Tag: armatosura

  • Plani për rezervistët në ushtri! Qeveria i hapi rrugë rikthimit të tyre aktiv, Dervishi tregon për TCH: Si përzgjidhen dhe sa paguhen

    Plani për rezervistët në ushtri! Qeveria i hapi rrugë rikthimit të tyre aktiv, Dervishi tregon për TCH: Si përzgjidhen dhe sa paguhen

    Këta të rinj kanë zgjedhur shkollimin në Akademinë e Mbrojtjes për t’u bërë pjesë e forcave të armatosura.

    Krahas mirë-edukimit, modernizimit me armatime të standarteve të NATO-s, elementi njerëzor mbetet me rëndësi të dorës së parë për ushtrinë shqiptare.
    Qeveria i çoi parlamentit projektligjin për aktivizimin e forcës rezerviste.
    Dr. Glevin Dervishi – Drejtues i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare AFA/MM, në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, tregon detajet e forcës rezerviste.
    “Të jetë 20% e komponentit të forcave të armatosura. Në forcën rezerviste, si rregull, mund të bëjnë pjesë çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë i moshës mbi 18 vjeç, i cili kalon në një proces përzgjedhjeje dhe është një vlerë e shtuar përsa i takon komponentëve që i takon në nevojën e forcës së armatosur për njerëz të specialiteteve dhe profileve akademike dhe inxhinjerike të domosdoshme që i shërbejnë forcës së armatosur. Në komponentin rezervist thirresh njëherë në vit dhe mund të qëndrosh në gazermën ku je caktuar 3 deri në 5 javë, në varësi të programit që bën forca. Në rast të situatave ekstreme, gjendje të jashtëzakonshme apo gjendje lufte mund të qëndrosh i thirrur për një kohë më të gjatë sipas nevojës”, thotë Dervishi.
    Zoti Dervishi shpjegon edhe mekanizmin e pagesës për rezervistët e ushtrisë shqiptare: “Do të jetë një shërbim i pagueshëm, pra qytetari që do të qëndrojë në sistemin rezervist do të marrë një pagë në varësi të kohës që qëndron i angazhuar, pra jo gjatë gjithë vitit”.
    Ndërkohë një tjetër projektligj i qeverisë synon ri-aktivizimin e ushtarakëve në lirim.
    “Ushtarakët të cilët kanë ndërprerë marrëdhënien me forcën e armatosur gjatë karrierës së tyre në një pikë të caktuar, supozojmë që dikush ka dalë me gradën Major apo Nën-Kolonel nga ushtria pas disa vitesh shërbim, mund të rikthehet sërish dhe të bëhet pjesë aktive e forcës së armatosur, por me një kusht. E rifillon me gradën ku e ke lënë dhe me kushtin tjetër që nuk mund të vijosh në gradën pasardhëse në sistemin e karrierës.
    Ky është më së shumti një mekanizëm që i shërben forcës së armatosur për të mbajtur kryesisht disa profesione të veçanta brenda forcave të armatosura që janë shumë të vështira për t’u përgatitur dhe kanë një kosto të jashtëzakonshme, por që janë një vlerë e shtuar dhe që forcojnë komponentin aktiv të forcave të armatosura”, shton ai.
    Por sa të nevojshme e ka Shqipëria rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak?
    “Republika e Shqipërisë nuk e ka hequr nga Kushtetuta detyrimin që qytetarët e saj t’i shërbejnë Republikës. Që nga viti 2008 apo 2009, para se të hynim në NATO, Republika e Shqipërisë e ka suspenduar detyrimin kushtetues ndaj qytetarëve të saj për shërbim të detyrueshëm ushtarak.
    Aktualisht nuk është parë e nevojshme nga niveli i riskut që Shqipëria të ketë nevojën për të rikthyer sërish shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
    Por natyrisht kjo nuk mund të përjashtohet. Në varësi të situatës, krizave dhe sfidave që mund t’i paraqiten vendit, është mëse normale që mund të rikthehet sërish.
    Në fund të ditës qytetari me të drejtë kërkon angazhimin e shtetit për çdo lloj elementi, por në fund të ditës siguria kombëtare është shumatore e kontributit kolektiv”, përfundon Dervishi.

