Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu, kanë prezantuar projektin e rigjallërimit të Ish-Uzinës së Autotraktorëve, e cila do të vihet në shërbim të Industrisë Ushtarake për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, transportuesve të artilerisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh pozitiv për projektin e ish-Uzinës, pasi do të plotësojë të gjitha nevojat e shërbime të forcave të armatosura, policisë, zjarrfikëses, e me një kosto më të lirë.
Madje si synim ky rijetëzim do të ketë dhe prodhimin për eksport për vendet e tjera, gjë që do pasojë në rritjen e punësimit në vend, e gjithashtu në përmirësimin e zhvillimit ekonomik.
“Këtu bëhet fjalë për një zhvillim shumë pozitiv për forcat tona të armatosura, ekonominë kombëtare edhe komunitetin këtu, pasi në kuadrin e rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri ne kemi një sërë projektesh për rijetësimin e një infrastrukture të vjetër, të mbetur jashtë funksionit si kjo këtu. Synimi ynë është që të ndërtojmë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e forcave tona të armatosura, policisë, zjarrfikëse, por edhe për eksport. Kjo do bëjë që nga një anë rritja e përvitshme e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për të stimuluar ekonominë tonë kombëtare. Nga ana tjetër përmes krijimit të këtyre hallkave të reja prodhuese të krijohen vende të reja pune për teknikë dhe ekspertë të nivelit të lartë dhe sigurisht, patjetër edhe përmes këtij procesi të stimulojmë edhe teknologjinë e inovacionin. Kjo është pak a shumë panorama brenda së cilës hyn e kjo strukturë.
Nga ana tjetër do të fillojmë edhe investimin për prodhimin e veshjeve, uniformave ushtarake dhe të policisë në vendin tonë, pasi edhe në këtë aspekt i kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë prodhime të cilësisë shumë të lartë dhe të krijojmë vende pune, të furnizojmë forcat tona të armatosura e të rendit me uniforma shumë cilësore e më pak të kushtueshme. Nga ana tjetër të krijojmë një bazë prodhuese që do mund të shërbejë edhe qëllimit të eksportit. Kështu që në këto mijëra metra katror që sot janë jashtë çdo funksioni, do krijojmë një hapësirë ku do të ketë punë, ekonomi, e zhvillim”, tha Rama.
Tag: armatosura
-

Rijetëzimi i Ish-Uzinës së Autotraktorëve, Rama: Një hapësirë ku do të ketë punë, ekonomi, zhvillim
-

Durrës, koncert homazh për Papa Françeskun
Një mbrëmje e veçantë dhe e mbushur me emocione ishte ajo e së premtes në teatrin “Aleksandër Moisiu”, ku Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe kori italian “Canticum Novum di Solomeo” sollën një koncert homazh dedikuar Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
Nën drejtimin e dirigjentit italian Fabio Ciofini, orkestra dhe kori interpretuan vepra të kompozitorit të njohur amerikan Dan Forrest, ku u veçua “Pater Noster”, një pjesë e ndjerë në nderim të Papës.“Dy pjesët e repertorit i përkasin një kompozitori mjaft të shquar, Dan Forrest. Në veçanti “Pater Noster” është e veçantë, pasi është marrë nga Fondacioni ynë 𝐵𝘳𝑢𝘯𝑒𝘭𝑙𝘰 & 𝘍𝑒𝘥𝑒𝘳𝑖𝘤𝑎 𝐶𝘶𝑐𝘪𝑛𝘦𝑙𝘭𝑖, që është në një vend të vogël në Perugia dhe i dedikohet Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Për këtë arsye ky koncert ka dhe një domethënie më të rëndësishme. Jemi shumë të lumtur për këtë bashkëpunim të suksesshëm me orkestrën e Forcave të Armatosura”, tha Ciofini.
Edhe për instrumentistët e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, ky koncert mbarte një ngarkesë të veçantë emocionale.
Ishin të shumtë artëdashësit që mirëpritën këtë bashkëpunim vokalo-simfonik.
Tv Klan -

Koncert për Papa Françeskun, organizohet në skenën e teatrit “Aleksandër Mosiu” në Durrës
Në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, mbrëmjen e kaluar u ngjitën Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe kori italian “Canticum Novum di Solomeo”.
Ata sollën një koncert vokalo-simfonik si një homazh për Papa Françeskun, në prag të ceremonisë mortore të tij.
Dirigjenti Fabio Ciofini thotë: “Dy pjesët e repertorit i përkasin një kompozitori mjaft të shquar, Dan Forrest. Në veçanti “Pater Noster” është e veçantë, pasi është marrë nga fondacioni ynë dhe i dedikohet Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Për këtë arsye ky koncert ka dhe një domethënie më të rëndësishme. Jemi të lumtur për këtë bashkëpunim të suksesshëm me orkestrën e forcave të armatosura.”
Në këtë bashkëpunim të parë, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe kori italian, interpretuan vepra të kompozitorit amerikan Dan Forrest.
Artdashësit durrsakë e pritën mirë këtë koncert që përcolli ndjeshmëri dhe homazh në nderim të Papa Françeskut, po dhe një bashkim kulturash përmes artit.Top Channel
-

