Tag: armatosura

  • “Uniforma e ushtarakut shqiptar, simbol i disiplinës”/ Presidenti Begaj, i pranishëm në ceremoninë e 60- vjetorit…

    “Uniforma e ushtarakut shqiptar, simbol i disiplinës”/ Presidenti Begaj, i pranishëm në ceremoninë e 60- vjetorit…

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 60- vjetorit të themelimit të Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
    Presidenti i Republikës vlerësoi përkushtimin e efektivëve ushtarakë, personelit civil dhe vizionin e drejtuesve të cilët e kanë shndërruar sot këtë batalion në njësi elitë dhe të modernizuar të strukturave mbështetëse të Forcave të Armatosura.
    Duke iu referuar këtij rrugëtimi me sfida dhe sakrifica, Presidenti i Republikës theksoi gjatë fjalës së tij se kjo njësi kurrë nuk është ndalur në përmbushjen e misionit të saj. “Brezi i sotëm, – theksoi Presidenti Begaj, – trashëgon jo vetëm uniformën, por edhe nderin e atyre që shërbyen para jush, duke e mbajtur të gjallë frymën e përkushtimit ndaj atdheut.
    Kjo njësi si të gjithë Forcat e Armatosura, theksoi Kreu i Shtetit, kanë hyrë në një epokë të re, më e motivuar në misionin e saj, më moderne në pajisje dhe aftësi dhe më e respektuar në shoqërinë shqiptare: “Sot, uniforma e ushtarakut shqiptar është simbol i disiplinës, i përkushtimit dhe i dinjitetit kombëtar”.
    Duke iu referuar misioneve brenda dhe dhe jashtë vendit Presidenti Begaj vlerësoi se :“Përmes disiplinës, profesionalizmit dhe përkushtimit të efektivëve tanë në misionet e NATO-s, të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, roli i Shqipërisë është forcuar dhe është bërë i dukshëm në arenën ndërkombëtare”.
    Në kontekstin e sfidave gjeopolitike dhe ato të sigurisë, Kreu i Shtetit, nënvizoi bashkëpunimin me Aleancën Veriatlantik dhe rolin e partnereve strategjike veçanërisht të SHBA-së për paqen e stabilitetin si edhe mbështetjen në modernizimit të Forcave të Armatosura.
    Një mirënjohje të veçante në këtë ceremoni Presidenti i Republikës, përcolli ndaj Truprojave të Nderit dhe Orkestrës Frymore të cilat kanë përfaqësuar me dinjitet jo vetëm Forcat e Armatosura, por edhe shtetin shqiptar në ceremoni kombëtare e ndërkombëtare. “E them me bindje se efektivët e Truprojës së Nderit dhe Orkestrës Frymore e kanë nderuar uniformën e shenjtë me ngjyrat e flamurit”, deklaroi Presidenti i Republikës.

  • Presidenti Begaj në 60-vjetorin e themelimit të Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të FA: Roli i Shqipërisë është forcuar në arenën ndërkombëtare

    Presidenti Begaj në 60-vjetorin e themelimit të Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të FA: Roli i Shqipërisë është forcuar në arenën ndërkombëtare

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 60-vjetorit të themelimit të Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
    Presidenti i Republikës vlerësoi përkushtimin e efektivëve ushtarakë, personelit civil dhe vizionin e drejtuesve të cilët e kanë shndërruar sot këtë batalion në njësi elitë dhe të modernizuar të strukturave mbështetëse të Forcave të Armatosura.

    Duke iu referuar këtij rrugëtimi me sfida dhe sakrifica, Presidenti i Republikës theksoi gjatë fjalës së tij se kjo njësi kurrë nuk është ndalur në përmbushjen e misionit të saj.
    “Brezi i sotëm, – theksoi Presidenti Begaj, – trashëgon jo vetëm uniformën, por edhe nderin e atyre që shërbyen para jush, duke e mbajtur të gjallë frymën e përkushtimit ndaj atdheut.
    Kjo njësi si të gjithë Forcat e Armatosura, theksoi Kreu i Shtetit, kanë hyrë në një epokë të re, më e motivuar në misionin e saj, më moderne në pajisje dhe aftësi dhe më e respektuar në shoqërinë shqiptare: “Sot, uniforma e ushtarakut shqiptar është simbol i disiplinës, i përkushtimit dhe i dinjitetit kombëtar”.

    Duke iu referuar misioneve brenda dhe dhe jashtë vendit Presidenti Begaj vlerësoi se :“Përmes disiplinës, profesionalizmit dhe përkushtimit të efektivëve tanë në misionet e NATO-s, të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, roli i Shqipërisë është forcuar dhe është bërë i dukshëm në arenën ndërkombëtare”.
    Në kontekstin e sfidave gjeopolitike dhe ato të sigurisë, Kreu i Shtetit, nënvizoi bashkpunimin me Aleancën Veriatlantik dhe rolin e partnereve strategjike vecanërisht të SHBA-së për paqen e stabilitetin si edhe mbështetjen në modernizimit të Forcave të Armatosura.