    Top Channel

  • ”KAYO” do të prodhojë uniforma për ushtrinë, 15 mln euro investim dhe 400 vende pune

    ”KAYO” do të prodhojë uniforma për ushtrinë, 15 mln euro investim dhe 400 vende pune

    Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vendim që i hap rrugën shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., për të negociuar me shoqëri private, për krijimin e një shoqërie të përbashkët aksionare, e cila do ta përqendrojë aktivitetin në prodhimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve të tjerë për Forcat e Armatosura dhe strukturat e sigurisë në vend.
    Sipas vendimit, “KAYO” sh.a. do të mbajë të paktën 40% të aksioneve në shoqërinë e re dhe do të kontribuojë me një sipërfaqe prej të paktën 20.000 m² në pasuri të paluajtshme, e cila do të vihet në përdorim nga shoqëria e përbashkët pa të drejtë tjetërsimi.

    Pala private, nga ana tjetër, duhet të angazhohet për një investim minimal prej 15 milionë euro brenda një periudhe 3-vjeçare, si dhe të sigurojë punësimin e të paktën 400 punonjësve dhe ofrimin e linjave moderne të prodhimit. Parashikohet që “KAYO” të ketë të drejtën e emërimit të administratorit me dakordësi, të paktën 30% të anëtarëve të këshillit drejtues ose mbikëqyrës dhe të drejtën e vetos në vendimmarrjet kyçe, në përputhje me ligjin nr. 88/2024.
    Siguria fizike e personelit dhe infrastrukturës do të garantohet nga Forcat e Armatosura, sipas ligjit për autoritetet e komandimit të FA-së. Në përfundim, shoqëria e re do të autorizohet të furnizojë Forcat e Armatosura me uniforma dhe pajisje përkatëse, duke hapur rrugën për bashkëpunim më të ngushtë mes sektorit publik dhe atij privat në industrinë e mbrojtjes.

  • Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25”, synohet ndërveprimi mes forcave të armatosura aleate

    Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25”, synohet ndërveprimi mes forcave të armatosura aleate

    Trupat e Forcës Tokësore shqiptare u nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, duke shënuar fillimin zyrtar të stërvitjes së përbashkët “Defender Europe ‘25”.

    Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s. Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara.
    “Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike.
    Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbeten të angazhuara për të siguruar një mjedis operacional të suksesshëm dhe për të kontribuar në mbrojtjen kolektive, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

    Top Channel

  • Angazhimi i FA për Emergjencat Civile, Vengu: Rreth 7 mijë trupa dhe 1 mijë mjete të angazhuara në 250 operacione

    Angazhimi i FA për Emergjencat Civile, Vengu: Rreth 7 mijë trupa dhe 1 mijë mjete të angazhuara në 250 operacione

    Gjatë vitit 2024, Forcat e Armatosura dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë ndërmarrë qindra ndërhyrje në të gjithë territorin e vendit, duke ndihmuar banorët dhe parandaluar dëme të mëdha materiale.
    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot në rrjetet sociale shifrat e angazhimit të Forcave të Armatosura për Emergjencat Civile në vitin 2024.
    Forcat e Armatosura kanë marrë pjesë në 250 operacione të emergjencave civile, teksa janë angazhuar 6 738 trupa dhe 996 mjete.
    Vengu nënvizoi se, falë trajnimit të vazhdueshëm, stërvitjeve dhe modernizimit me mjete dhe pajisje, sot jemi më të përgatitur për të përballuar çdo situatë emergjente.
    Por, shtoi ai, siguria nuk është vetëm detyrë e institucioneve, ajo fillon me ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin e çdo qytetari.
    “Parandalimi është arma jonë më e fortë për të shmangur rreziqet dhe për të mbrojtur jetën, mjedisin dhe pronën”, theksoi Vengu.