Dosja “Gërdeci” ish-ministri Mediu kundër ekspertëve: Nuk i trajtoja municionet!
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pandehur në dosjen “Gërdeci”, i tha Gjykatës së Posaçme të martën se trajtimi i municioneve ishte një kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes, raporton A2 CNN. Në seancën e disatë në radhë ku shfaq kundërshtitë mbi përgjigjet e ekspertëve të akt-ekspertimit tekniko ushtarak për çështjen ndaj tij, ish-ministri ritheksoi se SPAK i ngarkonte përgjegjësi që nuk i kishte pozicioni i ministrit.
“Për çdo vendim të qeverisë ka pasur një urdhër ministri dhe pas çdo urdhri të ministrit një urdhër tjetër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, kështu funksionon në ministrinë e Mbrojtjes”, tha Mediu.
Më tej, ish-ministri i pandehur për “shpërdorim të detyrës” tha se kompania amerikanë SAC në Gërdec nuk ishte kontraktuar vetëm për demontim, por edhe për demilitarizim, pra për kthim të municioneve në të paefektshëm dhe të parrezikshëm.
“SAC ka kryer demontim, tha ish-ministri, duke mos kryer demilitarizim, fakt që i është vënë në dukje kompanisë. Nuk ka pasur plotësim detyrimesh nga ato që duhet të plotësonin FA”.
Duke i qëndruar argumentit për kompetenca të ndara dhe të qartë ligjore mes Ministrit të Mbrojtjes dhe Shtabit të Forcave të Armatosura, ish-ministri tha se Forcat e Armatosura kanë pasur për detyrë të mbikëqyrin Gërdecin. Sipas dëshmive në proces, tha ai, funksionarë të lartë të Forcave të Armatosura kanë vizituar disa herë Gërdecin, por nuk kanë zbatuar detyrime që ka urdhëruar VKM-ja, që i hapte rrugë procesit. Disa herë gjatë seancës, ish-ministri pretendoi përgjigje të gabuara të ekspertëve dhe të pakonsultuara si duhet me aktet nënligjore përkatëse. -

‘Gërdeci’/ Mediu: Zyrtarë të lartë të Forcave të Armatosura nuk kanë zbatuar detyrimet
Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për dosjen e masakrës së Gërdecit. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kundërshtuar sërish përgjigjet e ekspertëve të akt-ekspertimit tekniko-ushtarak. Mediu deklaroi se trajtimi i municioneve nuk ka qenë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e ministrit, por një kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura (FA).
Ish-ministri pretendon se kompania SAC nuk kishte përmbushur të gjitha detyrimet që i takonin dhe se mbikëqyrja e punës së SAC ishte në përgjegjësi të Forcave të Armatosura dhe se zyrtarët e tyre kishin qenë të pranishëm në Gërdec.
Fatmir Mediu: Trajtimi i municionit ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes. Për çdo vendim të qeverisë ka pasur një urdhër ministri dhe pas çdo urdhri të ministrit një urdhër tjetër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, kështu funksionon në ministrinë e Mbrojtjes. Sipas tij, SAC nuk kishte vetëm demontim, por edhe demilitarizim, pra kthimin e tyre në të pa efektshëm dhe të pa rrezikshëm. AC ka kryer demontin, duke mos kthyer demilitarizim, fakt që i është vënë në dukje kompanisë. Nuk ka pasur plotësim detyrimesh nga ato që duhet të plotësojnë FA. FA e ka pasur detyrë mbikëqyrjen. Zyrtarë të lartë të FA, sipas dëshmive, e kanë vizituar Gërdecin. Ata nuk kanë zbatuar detyrimet që ka urdhëruar VKM-ja.
Kujtojmë se më 9 tetor, GJKKO refuzoi kërkesën e Mediut për riekspertim pjesor për kostot e dëmit financiar të shkaktuar në Fabrikë. SPAK deklaron nga akti i ekspertimit financiar dalin dëmet e shkaktuara nga veprimet dhe mosveprimet e Mediut, gjë që sipas organit të akuzës provon shpërdorimin e detyrës prej tij. Këto pretendime janë kundërshtuar nga Mediu.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”. -

