Tag: armatosura

  • “Me përfshirjen e ushtrisë në administratë, Rama synon pronat e saj”/ Berisha: Atentat mafioz ndaj Kushtetutës

    “Me përfshirjen e ushtrisë në administratë, Rama synon pronat e saj”/ Berisha: Atentat mafioz ndaj Kushtetutës

    Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët, është shprehur se kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këto ditë një projektligj për administratën shtetërore.
    Berisha tha se përfshirja e forcave të armatosura në këtë ligj, legjitimon keqpërdorimin e tyre në çdo rast për interesa të Ramës.
    Ai shton më tej se një qëllim tjetër i Ramës, është marrja e pronave të ushtrisë. Berisha e ka cilësuar këtë projektligj si një atentat ndaj Kushtetutës.
    PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 
    Pra, tani me këtë ligj Edi Rama kërkon të përligjë post-factum dhe të hapë rrugën për vendime dhe akte të tilla në rastin e forcave të armatosura. Theksoj se në Kushtetutë, shtabi i përgjithshëm është institucion kushtetues. Se në buxhetin e shtetit është institucion me buxhet të veçantë nga ministria. Inkludimi i forcave të armatosura në ombrellën e këtij ligji, legjitimon keqpërdorimin e tyre në çdo rast për interesa mafioze apo të pushtetit të Edi Ramës.
    Por ka edhe një qëllim tjetër madhor. Qëllimi madhor tjetër janë pronat e ushtrisë. Siç jeni në dijeni, pronat e ushtrisë, të cilat ndahen në dy grupe, njëri grup i pronave të ushtrisë që është në funksion të planit të shpërndarjes, ato janë të paprekshme. Janë të patjetërsueshme. Për sa kohë mbahen në planin e shpërndarjes. Plani i shpërndarjes së forcave të armatosura përbën sekretin më të rëndësishëm aktual të forcave të armatosura. Ai plan firmoset nga presidenti dhe mbahet nga ai dhe shefi i shtabit.
    Siç është faktuar, gjatë këtyre viteve të fundit janë dhuruar nga Edi Rama biznesmenëve të afërt me të dhe ortak me të, porte ushtarake, prona ushtrie të panxjerra nga presidenti i Republikës, pa u pyetur fare presidenti i Republikës. Përbën një krim të rëndë që mbrohet nga Altin Troplini. Tani, i gjetur para këtij fakti, që ka një ligj, i cili ndalon tjetërsimin e një prone ushtrie që është në planin e përhapjes së forcave të armatosura, Edi Rrama kërkon që këto atribute t’i marrë vetë.
    Interesat e tij qëndrojnë pikërisht në një nga shkaqet më themelore në përfshirjen në ombrellën e këtij ligji të forcave të armatosura. Ky është një atentat ndaj Kushtetutës. Ky është një akt mafioz shumë i rrezikshëm që kërcënon sigurinë kombëtare, sepse ata të cilët ndërtojnë planin e përhapjes së forcave të armatosura, ata kanë parasysh mbi të gjitha rreziqet potenciale të sulmeve dhe pikat më të rëndësishme strategjike që ushtria duhet të ketë në dispozicion në çdo rast për të përmbushur misionin e saj. Për Edi Ramën, mbrojtja dhe siguria e një vendi anëtar të NATO-s, është e parëndësishme në krahasim me ambiciet e tij mafioze për pasurimin e vet dhe të klaneve afër tij.

