Tag: armatosura

  • Situata nga përmbytjet në Novoselë, ushtria ndërhyn për largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

    Situata nga përmbytjet në Novoselë, ushtria ndërhyn për largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

    Forcat e Armatosura janë angazhuar në Novoselë për t’u përgjigjur situatës së rënduar nga përmbytjet. Siç raporton A2 CNN, efektivët e ushtrisë kanë nisur punën me pompa për të larguar ujin nga shtëpitë e përmbytura, ku niveli ka arritur të rrezikojë seriozisht pronat e banorëve.

    Përveç largimit të ujit, ushtarët po ndihmojnë edhe në evakuimin e banorëve, si dhe në nxjerrjen nga banesat e pajisjeve dhe sendeve të domosdoshme që rrezikohen nga dëmtimi.

    Ndërhyrja e Forcave të Armatosura vjen pas përkeqësimit të situatës në zonë, ku prurjet e larta dhe dalja e lumit Vjosë nga shtrati kanë shkaktuar probleme.

  • 19 rebelë të vrarë në Kolumbi pas sulmeve ajrore kundër disidentëve të FARC-ut në Amazonë

    19 rebelë të vrarë në Kolumbi pas sulmeve ajrore kundër disidentëve të FARC-ut në Amazonë

    Forcat e armatosura të Kolumbisë njoftuan të martën se sulmet ajrore të një dite më parë kishin vrarë 19 anëtarë të një grupi rebel në një pjesë të largët të Amazonës, në juglindje të vendit.

    Sipas ushtrisë, bombardimet synuan ish-disidentët e FARC-ut dhe u kryen “në agim të së hënës”, duke rezultuar në vrasjen e 19 luftëtarëve, arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e pajisjeve ushtarake, tha Admirali Francisco Cuvides gjatë një konference për shtyp. Operacioni, sipas tij, u ndërmor për shkak të kërcënimit të menjëhershëm të një sulmi nga rebelët kundër pozicioneve të forcave të armatosura.
    Presidenti Gustavo Petro kishte urdhëruar të hënën “bombardimin dhe çmontimin me mjete ushtarake” të fraksionit të udhëhequr nga Ivan Mordisco, udhëheqësi më i kërkuar rebel në vend, pas dështimit të bisedimeve me të ashtuquajturin Shtabi i Përgjithshëm Qendror (EMC).
    Ivan Mordisco dhe EMC-ja hedhin poshtë marrëveshjen e paqes të vitit 2016 midis Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) dhe qeverisë së atëhershme, duke vazhduar aktivitetet e tyre të armatosura. Pas çarmatimit dhe shpërbërjes së FARC-ut, EMC-ja ka zgjeruar ndjeshëm ndikimin, e financuar nga trafiku i drogës, zhvatja dhe minierat e paligjshme në zona të thella të Amazonës.
    Anëtarët e saj janë përfshirë në përleshje për kontrollin e territoreve me një tjetër fraksion të disidentëve të FARC-ut, të udhëhequr nga i ashtuquajturi Calarca. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, nën administratën e Donald Trump, kanë vendosur sanksione ndaj Presidentit Petro, disa bashkëpunëtorëve dhe të afërmve të tij, si dhe e kanë hequr Kolumbinë nga lista e aleatëve në luftën kundër drogës. Uashingtoni argumenton se qeveria e presidentit të parë të majtë në historinë e vendit nuk po bën mjaftueshëm për të frenuar prodhimin e kokainës. Me zgjedhjet presidenciale të vitit 2026 në horizont, Petro po përballet gjithashtu me kritika të forta nga opozita e djathtë, e cila e akuzon atë për qasje të butë ndaj grupeve të armatosura dhe e cilëson strategjinë e tij për t’i dhënë fund luftës civile përmes dialogut si të dështuar.

    Top Channel

  • Qarku Shkodër më i prekur nga reshjet, Forcat e Armatosura në terren për menaxhimin e situatës

    Qarku Shkodër më i prekur nga reshjet, Forcat e Armatosura në terren për menaxhimin e situatës

    Strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, janë në terren dhe monitorojnë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit.
    Qarku Shkodër është zona më e prekur, ku reshjet kanë pasur intensitet të lartë. Që nga mëngjesi i sotëm, ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura (FA) kanë ndjekur situatën në bashkinë Vau Dejës, ku aktualisht situata është drejt normalizimit. Niveli i ujit ka pësuar ulje të ndjeshme dhe disa banesa janë tërhequr plotësisht nga uji.
    Në zonat ku banesat ishin të rrezikuara nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e argjinaturave mbrojtëse. Gjithashtu, në bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi po punohet për pastrimin e inerteve në akset ku ka pasur rënie gurësh, për të garantuar qarkullimin normal.
    Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika të mëdha në infrastrukturë apo banesa si pasojë e reshjeve. Strukturat e AKMC, Forcat e Armatosura dhe emergjencat civile mbeten në gatishmëri dhe vazhdojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

  • Gjashtë në dhjetë gjermanë janë kundër shërbimit ushtarak me short, zbulon sondazhi

    Gjashtë në dhjetë gjermanë janë kundër shërbimit ushtarak me short, zbulon sondazhi

    Shumica e gjermanëve kundërshtojnë idenë e një shorti për të përcaktuar se kush është i përshtatshëm për rekrutim dhe kush thirret për të shërbyer në forcat e armatosura, sipas një sondazhi.

