Armando Broja te Burnley duket një transferim i mbyllur. Sulmuesi shqiptar i ka dhënë dritën jeshile këtij kalimi, teksa për herë të parë do të largohet nga Chelsea dhe do të transferohet në një ekip tjetër anglez, këtë herë jo si huazim.
Por kur pritet që të vijë zyrtarizimi? Sipas mediave britanike, zyrtarizimi pritet që të vijë në 24 orët e ardhshme. Një aventurë e re do të nis për Brojën që duhet të tregojë se ka ende shumë potencial në vete dhe të shmang me cdo kusht dëmtime të tjera që do të ishin fatale. /Sport Ekspres/
Tag: armando
-

Armando Broja te Burnley, ja se kur pritet që të vijë zyrtarizimi për sulmuesin e Shqipërisë
-

Vrasja e Renato Hoxhaj, gjykata e Vlorës lë në burg Armando Gegën: Ka qenë i përfshirë në krim!
Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka lënë në burg shtetasin leanth Bylyku alias Armando Gega.
Ai është arrestuar ditën e premte nga policia e Vlorës dhe forcat operacionale në kuadër të operacionin policor të koduar “Në gjurmë”. Armando Gega është vënë në pranga si një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës, rojës së pallatit në ndërtim e sipër në qytetin e Vlorës, Renato Hoxhaj.
Seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura. Gjykata e Vlorës ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për të. Prokuroria e Vlorës pasi ka hetuar dosjen ka argumentuar se provat në të janë të pakundërshtueshme. Sipas policisë së qarkut por edhe prokurorisë Gega ka qënë pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë dhe prokurorisë ky shtetas ka patur rolin e informatorit të grupit në të cilin bënin pjesë disa anëtarë të cilët bashkëpunuan për të organizuar vrasjen.
Sipas prokurorisë ka prova që Armando Gega ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në krim, ka udhëtuar me makinën e ekzekutorit Rumun i cili vijon të jetë në arrati sepse ka dalë nga Shqipëria, i ka dhënë informacione këtij të fundit dhe për më tepër i ka siguruar armën e zjarrit.
Duke dëgjuar pretencën e prokurorisë dhe duke parë dosjen por edhe provat, gjykata e Vlorës e ka cilësuar të drejtë arrestimin.
Edhe për gjykatën e shkallës së parë për këtë shtetas provat janë të pakundërshtueshme, teksa ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, raporton gazetari i Top Channel Mikel Marsi.Top Channel
-

U arrestua 4 muaj pas vrasjes së Renato Hoxhës në Vlorë, gjykata jep masën e sigurisë
Në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë, është mbajtur seanca për dhënien e masës së sigurisë për shtetasin Kleanth Bylyku alias Armando Gega. Ai është arrestuar ditën e premte nga policia e Vlorës dhe forcat operacionale në kuadër të operacionin policor të koduar “Në gjurmë”.
Armando Gega është vënë në pranga si një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës, rojës së pallatit në ndërtim e sipër në qytetin e Vlorës, Renato Hoxhaj. Seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura.
Gjykata e Vlorës ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për të. Prokuroria e Vlorës pasi ka hetuar dosjen ka argumentuar se provat në të janë të pakundërshtueshme, raporton A2 CNN.
Sipas policisë së qarkut, por edhe prokurorisë, Gega ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë dhe prokurorisë ky shtetas ka patur rolin e informatorit të grupit në të cilin bënin pjesë disa anëtarë të cilët bashkëpunuan për të organizuar vrasjen, shkruan A2 CNN.
Sipas prokurorisë ka prova që Armando Gega ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në krim, ka udhëtuar me makinën e ekzekutorit rumun, i cili vijon të jetë në arrati sepse ka dalë nga Shqipëria, i ka dhënë informacione këtij të fundit dhe për më tepër i ka siguruar armën e zjarrit.
Duke dëgjuar pretencën e prokurorisë dhe duke parë dosjen, por edhe provat, gjykata e Vlorës e ka cilësuar të drejtë arrestimin. Edhe për gjykatën e shkallës së parë për këtë shtetas provat janë të pakundërshtueshme, teksa ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.
Ngjarja e rëndë, ku mbeti viktimë 58-vjeçari ndodhi mëngjesin e datës 27 prill, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës. -

