Tag: armando

  • 8 ekipe në Angli hidhen pas lojtarit të Shqipërisë, Armando Dobra luan gjithçka në ditët e fundit të merkatos

    8 ekipe në Angli hidhen pas lojtarit të Shqipërisë, Armando Dobra luan gjithçka në ditët e fundit të merkatos

    Armando Dobra mund të bëjë një hap përpara në karrierën e tij dhe të marrë edhe vëmendjen e Shqipërisë. Lojtari i cili ka qenë pjesë e grupmoshave të kuqezinjëve luan me Chesterfield në League Two në Angli.
    Ky sezon ka nisur në mënyrë fantastike për të, ashtu si edhe në edicionet e kaluara, teksa Chesterfield gjendet mes vendeve të para dhe Dobra ka shënuar 2 gola në 5 takimet e para. Sipas mediave britanike, Dobra është shumë afër kalimit në League One ose Championship, që do të ishte një ngjitje e madhe për Armandon.
    Derby dhe Porstmouth, dy ekipet e Championship, i janë bashkuar një liste të gjatë ekipesh të tjera të League One si Oxford, Barnsley, Luton, Bolton, Blackpool dhe Reading. Ditët e fundit të merkatos do të jenë vendimtare, por duket se Dobra është shumë pranë një hapi shumë të rëndësishëm në karrierë në Angli. /Sport Ekspres/

  • “Nuk doja ta merrja me vete tani”! Trajneri i Burnley tregon se kur do të debutojë Armando Broja: Do të ishte rrezikim i madh për të

    Burnley ka zhvilluar dy ndeshjet e para në Premier League, por Armando Broja nuk ka debutuar ende me këtë ekip. Sulmuesi shqiptar iu bashkua anglezëve prej kohësh, megjithatë nuk ka arritur dot që të zhvillojë ndeshjen e parë me fanellën e Burnley.
    E gjitha kjo për shkak se në periudhën e pushimeve, Broja është qetësuar pak më shumë sesa duhet dhe tani e kishte më të vështirë për të kapur ritmin e shokëve të ekipit. Vecanërisht duke ardhur nga një histori e ngjeshur dëmtimesh, shqiptari duhej të merrte ngarkesat gradualisht për të shkuar në pikën e përballjes në fushë në nivelin e Premier League.
    Për shkak të kësaj ka vonuar edhe debutimi i tij, ndërsa trajneri i Burnley është detyruar që të pres pak më gjatë për marrë me vete Brojën. Këtë e ka deklaruar edhe pas ndeshjes së djeshme, atje ku Burnley fitoi 2-0 ndaj Sunderland. “Broja nuk është larg, nuk është aspak larg. Ka vetëm pak punë përpara për të bërë. Sic e thashë, nuk doja ta merrja me vete Brojën kundër Sunderland dhe ta rrezikoja, ishte një rrezikim i madh për të. Ka edhe pak më shumë punë për të bërë dhe ndoshta të martën mund ta fusim pak në ndeshjen me Derbin për Kupë dhe ta shohim aty”, tha Parker. /Sport Ekspres/

  • Armando Broja ngelet jashtë ekipit të Burnley kundër Totenhem, zbulohet arsyeja

    Armando Broja ngelet jashtë ekipit të Burnley kundër Totenhem, zbulohet arsyeja

    Armando Broja nuk ishte i gatshëm për ekipin e Burnley kundër Totenhem. Sot ka filluar edicioni i Premier League, sezoni i ri për këto dy skuadra dhe sulmuesi shqiptar nuk gjendej as në stol.Por cila është arsyeja? Pak ditë më parë, arsyen e tregoi trajneri i Burnley, Parker. Ai u shpreh se Broja ishte shumë mbrapa me përgatitjen fizike pasi gjatë kohës që nuk ishte pjesë e Chelsea nuk kishte punuar mjaftueshëm sa për të kapur menjëherë ritmin e shokëve të ekipit. Pra në ditët e pushimit, përtej mungesës në Botërorin e klubeve, pushimi i Armando Brojës ka qenë pak më shumë qetësues se duhej.
    “Broja u stërvit një ditë para ndeshjes me Lacion për herë të parë dhe ishte stërvitje e lehtë. Duket mirë, duket mirë fizikisht, i gatshëm, pa probleme. Thjesht duhet të punojë pak më shumë tani dhe të jetë pak i shpejtë sepse nuk ka punuar shumë në pjesën e mëparshme. Nuk dua që t’i vë shumë peshë tani apo ta rrezikoj”, tha trajneri i Burnley disa ditë më parë dhe e gjitha kjo shpjegon mungesën e tij në ndeshjen e sotme. /Sport Ekspres/