  • Gjermania planifikon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

    Gjermania planifikon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

    Gjermania mund të shqyrtojë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke nisur nga viti i ardhshëm nëse nuk arrin të krijojë një numër të mjaftueshëm vullnetarësh në forcat e saj të armatosura, tha Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius për Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung.
    Gjermania po kërkon të forcojë fuqinë e saj ushtarake pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, por duket se nuk po arrin të tërheqë mjaftueshëm ushtarë në radhët e ushtrisë së saj.
    Sipas forcave të armatosura gjermane, do të nevojiten 100,000 ushtarë shtesë në vitet e ardhshme për të përmbushur detyrimet e Gjermanisë ndaj NATO-s.

    Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Gjermani u hoq në vitin 2011, nën drejtimin e kancelares Angela Merkel, me qëllim profesionalizimin e forcave të armatosura (Bundesëehr).
    Deri në vitin 2011, të gjithë burrat e moshës 18 vjeç e lart ishin të detyruar të shërbenin në ushtri ose të kryenin një shërbim alternativ.

  • Gjermanisë i duhen 100,000 ushtarë të tjerë, planifikon rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

    Gjermanisë i duhen 100,000 ushtarë të tjerë, planifikon rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

    Gjermania ka të ngjarë të shqyrtojë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak që vitin e ardhshëm.

    “Nëse nuk arrijmë të tërheqim një numër të mjaftueshëm vullnetarësh në forcat e armatosura, na duhet të kthejmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm” tha Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius për Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. Një anëtare e aleancës së NATO-s, Gjermania po kërkon të forcojë fuqinë e saj ushtarake pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, por duket se nuk po arrin të tërheqë mjaftueshëm ushtarë në radhët e ushtrisë së saj. Sipas forcave të armatosura gjermane, do të nevojiten 100,000 ushtarë shtesë në vitet e ardhshme për të përmbushur detyrimet e Gjermanisë ndaj NATO-s.
    Kristiandemokratët, të cilët udhëheqin koalicionin qeverisës në të cilin socialdemokratët e Boris Pistorius janë partnerë të vegjël, promovojnë një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes dhe deklarojnë veten të hapur ndaj shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili u braktis në vitin 2011.
    “Modeli ynë bazohet kryesisht në pjesëmarrjen vullnetare”, thotë Pistorius në intervistën e tij me gazetën gjermane të së dielës, e cila botohet sot.
    “Nëse vjen koha, atëherë mund të vendosim ta bëjmë afatin të detyrueshëm”, shton ai, duke sqaruar se një projektligj i ri në këtë drejtim mund të paraqitet deri më 1 janar 2026.
    Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Gjermani u hoq në vitin 2011, nën drejtimin e kancelares Angela Merkel, me qëllim profesionalizimin e forcave të armatosura (Bundeswehr) dhe zvogëlimin e madhësisë së tyre, duke reflektuar gjithashtu dëshirën për të kursyer burime dhe një qëndrim më pacifist të vendit pas Luftës së Ftohtë.
    Deri në vitin 2011, të gjithë burrat e moshës 18 vjeç e lart ishin të detyruar të shërbenin në ushtri ose të kryenin shërbim alternativ komunitar. Mandati u prezantua në vitin 1956 dhe është ende i garantuar kushtetushmërisht, por që nga viti 2011 është pezulluar dhe nuk zbatohet në praktikë.
    Forca totale e Bundeswehr-it, forcave të armatosura gjermane, arrin në më pak se 261,000 njerëz. Nga këta, 180,215 janë personel ushtarak (ushtarë), ndërsa 80,761 të tjerë janë nëpunës civilë 1.

    Top Channel

  • Vritet një nga liderët më të fuqishëm të milicive në Libi/ Shpërthejnë përleshje të armatosura në Tripoli, gjashtë të vdekur

    Vritet një nga liderët më të fuqishëm të milicive në Libi/ Shpërthejnë përleshje të armatosura në Tripoli, gjashtë të vdekur

    Vrasja e Abdel Ghani al-Kikli, i njohur si “Gheniwa”, komandanti i një prej milicive më të fuqishme në Libi, ka shkaktuar përplasje të dhunshme të armatosura në kryeqytetin Tripoli, ku raportohet për të paktën gjashtë viktima.