  • Berisha akuzon Ramën: Po asgjëson institucionet kushtetuese dhe po synon pronat e ushtrisë

    Berisha akuzon Ramën: Po asgjëson institucionet kushtetuese dhe po synon pronat e ushtrisë

    Kreu demokrat Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, përmes projektligjit të ri për administratën shtetërore, po synon të asgjësojë institucionet kushtetuese dhe të përqendrojë pushtetin në duart e tij. Në një konferencë me gazetarët, Berisha theksoi se ndryshimet ligjore parashikojnë përfshirjen e forcave të armatosura, universiteteve publike dhe përfaqësive diplomatike në administratën shtetërore, duke i vendosur ato nën kontrollin e drejtpërdrejtë të kryeministrit.
    “Fusha e veprimit për institucionet e arsimit të lartë është një ndarje mes këshillit të ministrave, presidentit të Republikës dhe bordeve. Fusha e veprimit mes forcave të armatosura është një ndarje midis shefit të shtabit të përgjithshëm, presidentit të Republikës dhe kryeministrit. Në qoftë se ti merr dhe i fut këto dinakërisht në ligjin për administratën shtetërore, por që kanë për zot kryeministrin e vendit, ti faktikisht asgjëson këto si institucione kushtetuese dhe merr atribute që Kushtetuta nuk t’i njeh, por që ky nuk e ka për gjë që të marrë policinë ushtarake dhe ta çojë të bllokojë një televizion në një akt antikushtetues. Në një keqpërdorim absolut antikushtetues të forcave të armatosura. Por ka një president që për bëmat e tij dhe gjëmat e tij është i paqenë”, u shpreh Berisha.
    Ai akuzoi gjithashtu Ramën se synon të kontrollojë pronat e ushtrisë, duke e cilësuar këtë si një akt mafioz dhe kërcënim për sigurinë kombëtare.
    “Pronat e ushtrisë, të cilat ndahen në dy grupe, njëri grup i pronave të ushtrisë që është në funksion të planit të shpërndarjes, ato janë të paprekshme. Janë të patjetërsueshme. Për sa kohë mbahen në planin e shpërndarjes. Plani i shpërndarjes së forcave të armatosura përbën sekretin më të rëndësishëm aktual të forcave të armatosura. Ai plan firmoset nga presidenti dhe mbahet nga ai dhe shefi i shtabit. Siç është faktuar, gjatë këtyre viteve të fundit janë dhuruar nga Edi Rama biznesmenëve të afërt me të dhe ortak me të, porte ushtarake, prona ushtrie të panxjerra nga presidenti i Republikës, pa u pyetur fare presidenti i Republikës.Përbën një krim të rëndë që mbrohet nga Altin Troplini”, tha Berisha.
    Sipas tij, përfshirja e ushtrisë në administratë legjitimon keqpërdorimin e saj për interesa politike dhe private, duke minuar ndarjen e pushteteve dhe duke rrezikuar sigurinë kombëtare.

  • Berisha: Rama ka vendosur diktaturën në vend, asgjesoi të gjithë institucionet kushtetuese

    Berisha: Rama ka vendosur diktaturën në vend, asgjesoi të gjithë institucionet kushtetuese