  • VIDEO/ I buzëqeshur dhe duke përveshur mëngët, Armando Broja është gati të debutojë kundër Totenham

    VIDEO/ I buzëqeshur dhe duke përveshur mëngët, Armando Broja është gati të debutojë kundër Totenham

    Armando Broja është gati për të debutuar në javën e parë të Premier League. Sulmuesi shqiptar po vazhdon stërvitjen e plot me Burnley dhe duket se do të jetë gati për të luajtur disa minuta kundër Totenhem.
    Futbollisti i Shqipërisë është shfaqur i buzëqeshur në stërvitje dhe duke marrë gjithë ngarkesën e stërvitjes, po ashtu si edhe lojtarët e tjerë te Burnley. Pak ditë më parë trajneri i Burnley u shpreh se Broja duhej të punonte shumë në këto kohë pasi ka mungesë të stërvitjes në këmbët e tij për faktin se ishte pa skuadër deri në momentin kur iu bashkua Burnley, pak ditë më parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

    Preparing for the season opener ? pic.twitter.com/FWOp5Uekc8
    — Burnley FC (@BurnleyOfficial) August 12, 2025

  • “Duhet të punojë shumë”, trajneri i Burnley flet për gjendjen e Armando Brojës: Nuk dua ta rrezikoj

    “Duhet të punojë shumë”, trajneri i Burnley flet për gjendjen e Armando Brojës: Nuk dua ta rrezikoj

    Armando Broja u zyrtarizua te Burnley pak ditë më parë. Sulmuesi shqiptar u zyrtarizua te ekipin anglez, doli në stërvitje dhe një ditë më vonë Burnley luajti miqësoren e fundit kundër Lacios. Megjithatë trajneri Scot Parker e la jashtë Brojën nga kjo miqësore dhe pas ndeshjes shpjegoi gjithçka në lidhje me këtë vendim.
    “U stërvit një ditë para ndeshjes me Lacion për herë të parë dhe ishte stërvitje e lehtë. Duket mirë, duket mirë fizikisht, i gatshëm, pa probleme. Thjesht duhet të punojë pak më shumë tani dhe të jetë pak i shpejtë sepse nuk ka punuar shumë në pjesën e mëparshme. Nuk dua që t’i vë shumë peshë tani apo ta rrezikoj”, tha trajneri i Burnley. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

  • Trajneri i Burnley kursen Armando Brojën kundër Lacios, debutimi i shqiptarit shtyhet për Totenhemin

    Trajneri i Burnley kursen Armando Brojën kundër Lacios, debutimi i shqiptarit shtyhet për Totenhemin

    Armando Broja është zyrtarizuar në ekipin e Burnley në ditën e djeshme. Sipas informacioneve të para, pritej që sulmuesi shqiptar të ishte në stol për ndeshjen e sotme miqësore të Burnley kundër Lacios.
    Megjithatë trajneri i Burnley ka vendosur që ta kursejë futbollistin shqiptar. Nga frika e një dëmtimi tjetër dhe mungesën e stërvitjeve pasi ka zhvilluar vetëm një seancë me Burnley, trajneri ka vendosur që Broja të mos luajë në miqësoren e sotme ndaj Lacios. Kështu debutimi i shqiptarit do të shtyhet për ndeshjen e parë në Premier League kundër Totenhem. /Sport Ekspres/

  • ZYRTARE/ Armando Broja firmos me Burnley

    ZYRTARE/ Armando Broja firmos me Burnley

    Armando broja është zyrtarisht lojtar i Burnley, pasi ka firmosur ditën e sotme kontratën me klubin e sapongjitur në Premier League.

    Ka qenë vetë klubi i Burnley i cili ka njoftuar përmes rrjeteve sociale nënshkrimin e kontratës me sulmuesin kuqezi, i cili largohet përfundimisht nga blutë e Londrës.
    Mësohet se Broja ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e Burnley-t.

    Shifra zyrtare nuk është zbuluar nga klubet, por mediat në Angli raportojnë se marrëveshja është mbyllur për 20 milionë paund.

