Tag: armando

  • “Tokë e xanun” vazhdon! Pas paralajmërimit, Rama shkon në mbledhje në bashkinë e Fierit

    “Tokë e xanun” vazhdon! Pas paralajmërimit, Rama shkon në mbledhje në bashkinë e Fierit

    Armando Subashi, Edi Rama dhe Belinda Balluku

    FIER- Kryeministri Edi Rama ndaloi këtë pasdite në Bashkinë e Fierit, ku zhvilloi një takim të mbyllur me drejtuesit vendorë, në prani të kryebashkiakut Armando Subashi dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Në takim morën pjesë edhe të gjithë drejtorët e institucioneve me varësi nga bashkia. Edhe në një reagim në rrjetet sociale, Rama theksoi se procesi i “vetëpastrimit” që nisi në Vlorë duhet të shtrihet edhe në Fier dhe Durrës, duke lënë të kuptohet se priten ndryshime të thella edhe në këto bashki.
    Më herët gjatë ditës, në një reagim në rrjetet sociale, Rama theksoi se procesi i “vetëpastrimit” që nisi në Vlorë duhet të shtrihet edhe në Fier dhe Durrës, duke lënë të kuptohet se priten ndryshime të thella edhe në këto bashki. Vizita e Ramës vjen vetëm pak ditë pas zhvillimeve të bujshme në Vlorë, ku 21 drejtorë të dorëhequr në bllok pas kritikave të forta nga kreu i qeverisë për keqmenaxhim dhe mungesë performance./ZËRI

  • Fieri është ndalesa e radhës, Edi Rama viziton nesër Bashkinë e drejtuar nga Armando Subashi

    Fieri është ndalesa e radhës, Edi Rama viziton nesër Bashkinë e drejtuar nga Armando Subashi

    Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të jetë nesër në Bashkinë e Fierit, më e madhe e bashkive të jugut. Pas Vlorës dhe Durrësit ku ka dalë vetë për takime me strukturat, ai ka paralajmëruar se të martën e 8 Korrikut do të jetë në institucionin e drejtuar nga Armando Subashi.
    Armando Subashi është ish-deputet i Partisë Socialiste dhe prej 10 vitesh i angazhuar nga kjo forcë politike si kryetar i Bashkisë së Fierit. Subashi e ka marrë mandatin e parë më 22 Korrik 2015 dhe prej një dekade vazhdon të drejtojë institucionin.

    Megjithatë, pavarësisht se drejton Bashkinë e Fierit në mandatin e tretë radhazi, socialistët fierakë kanë shprehur herë pas herë pakënaqësi ndaj lidershipit të tij, duke e akuzuar për neglizhinë, mosmbajtje të premtimeve dhe shpërdorim të detyrës.
    Për këtë të fundit, ndaj tij është dërguar në organet ligjzbatuese një raport i detajuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndërkohë që përgjatë 2024-ës, Armando Subashi ka hyrë në dyert e Prokurorisë së Posaçme, ku është marrë në pyetje për orë të tëra nga SPAK.
    Mbetet për t’u parë nëse vetë Edi Rama është i kënaqur nga puna e tij në krye të Bashkisë së Fierit, bashkia qendër e qarkut dhe një bastion i përhershëm i Partisë Socialiste, qoftë në zgjedhje lokale ashtu e parlametare.
    Kryeministri, më herët gjatë dy takimeve në Bashkinë e Vlorës nuk i ka kursyer kritikat e drejtpërdrejta për kryebashkiakun Ermal Dredha dhe i shkriu të gjithë drejtuesit e strukturave për mospërmbushje të detyrave funksionale.
    Edhe në Fier përflitet për surpriza, por gjithçka pritet të zbulohet vetëm nesër, kur Edi Rama të zbresë në zyrën e Armando Subashit.

  • Fier / Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, reagon menjëherë pas rastit tronditës të abuzimit në familjen Meta në Sheqishte

    Fier / Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, reagon menjëherë pas rastit tronditës të abuzimit në familjen Meta në Sheqishte

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Fier, ku një 36-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për abuzim seksual ndaj vajzës së tij të mitur. Viktima jetonte së bashku me nënën dhe gjashtë fëmijët e tjerë në kushte të vështira ekonomike, në një banesë në ruajtje në lagjen Sheqishte.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Nëna e fëmijëve, Juela Meta, e cila rezulton banore e Fierit në gjendjen civile, ka denoncuar rastin, duke i hapur rrugë ndjekjes penale të autorit dhe mbrojtjes institucionale për veten dhe fëmijët. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, ka reaguar menjëherë pas publikimit të këtij rasti të rëndë dhe ka urdhëruar marrjen e masave urgjente për mbështetjen e familjes. Sipas njoftimit zyrtar:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Është dhënë ndihmë e menjëhershme financiare në vlerën e 2 milionë lekëve të vjetra (200 mijë lekë të reja);