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të asgjësuar institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, përmes një projektligji të ri që, sipas tij, synon centralizimin total të pushtetit në duart e qeverisë.
    Berisha theksoi se me këtë projektligj të shpërndarë gjatë muajit gusht, qeveria po ndërhyn në mënyrë të paprecedentë mbi institucione të pavarura kushtetuese si forcat e armatosura, universitetet publike dhe përfaqësitë diplomatike, duke i vendosur nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Këshillit të Ministrave.
    Ai e cilësoi këtë një “paçavure juridike” dhe një akt flagrant të uzurpimit të pushteteve në kundërshtim me Kushtetutën.
    Deklarata
    Për ata, të cilët duke parë një grup të vogël opozitar në parlament, në këshilla dhe një grup të vogël gazetarësh që në diktaturë autokratike, qëndrojnë kundër saj, shqiptarëve u rikujtoj se sot nga 220 mijë rrogëtarë që paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë, 98 përqind e tyre i përkasin partisë shtet, emërtesë e partisë shtet, emërtesë e Edi Ramës, në të gjithë vendin.
    Pra, nuk është një monizëm total, por është pothuaj një monizëm i plotë.Megjithatë duhet pranuar se dallimi esencial midis diktaturës totalitare dhe diktaturës autoritare është se e para me ligj nuk e pranon pluralizmin, e dyta e pranon, por e shtyp atë me institucione.Së dyti, tipari më kardinal i çdo diktature është përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë.Nuk ka përqendrim më të madh pushteti se të kesh emëruar 98 përqind e të gjithë piramidës shtetërore dhe administratës publike, duke filluar nga presidenti i Republikës, tek kryegjykatësit, kryeprokurorët, etj me radhë.Por siç është në natyrën e diktatorëve, qoftë autokratë, qoftë autoritarë, etja për pushtet e tyre është e pakufishme. Nuk njeh kufi.Edi Rama ka shpërndarë këto ditë gushti një projektligj për administratën shtetërore, një paçavure e vërtetë, i cili në rrafshin e teknikës juridike përfaqëson një mjerim total, një shgarravinë të vërtetë.Por shumë më e rëndë është në parimet që këto ndryshime të ligjit ekzistues për administratën shtetërore sjellin.Administrata aktuale shtetërore funksionon mbi bazën e ligjit 90 të shtatorit të vitit 2012, ligj i cili pa mëdyshje mund të amendohet si çdo ligj tjetër, mund të abrogohet, mund të zëvendësohet.Por kur amendohet duke shkelmuar parimet e funksionimit të administratës shtetërore, duke shkelmuar parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve, kjo përbën një atentat të ri ndaj asaj ndarje pushteti që ka mbetur në letër dhe përpjekje demoniake e Edi Ramës për të futur në duart e tij çdo pushtet që ka mbetur me sadopak autonomi.Po ju rikujtoj, po ndalem tek kjo.Në nenin 1 të ligjit 90, 2012, thuhet: qëllimi i këtij ligji është krijimi i një kuadri ligjor të njëjtë për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e këshillit të ministrave.2. Institucionet e arsimit të lartë publik, përfaqësitë diplomatike jashtë vendit dhe forcat e armatosura nuk janë pjesë e fushës së veprimit të këtij ligji.Po pse? Sepse ato janë institucione kushtetuese, të cilat kanë një vartësi kushtetuese, të cilat kanë një bashkëndarje të pushteteve, pra në këto institucione, në qoftë se studion statusin e tyre, ka një kompetencë presidenti i Republikës, ka një kompetencë shefi i shtabit të përgjithshëm dhe shtabi i përgjithshëm, ka një kompetencë bordi i universiteteve.Pra, çfarë thuhet në ligjin që sjell Edi Rama?Pika 2 e nenit 1, e ndryshuar si vijon: Institucionet e arsimit të lartë publik, përfaqësitë diplomatike jashtë vendit si dhe forcat e armatosura janë pjesë e administratës që rregullohen me ligj të posaçëm.Prisni.Në kuptimin më të gjerë, administratë shtetërore është çdo rrogëtar i këtij shteti.Por fusha e veprimit të ligjit për administratën publike ka të bëjë me këshillin e ministrave.Fusha e veprimit për institucionet e arsimit të lartë është një ndarje mes këshillit të ministrave, presidentit të Republikës dhe bordeve.Fusha e veprimit mes forcave të armatosura është një ndarje midis shefit të shtabit të përgjithshëm, presidentit të Republikës dhe kryeministrit.Në qoftë se ti merr dhe i fut këto dinakërisht në ligjin për administratën shtetërore, por që kanë për zot kryeministrin e vendit, ti faktikisht asgjëson këto si institucione kushtetuese dhe merr atribute që Kushtetuta nuk t’i njeh, por që ky nuk e ka për gjë që të marrë policinë ushtarake dhe ta çojë të bllokojë një televizion në një akt antikushtetues. Në një keqpërdorim absolut antikushtetues të forcave të armatosura.Por ka një president që për bëmat e tij dhe gjëmat e tij është i paqenë.
    Pra, tani me këtë ligj Edi Rama kërkon të përligjë post-factum dhe të hapë rrugën për vendime dhe akte të tilla në rastin e forcave të armatosura.
    Theksoj se në Kushtetutë, shtabi i përgjithshëm është institucion kushtetues.
    Se në buxhetin e shtetit është institucion me buxhet të veçantë nga ministria.
    Inkludimi i forcave të armatosura në ombrellën e këtij ligji, legjitimon keqpërdorimin e tyre në çdo rast për interesa mafioze apo të pushtetit të Edi Ramës.
    Por ka edhe një qëllim tjetër madhor. Qëllimi madhor tjetër janë pronat e ushtrisë.
    Siç jeni në dijeni, pronat e ushtrisë, të cilat ndahen në dy grupe, njëri grup i pronave të ushtrisë që është në funksion të planit të shpërndarjes, ato janë të paprekshme. Janë të patjetërsueshme. Për sa kohë mbahen në planin e shpërndarjes.
    Plani i shpërndarjes së forcave të armatosura përbën sekretin më të rëndësishëm aktual të forcave të armatosura. Ai plan firmoset nga presidenti dhe mbahet nga ai dhe shefi i shtabit.
    Siç është faktuar, gjatë këtyre viteve të fundit janë dhuruar nga Edi Rama biznesmenëve të afërt me të dhe ortak me të, porte ushtarake, prona ushtrie të panxjerra nga presidenti i Republikës, pa u pyetur fare presidenti i Republikës.
    Përbën një krim të rëndë që mbrohet nga Altin Troplini.
    Tani, i gjetur para këtij fakti, që ka një ligj, i cili ndalon tjetërsimin e një prone ushtrie që është në planin e përhapjes së forcave të armatosura, Edi Rrama kërkon që këto atribute t’i marrë vetë.
    Interesat e tij qëndrojnë pikërisht në një nga shkaqet më themelore në përfshirjen në ombrellën e këtij ligji të forcave të armatosura. Ky është një atentat ndaj Kushtetutës. Ky është një akt mafioz shumë i rrezikshëm që kërcënon sigurinë kombëtare, sepse ata të cilët ndërtojnë planin e përhapjes së forcave të armatosura, ata kanë parasysh mbi të gjitha rreziqet potenciale të sulmeve dhe pikat më të rëndësishme strategjike që ushtria duhet të ketë në dispozicion në çdo rast për të përmbushur misionin e saj.
    Për Edi Ramën, mbrojtja dhe siguria e një vendi anëtar të NATO-s, është e parëndësishme në krahasim me ambiciet e tij mafioze për pasurimin e vet dhe të klaneve afër tij.
     