  • “Mund t’ju them se do jap gjithçka”! Ekipi i Premier League firmos me Armando Brojën, tani është zyrtare

    “Mund t’ju them se do jap gjithçka”! Ekipi i Premier League firmos me Armando Brojën, tani është zyrtare

    Armando Broja është prezantuar zyrtarisht në ekipin e ri. Sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e Burnley nga sot, teksa është larguar përfundimisht nga Chelsea. Tanimë jo në formën e huazimit, Broja ka gjetur shtëpinë e re në Premier League dhe vendin ku pritet që të shpërthejë në të ardhmen.
    Broja do të jetë pjesë e Burnley për pesë vitet e ardhshme. Një kontratë e gjatë që tregon gjithë besimin që ka Burnley te ky sulmues, përkundër gjithë dëmtimeve të tij në vitet e fundit dhe faktit që nuk e ka shfaqur dot veten. Jo vetëm në kontratën afatgjatë, por edhe në shumë e hedhur, Burnley tregon shpresën te shqiptari.?Jo pak, por rreth 22 milionë euro janë hedhur nga anglezët në drejtimin e Chelsea për të blerë kartonin e Brojës. Shumë kanë ngritur diskutime dhe pyetje nëse ky është hapi i duhur për yllin e Kombëtares pas dëmtimeve të shpeshta në Premier League. Disa sygjeronin ndërrimin e kampionatit, por në fund Broja vendosi për Burnley.
    Firma është hedhur në kontratë dhe ndryshe nga koha te Ipsëich ku Broja u dogj në teste mjekësore, këtë herë testet mjekësore janë kaluar pa problem duke treguar se sulmuesi nuk vuan asnjë shqetësim fizik.Në postimin e zyrtarizimit të Brojës nga Burnley janë edhe fjalët e para të sulmuesit shqiptar pask ëtij transferimi. “Jam shumë i emocionuar që të jem një lojtar i Burnley. është shumë pozitive për mua fakti që iu bashkua këtij klubi para nisjes së Premier League dhe mezi pres që të fillojë nga puna.
    Unë ndihem mirë dhe jam gati për këtë sfidë dhe që të luajë për këtë skuadër. Mund ta ndiejë që tani mbështetjen nga tifozët e Burnley. Mund t’iu them se do të jap gjithcka për këtë klub dhe për këtë skuadër”, tha Armando Broja. Një lojtar i Burnley për 5 vitet e ardhshme, Broja mbetet ende pjesë e Premier League dhe vazhdon të dallojë duke luajtur në një kampionat që shqiptarët nuk e prekin dot si tokë, pavarësisht dëmtimeve dhe kohëve jo të mira të kaluara së fundmi. /Sport Ekspres/

  • Falimenton ish-skuadra e Armando Brojës

    Falimenton ish-skuadra e Armando Brojës

    Një nga klubet më të vjetra dhe me traditë të futbollit holandez, Vitesse, ka mbyllur kapitullin e tij në arenën profesionale.

    Pas një sërë përpjekjesh të dështuara për të shpëtuar licencën, Federata e Futbollit e Holandës dhe më pas edhe gjykata hodhën poshtë apelimet e klubit, duke vulosur kështu rikthimin e tij në futbollin amator.
    I themeluar në vitin 1892 dhe pjesë e futbollit profesionist që nga viti 1954, Vitesse festoi më 14 maj 133-vjetorin mes krizës më të rëndë në histori. Pas rënies nga Eredivisie në vitin 2024, situata financiare u përkeqësua në mënyrë dramatike, pavarësisht kërkimeve për investitorë të rinj dhe planeve të shpëtimit.

    Në vitet ’90, klubi nga Arnhem përjetoi një periudhë të artë, duke ndërtuar stadiumin modern në Arnhem-Zuid, me ambicien për t’u bërë një forcë e qëndrueshme në elitën holandeze. Për një kohë, Vitesse ishte pranë kualifikimit në UEFA Champions League, por shpenzimet tej të ardhurave krijuan një borxh prej 55 milionë eurosh.
    Më pas, doli në dritë se ish-pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich, kishte shlyer 117 milionë euro borxhe të klubit përmes ndërmjetësve si Merab Jordania, Alexander Chigirinsk dhe Valery Oyf, të cilët figuronin si pronarë zyrtarë.
    Talente dhe emra të mëdhenj
    Vitesse nuk njihej vetëm për paraqitjet në kampionat, por edhe për prodhimin e talenteve. ‘Yje’ si Phillip Cocu, Roy Makaay, Marco van Ginkel dhe Ëilfried Bony kanë kaluar nga ky klub. Falë lidhjes së ngushtë me Chelsea-n, në Arnhem kanë luajtur edhe emra të njohur si Nemanja Matić, Mason Mount dhe Martin Ødegaard, pa harruar dhe ‘boberin’ shqiptar, Armando Broja.
    Në përiudhën 2015-2018 me këtë skuadër ka spikatur edhe sulmuesi dardan, Milor Rashica, që numëron 13 gola në 83 ndeshje në total në Eredivisie.