    Sipas mediave lokale, Kikli u vra të hënën mbrëma në selinë e Brigadës së 444-të të ushtrisë libiane. Ai ishte komandanti i Aparatit të Mbështetjes së Stabilitetit (SSA), një grup i fuqishëm i armatosur me bazë në lagjen Abu Salim, që ndodhet nën autoritetin e Këshillit Presidencial dhe Qeverisë së Unitetit Kombëtar (GNU), të mbështetur nga OKB-ja.
    Pas lajmit për vrasjen e tij, shpërthyen përleshje intensive në disa pjesë të qytetit. Qendra e Mjekësisë Emergjente e Libisë njoftoi se ka nxjerrë gjashtë trupa nga zonat e konfliktit rreth Abu Salimit. Ministria e Brendshme u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa dëshmitarët raportuan për të shtëna të vazhdueshme dhe tension të lartë në rrugët e Tripolit.
    Kikli kishte qenë një figurë kyçe në peizazhin e fragmentuar të sigurisë në Libi dhe kohët e fundit ishte përfshirë në konflikte me grupe të armatosura rivale, përfshirë fraksione nga qyteti i Misratës. Ai dhe milicia e tij ishin akuzuar në mënyrë të përsëritur për krime të rënda kundër njerëzimit, përfshirë tortura, vrasje të paligjshme dhe zhdukje të detyruara, veçanërisht ndaj emigrantëve dhe refugjatëve të ndaluar në qendrat e paraburgimit.
    Organizata ndërkombëtare si Amnesty International dhe ECCHR e kanë cilësuar SSA-në si përgjegjëse për dhunë sistematike ndaj civilëve dhe migrantëve në Libi. Emri i Kikli-t përfshihej në një padi të paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në vitin 2022, ku ai akuzohej si bashkëautor i mundshëm i krimeve kundër njerëzimit.
    Pas vrasjes së tij, Misioni i OKB-së në Libi bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve dhe rikthimin e qetësisë, duke kujtuar palët për detyrimin e tyre për mbrojtjen e civilëve dhe duke paralajmëruar se sulmet ndaj tyre mund të përbëjnë krime lufte.
    Libia mbetet një vend i pasigurt dhe i ndarë, më shumë se një dekadë pas rrëzimit të regjimit të Gaddafit. Përpjekjet për stabilizim kanë dështuar, ndërsa milicitë rivale vazhdojnë të kontrollojnë territore dhe të përballen për pushtet dhe burime.

    Top Channel

  • Dodik shkakton një krizë të re në BiH, ja lëvizja e papritur pas vizitës në Moskë

    Dodik shkakton një krizë të re në BiH, ja lëvizja e papritur pas vizitës në Moskë

    Zyrtarët më të lartë të Republikës Srpska, për të cilët u lëshuan urdhër-arreste, shkelën vendimin e Ministrit të Mbrojtjes të BiH të hënën për të ndaluar hyrjen në objektet e forcave të armatosura të BiH duke hyrë në një kazermë në Banja Luka ku një njësi që trashëgon traditën e ushtrisë serbe të Bosnjës po organizonte një festë. Presidenti i RS-së Milorad Dodik dhe Kryetari i Parlamentit të Entit Nenad Stevandić dhe Kryeministri Radovan Višković në kazermat “Kozara” iu bashkuan Kryetares së Presidencës së BiH-së, Željka Cvijanoviç, e cila kreu një inspektim të anëtarëve të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, një nga tre përbërësit e Forcave të Armatosura të BiH-së, secila prej të cilave trashëgon traditat e ushtrive nga lufta e zhvilluar nga viti 1992 deri në vitin 1995.
    Së bashku me tre të arratisurit nga drejtësia, përveç komandantit të regjimentit Goran Maksimoviç, i pranishëm ishte edhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës, Gjenerali Gojko Kneževiç. Këta dy oficerë të lartë shkelën urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes Zukan Helez, me të cilin ai ua ndaloi Dodikut, Stevandiçit dhe Vishkoviçit hyrjen në kazermë javën e kaluar, duke shpjeguar se Gjykata e BIH kishte lëshuar një urdhër arresti për ta dhe kishte urdhëruar paraburgimin e tyre pasi ata refuzuan t’u përgjigjeshin thirrjeve për marrje në pyetje si pjesë e hetimit që Prokuroria e BIH po zhvillon kundër tyre me dyshimin për kryerjen e veprës penale të sulmit ndaj rendit kushtetues. Ministri Helez njoftoi se hapi tjetër është përcaktimi i përgjegjësive të komandantëve ushtarakë, përfshirë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm.