    Bashkia Fier do të akordojë një bonus qeraje për familjen, ku zonja Meta do të ketë të drejtën të zgjedhë vetë një banesë të re, ndërsa pagesa do të mbulohet nga fondet e bashkisë;

    Po ashtu, është ofruar mundësia e punësimit për zonjën Meta në një nga ndërmarrjet në varësi të bashkisë, për të siguruar një mbështetje të qëndrueshme dhe integrim social.

    “Kjo është një situatë e dhimbshme që na prek të gjithëve. Bashkia Fier është dhe do të jetë pranë çdo familjeje që ka nevojë për ndihmë dhe mbrojtje. Rasti i familjes Meta kërkon një reagim të shpejtë, njerëzor dhe institucional. Fëmijët dhe nëna e tyre duhet të ndihen të sigurt dhe të mbështetur,” – u shpreh kryebashkiaku Armando Subashi në reagimin e tij publik.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ndërkohë, strukturat e Policisë dhe Prokurorisë së Fierit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes, ndërsa vajza e mitur po trajtohet me kujdes të veçantë nga shërbimet sociale dhe mjekësore.

  • Armando Sadiku do të kthehet në Shqipëri? E pranon presidenti i ekipit të Superiores: Vjen vetëm për Elbasanin

    Armando Sadiku do të kthehet në Shqipëri? E pranon presidenti i ekipit të Superiores: Vjen vetëm për Elbasanin

    Armando Sadiku do të rikthehet sërish në Shqipëri, por këtë herë jo më në Kombëtare, por në Superiore. Njeriu që shkroi historinë me golin e parë të Shqipërisë në Europian, madje që na dha edhe fitoren e parë në Europian dhe të vetmen, mund të jetë pjesë e Elbasanit. Presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa, ishte në një intervistë me gazetaren Trevisa Tufa në “Sport News”.
    I pyetur në lidhje me Armando Sadikun, ai zbuloi edhe bisedimet e bëra me të. “Jam takuar personalisht këtu në stadium me Sadikun. Ai ka shprehur dëshirën se nëse do të kthehej në futbollin shqiptar, do donte të vishte vetëm fanellën e Elbasanit, pasi ai është vetë nga ky qytet. Ne jemi ende në bisedime, pasi nuk e ka vendosur akoma nëse do të rikthehet apo jo”, tha Llupa. /Sport Ekspres/

  • Armando Broja shkon me pushime në vendlindjen e partneres, Përmet! Çifti shijon rafting në lumin “Vjosa”

    Armando Broja shkon me pushime në vendlindjen e partneres, Përmet! Çifti shijon rafting në lumin “Vjosa”

    Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit në botën e futbollit, por edhe për romancat e tij me vajza të bukur të huaja dhe shqiptare.
    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pas pushimeve në Miami me partneren, mbrëmjen e djeshme ka mbërritur për herë të parë në Përmet, vendlindjen e së dashurës së tij Sindi Bundo.

    Ditën e sotme çifti po shijon rafting në lumin “Vjosa” ndërkohë që nuk kanë munguar as fotot nga momentet e bukura.
    Më herët ka qenë vetë Broja i cili ka konfirmuar lidhjen, ndërsa me sa kuptohet çifti e ka zyrtarizuar lidhjen.

  • Grabiti argjendarinë e ish-gruas në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia

    Grabiti argjendarinë e ish-gruas në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia

    Policia e Shtetit ka raportuar ekstradimin nga Greqia të një personi të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare që prej vitit 2021.
    Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted” është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri shtetasi Armando Mevlani, 45 vjeç. Ai akuzohet se në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri.
    “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
    Armando Mevlani akuzohet se më datë më 31 Mars të vitit 2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës.
    Në momentin e grabitjes, si shitëse në argjendari ishte ish-bashkëshortja e Armando Mevlanit. Ai së bashku me një person tjetër, janë futur të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri. Nën kërcënimin e armës, ata kanë marrë sendet me vlerë nga argjendaria dhe janë larguar nga dyqani me një automjet tip “Golf”, ngjyrë të bardhë.

