Tag: armëmbajtjes

  • EMRAT/ Operacion kundër armëmbajtjes pa leje, përfundojnë në pranga 3 persona në Krujë

    EMRAT/ Operacion kundër armëmbajtjes pa leje, përfundojnë në pranga 3 persona në Krujë

    Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 3”, në vijim të aksioneve kundër armëmbajtjes pa leje.
    Gjatë aksionit, në fshatin Luz të Krujës, u arrestua 38-vjeçari Egeralt Mziu, i cili lëvizte me një armë zjarri pistoletë me municion luftarak në automjetin që drejtonte.
    Në pranga ranë gjithashtu edhe dy pasagjerët e tij Enis Dema, 34 vjeç dhe Ilir Dobrozi, 39 vjeç, pasi nuk kallëzuan posedimin e armës.

    Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, pas administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë policore mbi persona që qarkullonin të armatosur.
    “Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, me objektiv identifikimin e shtetasve, të cilët duke lëvizur të armatosur, cenojnë sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, finalizuan operacionin policor të koduar “Flagranca 3”.
    Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 38 vjeç, E. D., 34 vjeç dhe I. D., 39 vjeç.
    Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 38-vjeçari, në fshatin Luz, Krujë, në të cilin ishin pasagjërë 2 të arrestuarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • Tiranë/ Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 38-vjeçari nga Burreli

    Tiranë/ Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 38-vjeçari nga Burreli

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”. Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
    Sekuestrohet 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre, i dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte armë zjarri në automjetin me të cilin lëvizte, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat i operacionit të koduar “Armed” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin.
    B. B., 38 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
    Në rrugën e Arbërit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin “BMW”, me drejtues shtetasin B.B. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

  • Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 38-vjeçari nga Burreli

    Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 38-vjeçari nga Burreli

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”. Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

    Sekuestrohet 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre, i dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte armë zjarri në automjetin me të cilin lëvizte, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat i operacionit të koduar “Armed” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin:

    Top Channel