Tag: armatosura

  • Vdes aksidentalisht një ushtar britanik në Ukrainë

    Vdes aksidentalisht një ushtar britanik në Ukrainë

    Ka vdekur një anëtar i forcave të armatosura britanike në shtetit ukrainas.
    Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar për vdekjen e një anëtari të forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë, raporton skynews.
    “Me shumë keqardhje duhet të njoftojmë se një anëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka ndërruar jetë në Ukrainë këtë mëngjes, të martën, më 9 dhjetor”, tha fillimisht ai.

    “Ai u lëndua në një aksident tragjik ndërsa po vëzhgonte forcat ukrainase duke testuar një kapacitet të ri mbrojtës, larg vijës së frontit. Familja është njoftuar dhe mendimet tona janë me ta në këtë kohë të trishtë dhe të vështirë”, përfundoi ai.
    Qeveria britanike më parë kishte konfirmuar praninë e një “numri të vogël personeli” në Ukrainë. Autoritetet britanike tashmë kanë nisur hetimet dhe me detajet e para do të dalë në ditët në vijim.

  • Anëtar i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar vdes në aksident në Ukrainë

    Anëtar i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar vdes në aksident në Ukrainë

    Bota E Martë, 9 Dhjetor 2025 18:59
    Një anëtar i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka humbur jetën në një aksident në Ukrainë të martën në mëngjes, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes (MoD). Sipas deklaratës së ministrisë, ai u plagos në një aksident tragjik ndërsa po vëzhgonte forcat ukrainase duke testuar një aftësi të re mbrojtëse, larg vijave të frontit. Familja e individit është njoftuar për ngjarjen e rëndë.
    Sekretari i Mbrojtjes, John Healey, shprehu thellësisht trishtimin e tij, duke thënë se ishte “i shkatërruar nga vdekja e një personeli ushtarak britanik në Ukrainë”. Ai shtoi se mendimet e tij ishin me familjen, miqtë dhe kolegët e viktimës në këtë moment zie. Nuk dihet se në cilën degë të shërbimit ushtarak shërbente individi apo cili ishte roli i tij specifik.
    BBC raporton se incidenti nuk besohet të jetë shkaktuar nga zjarri armiqësor. Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se nuk do të komentojë më tej mbi rastin. Për arsye operacionale, ajo nuk zbulon numrin e personelit britanik në Ukrainë, por ka pranuar më parë se një numër i vogël ndodhet në vend për të mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës dhe për të ofruar siguri për personelin diplomatik.

  • Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid

    Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid

    Rusia ka paditur dhjetëra udhëheqës politikë dhe ushtarakë ukrainasë dhe ish-zyrtarë për “gjenocid” kundër popullsisë etnike ruse dhe rusishtfolëse të Donbasit që nga viti 2014.
    Midis 41 të paditurve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Presidenti Volodymyr Zelensky nuk është i përfshirë, por përfshihen paraardhësi i tij Petro Poroshenko, Ministri i Mbrojtjes Denys Shmygal, ish-Shefi i Forcave të Armatosura Valeriy Zaluzhny, Shefi aktual i Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky, ish-shefi i kabinetit presidencial Andriy Yermak dhe Rustem Umerov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe kreu i delegacionit ukrainas për bisedimet e paqes.
    Në një deklaratë, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se “miratoi aktakuzën në çështjen penale kundër udhëheqjes politike dhe ushtarake të Ukrainës”.
    41 udhëheqësit dhe ish-udhëheqësit akuzohen në mungesë sipas nenit 357 të Kodit Penal Rus, përkatësisht “gjenocid”.
    Të gjithë janë vendosur në listën e të kërkuarve të Moskës. Sipas aktakuzës, duke filluar nga prilli i vitit 2014, pas rrëzimit të presidentit pro-rus Viktor Janukoviç dhe ardhjes në pushtet të një qeverie pro-perëndimore, të akuzuarit “urdhëruan vartësit e tyre në Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe forca të tjera të armatosura të përdorin armë zjarri, automjete të blinduara, avionë luftarakë, raketa dhe artileri kundër civilëve me qëllim kryerjen e gjenocidit” kundër popullsisë së rajoneve të Donetskut dhe Luganskut.
    Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, gati 5,000 civilë u vranë dhe 13,500 u plagosën, përfshirë 1,275 fëmijë. Sipas aktakuzës, mbi 2.3 milionë qytetarë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre si rezultat, dhe popullsia e kombinuar e të dy rajoneve ra nga 6.5 në 4.5 milionë.

