Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se Republika e Kosovës qëndron përkrah ShBA-ve, në reagimin e tij lidhur me sulmet amerikane në Iran.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan lidhur me ngjarjen, se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe më pak bomba bërthamore, që vënë në rrezik gjithë njerëzimin.
“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese.
Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare.
ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur.”,-shprehet Kurti.
Tag: armatim
-

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, Kurti deklaron: Kosova qëndron fort përkrah SHBA-së
-

Alarm në veriun e Kosovës, gjendet armatim në pronën e politikanit serb
Njësitet e Policisë së Kosovës, në koordinim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës (AKI) dhe Prokurorinë, dhe nën monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it, kanë ndërmarrë sot një bastisje të fuqishme në fshatin Vallaq të komunës së Zveçanit.
Gjatë operacionit, autoritetet kanë zbuluar një arsenal të madh armësh, përfshirë raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, si dhe armë dhe municion të llojeve të ndryshme – një sasi e konsiderueshme që, sipas autoriteteve, mund të përdorej nga një njësi e tërë terroriste, shkruan Telegrafi.
Sipas informatave të bëra publike nga ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, vendi ku është gjetur ky armatim i rëndë është një objekt që i përket politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç, një emër i njohur në skenën politike të veriut të Kosovës.“Sot kemi goditur një strukturë që paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë. Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh – veçanërisht përballë institucioneve vigjilente dhe profesionale që punojnë pa ndalur në ofrimin e sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla në një reagim publik.
Ai shtoi se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë operacionet e tyre pa kompromis, me qëllim të çrrënjosjes së të gjitha mbetjeve kriminale dhe terroriste që, sipas tij, vijnë nga strukturat e Serbisë. Bastisja e sotme përbën një tjetër hap të vendosur në përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të forcuar rendin dhe sigurinë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ku tensionet dhe përplasjet me grupet kriminale të armatosura kanë qenë të shpeshta në vitet e fundit. -

Sulmet e SHBA në Iran, Kurti: Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit.
“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin.
Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese.
Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare”, thotë Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale.
“SHBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. SHBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur”, shtoi ai.
Pavarësisht se kishte vendosur dy javë afat, Donald Trump miratoi sulmet ndaj Iranit të shtunën, duke goditur me bomba 3 baza bërthamore. Sipas tij, ato janë shkatërruar plotësisht. Pas sulmeve Trump i bëri thirrje Iranit të dorëzohet dhe të bëjë paqe. -

“Trump po përpiqet të ndalë luftën bërthamore”, Demiraj: Evropa ka armatim për 5 ditë
Doktori i shkencave për sigurinë kombëtare, kolonel Dritan Demiraj ka komentuar e fundit në fushën e sigurisë në botë, pas objektivave të Evropës për t’u armatosur dhe përpjekjeve të administratës Trump për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë.
Sipas kolonelit Demiraj, ushtritë e Norvegjisë, Holandës dhe Britanisë deklaruan disa ditë më parë se në rast të një konflikti me Rusinë kanë armatim vetëm për 5 ditë, gjë kjo që tregon se BE nuk duhet të jetë tërësisht e varur nga SHBA.
Demiraj shton se Rusia nuk ka asnjë interes të nisë një luftë botërore, teksa shtoi se ajo është provokuar nga BE për të bërë një gjë të tillë.
“Ndryshimet gjeopolitike kanë kërkuar ndryshime drastike, kjo është treguar me prishjen e rendit global dhe krijimin e një rendi të ri, ku Kina dhe Rusia kërkojnë një botë multipolare. Europa kishte rënë në qetësi dhe ndiqte një doktrinë pacifiste. BE nuk duhet të mbështetej vetëm tek SHBA. Europa tashmë e ka kuptuar që duhet të riarmatoset dhe nuk duhet të varet nga SHBA. Frika më e madhe është dështimi spektakolar që kanë pasur dhe pse i kanë dhënë asistencë Ukrainës me të gjitha armët.
Shtabi i Norvegjisë, Holandës, Britanisë në rast të një konflikti me Federatën Ruse kanë armatim vetëm për 5 ditë. Kjo tregon dëshpërimin për të qenë të gatshëm për t’u përballur me Rusinë. Do të duhen dekada. Kjo nuk mund të ndodhë për vitet e ardhshme. Federata ruse ka vite që punon për të pasur garanci. Putin nuk ka asnjë interes që të godasë Poloninë. BE ka qenë për ta provokuar Putin që ai ta godiste. Kemi një qasje të re të Trump që po përpiqet të ndalojë një konflikt”, tha Demiraj.