E thotë edhe i pagabueshmi i merkatos, Broja kalon testet mjekësore me klubin e ri
Armando Broja do të largohet përfundimisht nga Çelsi. Sulmuesi shqiptar ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin te Bërnlej. Eksperti i merkatos, Fabricio Romano, ka raportuar se Broja ka përmbushur me sukses pjesën kryesore të testeve mjekësore dhe pritet vetëm zyrtarizimi në orët e ardhshme.
“Armando Broja ka kompletuar pjesën kryesore të testeve mjekësore në Bërnlej, marrëveshja e kryer me Çelsin”, ka shkruajtur Fabricio Romano në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”./Sport Ekspres/ -

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re
Edhe pse mungon ende zyrtarizimi, kalimi i Armando Brojës te Burnley duket punë e kryer.
Chelsea do të përfitojë nga ky operacion diku tek 23 milionë euro, shifër kjo që shkon përshtat me atë që kërkonin Blutë e Londrës prej kohësh.Sulmuesi kuqezi pritet të nënshkruajë një kontratë për 4 vite, ndërsa sipas asaj që shkruajnë mediat, për të do të ketë një pagë më të lartë se ajo që merrte te Chelsea.
Vlen të theksojmë se 23-vjeçari te gjigandët e Premier League fitonte 2.5 milionë euro deri në 2.7 milionë euro.
Për vetë Armando Brojën, transferimi në Turf Moor do të jetë një mundësi e mirë për të treguar veten, pas një periudhe të vështirë. Debutimi i tij në një ndeshje zyrtare me skuadrën e re mund të vijë me 16 gusht në Londër ndaj Tottenham, në ndeshjen e parë të kampionatit. -

Mbyllet brenda 24 orësh! Armando Broja hedh firmën në ekipin e ri, mbetet prapë në Premier League
Historia e Armando Brojës u kthye në një telenovelë! Sulmuesi shqiptar kaloi shumë vështirësi në vitet e fundit, teksa për shkak të dëmtimeve, nuk ka arritur dot që të shpreh më të mirën e aftësive të tij. Të gjithë pyesnin se ku do të shkonte Armando Broja, por ekipi i ri, tanimë është gjetur.Përkundër të gjitha këshillave të marra, Armando Broja ka vepruar sërish sipas ideve të tij. Sulmuesi shqiptar e adhuron Premier League dhe ka një tjetër shans për të treguar veten e tij në elitën e futbollit anglez, me shumë mundësi, ky do të jetë shansi i tij i fundit. I pagabueshmi i merkatos së verës, Fabrizio Romano, ka treguar për lëvizjen e yllit të Shqipërisë.
Sipas tij, është mbyllur përfundimisht marrëveshja për Brojën. Sulmuesi shqiptar do të largohet nga Chelsea, por këtë herë jo në formën e huazimit. Ai do të transferohet tek Burnley në elitën e futbollit anglez, në një formë transferimi ku Burnley do të ketë të gjitha të drejtat mbi lojtarin.?Pra nga tani, Armando Broja do të jetë lojtari më i ri i Burnley. Romano shton se marrëveshja është mbyllur dhe se zyrtarizimi do të ndodh brenda 24 orët e ardhshme. Chelsea ka rënë në dakortësi të plot me kushtet e Burnley për të marrë në ekip Armando Brojën. Mbetet të shihet ende shifra që Burnley do të paguajë për këtë transferim, pasi Chelsea e vlerësonte shqiptarin me 25 milionë euro, një shifër shumë e madhe duke parë dëmtimet e tij të shpeshta dhe faktin se në kohët e fundit, nuk arriti dot të shënojë gol as te Fulhami dhe as te Evertoni.
Tani është e qartë se ky është shansi i fundit i Brojës për të qëndruar në Premier League, ndërsa shumë dyshojnë se kjo lëvizje nuk ishte e duhura pasi sulmuesi duhej të ndërronte kampionat, të paktën për disa kohë që të mësonte fizikun e tij pa kaluar dëmtime të tjera duke ditur që Anglia është një kampionat i fortë fizikisht. Megjithatë në pikëpamjen e lëvizjes, qëndrimi në Premier League mbetet një lëvizje ideale duke parë se Premier League është kampionati më i fortë në botë. /Sport Ekspres/ -