  • Kampusin e ri të Akademisë së Forcave Të Armatosura, Vëngu dhe Kumbaro inspektojnë punimet: Investim që i shërben sigurisë kombëtare

    Kampusin e ri të Akademisë së Forcave Të Armatosura, Vëngu dhe Kumbaro inspektojnë punimet: Investim që i shërben sigurisë kombëtare

    Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu dhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizituan kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim modern prej 7 600 m² që ofron kushte bashkëkohore për formimin e profesionisteve të ardhshëm të FA.
    Kampusi i ri përfshin klasa të teknologjisë së lartë, auditorë, laboratorë, poligon stërvitor, pishinë, ambiente sportive dhe hapësira funksionale të standardeve të NATO-s, duke krijuar një mjedis të kompletuar akademik dhe profesional.
    Ministri Vengu nënvizoi rolin e kampusit të ri si qendër ekselence në formimin ushtarak dhe akademik, duke theksuar se standardet e reja infrastrukturore dhe pedagogjike do të përgatisin kuadro të afta për misione kombëtare dhe ndërkombëtare.

    “Jemi në kushtet kur 80 përqind e punës ka mbaruar dhe në një situatë ku kemi një numër shumë të madh regjistrimesh. Këtë vit kemi pasur një numër rekord: 1630 aplikime për vetëm 80 vende. Në muajin shkurt do të jetë gati për të nisur programet bachelor dhe master, sepse përvecc një akademie ushtarke të mirëfilltë përgatit edhe profesionistë të inxhinierisë apo ekonomisë që i shërbejnë kryqëzimit të jetës civile me aktivitetin e forcave të armatosura. Do të kemi një ofertë akademike e cila përveç kurseve akademike, do të ketë edhe kurse të specialiteteve, sicc është masteri në sigurinë kibernetike që po bëhet gjithnjë e më atraktiv, por për të mbështetur edhe sektorë të tjerë shtetërorë që kanë nevojë për kapacitete”, tha ministri Vengu.
    Më tej në fjalën e tij, ministri Vengu shpjegoi se studentët e kësaj akademie trajtohen me pagesë gjatë periudhës së studimeve dhe kanë mundësinë e specializimit në akademi prestigjoze të Europës dhe Shteteve të Bashkuara.
    Ky investim konsolidon rolin e FA në edukimin e sigurisë kombëtare dhe vendos një standard të ri për arsimimin ushtarak në Shqipëri, si pjesë e vizionit të integrimit euroatlantik dhe modernizimit të institucioneve të mbrojtjes./vizionplus.tv

  • Mbështetje për forcat e armatosura, Moska shpenzon mbi 50 mijë euro për një album repi për ushtarët

    Mbështetje për forcat e armatosura, Moska shpenzon mbi 50 mijë euro për një album repi për ushtarët

    Albumi i parë i projektit “Rap Platoon” u publikua në shërbimet ruse të transmetimit të muzikës.