    Një mirënjohje të veçant në këtë ceremoni Presidenti i Republikës, përcolli ndaj Truprojave të Nderit dhe Orkestrës Frymore të cilat kanë përfaqësuar me dinjitet jo vetëm Forcat e Armatosura, por edhe shtetin shqiptar në ceremoni kombëtare e ndërkombëtare.

    “E them me bindje se efektivët e Truprojës së Nderit dhe Orkestrës Frymore e kanë nderuar uniformën e shenjtë me ngjyrat e flamurit”, deklaroi Presidenti i Republikës.

  • Ministri britanik: Po shqyrtojmë forcimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë

    Ministri britanik: Po shqyrtojmë forcimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë

    Forcat e armatosura britanike do të shqyrtojnë mundësitë për të forcuar mbrojtjen ajrore të NATO-s në Poloni, tha të mërkurën Sekretari Britanik i Mbrojtjes, John Haley, pasi Polonia rrëzoi dronë në hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi ajror rus në Ukrainë.
    “Si aleatët tuaj në NATO, ne do t’ju mbështesim ju, miqtë tanë polakë. Si aleatët tuaj në NATO, ne do të ndihmojmë në sigurimin e sigurisë së popullit tuaj”, tha Haley në një konferencë për shtyp pas takimit me përfaqësues nga Franca, Gjermania, Italia, Polonia dhe Ukraina.
    “Pas diskutimeve tona sot, u kam kërkuar Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar të shqyrtojnë mundësitë për forcimin e mbrojtjes ajrore të NATO-s mbi Poloninë”, theksoi ai.

  • Forcat e Armatosura shqiptare stërvitje në mbështetje të NATO-s, Rama: Forcon kapacitetet operacionale

    Forcat e Armatosura shqiptare stërvitje në mbështetje të NATO-s, Rama: Forcon kapacitetet operacionale

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të Forcave të Armatosura shqiptare gjatë stërvitjes në Letoni, në mbështetje të NATO-s.

    Ai shkruan se angazhimi rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona.
    “Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura në stërvitjen “Exercise OAK Resolve” në Letoni në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s me detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave
    Angazhim që rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Forcat e armatosura shqiptare stërvitje në mbështetje të NATO-s, Rama: Forcon kapacitetet operacionale!

    Forcat e armatosura shqiptare stërvitje në mbështetje të NATO-s, Rama: Forcon kapacitetet operacionale!

    Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura shqiptare po marrin pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Exercise OAK Resolve” në Letoni, në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s.
    Gjatë stërvitjes, trupat shqiptare janë angazhuar me detyrë reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe për hapjen e shtigjeve që mundësojnë lëvizjen e trupave.
    Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, theksoi se ky angazhim rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive shqiptare në mjediset ndërkombëtare.
    “Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura në stërvitjen “Exercise OAK Resolve” në Letoni në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s me detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave
    Angazhim që rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare”, shkruan Rama.

    /vizionplus.tv

  • Trupat e FA trajnim në Letoni, Rama: Forcon kapacitetet operacionale në mjedise ndërkombëtare

    Trupat e FA trajnim në Letoni, Rama: Forcon kapacitetet operacionale në mjedise ndërkombëtare

    Trupat tanë të Forcave të Armatosura, janë duke zhvilluar një trajnim në Letoni, në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s.
    Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga trajnimi i trupave ushtarakë shqiptarë, teksa jep detaje se Forcat e Armatosura i janë nënshtruar stervitjes “Exercise OAK Resolve”. Rama cilëson se ky trajnim forcon kapacitetet operacionale të Forcave të Armatosura në mjediset ndërkombëtare.
    “Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura në stërvitjen “Exercise OAK Resolve” në Letoni në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s me detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupaveAngazhim që rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare”, shkruan Rama në rrjete sociale.

  • Kreu i IAEA-s, Grossi paralajmëron për një botë me 25 fuqi bërthamore

    Kreu i IAEA-s, Grossi paralajmëron për një botë me 25 fuqi bërthamore

    Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) paralajmëroi për rrezikun e një bote me deri në 25 vende të armatosura me armë bërthamore.
    “Pa dashur të përhap panik, rreziku i një konflikti bërthamor është më i lartë sot sesa në të kaluarën”, tha Rafael Grossi për gazetën e përditshme italiane “La Repubblica”.