    Qeveria federale e kancelarit Friedrich Merz po shqyrton rivendosjen e një forme të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili u pezullua në vitin 2011, me qëllim që t’i përgjigjet kërcënimit në rritje rus dhe të forcojë Bundeswehr-in (forcat e armatosura të Gjermanisë) në përputhje me objektivat e reja të NATO-s.
    Sipas një sondazhi nga instituti INSA për Bild të së dielës, 60% e të anketuarve besojnë se përdorimi i një sistemi shorti për të përcaktuar se kush do të thirret për shërbim ushtarak është i gabuar.
    Një në pesë të anketuar mendonin se një sistem shorti do të ishte i duhuri për këtë qëllim. Rreth 11% thanë se nuk ishin të interesuar dhe 8% nuk ​​iu përgjigjën pyetjes.
    Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius i tha gazetës Bild se i takon Bundestagut (parlamenti federal) të vendosë se si t’i forcojë forcat e armatosura gjermane. Shërbimi ushtarak duhet të bazohet në rekrutimin vullnetar për sa më gjatë të jetë e mundur, shtoi ai. Megjithatë, ai theksoi se një rekrutim në shkallë të gjerë në Gjermani nuk do të kalonte pa u vënë re në Rusi dhe do të vepronte si një pengesë.

    Top Channel

  • Akuzat për të ardhurat e Presidentit, Forcat e Armatosura: Pagesat kanë qenë për periudhën deri në vitin 2018

    Akuzat për të ardhurat e Presidentit, Forcat e Armatosura: Pagesat kanë qenë për periudhën deri në vitin 2018

    Akademia e Forcave të Armatosura në një deklaratë publike ka përgënjeshtruar të gjitha akuzat e ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.

    “Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qënë në të kaluarën pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) në periudhën 2013–2018 pranë AFA”, thuhet në deklaratë.
    “Në lidhje me pagesat të cilave i janë referuar disa media, sqarojmë se: për angazhimin e stafit akademik gjatë viteve 2013–2018, Akademia e Forcave të Armatosura, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me aktet nënligjore që rregullojnë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë, ka shlyer gjatë viteve 2022 dhe 2024 detyrimet e prapambetura financiare ndaj të gjithë personelit akademik të përfshirë në këtë proces”, sqaron AFA në lidhje pagesat e kryera ndaj Begajt.
    Procesi është zhvilluar në mënyrë të barabartë thotë AFA, transparente dhe me dokumentacion të plotë financiar e administrativ, i cili mund të verifikohet nga çdo institucion kompetent.
    “AFA mbetet plotësisht e hapur për çdo verifikim nga organet përgjegjëse dhe fton median të ushtrojë misionin e saj mbi bazën e fakteve të verifikuara, duke shmangur keqinformimin e opinionit publik”, mbyllet deklarata.

    Top Channel

  • Akademia e Forcave të Armatosura hedh poshtë akuzat ndaj Presidentit Begaj: Ka qenë kërkues shkencor, jo pedagog

    Akademia e Forcave të Armatosura hedh poshtë akuzat ndaj Presidentit Begaj: Ka qenë kërkues shkencor, jo pedagog

    Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke sqaruar se ai nuk ka qenë asnjëherë pedagog, as i brendshëm dhe as i jashtëm, por ka qenë i angazhuar si kërkues shkencor në periudhën 2013–2018.
    Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qenë pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) pranë AFA.
    Akademia sqaron se pagesat e përmendura lidhen me shlyerjen e detyrimeve financiare të prapambetura për të gjithë personelin akademik të përfshirë në procesin e kërkimit shkencor gjatë viteve 2013–2018.

    Këto pagesa, sipas institucionit, janë kryer në vitin 2022 dhe 2024, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me aktet nënligjore që rregullojnë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë.
    AFA thekson se procesi është zhvilluar në mënyrë të barabartë, transparente dhe me dokumentacion të plotë financiar e administrativ, i cili mund të verifikohet nga çdo institucion kompetent.
    Në përfundim, Akademia e Forcave të Armatosura shprehet se mbetet e hapur për çdo verifikim nga organet përgjegjëse, duke ftuar median të ushtrojë misionin e saj mbi bazën e fakteve të verifikuara dhe të shmangë keqinformimin e opinionit publik.

  • Pagesa 1605 euro nga spitali privat për Presidentin Begaj, Forcat e Armatosura: Është pagesë e periudhës deri në 2018

    Pagesa 1605 euro nga spitali privat për Presidentin Begaj, Forcat e Armatosura: Është pagesë e periudhës deri në 2018

    Akademia e Forcave të Armatosura në një deklaratë publike ka përgënjeshtruar të gjitha akuzat e ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.