    Sipas krijuesve të tij, ai u krijua për të mbështetur forcat e armatosura të Distriktit Ushtarak të Kaukazit të Veriut.
    Sipas raportimit të Meduza, duke cituar kanalin Ostorozhno, Novosti në Telegram, albumi u mbështet nga Fondacioni Presidencial për Iniciativa Kulturore me një grant prej mbi 4.5 milionë rublash (rreth 50,000 euro) në vitin 2025. Në total u publikuan 11 këngë, pesë prej të cilave ishin këngë të vetme të publikuara më parë.
    Brenda gjashtë ditësh nga publikimi në VKontakte, platforma kryesore e mediave sociale në Rusi, albumi u transmetua gati 7,000 herë, ndërsa këngët e tij arritën 25,000 transmetime vetëm në pak muaj.

    Top Channel

  • 113 vjetori i Forcave të Armatosura, Begaj: Nderojmë shërbimin e tyre, krenarë për shërbimin ndaj atdheut!

    113 vjetori i Forcave të Armatosura, Begaj: Nderojmë shërbimin e tyre, krenarë për shërbimin ndaj atdheut!

    Foto ilustruese

    TIRANË- Sot, 4 dhjetor, është 113 vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura (FARSH). Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti i vendit, Bajram Begaj, nderoi kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve që kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite. Presidenti shprehet se pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së “na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive”.
    Postimi i plotë:
    Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite.
    Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.
    Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.
    Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut!Gëzuar 113-vjetorin FARSH!

  • 113 vjetori i FA, Begaj: Pjesëmarrja në misione ndërkombëtare na bën krenarë dhe kontribuues me vlera

    113 vjetori i FA, Begaj: Pjesëmarrja në misione ndërkombëtare na bën krenarë dhe kontribuues me vlera

    Presidenti Bajram Begaj ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kreu i shtetit theksoi angazhimin e tyre në misione dhe operacione ndërkombëtare, duke na bërë krenarë.
    “Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite.
    Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.
    Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.
    Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut!
    Gëzuar 113-vjetorin FARSH!”, shkruan Begaj në Facebook.

  • Vendimi i Qeverisë/ Përcaktohen kriteret për dhënien e medaljes së Shërbimit Ushtarak

    Vendimi i Qeverisë/ Përcaktohen kriteret për dhënien e medaljes së Shërbimit Ushtarak

    Këshilli i Ministrave ka përcaktuar kriteret për dhënien e Medaljes së Shërbimit Ushtarak. 

    Në VKM thuhet se që një punonjës ushtarak apo civil i Forcave të Armatosura ta fitojë një medaljke të tillë, duhet mbi të gjitha të gjetë dalluar për përkushtimin dhe kontributin në shërbim të interesave kombëtare. 

    Po ashtu, duhet të ketë kryer me përgjegjësi të lartë detyrat, të mos ketë masa disiplinore dhe të ketë kontribuuar për një kohëzgjatje shërbimi në Forcat e Armatosura. 

    Në raste të veçanta, kur evidentohen kontribute të jashtëzakonshme dhe të argumentuara, dhënia e njërës prej shkallëve të medaljes së shërbimit ushtarak bëhet edhe pa plotësuar kriteret e kohëzgjatjes së shërbimit në Forcat e Armatosura, të parashikuara. 

    Vendimi i plotë: 

    V E N D I M PËR  PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR DHËNIEN E MEDALJES SË SHËRBIMIT USHTARAK 

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 16, të ligjit nr.93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave 

    V E N D O S I: 

    1. Përcaktimin e kritereve, sipas këtij vendimi, për dhënien e medaljes së shërbimit ushtarak, me qëllim njohjen e përkushtimit e të kontributit në shërbim të interesave kombëtarë dhe kryerjen me përgjegjësi të lartë të detyrave.
    2. Për përfitimin e medaljes së shërbimit ushtarak, personeli ushtarak e civil i Forcave të Armatosura duhet të plotësojë të gjitha kriteret e mëposhtme:
    3. a) Të jetë dalluar për përkushtimin dhe kontributin në shërbim të interesave kombëtarë;
    4. b) Të ketë kryer me përgjegjësi të lartë detyrat;
    5. c) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi apo të mos ketë marrë më parë masë disiplinore për shkelje të rëndë gjatë viteve të punës në Forcat e Armatosura;

    ç) Të ketë kontribuuar për një kohëzgjatje shërbimi në Forcat e Armatosura: 

    1. jo më pak se 20 (njëzet) vjet për përfitimin e medaljes së artë të shërbimit ushtarak;
    2. ii. jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) vjet për përfitimin e medaljes së argjendtë të shërbimit ushtarak;

    iii. mbi 5 (pesë) vjet për përfitimin e medaljes së bronztë të shërbimit ushtarak. 