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por jo vetëm! SPAK përfundon hetimet, çon në gjyq vëllain e deputetit të PS-së
Vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca, Armando Ndreca, është dërguar në gjyq nga SPAK, pas përfundimit të hetimeve, pas akuzave për kultivim e trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.
Në hetimet e SPAK thuhet se Armando Ndreca ka pasur rol organizativ në kultivimin dhe shpërndarjen e sasisë prej 243 kilogramë kanabis, gjatë vitit 2020 në zonën e Lezhës.
Vëllai i ish-deputetit u arrestua në 2024, me dyshimin se ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike. Kjo ndodhi pas zbulimit të një stani të kthyer në shtëpi bari në një fshat të Lezhës.
Ndreca u lirua nga gjykata pasi nuk kishte prova që vërtetonin përfshirjen e tij në kultivimin e lëndëve narkotike, por në janar të këtij viti u arrestua sërish në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Armando Ndreca u arrestua pasi u zbulua në komunikimet e Sky Ecc për kultivimin e kanabisit. Ndaj tij, Prokuroria e Posaçme ngriti akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve në kuadër të grupit kriminal.
Lexo edhe: EMRAT/ Tentuan të vrisnin Durim Bamin, SPAK dërgon për gjykim gjashtë anëtarët e grupit kriminalTop Channel
-

Trafikim kanabisi dhe grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon në gjyq vëllain e deputetit të Ramës
Armando Ndreca do të përballet me drejtësinë pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, e cila e ka çuar çështjen në Gjykatën e Posaçme. Ai është vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca, dhe akuzohet për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.
Sipas hetimeve të SPAK, Armando Ndreca ka pasur rol organizativ në një grup të përfshirë në kultivimin dhe shpërndarjen e sasisë prej 243 kg kanabis, gjatë vitit 2020 në zonën e Lezhës.
Armando Ndreca u arrestua në 2024, me dyshimin se ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike, pas zbulimit të një stani të kthyer në shtëpi bari në një fshat të Lezhës. Por Ndreca u lirua nga gjykata pasi nuk kishte prova që vërtetonin implikimin e tij në kultivimin e drogës, ku u arrestuan 2 persona.
Por në janar 2025, ai u arrestua sërish në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Ndreca u arrestua pasi doli në komunikimet e Sky Ecc për kultivimin e drogës. Një muaj para ndalimit të tij nga SPAK, Armando Ndreca u arrestua nga Policia e Lezhës në lidhje me një serë e cila kultivohej kanabis sativa. Ndaj tij, SPAK ngriti akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të grupit kriminal.
Në dosjen ku bën pjesë Armando Ndreca me urdhër ndalimi është edhe ish-deputeti Arben Ndoka, nipi i tij Samuel Ndoka.
-

I akuzuar për prodhim dhe shitje të nar’kotikëve, SPAK dërgon për gjykim vëllanë e deputetit të PS-së
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykim edhe Armando Ndrecën, vëllain e deputetit socialist Eduard Ndreca, që akuzohet për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Sipas hetimeve, Armando Ndreca ka pasur rol organizativ në një grup të përfshirë në kultivimin dhe shpërndarjen e sasisë prej 243 kg kanabis, gjatë vitit 2020 në zonën e Lezhës.
Ai u arrestua në 2024, me dyshimin se ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike, pas zbulimit të një stani të kthyer në shtëpi bari në një fshat të Lezhë. Armando Ndreca u lirua nga gjykata pasi nuk kishte prova që vërtetonin implikimin e tij në kultivimin e drogës, ku u arrestuan 2 persona. Në fakt, në janar 2025, Ndreca u arrestua sërish në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Pjesë nga njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.59/2, të vitit 2022, duke dorëzuar në Gjykatë e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar:
I. Kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve:…
Armando Ndreca, i akuzuar për:
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal (nenet 283/3 dhe 28/4 të Kodit Penal);“Grup i strukturuar kriminal” në formën e organizimit (neni 333/a/1 i Kodit Penal);“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).