     

  • Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë  nga forcat e armatosura

    Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë nga forcat e armatosura

    Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha u shpreh se zjarri në Pishë Poro është në një gjatësi 2-3 km.
    Sipas tij, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
    “Sot është operuar nga ajri dhe nga toka me katër helikopterë dhe 34 forca zjarrfikëse, të pyjores dhe presim të nisim prapë herët në mëngjes në orën 5:30 me ndihma shtesë nga forcat e armatosura ku priten të vijnë mbi 40 forca të armatosura”, tha Dredha.

  • Zjarri në Vlorë dyshohet i qëllimshëm! Kryebashkiaku: Në mëngjes presim ndihmë shtesë nga forcat e armatosura

    Zjarri në Vlorë dyshohet i qëllimshëm! Kryebashkiaku: Në mëngjes presim ndihmë shtesë nga forcat e armatosura

    Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha u shpreh se zjarri në Pishë Poro është në një gjatësi 2-3 km.

    Sipas tij, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
    “Sot është operuar nga ajri dhe nga toka me katër helikopterë dhe 34 forca zjarrfikëse, të pyjores dhe presim të nisim prapë herët në mëngjes në orën 5:30 me ndihma shtesë nga forcat e armatosura ku priten të vijnë mbi 40 forca të armatosura”, tha Dredha.

    Top Channel

  • Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbardhen propozimet në ligj për forcimin e disiplinës

    Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbardhen propozimet në ligj për forcimin e disiplinës

    Ushtri më e rreptë, sidomos kur është me mision jashtë Shqipërisë.