  • Gjykata Supreme pro vendimit të Trump: Ndalimi i transgjinorëve në ushtrinë amerikane është i ligjshëm!

    Gjykata Supreme pro vendimit të Trump: Ndalimi i transgjinorëve në ushtrinë amerikane është i ligjshëm!

    Gjykata Supreme e SHBA-së ka lejuar zbatimin e ndalimit të Presidentit Donald Trump për shërbimin ushtarak për personat transgjinorë, ndërsa sfidat ligjore kundër kësaj mase vazhdojnë.

    Vendimi i gjykatës ka të bëjë me një politikë që parashikon, në mënyrë të nënkuptuar, përjashtimin e personave transgjinorë nga forcat e armatosura. Tre gjyqtarët liberalë në panel thanë se do të preferonin që masa të mbetej e pezulluar.
    Masa është pjesë e një kufizimi më të gjerë të të drejtave transgjinore që administrata Trump ka tentuar që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në janar. Ndër të tjera, presidenti republikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke argumentuar se identiteti gjinor i ushtarëve transgjinorë “bie ndesh me angazhimin e ushtarit për një stil jetese të ndershëm, të vërtetë dhe të disiplinuar, madje edhe në jetën e tij personale”, gjë që – sipas tij – minon gatishmërinë operacionale të Forcave të Armatosura.
    Pas urdhrit presidencial, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth nxori një vendim politik duke u dhënë shërbimeve individuale ushtarake 30 ditë kohë për të vendosur procedurat për identifikimin dhe largimin e individëve transgjinorë nga trupa.

    Top Channel

  • Rijetëzimi i Ish-Uzinës së Autotraktorëve, Rama:Një hapësirë ku do të ketë punë dhe…

    Rijetëzimi i Ish-Uzinës së Autotraktorëve, Rama:Një hapësirë ku do të ketë punë dhe…

    Ditën e sotme është prezantuar projektin e rigjallërimit të Ish-Uzinës së Autotraktorëve, e cila do të vihet në shërbim të Industrisë Ushtarake për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, transportuesve të artilerisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave.
    Prezent në këtë prezantim ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se ky projekt do të plotësojë të gjitha nevojat e shërbime të forcave të armatosura, policisë, zjarrfikëses, e me një kosto më të lirë.
    “Këtu bëhet fjalë për një zhvillim shumë pozitiv për forcat tona të armatosura, ekonominë kombëtare edhe komunitetin këtu, pasi në kuadrin e rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri ne kemi një sërë projektesh për rijetësimin e një infrastrukture të vjetër, të mbetur jashtë funksionit si kjo këtu. Synimi ynë është që të ndërtojmë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e forcave tona të armatosura, policisë, zjarrfikëse, por edhe për eksport.
    Kjo do bëjë që nga një anë rritja e përvitshme e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për të stimuluar ekonominë tonë kombëtare. Nga ana tjetër përmes krijimit të këtyre hallkave të reja prodhuese të krijohen vende të reja pune për teknikë dhe ekspertë të nivelit të lartë dhe sigurisht, patjetër edhe përmes këtij procesi të stimulojmë edhe teknologjinë e inovacionin. Kjo është pak a shumë panorama brenda së cilës hyn e kjo strukturë.
    Nga ana tjetër do të fillojmë edhe investimin për prodhimin e veshjeve, uniformave ushtarake dhe të policisë në vendin tonë, pasi edhe në këtë aspekt i kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë prodhime të cilësisë shumë të lartë dhe të krijojmë vende pune, të furnizojmë forcat tona të armatosura e të rendit me uniforma shumë cilësore e më pak të kushtueshme. Nga ana tjetër të krijojmë një bazë prodhuese që do mund të shërbejë edhe qëllimit të eksportit. Kështu që në këto mijëra metra katror që sot janë jashtë çdo funksioni, do krijojmë një hapësirë ku do të ketë punë, ekonomi, e zhvillim”, tha Rama.