  • Chelsea “sakrifikon” Brojën për një 19-vjeçar. Sulmuesi shqiptar drejt rikthimit në Holandë

    Chelsea “sakrifikon” Brojën për një 19-vjeçar. Sulmuesi shqiptar drejt rikthimit në Holandë

    21 Qershor 2025

    18:24

    Telesport

    “Football Express” raporton se Chelsea po mendon të “sakrifikojë” Armando Brojën për të arritur te Jorrel Hato, 19-vjeçari i Ajax-it, i cili konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe dhe ka ngjallur interesin e shumë klubeve të njohura.
    Hato luan si qendërmbrojtës, por edhe si mbrojtës i majtë, vlera e kartonit të tij kushton 40 milionë euro dhe Ajax nuk ka ndër mend të pranojë oferta më të ulët se kjo shifër, duke ditur interesin e disa klubeve për mbrojtësin e ri holandez.
    Në anën tjetër, sipas raportimit në fjalë, Chelsea po mendon të përfshijë në negociata Armando Brojën, të cilin e vlerëson 20 milionë euro. Pas rikthimit në Londër pas huazimit tek Everton, Broja nuk bën pjesë në planet e Enzo Maresca-s për sezonin e ri, ndaj largimi i tij nga “Blutë” këtë verë është 100% i sigurt.
    Në rast se dy klubet bien dakord, për Brojën do të ishte një rikthim në Eredivisie, pasi më parë ka qenë i huazuar te Vitesse në sezonin 2020-2021, ku aktivizua në total në 34 ndeshje dhe shënoi 11 gola.

  • Të gjithë presin se ku do të shkojë në merkaton e verës, ja se ku shfaqet Armando Broja 

    Të gjithë presin se ku do të shkojë në merkaton e verës, ja se ku shfaqet Armando Broja 

    Të gjithë janë në pritje të lajmit se cili do të jetë ekipi i ri i Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar e ka mbyllur me Chelsea-n dhe është në kërkim të një skuadre të re. Ai nuk është pjesë e projektit të londinezëve dhe prandaj është lënë jashtë ekipit për Botërorin e klubeve. 
    E ndërsa jemi në pritje të zhvillimeve rreth Brojës, vetë lojtari ndodhet me pushime në Amerikë. Në një foto të publikuar nga komuniteti shqiptar që jeton atje, shihet edhe Armando Broja. Sulmuesi duket se ka marrë disa ditë për t’u qetësuar, ndërsa ajo që shkakton habi është fakti se nuk ka asnjë zhvillim në merkato rreth tij.  
    Duke parë dëmtimet e shpeshta të tij, Broja është “i dënuar” për t’u transferuar sa më shpejt në një skuadër të re, në mënyrë që të marrë fazën e plot përgatitore dhe të rikthehet në formën fizike ideale për kampionat. Transferimet e kohëve të kaluara të tij në minutën e fundit kanë rezultuar të dështuara në këtë aspekt, por duket se edhe këtë herë, Broja do të luajë në transferim me ditët e fundit. E gjitha kjo situatë e menaxhuar jo mirë dëmton padyshim futbollistin tonë. /Sport Ekspres/ 
     

  • Muç Nano: M’u thaftë goja, por kam frikë se Armando Broja nuk bëhet më

    Muç Nano: M’u thaftë goja, por kam frikë se Armando Broja nuk bëhet më

    Mustafa Nano, ka komentuar ne emisionin e tij Arnautistan, rreth Kombëtares shqiptare.
    Nano ka treguar një sekret të tijin personal, duke qenë një nga shqiptarët e shumtë që ka bërë të njëjtën gjë dhe ka të njëjtin përjetim dhe dilemë në kokë, nëse Armando Broja do të bëhet lojtari më i mirë që kemi pasur në historinë tonë apo rruga e tij do të ndalet para kohe.
    Dëmtimet i kanë prishur shumë punë këtij lojtari që dikur ngrinte në këmbë të gjithë tifozët e Shqipërisë me spektaklin e tij, por në kohët e fundit duke përjashtuar disa shpërthime hera-herës që shfaq të gjithë potencialin e tij, nuk po rikthehet në formën e dikurshme.
    “Po nxjerr një sekret timin, unë u dashurova aq shumë me Armando Brojën kur e pashë për herë të parë, aq sa më mbrapa e kam ndjekur në cdo ndeshje që ka luajtur, qoftë edhe 5 minuta apo 2 minuta, nuk kam lënë ndeshje të Brojës pa parë. Kam ndjekur edhe kartelën e tij shëndetësore, mjekësore, jam futur në ëeb-et angleze. Hera e parë që e them publikisht këtë, kaq shumë i apasionuar kam qenë pas tij, dramat e tij ishin edhe të miat, kur ulërinte në fushë në dëmtime. Mu thaftë goja, por kam një frikë që ai nuk bëhet më”, tha Mustafa Nano.