Fabrikë armësh e dronësh në Rubik, Rama: Zhvillojmë ekonominë vendore, rrisim pagat për Forcat e Armatosura
Ish-uzina e bakrit në Rubik do të shndërrohet në një fabrikë armësh, si pjesë e një prioriteti të ri të qeverisë socialiste për të investuar në industrinë ushtarake.
“Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe do të prodhohet për Forcat tona të Armatosura, por në masën më të madhe për eksport. Kjo do të thotë një front i ri punësimi, sepse këtu do të kërkohen një seri specialitetesh, që nga puna e inxhinierëve dhe teknikëve punë e cila do të jetë e mirëpaguar. Së treti, shumë e rëndësishme, duke zhvilluar këtë industri, ne jo vetëm që rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, por mbi të gjitha rrisim ekonominë tonë vendore dhe kombëtare,” deklaroi kryeministri Edi Rama.
Për Forcat e Armatosura, Rama premtoi gjithashtu rritje të përvitshme të pagave.“Synojmë të rrisim pagat çdo vit. Kjo ka sjellë një rritje të interesit për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Kemi investuar në disa elementë bazikë, por filozofia jonë tani është: investojmë për të fituar dhe për të riinvestuar. Dronë inteligjentë fjala e fundit e shkencës janë risia më e madhe sot në sektorin e mbrojtjes. Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm është se këto qendra të industrisë ushtarake do të ndahen sipas kapaciteteve dhe profileve,” shtoi ai.
Kryeministri Rama bëri të ditur gjithashtu se po përgatitet hapja e Akademisë së Forcave Ajrore, ku do të nisë përgatitja e pilotëve shqiptarë.
/vizionplus.tv -

Rama në Rubik: Uzina e Bakrit do kthehet në fabrikë armësh
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të premte rivitalizimin e ish-uzinës së Bakrit në Rubik.Rama njoftoi se shumë shpejt do të nisin investimet për krijimin e qendrës së prodhimit të industrisë ushtarake, e cila nuk do të jetë vetëm në shërbim të Forcave të Armatosura, por do të përdoren edhe për eksport.
Kreu i qeverisë tha se me anë të këtij investimi do të ketë një numër të konsiderueshëm punësimi.“Më vjen shumë mirës sot që këtu mund të ndajmë me ju këtë lajm në kuadër të hapjes së një faqeje të re në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, ne nisim me investimet e para për krijimin e qendrave të prodhimit të industrisë ushtarake. Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe do të prodhohet për forcat tona të armatosura, por në masën më të madhe për eksport. Do të thotë një front i ri punësimi, se këtu kërkohen një seri specialitetesh, që nga puna e inxhinierëve dhe teknikëve dhe tek puna e të gjithë shërbimeve mbështetëse, punë e cila do të jetë e mirëpaguar dhe e treta shumë e rëndësishme, që duke zhvilluar këtë industri ne nuk rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, por rrisim në menyrë të ndjeshme ekonominë tone, ekonominë vendore dhe kombëtare.
E kemi filluar punë qysh pas agresionit rus në Ukrainë dhe kemi krijuar një agjenci të posaçme të Ministrisë së Mbrotjes, kemi krijuar ndërmarrjen shtetërore, drejtorin e kemi këtu të pranishëm dhe filozofia jonë është investimet në rritje për mbrojtjen. Janë investime që po i bëjnë të gjitha vendet. Sot kemi ushtrinë tonë e kemi më të mirëpaguarën në rajon dhe synojmë të rrisim pagat çdo vit për të arritur në mesataren e NATO. Kjo ka rritur interesin për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Tani filozofia jonë është të investojmë për të fituar. Asetet e ushtrisë janë keqpërdorur në mënyrë skandaloze për shumë vite, Këtu kam parasysh pronat, të cilat do të mbeten në funksion të sektorit të mbrojtjes.
Kryeministri Rama njoftoi gjithashtu edhe krijimin e dronave inteligjentë: “Dronë inteligjentë, fjala e fundit e shkencës dhe janë risia më e madhe sot në sektorin e mbrojtjes. Tjetra që është shumë e rëndësishme, këto qendra te industrisë ushtarake do jenë të ndara sipas kapaciteteve dhe profileve”, tha Rama. -

“Uzina e Bakrit në Rubik do kthehet në fabrikë armësh”, Rama: Synojmë të rrisim pagat çdo vit për Forcat e Armatosura
“Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe do të prodhohet për forcat tona të armatosura, por në masën më të madhe për eksport. Do të thotë një front i ri punësimi, se këtu kërkohen një seri specialitetesh, që nga puna e inxhinierëve dhe teknikëve, punë e cila do të jetë e mirëpaguar dhe e treta shumë e rëndësishme, që duke zhvilluar këtë industri ne nuk rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, por rrisim ekonominë tonë vendore dhe kombëtare
Synojmë të rrisim pagat çdo vit, kjo ka sjelle një rritje të interest për tu bërë pjesë e Forcat Armatosura. Kemi investuar në disa gjëra bazike por filozofia jonë tani është investojmë për të fituar dhe për të riinvestuar
Dronë inteligjentë, fjala e fundit e shkencës dhe janë risia më e madhe sot në sektorin e mbrojtjes. Tjetra që është shumë e rëndësishme, këto qendra te industrisë ushtarake do jenë të ndara sipas kapaciteteve dhe profileve”-u shpreh Rama.Top Channel
-