    Ministria e Mbrojtjes propozon disa ndryshime në ligjin për disiplinën e forcave të Armatosura, që synon forcimin e disiplinës ushtarake dhe të rendit ushtarak.
    Kështu kërkohet që ushtarët për vepra që konsiderohenn shkelje të lehta brenda territorit shqiptar si mosrespektimi i orarit të punës, shkrepja e armës nga pakujdesia, publikimi në rrjete sociale i efektivëve me simbole ushtarake, etj; kur ndodhin gjatë marrëveshjeve në arenën ndërkombëtare do të vlerësohen si shkelje të rënda dhe ndëshkimi nuk do të jetë thjesht qortim apo punë jashtë orarit, por rrezikon nga vërejtje me shkrim deri në mbajtje të ¼ të pagës.
    Si dhe shkeljet e rënda pritet të klasifikohen si shumë të rënda, në proporcion edhe masat disiplinore që një gabim në një mision jashtë vendit mund t’iu kushtojë përjashtimin nga Forcat e Armatosura.
    “Me qëllim rritjen e nivelit te disiplinës është menduar që klasifikimi i shkeljeve disiplinore që kryhen në misione jashtë vendit të konsiderohen me të rënda.
    Ky ndryshim është propozuar nisur nga fakti që nga praktika në misionet dhe në angazhimet jashtë vendit kërkohet një disiplinë me e lartë dhe si rrjedhojë është e nevojshme që të gjitha shkeljet të konsiderohen shkelje të rënda, dhe masat disiplinore që jepen për to të jetë në përputhje me shkeljet e rënda.
    Propozimi bëhet pasi Forcat e Armatosura nuk veprojnë më vete në misione apo stërvitje jashtë vendit dhe si rezultat duhet të reflektojnë një disiplinë të lartë.”
    Në dokumentin e siguruar nga Top Channel, listës së shkeljeve të rënda propozohet t’i shtohet edhe dhënia e intervistave të paautorizuara në media. Në hierarkinë e autoriteteve përgjegjëse për dhënien e masave disiplinore ndaj ushtarakëve të Forcave të Armatosura, kanë shtuar kompetencat e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për dhënien e masave të rënda për ushtarakët me grada madhore.
    Megjithëse në projektligj parashikohet edhe hetimi disiplinor dhe pushimi i procedimit disiplinor kur vërtetohet se nuk është kryer shkelja.

    Top Channel

  • Barrë buxhetore për vendin/ Shqipëria pajiset me automjete të blinduara, financimi nga…

    Barrë buxhetore për vendin/ Shqipëria pajiset me automjete të blinduara, financimi nga…

    “Një moment i ri historik për LMV2: Forcat e Armatosura Shqiptare do të pajisen me automjetet tona…”, shkruan ne postimin e saj ne Linkedin, Iveco Defence Vehicles. Njoftimi i saj po ashtu shpjegon se blerja e automjeteve ushtarake do të financohet nga Bashkimi Evropian përmes Fondit Evropian për Paqen, ndërsa zbatimi është marrë përsipër nga Agjencia italiane e Industrive të Mbrojtjes. Shuma e saktë e financimit nuk është bërë publike, sikundër dhe autoritetet shqiptare nuk kanë shpërndarë asnjë njoftim për këtë.
    LMV2 përfaqëson gjeneratën e fundit të modelit të suksesshëm LMV, tashmë i përdorur gjerësisht nga ushtritë e NATO-s. Ky version sjell mbrojtje të rritur balistike dhe kundër minave, një motor të fuqishëm 220 kuaj fuqi me transmision automatik me 8 shpejtësi, si dhe sisteme të përmirësuara të amortizatorëve dhe rrotave, për t’iu përshtatur terreneve të vështira.
    Kabina modulare ofron konfigurime të shumta, nga transporti i trupave deri te përdorimet si ambulancë ose qendër komandimi. Përveç kësaj, LMV2 është i pajisur me teknologji moderne komunikimi, navigimi dhe menaxhimi të betejës, duke siguruar një kombinim të lëvizshmërisë së lartë dhe mbrojtjes së avancuar.
    Ky model, tashmë i testuar në misione ndërkombëtare përfshirë Afganistanin, ka zëvendësuar LMV-në e parë në ushtritë e disa vendeve evropiane si Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia. Përmirësimet e tij garantojnë mbijetesë më të madhe për ekuipazhin dhe përshtatshmëri të lartë ndaj skenarëve të ndryshëm operativë.
    Për Shqipërinë, LMV2 përfaqëson një hap cilësor në modernizimin e kapaciteteve ushtarake, veçanërisht krahasuar me flotën aktuale të automjeteve, si Humvee amerikan apo mjetet e pakta MRAP.
    Ky zhvillim e vendos vendin në të njëjtin hap me fqinjët, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që tashmë kanë investuar në platforma moderne të ngjashme. Në aspektin strategjik, furnizimi me LMV2 jo vetëm që rrit gatishmërinë dhe aftësitë operacionale të Forcave të Armatosura, por gjithashtu forcon partneritetin e Shqipërisë me NATO-n, BE-në dhe Italinë, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit.