    1. Në raste të veçanta, kur evidentohen kontribute të jashtëzakonshme dhe të argumentuara, dhënia e njërës prej shkallëve të medaljes së shërbimit ushtarak bëhet edhe pa plotësuar kriteret e kohëzgjatjes së shërbimit në Forcat e Armatosura, të parashikuara në shkronjën “ç”, të pikës 2, të këtij vendimi.
    2. Për përfitimin e medaljes së shërbimit ushtarak, ushtaraku i huaj vlerësohet vetëm për kontributin e veçantë, të vlerësuar si të rëndësishëm e të spikatur në funksion të interesave të Republikës së Shqipërisë.
    3. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

     

  • Kancelari gjerman: Paqja me Rusinë nuk mjafton, Ukraina duhet të ketë ushtri prej 800 mijë trupash

    Kancelari gjerman: Paqja me Rusinë nuk mjafton, Ukraina duhet të ketë ushtri prej 800 mijë trupash

    “Ukraina do të ketë nevojë për forca të armatosura të forta dhe garanci sigurie pas arritjes së çdo marrëveshjeje paqeje me Rusinë, dhe Kievi nuk duhet të detyrohet të lëshojë territor.”
    Kështu tha të martën kancelari gjerman Friedrich Merz, duke theksuar se interesat evropiane dhe ukrainase janë në rrezik, ndaj çështja e garancive po diskutohet me Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën.
    “Ukraina ka nevojë për forca të armatosura të forta, edhe nëse arrihet një marrëveshje paqeje… Ukraina do të vazhdojë të ketë nevojë për forca të armatosura të forta dhe garanci të besueshme sigurie nga partnerët e saj”, theksoi Merz në një konferencë për shtyp me homologun e tij estonez.
    Garancia më e rëndësishme, tha ai, është një ushtri ukrainase e pajisur mirë.
    “Kjo është arsyeja pse po diskutojmë madhësinë e ushtrisë ukrainase si një qëllim të ardhshëm”, tha Merz, duke shtuar se është shumë herët për të diskutuar vendosjen e trupave të huaja.
    Vendet evropiane këmbëngulin që kufiri për Ukrainën duhet të jetë 800,000 trupa në vend të 600,000.
    Merz tha gjithashtu se Ukraina nuk duhet të detyrohet të pranojë lëshime territoriale dhe se vija e frontit duhet të jetë pika fillestare për negociatat.

  • Merz: Edhe nëse arrihet paqja, Ukrainës i duhen forca të armatosura

    Merz: Edhe nëse arrihet paqja, Ukrainës i duhen forca të armatosura

    Kancelari gjerman Friedrich Merz, ka deklaruar se Ukrainës do t’i duhen forca të armatosura edhe në rast se do të ketë një marrëveshje paqeje.
    Ai gjithashtu ka paralajmëruar se Kievi nuk duhet të detyrohet që të lëshojë territor. Sipas tij interesat evropiane dhe ukrainase janë në rrezik.
    “Ukraina ka nevojë për forca të armatosura të forta, edhe nëse arrihet një marrëveshje paqeje… Ukraina do të vazhdojë të ketë nevojë për forca të armatosura të forta dhe garanci të besueshme sigurie nga partnerët e saj”, tha Merz në një konferencë për shtyp me homologun e tij estonez.

    Vendet evropiane këmbëngulin që kufiri për Ukrainën duhet të jetë 800,000 trupa në vend të 600,000.