Rama – efektivëve të Forcave të Armatosura: Martohuni që të përfitoni nga kreditë e buta
Kryeministri Edi Rama nga Zall Herri në krah të ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, e vendosi theksin te investimet për Forcat e Armatosura, duke nënvizuar vlerën e programit të kredive të buta për strehimin e familjeve të ushtarakëve.
Deri më tani, 179 efektivë kanë përfituar kredi me interes zero për blerjen e banesave, ndaj Rama me batutë u bëri thirrje efektivëve beqarë, që të martohen, mundësisht me ushtarake që të përfitojnë nga programi i kredive të buta.
“Beqarët janë për front, por edhe për kreditë. Patjetër dojeni të mirërpritur kur të martohen”, tha Rama.
Në vijim, Rama u shpreh se gjatë dekadës së fundit është shumëfishuar numri i rekrutimeve në FA, si dhe është pesëfishuar numri i studentëve në Akademinë e Mbrojtjes.
Një tjetër arritje është rritja e pjesëmarrjes së vajzave në radhët e ushtrisë, që ka kaluar nga 10% në mbi 20%.
Ndër prioritetet e ardhshme, ai përmendi forcimin e teknologjisë kibernetike, përmirësimin e shërbimeve dhe mirëmbajtjen e helikopterëve dhe pajisjeve ushtarake.
“Do fuqizojmë teknologjinë kibernetike, mbrojtjen civile, repartet e shërbimit dhe mirëmbajtjes së helikopterëve, korpusin. U rrit numri i vajzave që është dyfishuar nga 10 në mbi 20%. Është krenari për ne. Por edhe niveli i shërbimeve dhe numri i lartë i tyre, që kanë ndikuar edhe në jetën e civilëve. Po kështu numri i studentëve në akademi u pesëfishua”, shtoi kreu i qeverisë. -

“Shteti i kishte kthyer kurrizin Forcave të Armatosura”/ Rama: 10-fishuam investimet në fushën e mbrojtjes
Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Zall Herr për të prezantuar arritjet në fushën e mbrojtjes, theksoi se Shqipëria ka kaluar një periudhë të vështirë dhe të harresës për Forcat e Armatosura. Ai e cilësoi këtë si një periudhë të braktisjes së fushës së mbrojtjes, ku shteti i kishte kthyer kurrizin Forcave të Armatosura.
Rama shpjegoi se pas këtij procesi ka pasuar një rritje të ndjeshme të investimeve në këtë sektor. Ai njoftoi se investimet në fushën e mbrojtjes janë 10-fishuar, duke u rritur nga niveli ku investohej dikur për gjithë ushtrinë.
Kryeministri gjithashtu njoftoi se rekrutimet për Forcat e Armatosura janë 5-fishuar, duke theksuar se Forca e Armatosur e Shqipërisë po tërheq një numër gjithnjë e më të madh të rinjve. Ai po ashtu u shpreh se ushtria shqiptare është ndër më të paguarat në rajon, me një pagë mesatare prej 1550 euro, duke shtuar se kjo nuk është paga e fundit dhe se ka ende mundësi për rritje të mëtejshme.
Kryeministri Edi Rama në Zall Herr në prezantimin e arritjeve në fushën e mbrojtjes: Shqipëria ra në humnerë dhe më pas kishte braktisje shumë të gjatë të fushës së mbrojtjes. Shteti ia ktheu kurrizin Forcave të Armatosura. Ne kemi 10-fishuar investimet në fushën e mbrojtjes. Dikur investohej për gjithë ushtrinë aq sa sot investojmë vetëm për Mbrojtjen Civile. Sot kemi një Forcë të Armatosur të Republikës së Shqipërisë, drejt së cilës të rinjtë po hedhin sytë. Rekrutimet janë 5-fishuar. Në rajon, kemi ushtrinë më të paguar. Jemi sot në pagë mesatare 1550 euro dhe nuk është stacioni ynë i fundit. Do kemi një ushtri të paguar, aq sa mesatarja e vendeve të NATO-s. Ushtria do ketë pajisje të avancuar të kohës. Shumë rekrutë do kenë akses në kredi të butë.