    “Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qënë në të kaluarën pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) në periudhën 2013–2018 pranë AFA”, thuhet në deklaratë.
    “Në lidhje me pagesat të cilave i janë referuar disa media, sqarojmë se: për angazhimin e stafit akademik gjatë viteve 2013–2018, Akademia e Forcave të Armatosura, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me aktet nënligjore që rregullojnë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë, ka shlyer gjatë viteve 2022 dhe 2024 detyrimet e prapambetura financiare ndaj të gjithë personelit akademik të përfshirë në këtë proces”, sqaron AFA në lidhje pagesat e kryera ndaj Begajt.
    Procesi është zhvilluar në mënyrë të barabartë thotë AFA, transparente dhe me dokumentacion të plotë financiar e administrativ, i cili mund të verifikohet nga çdo institucion kompetent.
    “AFA mbetet plotësisht e hapur për çdo verifikim nga organet përgjegjëse dhe fton median të ushtrojë misionin e saj mbi bazën e fakteve të verifikuara, duke shmangur keqinformimin e opinionit publik”, mbyllet deklarata.

    Top Channel

  • Akademia e Forcave të Armatosura hedh poshtë akuzat ndaj Presidentit Begaj

    Akademia e Forcave të Armatosura hedh poshtë akuzat ndaj Presidentit Begaj

    Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit ndaj Presidentit Bajram Begaj, duke sqaruar se kreu i shtetit nuk ka qenë asnjëherë pedagog, as i brendshëm dhe as i jashtëm, por ka qenë i angazhuar si kërkues shkencor në periudhën 2013-2018.
    Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qenë pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) pranë AFA.

    Akademia sqaron se pagesat e përmendura lidhen me shlyerjen e detyrimeve financiare të prapambetura për të gjithë personelin akademik të përfshirë në procesin e kërkimit shkencor gjatë viteve 2013–2018. Këto pagesa, sipas institucionit, janë kryer në vitin 2022 dhe 2024, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me aktet nënligjore që rregullojnë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë.

    AFA thekson se procesi është zhvilluar në mënyrë të barabartë, transparente dhe me dokumentacion të plotë financiar e administrativ, i cili mund të verifikohet nga çdo institucion kompetent. Në përfundim, Akademia e Forcave të Armatosura shprehet se mbetet e hapur për çdo verifikim nga organet përgjegjëse, duke ftuar median të ushtrojë misionin e saj mbi bazën e fakteve të verifikuara dhe të shmangë keqinformimin e opinionit publik.

  • Iran, tre burra ekzekutohen për grabitje të armatosura

    Iran, tre burra ekzekutohen për grabitje të armatosura

    Irani ekzekutoi të hënën tre burra të dënuar për grabitje të armatosura, tha agjencia e lajmeve gjyqësore e vendit.

    Irani vendos dënimin me vdekje për shumë krime dhe kryen numrin më të lartë të ekzekutimeve pas Kinës, sipas grupeve të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International.
    “Këtë mëngjes, dënimi me vdekje u ekzekutua ndaj tre burrave që kishin kryer grabitje të armatosura në Teheran dhe qytete të tjera të vendit”, raportoi Mizan Online.
    Gjyqësori shpjegoi se ata u dënuan për moharambekh (“luftë kundër Zotit” në persisht), duke shtuar se tre burrat kishin kryer 14 grabitje në prill 2024.
    Të dënuarit u varën, tha agjencia e lajmeve gjyqësore iraniane.
    Në fillim të tetorit, gjyqësori njoftoi ekzekutimin e gjashtë anëtarëve të një grupi të shpallur fajtorë për sulme “terroriste” në provincën jugore iraniane të Khuzestanit.

    Top Channel

  • Gara ushtarake “Cambrian Patrol”, trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë renditen në vendin e tretë

    Gara ushtarake “Cambrian Patrol”, trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë renditen në vendin e tretë

    Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore të Shqipërisë u renditën në vendin e tretë në botë, teksa morën pjesë në garën “Cambrian Patrol”, zhvilluar në Uells nga Brigada e 160-të e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.
    Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë zhvilluan 48 orë stërvitje në terren të ashpër.
    Po ashtu Vëngu shkruan se bashkëpunimi në të gjitha nivelet me forcat aleate, për të forcuar kapacitetet njerëzore të Forcave të Armatosura mbetet prioritet për objektivat e FA.
    Postimi i Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu:
    Bashkëpunimi në të gjitha nivelet me forcat aleate, për të forcuar kapacitetet njerëzore të Forcave rë Armatosura mbetet prioritet për objektivat e programit tonë #MBROJTJA2030.
    Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore mori pjesë në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol”, zhvilluar në Uells nga Brigada e 160-të e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.
    48 orë sfidë në terren të ashpër, në një garë me traditë mbi 60-vjeçare, ku trupat tona ???????? u renditën me meritë në vendin e tretë.