  • Pamje nga Kompleksi Muzeal i Forcave të Armatosura në Bërzhitë (FOTO)

    Pamje nga Kompleksi Muzeal i Forcave të Armatosura në Bërzhitë (FOTO)

    “Kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, do t’i shtohen hapësira e mjedise të reja që lidhin historinë me komunitetin, realitetin me teknologjitë e reja, të shkuarën me të ardhmen.Ky kompleks fuqizohet si një rrëfim arkitektonik dhe ofron jo vetëm një muze në mes të natyrës, por edhe një infrastrukturë të re për inovacionin dhe industrinë e mbrojtjes”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet e veçanta nga ky kompleks.

  • “Rrëfim arkitektonik”, Rama ndan pamjet: Kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, do t’i shtohen hapësira të reja

    “Rrëfim arkitektonik”, Rama ndan pamjet: Kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, do t’i shtohen hapësira të reja

    Kryeministri Edi Rama ka ndare pamje nga Kompleksi Muzeal i Forcave të Armatosura në Bërzhitë, teksa bën me dije se do t’i shtohen hapësira e mjedise të reja që lidhin historinë me komunitetin.

    Kreu i qeverisë shprehet se ky kompleks fuqizohet si një rrëfim arkitektonik dhe ofron jo vetëm një muze në mes të natyrës, por edhe një infrastrukturë të re për inovacionin dhe industrinë e mbrojtje
    “Kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, do t’i shtohen hapësira e mjedise të reja që lidhin historinë me komunitetin, realitetin me teknologjitë e reja, të shkuarën me të ardhmen.
    Ky kompleks fuqizohet si një rrëfim arkitektonik dhe ofron jo vetëm një muze në mes të natyrës, por edhe një infrastrukturë të re për inovacionin dhe industrinë e mbrojtjes“, shprehet Rama.

    Top Channel

  • Zjarri në Lapardha, angazhohen dy helikopterë të Forcave të Armatosura

    Zjarri në Lapardha, angazhohen dy helikopterë të Forcave të Armatosura

    Dy helikopterë të Forcave të Armatosura kanë nisur menjëherë punën për shuarjen e flakëve në zonën e Lapardhas, në territorin e bashkisë Selenicë.
    Në vijim pritet të mbërrijë edhe një helikopter i tretë për të ndihmuar në operacionin për shuarjen e zjarrit që përfshiu pasdite zonën me bimësi dhe shkurre.
    Forcat zjarrfikëse të Vlorës janë vënë sakaq në gatishmëri, pasi era e fortë rrezikon përhapjen e zjarrit drejt Shashicës, që u shkrumbua më herët gjatë këtij muaji.
    Autoritetet po ndjekin nga afër situatën që mbetet ende e vështirë, pasi flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.