë, i ulur në karrige sipas pamjeve filmike të sekuestruara nga Policia e Tiranës, nuk ka bërë asnjë veprim dhe asnjë kontroll fizik ndaj tyre. 
    Më pas të dy u futën brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit dhe qëndruan për rreth 1 orë e 45 minuta në hollin ku qëndrojnë qytetarët dhe në oborrin jashtë gjykatës, pasi seanca që duhej të nisi në orën 14:00 filloi në orën 15:30, me një vonesë 1 orë e 30 minuta, arsye që ende nuk dihet. Gjatë këtyre rreth 1 ore e 45 minutave, autori i ngjarjes së rëndë, i armatosur me armën e zjarrit, së bashku me xhaxhain e tij, qëndruan të pa shqetësuar dhe të qetë në ambientet e Gjykatës së Apelit, duke lëvizur brenda e jashtë. Madje autori u shfaq disa herë në kamerat e sigurisë duke konsumuar cigare dhe duke folur në telefon. 
    Në orën 15:30 gjyqtari i çështjes, i ndjeri Astrit Kalaja, thirri palën paditëse dhe palën e paditur në seancë dhe për tre minuta dha vendimin kundër familjes Shkambi. Në momentin që gjyqtari i ndjerë doli në derën e sallës së gjyqit, në sallën numër tre, dhe pas vendimit kaloi në korridor, 30-vjeçari nxori armën e zjarrit dhe e qëlloi me katër plumba në drejtim të tij, duke e lënë për fat të keq të vdekur. Ndërkohë pala tjetër, Elvis dhe Ragip Kurtaj, të cilët ishin në proces gjyqësor me familjen Shkambi, goditën autorin me një plumb dhe e lanë të plagosur; megjithatë autori, me armën e zjarrit në dorë, kaloi në korridor i qetë, jo duke vrapuar, por duke ecur ngadalë. Ai u duk në oborrin e Gjykatës së Apelit dhe atje i dorëzoi armën një nëpunësi të gjykatës, duke i deklaruar këtij të fundit të lajmërojë policinë e shtetit, sepse do ta priste aty dhe nuk do largohej. Arma e zjarrit kishte edhe tre plumba në fole. Ekzistojnë dyshime të forta nga grupi hetimor se autori e kreu ngjarjen me paramendim, me qëllim ekzekutimin e gjyqtarit Astrit Kalaj. 
    Nëse gjyqtari do të jepte një vendim kundër tyre, pasi autori kishte lënë të plagosur palën tjetër, të cilën e qëlloi vetëm një herë dhe duke pasur ende tre plumba në pistoletë që nuk i shfrytëzoi, ai doli jashtë oborrit dhe i dorëzoi armën nëpunësit të gjykatës, duke pritur ardhjen e policisë. Policia erdhi rreth tre minuta pasi u lajmërua nga nëpunësit e Gjykatës së Apelit; në momentin që uniformat iu afruan oborrit, ata nuk e dinin se cili ishte autori. Ky i fundit i thirri: “Ejani këtu, se unë jam autori i vrasjes së gjyqtarit,” dhe më pas u prangos, u shoqërua në Komisariatin Nr. 1 dhe më pas në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. 
    Roli i punonjësit të sigurisë u referua si shpërdorim detyre, ai u arrestua pasi nga pamjet filmike rezulton se nuk u ngrit fare nga karrigia dhe nuk i ndoqi as momentin kur xhaxhai dhe nipi kaluan skanerin. Po ashtu u arrestua edhe xhaxhai i 30-vjeçarit, sepse nga shqyrtimi i kamerave të sigurisë rezulton se ai nuk bëri asnjë veprim për të ndaluar nipin e tij që ngriti armën dhe qëlloi në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaj; kur dolën jashtë sallës së gjyqit, xhaxhai e shoqëroi nipin e tij i pa shqetësuar dhe pritën në oborrin e Gjykatës së Apelit”, raportoi Igli Çelmeta. 

  • Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja mund të ishte parandaluar? Detektori metalik prej një muaji jashtë funksionit, si e kaloi armën në sallë autori

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja mund të ishte parandaluar? Detektori metalik prej një muaji jashtë funksionit, si e kaloi armën në sallë autori

    Autori i vrasjes së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, u fut në ambientet e sallës së gjyqit me armën me vete, e cila nuk u pikas as nga detektori metalik, dhe as nga kontrolli fizik.

    Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, në një lidhje live me emisionin “Top Story” me Grida Dumën, deklaroi se prej një muaji detektori metalik pranë gjykatës i cili bën kontrollin për armë të forta apo zjarri, nuk punonte.
    Ky ishte një informacion që ishte i njohur edhe për publikun, teksa kontrolli bëhet fizik nga dy oficerët e sigurisë në këtë Gjykatë.
    Por si arriti autori 30-vjeçar të fuste armën brenda Gjykatës dhe të vriste në mes të sallës gjyqtarin, kjo mbetet ende mister dhe po hetohet nga policia.

    Top Channel