    Grossi sugjeroi se në një të ardhme të afërt, 20 deri në 25 vende mund të kenë armë bërthamore. Aktualisht, ekzistojnë nëntë fuqi bërthamore, sipas disa ekspertëve.
    “Procesi i çarmatimit ose reduktimit të kontrolluar të arsenaleve bërthamore është në ngërç”, tha kreu i IAEA-s.
    “Ata që zotërojnë armë bërthamore po prodhojnë më shumë prej tyre, përfshirë Kinën”, shtoi ai.
    Ai gjithashtu vuri në dukje se ka gjithnjë e më shumë diskutime të rastësishme për sulme taktike bërthamore, të cilat ai i përshkroi si shqetësuese.
    Grossi tha se është i shqetësuar që udhëheqësit në disa vende kanë njoftuar qëllimin e tyre për të blerë armë bërthamore.
    “Si kreu i IAEA-së, nuk mund të them se cilat janë këto vemde. Këto janë vende të rëndësishme në Azi, Azinë e Vogël dhe Gjirin Persik. Një botë me 20 deri në 25 shtete të armatosura me armë bërthamore është e paparashikueshme dhe e rrezikshme”, tha Grossi.
    Nëntë shtetet e armatosura me armë bërthamore përfshijnë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Britania e Madhe, Franca dhe Kina – si dhe India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli, sipas një raporti të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI) dhe informacionit të Fushates Ndërkombëtare për Heqjen e Armëve Bërthamore (ICAN).
    Së bashku, ato vlerësohet se zotërojnë afërsisht 12,000 armë bërthamore, megjithëse Rusia dhe SHBA-ja përbëjnë rreth 10,700 prej tyre.
    ATSH

  • Rama e paralajmëroi/ Krijohet shoqëria që do të prodhojë uniformat e Forcave të Armatosura

    Rama e paralajmëroi/ Krijohet shoqëria që do të prodhojë uniformat e Forcave të Armatosura

    Forcat e Armatosura shqiptare do të vishen me uniforma të prodhuara në Shqipëri, “Made in Albania”. Për këtë është krijuar kompania e re me emrin “Guna Tactical”, e cila do të merret me prodhimin e uniformave dhe pajisjeve për ushtrinë. Shoqëria aksionere është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 8 gusht dhe do të ketë vetëm një aksioner “MSSC”, që do mbajë 49% të aksioneve, ndërsa 51% e aksioneve do të jenë në pronësi të KAYO-s.
    “Aksionarët Themelues: Aksionarët themelues zotërojnë aksionet si më poshtë: • “KAYO” Sh.A -1,785 aksione (51% të kapitalit);  “MSSC” Sh.P.K -1,715 aksione (49% të kapitalit)” , thuhet në statutin e kompanisë.
    Kjo shoqëri thuhet në dokumentet e regjistrimit në QKB që do të prodhojë të gjitha veshjet e Forcave të Armatosura dhe jo vetëm uniformat për ushtrinë shqiptare, por do të ketë të drejtë edhe t’i eksportojë ato jashtë vendit.
    “Objekti i aktivitetit: Projektimi, prodhimi, përpunimi, magazinimin, paketimi, promovimi, shpërndarja, tregtimi dhe eksportin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe për strukturat e tjera të sigurisë dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë” , thuhet në dokumentet e regjistrimit të kompanisë në QKB.
    Ndërkohë Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion” në Tv Klan e paralajmëroi krijimin e kompanisë. Rama nënvizoi se do të prodhohen të gjitha llojet e uniformave për të gjitha llojet e trupave.
    “Ne do të prodhojmë të gjitha llojet e uniformave për të gjitha llojet e trupave. Më në fund do t’i prodhojmë pa tendera. Kompani vetëm me shtet-privat. Kompania jonë ka një emër të bukur, quhet Guna”, tha Rama.

  • “Në luftë” me flakët gjatë verës/ Qeveria: Shpërblim 1–3 paga për Forcat e Armatosura, Policinë, Mbrojtjen Civile dhe zjarrfikësit

    “Në luftë” me flakët gjatë verës/ Qeveria: Shpërblim 1–3 paga për Forcat e Armatosura, Policinë, Mbrojtjen Civile dhe zjarrfikësit

    ‘Në luftë’ me flakët gjatë verës/ Qeveria: Shpërblim 1–3 paga për Forcat e Armatosura, Policinë, Mbrojtjen Civile dhe zjarrfikësitReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në një vendim të rëndësishëm të miratuar këtë të martë, Këshilli i Ministrave ka shpërblyer me 1 deri në 3 paga mujore efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë verës 2025. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur se shpërblimi do të jepet në varësi të kohëzgjatjes dhe intensitetit të angazhimit të çdo strukture në përballimin e situatave emergjente të shkaktuara nga zjarret.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

  • Shpërblim për zjarrfikësit që luftuan me flakët! Vendimi i qeverisë: 1 deri në 3 paga mujore për efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit e Mbrojtjes Civile

    Shpërblim për zjarrfikësit që luftuan me flakët! Vendimi i qeverisë: 1 deri në 3 paga mujore për efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit e Mbrojtjes Civile

    Ekipet e emergjencave, që punuan në terren në betejën me vatrat e zjarrit në vendin tonë, do të shpërblehen.

    Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të efektivëve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.

    Top Channel